{"id":74009,"date":"2024-03-18T14:22:49","date_gmt":"2024-03-18T14:22:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74009"},"modified":"2024-03-18T14:22:49","modified_gmt":"2024-03-18T14:22:49","slug":"operacioni-sekret-i-cia-s-ne-kine-i-urdheruar-nga-ish-presidenti-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/18\/operacioni-sekret-i-cia-s-ne-kine-i-urdheruar-nga-ish-presidenti-trump\/","title":{"rendered":"Operacioni sekret i CIA-s n\u00eb Kin\u00eb, i urdh\u00ebruar nga ish presidenti Trump"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;REUTERS&#8221;<\/p>\n<p>UASHINGTON \u2013 N\u00eb vitin e tij t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ish presidenti Donald Trump autorizoi CIA-n (Agjencin\u00eb Qendrore t\u00eb Zbulimit) t\u00eb fillonte nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb mediat sociale kineze me synim kthimin e opinionit publik n\u00eb Kin\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, i than\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters ish zyrtar\u00eb amerikan\u00eb me njohuri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb k\u00ebtij operacioni tep\u00ebr sekret.<\/p>\n<p>Tre ish zyrtar\u00eb i than\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters se CIA krijoi nj\u00eb ekip t\u00eb vog\u00ebl operativ\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn identitete t\u00eb rreme n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb lajme negative p\u00ebr qeverin\u00eb kineze t\u00eb drejtuar nga Xi Jinpingu, si dhe duke shp\u00ebrndar\u00eb paralelisht t\u00eb dh\u00ebna denigruese n\u00ebp\u00ebr mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb t\u00eb filluar n\u00eb vitin 2019 nuk \u00ebsht\u00eb raportuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb media.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, Kina ka zgjeruar me shpejt\u00ebsi pranin\u00eb e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me pakte t\u00eb reja ushtarake, marr\u00ebveshje tregtare dhe partneritete biznesi me vendet n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Ekipi i CIA-s p\u00ebrhapi akuza se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste n\u00eb pushtet po fshihnin jasht\u00eb vendit para t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paligjshme dhe se iniciativa e Kin\u00ebs \u201cNj\u00eb Brez nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d ishte e korruptuar dhe nj\u00eb shfryt\u00ebzim i vendeve n\u00eb zhvillim, p\u00ebrmes financimit t\u00eb projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb nuk dhan\u00eb detaje konkrete p\u00ebr k\u00ebto operacione, ata than\u00eb se informacioni denigrues kishte baza t\u00eb v\u00ebrteta, megjith\u00ebse injektohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete nga operativ\u00eb t\u00eb zbulimit me identitet t\u00eb rrem\u00eb. Operacioni synonte t\u00eb mbillte frik\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e drejtuesve t\u00eb lart\u00eb kinez\u00eb, si dhe t\u00eb detyronte qeverin\u00eb kineze t\u00eb dedikonte burimet e saj p\u00ebr t\u00eb gjurmuar nd\u00ebrhyrjet n\u00eb internetin e kontrolluar rrept\u00ebsisht nga Pekini, than\u00eb dy nga ish zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb. \u201cDonim q\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fantazmave\u201d, tha nj\u00ebri prej k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Chelsea Robinson, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e CIA-s, nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e programit, p\u00ebr objektivat e tij, apo rezultatet q\u00eb ai pati.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze tha se njoftimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb CIA-s tregon se qeveria amerikane p\u00ebrdor \u201chap\u00ebsir\u00ebn e opinionit publik dhe platformat e mediave si mjete p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dezinformim dhe p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Operacioni i CIA-s ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje pas viteve t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrpjekjesh agresive t\u00eb fshehta t\u00eb Kin\u00ebs q\u00eb synonin rritjen e influenc\u00ebs s\u00eb saj globale. Gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij, zoti Trump k\u00ebrkoi nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Kin\u00ebs se pararend\u00ebsit e tij. Fushata e CIA-s sh\u00ebnon nj\u00eb rikthim tek metodat q\u00eb karakterizuan p\u00ebrpjekjet e Uashingtonit ndaj ish Bashkimit Sovjetik. \u201cLufta e Ftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer\u201d, tha