{"id":73914,"date":"2024-03-16T13:27:35","date_gmt":"2024-03-16T13:27:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73914"},"modified":"2024-03-16T13:27:35","modified_gmt":"2024-03-16T13:27:35","slug":"zonat-e-mbrojtura-zhupa-ligji-i-ri-kthen-publiken-ne-private-natyren-ne-beton-perfitimet-e-qytetareve-ne-te-oligarkeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/16\/zonat-e-mbrojtura-zhupa-ligji-i-ri-kthen-publiken-ne-private-natyren-ne-beton-perfitimet-e-qytetareve-ne-te-oligarkeve\/","title":{"rendered":"Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Ligji i ri kthen publiken n\u00eb private, natyr\u00ebn n\u00eb beton, p\u00ebrfitimet e qytetar\u00ebve n\u00eb t\u00eb oligark\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa ka nisur nj\u00eb tur takimesh p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi d\u00ebmin dhe pasojat q\u00eb sjell ligji i ri i Zonave t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>Pas Pogradecit, tryeza e dyt\u00eb me ekspert\u00eb, profesor, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile u zhvillua n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb u fol p\u00ebr qasjen nd\u00ebrtimore t\u00eb ligjit t\u00eb ri n\u00eb zon\u00ebn turistike t\u00eb Velipoj\u00ebs, apo zonat e mbrojtura t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetes, Ina Zhupa<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 Ju e dini, un\u00eb kam nisur nj\u00eb tur n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert, me shoq\u00ebrin\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar dhe sensibilizuar opinionin publik mbi d\u00ebmet dhe pasojat q\u00eb sjell ligji i ri \u00abP\u00ebr Zonat e Mbrojtura\u00bb. Po dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb si nj\u00eb forum qytetar ku ngrihen gjitha problematikat ligjore dhe p\u00ebrtej ligjore, si mjedisore, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kulturore q\u00eb sjell ky ligj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr betej\u00ebn ton\u00eb t\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb rast se Presidenti i Republik\u00ebs e kalon ligjin dhe ligji hyn n\u00eb fuqi, p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku do t\u00eb jemi krah p\u00ebr krah me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me ekspert\u00ebt. Me nj\u00eb padi e cila do t\u00eb mundohet q\u00eb t\u00eb ndaloj at\u00eb gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb vendosur nj\u00eb qeveri e disa deputet t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb as t\u00eb drejt\u00ebn morale dhe as t\u00eb drejt\u00ebn ligjore q\u00eb me vendimmarrjet e tyre t\u00eb cenojn\u00eb at\u00eb q\u00eb i ndodh Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr breza e ardhsh\u00ebm p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrtej qeverisjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb qeveri n\u00eb fakt nuk e ka k\u00ebt\u00eb mandat q\u00eb t\u00eb marri vendimmarrje q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej rikuperimit q\u00eb mund t`i b\u00ebhet p\u00ebrtej mandatit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sepse politikat ekonomike, politikat financiare, politikat sociale, sjellin v\u00ebrtet d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha kur b\u00ebhen t\u00eb k\u00ebqija. Por ama n\u00eb mandat t\u00eb nj\u00eb qeverie tjet\u00ebr me politika t\u00eb ndryshme, me ideologji tjera mund t\u00eb rikuperohen.<\/p>\n<p>Kurse kur nd\u00ebrhyn n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb natyrore t\u00eb nj\u00eb vendi, edhe po t\u00eb ndryshosh qeverisjen nes\u00ebr, nuk e kthen dot nj\u00eb monument t\u00eb shkat\u00ebrruar ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb. Nuk e kthen dot nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar , ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb. Ndaj sensibiliteti duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb dhe nd\u00ebrgjegjja qytetare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb e mir\u00ebkuptoj fare mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebria e jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike b\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb mos merren me nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e shikojn\u00eb larg vetes.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kemi nisur dhe k\u00ebto tryeza edhe me vendimmarr\u00ebs t\u00eb pushtetit lokal, g\u00ebzohem edhe q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak, m\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile, me ekspert, me profesor\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur komunikimin publik mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e diskutimin p\u00ebrtej partiak por thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm civil, social, politik. Sigurisht \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimmarrje politike dhe ne jemi qenie politike por jo si nj\u00eb kauz\u00eb partiake por si nj\u00eb kauz\u00eb qytetare e cila ju vlen t\u00eb gjith\u00ebve pa asnj\u00eb dallim sepse nj\u00ebsoj ndikohemi si demokrat, si socialist\u00ebt n\u00ebqoft\u00ebse po ju shkat\u00ebrrohet mjedisi dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe at\u00eb do ti