{"id":74029,"date":"2024-03-18T18:44:28","date_gmt":"2024-03-18T18:44:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74029"},"modified":"2024-03-20T11:15:52","modified_gmt":"2024-03-20T11:15:52","slug":"sot-ditelindja-e-poetit-martir-si-u-ekzekutua-vilson-blloshmi-nga-regjimi-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/18\/sot-ditelindja-e-poetit-martir-si-u-ekzekutua-vilson-blloshmi-nga-regjimi-komunist\/","title":{"rendered":"Sot dit\u00eblindja e poetit martir, si u ekzekutua Vilson Blloshmi nga regjimi komunist"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja e poetit martir, Vilson Blloshmi. Sivjet Vilsoni do t\u00eb ishte 76 vje\u00e7, por jeta e tij u k\u00ebput me plumb nga regjimi komunist. M\u00eb 17 korrik 1977 Vilson Blloshmi u pushkatua bashk\u00eb me Genc Lek\u00ebn me akuza t\u00eb sajuara nga regjimi komunist p\u00ebr gjoja sabotim n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p><strong>Gjyqi me akuza t\u00eb montuara<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi ndaj dy poet\u00ebve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u zhvillua me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb t\u00eb qytetit Librazhd. V\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, i d\u00ebnuar me 25 vite burg, tregon se, brenda n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ishin mbi 20 polic\u00eb, dy nga k\u00ebta rrinin tek dera me automatik n\u00eb dor\u00eb, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb dukej turma e njer\u00ebzve q\u00eb prisnin tek dera. Dhe n\u00eb bulevard kishte shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb prisnin se \u00e7do t\u00eb ndodhte. Seanc\u00ebn e drejton jo kryetarja e Gjykat\u00ebs, por gjykat\u00ebsi Subi Sul\u00e7e me prokuror Qani Lavdarin. Pran\u00eb trupit gjykues ishte edhe nj\u00eb civil i ardhur nga Tirana, i cili bisedonte shpesh vesh m\u00eb vesh me Subi Sul\u00e7en. Asnj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb akuzuarve nuk ishin lejuar t\u00eb vinin n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb ku po zhvillohej gjyqi. N\u00eb sall\u00eb jan\u00eb aparat\u00e7ik\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb rrethit, hetues, nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues, ushtarak\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga B\u00ebrzeshta, vendlindja e dy poet\u00ebve dhe nga gjith\u00eb krahinat e tjera t\u00eb rrethit Librazhd.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit t\u00eb atyre q\u00eb do ta drejtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq, e marrin fjal\u00ebn njer\u00ebzit e p\u00ebrgatitur nga salla. Lexojn\u00eb n\u00eb let\u00ebr ato q\u00eb u jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019i lexuar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. I pari flet nj\u00eb m\u00ebsues pensionist nga B\u00ebrzeshta. \u201cShok\u00eb gjyqtar, un\u00eb i njoh mir\u00eb k\u00ebta pinjoll\u00eb t\u00eb familjeve reaksionare. Un\u00eb mendoj q\u00eb ju t\u00eb mos harxhoni boj\u00eb dhe let\u00ebr kot p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz. Partia ka b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb arsim dhe k\u00ebta e kan\u00eb vendin n\u00eb litar, n\u00eb shesh, q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb edhe populli. Nuk e duam t\u00eb birin e Bardho Lek\u00ebs. Nuk duam t\u00eb na ngjallet edhe nj\u00eb her\u00eb mbi kal\u00eb t\u00eb bardh\u00eb Bardho Leka\u201d, tha m\u00ebsuesi pensionist n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Pastaj foli kryetari i kooperativ\u00ebs s\u00eb Lunikut, Todi Bardhi, i cili fliste nj\u00eblloj si prokurori. Pas tij foli nj\u00eb ushtarak i quajtur Isa Kopa\u00e7i, i cili fliste p\u00ebr mbrojtjen e atdheut dhe p\u00ebr sabotimin e bunkerit. Ai thoshte: \u201cUn\u00eb kam dyshim se k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zbor dhe kan\u00eb punuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bunker\u00ebve dhe kam dyshim se k\u00ebta i kan\u00eb sabotuar\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u prezantua nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse, e cila tha se jam e gjimnazit t\u00eb Librazhdit. Pasi lexoi dy faqe letre, ajo tha se, \u201cne kemi besim se Partia do ta vler\u00ebsoj\u00eb drejt krimin e kryer nga k\u00ebta dy poet\u00eb dhe t\u2019u jap\u00eb d\u00ebnimin e merituar\u201d.