{"id":74025,"date":"2024-03-18T18:05:53","date_gmt":"2024-03-18T18:05:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74025"},"modified":"2024-03-18T18:05:53","modified_gmt":"2024-03-18T18:05:53","slug":"begaj-dekreton-ligjin-e-grabitjes-se-pronave-ne-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/18\/begaj-dekreton-ligjin-e-grabitjes-se-pronave-ne-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Begaj dekreton ligjin e grabitjes s\u00eb pronave n\u00eb Zonat e Mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj ka certifikuar shkeljet ligjore t\u00eb Edi Ram\u00ebs lidhur me ligjin q\u00eb miratoi me forc\u00eb kartonash n\u00eb Kuvend p\u00ebr zonat e mbrojtura. Begaj ka dekretuar ligjin, q\u00eb po kontestohet jo vet\u00ebm nga opozita, por edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, madje edhe nga UNESCO.<\/p>\n<p>Presidenti nuk ka marr\u00eb parasysh asnj\u00eb nga kritikat apo shqet\u00ebsimet, madje as alarmin se ligji n\u00eb fjal\u00eb legjitimon grabitjen e hap\u00ebsirave q\u00eb deri m\u00eb tani konsideroheshin t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb konsultimet e zhvilluara, Begaj pranon se nga organizatat i jan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime, Presidenti ka dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se nuk ka arsye pse t\u00eb mos e dekretoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim zyrtar nga Presidenca thuhet se, \u201cp\u00ebr shkak se ligji u shoq\u00ebrua me komente dhe kritika n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit dhe miratimit t\u00eb tij, sidomos nga grupet p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb organizatave mjedisore, Presidenti i Republik\u00ebs nd\u00ebrmori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konsultash dhe zgjeroi procedur\u00ebn e shqyrtimit me p\u00ebrfshirjen dhe t\u00ebrheqjen e opinioneve nga grupet e interesit, por edhe nga ekspert\u00eb kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me shqet\u00ebsimet e ngritura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb shqyrtimi, Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs sqaron opinionin publik, si vijon:<\/p>\n<p>\u201cOrganizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile shohin te ligji p\u00ebrplasje me standardet dhe udh\u00ebzuesit e IUCN-s\u00eb (International Union for Conservation of Nature).<\/p>\n<p>IUCN-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrjet i madh dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar i organizatave mjedisore me autoritet global p\u00ebr sa u takon \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit. Standardet dhe udh\u00ebzuesit e IUCN-s\u00eb nuk kan\u00eb fuqin\u00eb juridike t\u00eb traktateve apo marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe, si t\u00eb tilla, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr shqyrtimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb kushtetuese t\u00eb ligjit nr. 21\/2024.<\/p>\n<p>Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile shohin te ligji risk potencial p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, i cili mund t\u00eb shkaktohet nga zbatimi i gabuar i dispozitave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt kushtetues t\u00eb thirrur n\u00eb konsult\u00eb dhe Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk e shohin k\u00ebt\u00eb pretendim si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e\u00a0 kushtetutshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr probleme q\u00eb mund t\u00eb konstatohen gjat\u00eb implementimit t\u00eb ligjit mund t\u00eb vihen n\u00eb l\u00ebvizje mekanizma t\u00eb tjer\u00eb ligjor\u00eb mbrojt\u00ebs, si nga organet eprore\/mbik\u00ebqyr\u00ebse, ashtu edhe nga organizatat mjedisore.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb q\u00eb b\u00ebn Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtim abstrakt dhe i pa lidhur me skenar\u00eb t\u00eb supozuar veprimi.<\/p>\n<p>Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile shohin te procedura e shqyrtimit parlamentar t\u00eb projektligjit cenimin e dispozitave t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb shqyrtimin e nismave ligjore parlamentare dhe p\u00ebr konsultimin publik.<\/p>\n<p>Kritikat lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit apo me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb konsultimit publik jan\u00eb l\u00ebnd\u00eb e brendshme e Kuvendit dhe mund t\u00eb trajtohen vet\u00ebm prej tij n\u00eb ushtrimin sovran t\u00eb kompetencave t\u00eb veta. Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ka detyr\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb vet\u00ebm respektimin e procedur\u00ebs kushtetuese n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb pretenduar p\u00ebrplasje, pa referenca konkrete, me dy direktiva t\u00eb BE-s\u00eb (direktiva e K\u00ebshillit 92\/43\/EEC dhe direktiva e Parlamentit Evropian dhe K\u00ebshillit 2009\/147\/EEC)\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj ka certifikuar shkeljet ligjore t\u00eb Edi Ram\u00ebs lidhur me ligjin q\u00eb miratoi me forc\u00eb kartonash n\u00eb Kuvend p\u00ebr zonat e mbrojtura. Begaj ka dekretuar ligjin, q\u00eb po kontestohet jo vet\u00ebm nga opozita, por edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, madje edhe nga UNESCO. Presidenti nuk ka marr\u00eb parasysh asnj\u00eb nga kritikat apo shqet\u00ebsimet, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}