l\u00ebm\u00eb trash\u00ebgim f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Bashkia Shkod\u00ebr ka rreth 20 mij\u00eb hektar Zon\u00eb t\u00eb Mbrojtur ku Velipoja ka 640 hektar Zon\u00eb t\u00eb Mbrojtur.N\u00eb parashikimet q\u00eb ka ky ligj, p\u00ebr ta kthyer shikimin tek Shkodra edhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe ligjin, \u00ebsht\u00eb q\u00eb cilido oligark dhe e n\u00ebnvizoj oligark dhe jo qytetar dhe jo 1 individ i thjesht\u00eb i cili mund t\u00eb g\u00ebzoj edhe nj\u00eb titull pron\u00ebsie atje apo nj\u00eb individi i cili n\u00eb komunitetin e vet lokal do t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb biznes sado t\u00eb vog\u00ebl apo modest, me struktura druri, brenda zonave t\u00eb mbrojtura, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr oligark t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ligji, resorte gjigante me 5 yje. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb infrastruktur\u00ebn e k\u00ebtyre zonave p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer medemek interesit publik, q\u00eb nga gazi, q\u00eb nga aeroport n\u00eb Zon\u00ebn e Nart\u00ebs q\u00eb Ju i keni ndjekur. Pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime masive, betoni masiv, p\u00ebr\u00e7udnimi i k\u00ebtyre zonave t\u00eb mbrojtura me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj nj\u00eb klient i pushtetit, nj\u00eb oligark i cili atje t\u00eb pastroj edhe parat\u00eb e paligjshme n\u00eb fakt sepse nuk kemi k\u00ebto lloj biznesmen\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri po mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin q\u00eb ti dhurojm\u00eb tok\u00ebn brenda zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Interesi publik shum\u00ebzohet me zero, dhe si mund t\u00eb justifikohet q\u00eb t\u2019i nj\u00eb pron\u00eb publike, nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, nj\u00eb pron\u00eb e cila ka brenda biodiversitetin dhe larmin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb flor\u00ebs dha faun\u00ebs, t\u00eb vlerave q\u00eb ka edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin edhe p\u00ebr natyr\u00ebn e vendit t`i kthesh nga sot nes\u00ebr n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb private p\u00ebr pasurimin dhe p\u00ebr xhepin personal t\u00eb X klienti t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11376\" src=\"https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9-1024x576.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9-300x169.jpg 300w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9-768x432.jpg 768w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9-1536x864.jpg 1536w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/b35136a3-c403-45b0-a259-cf03ca33b2f9.jpg 1600w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"576\" \/><\/figure>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb e mire i vjen vendit nga kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb e mir\u00eb nuk i vjen kur publikja b\u00ebhet private, kur natyra b\u00ebhet beton, e kur p\u00ebrfitimet e qytetar\u00ebve kthehen n\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit duhet t\u00eb ishte e para q\u00eb ta kund\u00ebrshtonte k\u00ebt\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb ishte e para q\u00eb duhet t\u00eb kishte nj\u00eb ekspertize t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr ndikimin q\u00eb sjell\u00eb n\u00eb mjedis, n\u00eb turiz\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe Ministri e Turizmit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt propaganduesja m\u00eb e madhe duke e kthyer ministrin\u00eb e vet nga Ministri Mjedisi n\u00eb Ministri Nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb retorik\u00ebn pro nd\u00ebrtimit dhe pro betonizimit q\u00eb n\u00eb kushte normale nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb do kishte pak dinjitet e pak seriozitet n\u00eb pun\u00ebn e vet q\u00eb t\u00eb dilte e ta mbronte. Mund t\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb ministrin\u00eb e infrastruktur\u00ebs dhe ekonomis\u00eb q\u00eb ta mbronin por \u00ebsht\u00eb komplet jasht\u00eb logjike q\u00eb Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ta mbroj k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb mjedisit dhe ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb medemek n\u00eb em\u00ebr t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Ku n\u00eb fakt turizmi i cili duhet t`i m\u00ebshoj Shqip\u00ebria dhe mund t\u2019i m\u00ebshoj shum\u00eb bukur dhe Shkodra edhe si bashki por edhe si qark, \u00ebsht\u00eb turizmi natyror.