<\/p>\n<p>Diskutimet vazhduan shum\u00eb, por ishin fytyra t\u00eb panjohura dhe t\u00eb gjith\u00eb thonin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. K\u00ebta betoheshin se ne do t\u00eb punojm\u00eb, do t\u00eb mbrojm\u00eb atdheun me kazma e lopata nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Flisnin pambarim fjal\u00eb nga ato q\u00eb t\u00eb ngrijn\u00eb gjakun. Pasi mbaruan diskutimet nga salla, u hap seanca duke b\u00ebr\u00eb formalitetet. T\u00eb parit ia dhan\u00eb fjal\u00ebn Genc Lek\u00ebs.<\/p>\n<p>Krytari i Gjykat\u00ebs i drejtohet: \u201cI pandehur, e pranoni akuz\u00ebn?\u201d Genci i p\u00ebrgjigjet: \u201cPranoj vet\u00ebm agjitacion dhe propagand\u00eb ku m\u00eb poshte do t\u00eb shpjegoj kuptimin e poezive. Nd\u00ebrsa nenin e sabotimit nuk e pranoj, sepse nuk e kam kryer\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj krytari i Gjykat\u00ebs pyeti Vilsonin, i cili nuk pranoi t\u00eb ngrihej t\u00eb fliste. Pasi ia p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb kryetari i Gjykat\u00ebs rreth akuz\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Vilsoni tha: \u201cUn\u00eb akuz\u00ebn nuk e pranoj. Nuk kam kryer asnj\u00eb lloj krimi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast prokurori, kryetari i Gjykat\u00ebs dhe civili i ardhur nga Tirana dol\u00ebn n\u00eb koridor dhe biesduan di\u00e7ka. Pas pes\u00eb minutash u ul\u00ebn n\u00ebp\u00ebr vende. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast kryetari i Deg\u00ebs, Merdar Hasa, n\u00ebnkryetari i deg\u00ebs, Spiro Lera, hetuesi Lulo Ymeri, Petrit Azemaj dhe shefi i hetuesis\u00eb Selim Caka, u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe dol\u00ebn jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit. Qet\u00ebsin\u00eb e theu prokurori, Qani Lavdari. \u201c\u00c7ojini n\u00eb biruc\u00eb, seanca vazhdon mbasdite\u201d.<\/p>\n<p>Sapo i \u00e7uan n\u00eb biruc\u00eb, kryetari i Deg\u00ebs, Merdar Hasa, nd\u00ebkryetari i deg\u00ebs, Spiro Lera, hetuesi, Lulo Ymeri, Petrit Azemaj dhe shefi i hetuesis\u00eb, Selim Caka, hyn\u00eb n\u00eb koridorin e biruc\u00ebs dhe hapin biruc\u00ebn e Gencit. Mbasi u d\u00ebgjua zhurma e hekurave q\u00eb e lidh\u00ebn, e marrin n\u00eb zyrat lart. Pas nj\u00eb gjys\u00ebm ore e kthejn\u00eb n\u00eb biruc\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu thot\u00eb se, ishte n\u00eb biruc\u00ebn ngjitur me Gencin, n\u00eb biruc\u00ebn nr.2. \u201cTrokita n\u00eb mur p\u00ebr ta pyetur ku ishte dhe \u00e7far\u00eb i than\u00eb? Genci nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj me t\u00eb trokitur. At\u00ebher\u00eb kuptova se Genci ishte shum\u00eb i tronditur dhe nuk dihej se \u00e7\u2019po ndodhte me t\u00eb. Pastaj u ktheva n\u00eb krahun tjet\u00ebr dhe trokita n\u00eb murin e biruc\u00ebs s\u00eb Vilsonit. I tregova Vilsonit me an\u00eb t\u00eb trokiturave n\u00eb mur se, Genci nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me t\u00eb trokitur. Duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar\u201d, tregon Bedriu.<\/p>\n<p>Pas gati dy or\u00ebsh i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebr t\u00eb vazhduar seanc\u00ebn e dyt\u00eb. Pasi zen\u00eb vend n\u00eb sall\u00eb Genci ishte n\u00eb krah t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Bedriut. Ai vet\u00ebm dridhej me duart e lidhura p\u00ebrpara. Dukej se hetuesit i kishin b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai ishte shum\u00eb i tronditur dhe i \u00e7orientuar, b\u00ebnte veprime t\u00eb pavet\u00ebdijshme.