Tim Weiner, autor i nj\u00eb libri p\u00ebr historin\u00eb e luft\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti t\u00eb zbuloj\u00eb efektin e k\u00ebtyre operacioneve sekrete, apo n\u00ebse administrata e presidentit Joe Biden e ka vazhduar k\u00ebt\u00eb program t\u00eb CIA-s. Kate Waters, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e programit, apo n\u00ebse ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktiv. Dy historian\u00eb t\u00eb aktiviteteve t\u00eb zbulimit i than\u00eb agjencis\u00eb Reuters se kur Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb autorizon CIA-n p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb caktuar t\u00eb fsheht\u00eb, urdhri shpesh vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi gjat\u00eb administratave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ish presidenti Trump, tashm\u00eb kandidati kryesor republikan p\u00ebr president, ka sugjeruar se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Kin\u00ebs, n\u00ebse rizgjidhet president n\u00eb n\u00ebntor. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tij, si dhe dy persona q\u00eb kan\u00eb punuar si k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare gjat\u00eb vitit kur u n\u00ebnshkrua autorizimi p\u00ebr operacionin sekret, John Bolton dhe Robert O\u2019Brien, nuk pranuan t\u00eb komentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni kund\u00ebr Pekinit shoq\u00ebrohej me rreziqe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara, duke patur parasysh fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs dhe hap\u00ebsirat e saj p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur n\u00ebp\u00ebrmjet tregtis\u00eb, tha Paul Heer, ish analist kryesor p\u00ebr Azin\u00eb Lindore n\u00eb CIA. Ai vet\u00eb e m\u00ebsoi ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij operacioni nga njoftimi i agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters. Nj\u00eb shembull i ngjash\u00ebm ishte rasti i Australis\u00eb q\u00eb b\u00ebri thirrje n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr nj\u00eb hetim brenda Kin\u00ebs p\u00ebr origjin\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19. N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Pekini bllokoi miliarda dollar\u00eb nga tregtia me Australin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet tarifave bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Urdhri i ish presidentit Trump n\u00eb vitin 2019 u dha pas vitesh paralajm\u00ebrimesh nga komuniteti amerikan i sh\u00ebrbimeve t\u00eb zbulimit dhe nga njoftimet n\u00eb media, se si Kina po p\u00ebrdorte ryshfetin dhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e vendeve n\u00eb zhvillim t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb mosmarr\u00ebveshje gjeopolitike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebnte edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00ebp\u00ebrmjet organizatave fasad\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme kineze tha se Pekini ndjek \u201cparimin e mosnd\u00ebrhyrjes n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera dhe nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt, ish presidenti Trump i dha CIA-s kompetenca t\u00eb zgjeruara p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb operacione kibernetike ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, pas sulmeve t\u00eb shumta kibernetike ruse dhe kineze ndaj organizatave amerikane, njoftoi faqja e lajmeve Yahoo News. Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti ta konfirmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed\">\n<figure class=\"media-image js-media-expand js-media-expand--ready\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><img decoding=\"async\" class=\" enhanced\" src=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/01000000-0aff-0242-d2ab-08dc4450eb41_w650_r1_s.jpg\" alt=\"N\u00eb hyrje t\u00eb selis\u00eb s\u00eb CIA-s\" \/><\/div>\n<\/div><figcaption><span class=\"caption\">N\u00eb hyrje t\u00eb selis\u00eb s\u00eb CIA-s<\/span><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>Ish zyrtar\u00ebt e p\u00ebrshkruan urdhrin e vitit 2019 si m\u00eb ambicioz. Urdhri e autorizonte CIA-n t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime jo vet\u00ebm n\u00eb Kin\u00eb, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ku Shtetet e Bashkuara dhe Kina konkurrojn\u00eb p\u00ebr ushtrimin e influenc\u00ebs. Kat\u00ebr ish zyrtar\u00eb amerikan\u00eb than\u00eb se operacioni kishte si objektiv opinionin publik n\u00eb Azin\u00eb Juglindore, Afrik\u00eb dhe rajonin e Paq\u00ebsorit Jugor.