<\/p>\n<p>Turizmi natyror e b\u00ebn\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga e gjith\u00eb vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjetur aty ato gj\u00ebra q\u00eb mbrohen me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb pasuri q\u00eb na i njeh e gjith\u00eb bota. Dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb lloj turizmi q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr banor\u00ebt lokal, p\u00ebr komunitetet, p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe m\u00eb shum\u00eb zhvillim q\u00ebndruesh\u00ebm pa e prekur dhe p\u00ebr ta ruajtur p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Se sa nj\u00eb lloj turizmi resorti me t\u00eb cil\u00ebt ne sot nuk jemi fare krahasues as me vendet e tjera se kan\u00eb avancuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb industrin\u00eb e resorteve q\u00eb tentojm\u00eb ne t\u00eb konkurrojm\u00eb por dhe nuk jemi fitimprur\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr komunitetet lokale p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ekonomis\u00eb se vendit ton\u00eb q\u00eb do t\u00eb prodhohet nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra ky ligj nuk sjell asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi p\u00ebrve\u00e7se shkat\u00ebrrimin nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb mjedisit dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i shum\u00ebfisht\u00eb q\u00eb vjen pik\u00ebrisht nga ky shkat\u00ebrrim i mjedisit por edhe nga shkat\u00ebrrimi i mund\u00ebsive p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr bizneset lokale, p\u00ebr komunitetet lokale p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb pran\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura dhe q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn me at\u00eb lloj koncepti ku lidh me bujq\u00ebsin\u00eb, me peshkimin, me aktivitetet n\u00eb natyr\u00eb. Lidhet me biznese t\u00eb vogla af\u00ebr tyre t\u00eb cilat ofrojn\u00eb agroturiz\u00ebm, restorante tradicionale t\u00eb kombinuara me natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodh n\u00eb miratimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb fakt nuk duhet t\u00eb quhet m\u00eb ligji \u201cP\u00ebr Zonat e Mbrojtura\u201d por duhet t\u00eb quhet ligji i \u201c Zonave t\u00eb Pambrojtura\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj zona e mbrojtur ka t\u00eb nj\u00ebjtin paramet\u00ebr nd\u00ebrtimi sic ka n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb pa mbrojtur. T\u00eb dyja kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet KKRRT, t\u00eb dyja kalojn\u00eb nga pushteti lokal sipas rastit kush e ka n\u00eb juridiksion, me firm\u00ebn e miratimit e Kryeministrit nuk ka asnj\u00eb lloj specifike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t`i garantoj\u00eb mbrojtjen k\u00ebtyre zonave si n\u00eb \u00e7do zon\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mjaftojn\u00eb q\u00eb t`i v\u00ebr\u00eb gishtin oligarku dhe Mirela Kumbaro mund ta quaj nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si\u00e7 quante pik\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb Butrint (600 hektar\u00ebsh) q\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Park Komb\u00ebtar por jan\u00eb resorte dhe b\u00ebrtet me t\u00eb madhe UNESCO se \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb sepse po shkat\u00ebrroni Butrintin dhe po v\u00ebni pasurit\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebta nuk pyesin se si ky modeli \u00abi vog\u00ebl\u00bb q\u00eb na vjen nga jugu duan ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ta mbushin me pika t\u00eb vogla me interesa personale, interesash financiare, njer\u00ebz q\u00eb lobojn\u00eb pran\u00eb tyre dhe i mb\u00ebshtesin financiarisht fushatat e tyre p\u00ebrkundrejt interesit publik dhe interesit qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin qytetar, p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00eb lloj masakre q\u00eb d\u00ebmton jo vet\u00ebm sot p\u00ebr nd\u00ebr vite dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ne z\u00ebri q\u00eb qytetaret t\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb gjejn\u00eb kuptimin e asaj masakre t\u00eb madhe q\u00eb po ndodh. Se ne vuajm\u00eb edhe nga nj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, nga kapja e informacionit, nga shumica e mediave q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb kontrolluar q\u00eb i vjen sinjali nga ERTV dhe gjith\u00eb k\u00ebto muaj q\u00eb diskutohen zonat e mbrojtura, Ju s`keni nj\u00eb emision televiziv nga dhjet\u00ebra q\u00eb jepen \u00e7do dark\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb ballafaqojn\u00eb ekspert\u00ebt me ata pushtetar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, me ata q\u00eb nuk arrit\u00ebn dot as me relacionin e tyre n\u00eb Kuvend q\u00eb t\u00eb jepnin nj\u00eb arsye t\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb i sillte vendit dhe e vetmja arsye sipas tyre ishte sepse jan\u00eb potencial t\u00eb pa shfryt\u00ebzuar. Sepse donin t`i shfryt\u00ebzonin p\u00ebr interesa private, t`i kthenin nga publike n\u00eb private.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa ka nisur nj\u00eb tur takimesh p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi d\u00ebmin dhe pasojat q\u00eb sjell ligji i ri i Zonave t\u00eb Mbrojtura. Pas Pogradecit, tryeza e dyt\u00eb me ekspert\u00eb, profesor, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile u zhvillua n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb u fol p\u00ebr qasjen nd\u00ebrtimore t\u00eb ligjit t\u00eb ri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73914","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73914"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73914\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}