<\/p>\n<p><strong>Poet\u00ebt i akuzonin edhe p\u00ebr sabotim ekonomik<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi vazhdoi pes\u00eb dit\u00eb. Poet\u00ebt i akuzonin edhe p\u00ebr sabotim ekonomik, sikur \u201ckishin nxitur t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos punonin, t\u00eb mos prashisnin n\u00eb ar\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrronin far\u00ebrat e mbjelljes dhe duke mos punuar, gjoja, b\u00ebhej populli i pak\u00ebnaqur dhe ngrihej n\u00eb revolt\u00eb\u201d. Dit\u00ebn e pest\u00eb mbasi mbaruan edhe d\u00ebshmitar\u00ebt e ardhur nga jasht\u00eb sall\u00ebs, prokurori Qani Lavdari dha pretenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Genc Bardho Leka, vdekje, pushkatim. Vilson Sami Blloshmi, vdekje pushaktim. Bedri Sami Blloshmi, vdekje, pushkatim, nd\u00ebrsa Demir Blloshmi (kunati i Gencit) d\u00ebnohet me 20 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>Mbasi u dha pretenca, i lidhin dy e nga dy dhe i hedhin n\u00eb gazin e zbuluar t\u00eb Deg\u00ebs dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr biruca. Q\u00eb nga salla e gjyqit e deri tek Dega e Brendshme ata ishin t\u00eb shoq\u00ebruar nga turma njer\u00ebzish q\u00eb shkonin pas gazit t\u00eb Deg\u00ebs deri tek Dega e Brendshme.<\/p>\n<p>Bedriu tregon se sapo vajta n\u00eb biruc\u00eb, pas pes\u00eb minutash hapet dera dhe hyn p\u00ebrgjegj\u00ebsi i biruc\u00ebs, Axhem Dajlani. Pas tij ishte nj\u00eb polic q\u00eb kishte disa litar\u00eb dhe zinxhir\u00eb n\u00ebp\u00ebr duar. Pasi i lidhin k\u00ebmb\u00ebt dhe duart, e lidhin me nj\u00eb litar nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve dhe duarve q\u00eb t\u00eb mos kryente vet\u00ebvrasje. N\u00eb kok\u00eb i v\u00ebn\u00eb nj\u00eb helmet\u00eb t\u00eb zez\u00eb ku n\u00eb sfondin e zi dukej harta e Shqip\u00ebris\u00eb me boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Bedriu tronditet pa mas\u00eb. Nj\u00eb shoku i biruc\u00ebs q\u00eb ishte i d\u00ebnuar i jepte kurajo duke i f\u00ebrkuar kok\u00ebn dhe duart, duke i th\u00ebn\u00eb; \u201cmos u m\u00ebrzit se nuk dihet \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Zoti\u201d.<\/p>\n<p>Ajo nat\u00eb u gdhi pa e kuptuar. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes i marrin prap\u00eb t\u00eb lidhur dy e nga dy dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Pasi zun\u00eb vend, e gjith\u00eb salla u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sepse do t\u00eb jepej vendimi. Vendimi ishte Genci dhe Vilsoni vdekje, pushkatim, Bedriu me 25 vjet heqje lirie dhe kunati i Gencit, Demiri, 20 vet heqje lirie. At\u00ebher\u00eb prokurori thot\u00eb: \u201ctani mbaruam\u201d dhe i d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebp\u00ebr biruca.<\/p>\n<p><strong>35 dit\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi u dha m\u00eb 12 qershor 1977. Plot 35 dit\u00eb dy poet\u00ebt u mbajt\u00ebn t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb e me helmet\u00eb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vdekjes. Dit\u00ebn e diel\u00eb, m\u00eb 17 korrik 1977, u shkon familja n\u00eb takim. P\u00ebrgjegj\u00ebsi i biruc\u00ebs shkon dhe th\u00ebrret Bediun duke i th\u00ebn\u00eb; \u201chajde se t\u00eb ka ardhur familja\u201d. Bedriu ishte shum\u00eb i tronditur dhe nuk donte t\u2019i takonte sepse nuk kishte se \u00e7far\u00eb t\u2019u thoshte. At\u00ebher\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb ndodheshin n\u00eb biruc\u00eb me t\u00eb, miq t\u00eb familjes, e detyruan Bedriun q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb takoj\u00eb familjen duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019u jap\u00eb ndonj\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu del dhe shkon p\u00ebr t\u00eb takuar familjar\u00ebt. Sheh se kishte ardhur mamaja e tij dhe motra. Ato vet\u00ebm qanin. Nga ana e familjes ndodhej edhe kryetari i Deg\u00ebs, n\u00ebnkryetari dhe disa hetues. Mamaja e pyet Bedriun: \u201cH\u00eb mor bir, si u d\u00ebnuat? Ne nuk erdh\u00ebm se nuk e dinim se do t\u00eb dilnit n\u00eb gjyq. Un\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb takoj Vilsonin m\u00eb p\u00ebrpara se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh dhe doja t\u2019i jepja nj\u00eb sihariq se i ka lindur vajza\u201d.<\/p>\n<p>Bedriu i thot\u00eb: \u201cMama, d\u00ebgjo nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. V\u00ebllai im bashk\u00eb me Gencin jan\u00eb k\u00ebtu mbrapa dhe tregon me dor\u00eb biruc\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb prej disa dit\u00ebsh. K\u00ebta kriminel\u00eb q\u00eb ke k\u00ebtu, nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast do t\u2019i vrasin\u201d.