<\/p>\n<p>\u201cNdjesia ishte se Kina po na v\u00ebrsulej me shkopinj bejzbolli prej \u00e7eliku dhe ne mbroheshim me shkopinj t\u00eb drunjt\u00eb\u201d, tha nj\u00eb ish zyrtar i siguris\u00eb komb\u00ebtare me njohuri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb autorizim.<\/p>\n<p>Tre ish zyrtar\u00eb than\u00eb se teksti i autorizimit u hartua nga Matt Pottinger, zyrtar i lart\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare. Teksti p\u00ebrmendte akuzat p\u00ebr p\u00ebrdorimin nga Pekini t\u00eb influenc\u00ebs keqdash\u00ebse, t\u00eb vjedhjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb intelektuale dhe rritjen e pranis\u00eb ushtarake, si k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, tha nj\u00ebri prej ish zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Pottinger i tha agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters se nuk komenton p\u00ebr \u201csakt\u00ebsin\u00eb apo pasakt\u00ebsin\u00eb e pretendimeve p\u00ebr aktivitetet e zbulimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, duke shtuar se \u201cnuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb t\u00eb thuhej se do t\u00eb kisha ndonj\u00eb njohuri konkrete p\u00ebr operacionet e zbulimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7imi i fsheht\u00eb i mesazheve u mund\u00ebson Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb p\u00ebrhapin idet\u00eb n\u00eb vende ku censura mund t\u00eb ndal\u00eb daljen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb informacionit, apo n\u00eb zona ku audienca nuk do t\u2019i jepte shum\u00eb besueshm\u00ebri deklaratave t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, tha Loch Johnson, shkenc\u00ebtar politik n\u00eb Universitetin e Xhorxhias, q\u00eb studion p\u00ebrdorimin e taktikave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Fushatat e fshehta t\u00eb informacionit ishin t\u00eb zakonshme gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur CIA shp\u00ebrndante 80 \u2013 90 artikuj n\u00eb dit\u00eb kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik, tha zoti Johnson. Si\u00e7 m\u00ebsohet nga dokumentet tashm\u00eb t\u00eb deklasifikuara, n\u00eb vitet 1950 p\u00ebr shembull, CIA \u00e7eli nj\u00eb revist\u00eb p\u00ebr astrologjin\u00eb n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore, p\u00ebr t\u00eb publikuar parashikime t\u00eb zymta p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit komunist\u00eb.<\/p>\n<p>Fushata e fsheht\u00eb propagandistike ndaj Pekinit, mund t\u00eb sjell\u00eb rezultate t\u00eb kund\u00ebrta, thot\u00eb ish analisti i CIA-s, Paul Heer. Kina mund ta p\u00ebrdor\u00eb evidenc\u00ebn p\u00ebr fushat\u00ebn e influencimit t\u00eb CIA-s p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar akuzat e saj t\u00eb hershme prej dekadash p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e err\u00ebta p\u00ebr diversion t\u00eb Per\u00ebndimit, duke e ndihmuar k\u00ebshtu Pekinin t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim q\u00eb e shohin me dyshim Uashingtonin.<\/p>\n<p>Mesazhi do t\u00eb ishte: \u201cShikoni se si Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera dhe refuzojn\u00eb parimin e bashkekzistenc\u00ebs n\u00eb paqe\u201d, tha zoti Heer. \u201cDhe ka vende n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ku ky mesazh do t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Operacionet amerikane t\u00eb influencimit mund t\u00eb rrezikojn\u00eb gjithashtu disident\u00ebt, grupet opozitare q\u00eb kritikojn\u00eb Kin\u00ebn dhe gazetar\u00ebt e pavarur, q\u00eb mund t\u00eb paraqiten me pa t\u00eb drejt\u00eb si vegla t\u00eb CIA-s, tha Thomas Rid, profesor n\u00eb Universitetin Johns Hopkins, i cili ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr historin\u00eb e luft\u00ebs politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;REUTERS&#8221; UASHINGTON \u2013 N\u00eb vitin e tij t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ish presidenti Donald Trump autorizoi CIA-n (Agjencin\u00eb Qendrore t\u00eb Zbulimit) t\u00eb fillonte nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb mediat sociale kineze me synim kthimin e opinionit publik n\u00eb Kin\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, i than\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters ish zyrtar\u00eb amerikan\u00eb me njohuri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":74010,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-74009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}