{"id":74007,"date":"2024-03-18T14:15:46","date_gmt":"2024-03-18T14:15:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74007"},"modified":"2024-03-18T14:15:46","modified_gmt":"2024-03-18T14:15:46","slug":"keshilli-i-ambasadoreve-te-shba-paralajmeron-ramen-lejo-garen-demokratike-perndryshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/18\/keshilli-i-ambasadoreve-te-shba-paralajmeron-ramen-lejo-garen-demokratike-perndryshe\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA paralajm\u00ebron Ram\u00ebn: Lejo gar\u00ebn demokratike, p\u00ebrndryshe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve amerikan\u00eb, ishte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb fakt-mbledh\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni t\u00eb Veriut. Cilat jan\u00eb gjetjet tuaja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Philip Hughes:<\/strong> Na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrparimi q\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Kosova kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe p\u00ebrparimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria, q\u00eb nga p\u00ebrmbysja e regjimit brutal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe rilindja si shtet demokratik. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, na b\u00ebri p\u00ebrshtypje ndikimi i madh i fqinj\u00ebve n\u00eb politikat e k\u00ebtyre tre shteteve \u2013 rolin e madh q\u00eb Serbia luan n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, rolin e madh q\u00eb Bullgaria luan n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebria e cila, si\u00e7 e kuptuam, ka detyrim kushtetues t\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj. U befasuam me aspirat\u00ebn e k\u00ebtyre shteteve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb plot\u00eb t\u00eb komunitetit Euro-Atlantik dhe p\u00ebrparimit q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebto q\u00ebllime. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb secilin rast, ato kan\u00eb pengesa p\u00ebr integrim n\u00eb BE dhe n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb NATO. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet e korrupsionit dhe kriminalitetit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe problemet me nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb demokratike nga an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb pengesa t\u00eb shkaktuara nga vet\u00eb klasa politike e , Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ky vend duhet t\u2019i tejkaloj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Duke patur parasysh k\u00ebto sfida, si duhet t\u00eb angazhohen hartuesit e politikave amerikane me rajonin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Philip Hughes:<\/strong> Duhet t\u00eb provojm\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb dialogun e ngusht\u00eb me t\u00eb gjitha pal\u00ebt n\u00eb rajon dhe natyrisht ta vazhdojm\u00eb pranin\u00eb e forcave amerikane atje. Ne vizituam Kampin Bondsteel dhe jemi thell\u00ebsisht t\u00eb impresionuar me profesionalizmin e ushtris\u00eb ton\u00eb dhe kontributin q\u00eb ajo jep n\u00eb rajon&#8230; Nxisim qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb tejkaluar dy sfidat q\u00eb i p\u00ebrmenda. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb ka avantazhet si\u00e7 i ka qeveria e Kryeministrit Rama, avantazhet e krijuara p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb m\u00ebparshme nga Partia Demokratike, q\u00eb ka nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb komanduese n\u00eb aspektin elektoral, t\u00eb nxis\u00eb gar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike dhe t\u2019i jap\u00eb hap\u00ebsir\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr. Mungesa e gar\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga ata q\u00eb hezitojn\u00eb ta pranojn\u00eb vendin n\u00eb Bashkimin Evropian p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme dhe nuk u duhen dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse t\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb vendimi i qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb shpallur ish Presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha, persona non-grata. N\u00eb raport e konsideroni k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb. A mund t\u00eb na shpjegoni p\u00ebrse?<\/p>\n<p><strong>Philip Hughes:<\/strong> Kjo q\u00eb thoni \u00ebsht\u00eb paksa nj\u00eb lexim i gabuar i asaj q\u00eb ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb themi n\u00eb raport. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb rastin e Sali Berish\u00ebs, sepse nuk kemi qasje tek faktet. Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshmish i jan\u00eb paraqitur Departamentit t\u00eb Shtetit, apo \u00e7far\u00eb provash kishte Sekretari Blinken kur b\u00ebri p\u00ebrcaktimin. Ajo q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb themi n\u00eb raportin ton\u00eb, ajo q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb se ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast, ku nj\u00eb nga ligjet tona po praktikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pa v\u00ebmendjen e duhur t\u00eb Kongresit, duke sjell\u00eb pasoja t\u00eb pad\u00ebshiruara. Kjo \u00ebsht\u00eb situat\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me traditat tona ligjore n\u00eb Shtete t\u00eb Bashkuara, ku njer\u00ebzit duhet t\u00eb ken\u00eb qasje ndaj d\u00ebshmis\u00eb kund\u00ebr tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar provat dhe t\u00eb argumentojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur me m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto rregullore p\u00ebr shpalljen (non-grata) jan\u00eb hartuar. Ajo q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb theksojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me di\u00e7ka q\u00eb bie ndesh me traditat ligjore amerikane dhe ndoshta duhet shqyrtuar. Ndoshta ka qen\u00eb e padrejt\u00eb, nuk e di, sepse nuk i kam faktet p\u00ebr rastin e Sali Berish\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb e sigurt se ai nuk ka qasje ndaj fakteve dhe nuk ka patur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohet nga shpallja e vendimit apo t\u00eb argumentoj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb vetes. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si ne i b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb aspektin ligjor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb SHBA, ndon\u00ebse ai natyrisht \u00ebsht\u00eb shtetas i huaj.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shpallja, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb Kongresit, si nj\u00eb mjet politik p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebrcaktimet publike kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2018 me prokurorin Adriatik Llalla. Dua t\u2019iu pyes p\u00ebr korniz\u00ebn kohore t\u00eb k\u00ebtij vendimi, sepse ju thoni se \u00ebsht\u00eb vendim i administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Biden, i Sekretarit Blinken. A mund t\u00eb ket\u00eb filluar procedura nga administrata e m\u00ebparshme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Philip Hughes: <\/strong>Qeveria amerikane, para zgjedhjes s\u00eb Presidentit Biden m\u00eb 2020, mund t\u00eb ket\u00eb patur prova apo t\u00eb dh\u00ebna nga Shqip\u00ebria, nuk e di. Ambasada u tregua e gatshme t\u00eb na takonte por nuk na dhan\u00eb asnj\u00eb informacion, nuk hyn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nga faktet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00e7uan te vendimi. Prandaj nuk e di se kur qeveria amerikane mund t\u2019i ket\u00eb siguruar fillimisht t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7uar n\u00eb vendimin e Sekretarit Blinken. T\u00eb gjitha diskutimet u p\u00ebrq\u00ebndruan n\u00eb vendimet e marra gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Biden.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Dhe s\u00eb fundmi, sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbetet rajoni i Ballkanit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Philip Hughes:<\/strong> Mendoj se mbetet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon q\u00eb po b\u00ebn p\u00ebrparim demokratik dhe ekonomik. Shpresoj q\u00eb edhe Kosova nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb pragun dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet jo vet\u00ebm n\u00eb BE, por n\u00eb NATO p\u00ebr ta plot\u00ebsuar pranin\u00eb e aleanc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Por nga p\u00ebrvoja ime, Shteteve t\u00eb Bashkuara shpesh u duhet t\u00eb p\u00ebrballen me \u00e7\u00ebshtje urgjente, dhe kjo shkakton vonesa n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Gjat\u00eb viteve \u201990, konfliktet n\u00eb Ballkan ishin kriza t\u00eb menj\u00ebhershme. Tani ato nuk jan\u00eb t\u00eb tilla, por mund t\u00eb b\u00ebhen s\u00ebrish pjes\u00eb e nj\u00eb krize t\u00eb menj\u00ebhershme, n\u00ebse konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb keq p\u00ebr ukrainasit, ose n\u00ebse Rusia vazhdon agresionin, apo n\u00eb rastin ekstrem, synon t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb prov\u00eb Nenin 5 t\u00eb traktatit t\u00eb NATO-s, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb thyer aleanc\u00ebn. Prandaj ky rajon duhet t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendje politike t\u00eb vazhdueshme dhe p\u00ebrpar\u00ebsi nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve amerikan\u00eb, ishte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb fakt-mbledh\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni t\u00eb Veriut. Cilat jan\u00eb gjetjet tuaja? Philip Hughes: Na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrparimi q\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Kosova kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe p\u00ebrparimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria, q\u00eb nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":73955,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-74007","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74007\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}