<\/p>\n<p>Mamja i thot\u00eb: \u201cMos i bir, mos fol k\u00ebshtu! P\u00ebrse do t\u2019i vrasin, ata s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, pse do t\u2019i vrasin\u201d?<\/p>\n<p>Bedriu i thot\u00eb mamas\u00eb: \u201cAta nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, edhe n\u00eb gjyq nuk kan\u00eb pranuar asnj\u00eb lloj akuze, por k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb teje jan\u00eb gjakatar\u00eb dhe vet\u00ebm me gjakun e popullit jetojn\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb kriminel\u00eb prandaj tani shko n\u00eb sht\u00ebpi dhe mos ki merak, as p\u00ebr mua se keni dy djem t\u00eb tjer\u00eb dhe shikoni pun\u00ebn tuaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nd\u00ebrhyn kryetari i Deg\u00ebs q\u00eb u thot\u00eb polic\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrpresin takimin dhe i kthehet mamas\u00eb s\u00eb Bedriut: \u201cE d\u00ebgjon si flet djali yt\u201d?<\/p>\n<p>Bedriun e marrin me forc\u00eb, por ai kthehet dhe i thot\u00eb mamas\u00eb: \u201cMos d\u00ebgjo asnj\u00eb fjal\u00eb nga k\u00ebta kriminel\u00eb, por ik n\u00eb sht\u00ebpi\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje duke kryer veprimet e dark\u00ebs, shkon polici dhe pyet t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb: \u201ca h\u00ebngri buk\u00eb Bedriu?\u201d Ata i thon\u00eb \u201cjo\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb hyjn\u00eb tre polic\u00eb brenda n\u00eb dhom\u00ebn ku ishin t\u00eb d\u00ebnuarit, e shtrin\u00eb Bedriun dhe i dhan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu tregon se at\u00eb nat\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb i d\u00ebrrmuar. Kur ngrihet n\u00eb m\u00ebngjes si i dehur p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb banj\u00eb, hedh syt\u00eb nga biruca e Vilsonit dhe Gencit. Aty sheh se polici q\u00eb rrinte posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ata t\u00eb dy, nuk ishte. At\u00ebher\u00eb ai e kupton se ata i kishin marr\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriut i bie t\u00eb fik\u00ebt dhe shok\u00ebt e marrin dhe e fusin n\u00eb dhom\u00eb brenda. Pas dy dit\u00ebsh shkon n\u00eb biruc\u00ebn e Bedriut Rustem Dashi, po nga fshati B\u00ebrzesht\u00eb, i cili ishte i d\u00ebnuar dhe kishte qen\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb biruc\u00eb me Vilsonin gjat\u00eb 35 dit\u00ebve q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb. Ai i tregon Bedriut se Vilsoni sa ishte shtrir\u00eb, e kishte marr\u00eb pak gjumi ngaq\u00eb i dhimbnin shpatullat dhe i ishin b\u00ebr\u00eb plag\u00eb, sepse duart i kishte t\u00eb lidhura prapa. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Vilsoni zgjohet dhe i thot\u00eb Rustemit; \u201cm\u00eb kthe n\u00eb krahun tjet\u00ebr se u mpiva\u201d. Pastaj i thot\u00eb: \u201cRustem kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u201d. Por ai nuk mundi ta tregoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn sepse hapet dera e biruc\u00ebs dhe hyjn\u00eb polic\u00ebt brenda, i zgjidhin k\u00ebmb\u00ebt, e ngrejn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe e marrin p\u00ebr krah\u00ebsh. Rustemi i kishte hedhur xhaket\u00ebn krah\u00ebve dhe te dera e biruc\u00ebs i tha: \u201cRustem ma b\u00ebj hallall. Ti do t\u00eb dal\u00ebsh shpejt nga burgu, thuaji familjes time q\u00eb un\u00eb nuk i kam turp\u00ebruar, sepse nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, prandaj e kam mohuar akuz\u00ebn. Thuaju ti se Bedriu nuk dihet kur del nga burgu\u201d. I thot\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb: \u201cMa b\u00ebj hallall Rustem\u201d dhe e marrin polic\u00ebt. Pas dy jav\u00ebsh e marrin Bedriun dhe e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb kaushin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Si u montua dosja ndaj poet\u00ebve<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Dy muaj para se t\u00eb b\u00ebhej gjyqi, Komiteti i Partis\u00eb Librazhd n\u00eb bashk\u00ebpunim me Deg\u00ebn e Brendshme kishin p\u00ebrgatitur planin e masave dhe kishin vendosur q\u00eb dy poet\u00ebt t\u00eb pushkatoheshin. Bedriu thot\u00eb se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim sh\u00ebrbyen edhe akt-ekspertizat letrare t\u00eb p\u00ebrgatitura nga Ko\u00e7i Petriti dhe Diana \u00c7uli, sot deputete e PSD n\u00eb Kuvend.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb gjyq, nj\u00eb infermiere e internuar n\u00eb nd\u00ebrmarrjen pyjore foli p\u00ebr librat e ndaluar q\u00eb i k\u00ebrkonte Vilsoni. Nj\u00eb shofer, q\u00eb nuk kishte lexuar kurr\u00eb libra, thot\u00eb se, Vilsoni i ka dh\u00ebn\u00eb libra me gra lakuriq. Pastaj civili i ardhur nga Tirana foli p\u00ebr vjershat dhe p\u00ebrkthimet e Vilsonit.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Prokurori v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij jan\u00eb gjetur mbi 700 libra, por nuk kishte asnj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs! Kishte gjith\u00eb far\u00eb &#8220;plehrash t\u00eb borgjezis\u00eb e t\u00eb reaksionit&#8221; si Lamartin, Shatobrian, Bodler etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Seancat me vjershat e p\u00ebrkthimet ishin m\u00eb t\u00eb gjatat. Lexoheshin disa her\u00eb ekspertizat e ardhura nga Tirana. Pastaj civili i Tiran\u00ebs i pyeste nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr vargjet dhe p\u00ebr p\u00ebrkthimet nga Bodleri, Remboja dhe S. Prydom.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Prokurori thoshte se, &#8220;me k\u00ebto dilnin n\u00eb p\u00ebrfundim se k\u00ebta kan\u00eb patur n\u00eb kok\u00eb dhe kan\u00eb shprehur n\u00eb let\u00ebr mendime armiq\u00ebsore. Dhe si armiq dhe me t\u00eb tilla mendime armiq\u00ebsore, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe sabotimet p\u00ebr ta d\u00ebmtuar pushtetin popullor&#8221;.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb funksion t\u00eb pushaktimit p\u00ebr dy poet\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb &#8220;veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore&#8221;, n\u00eb akuz\u00eb dhe argumentimin e vendimit t\u00eb pritsh\u00ebm, si\u00e7 del nga dosja gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb formuluar dhe akuza e &#8220;sabotimit ekonomik&#8221; n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e pushtetit popullor.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore t\u00eb poet\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb plan masash q\u00eb mban dat\u00ebn 28.04.1977. N\u00eb faqen 9, g\u00ebrma &#8220;Gj&#8221;, thuhet: &#8220;Mbi diskutimet e pjesmarr\u00ebsve n\u00eb gjyq p\u00ebr d\u00ebnimin kapital t\u00eb dy t\u00eb pandehurve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka&#8221;. Po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe protokolli i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, i drejtuar nga sekretari i Par\u00eb, Sotir Ko\u00e7ollari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport shkruhet: &#8220;Shoku Alush \u00c7ekrezi thot\u00eb, si do t\u00eb quhet grupi?<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Subi Sul\u00e7e, gjyqtar:<\/strong> Nga t\u00eb dh\u00ebnat del se nuk jan\u00eb t\u00eb organizuar, sepse disa prej tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe propagand\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Shoku Sotir (sekretari i Par\u00eb):<\/strong> Forma e tyre e organizuar del plot\u00ebsisht sepse secili prej tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme, kan\u00eb dashur t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb pushtetin popullor dhe t\u00eb sabotojn\u00eb ekonomin\u00eb e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Subi Sul\u00e7e:<\/strong> At\u00ebhere t\u00eb tet\u00eb t\u00eb pandehurit do t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb nen.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Merdar Hasa (kryetari i Deg\u00ebs):<\/strong> Pse thua q\u00eb Vilson Blloshmi nuk hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup? Kjo v\u00ebrtetohet nga th\u00ebniet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Shoku Sotir:<\/strong> Kush konsiderohet m\u00eb kryesori?<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Subiu:<\/strong> Genc Leka. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e dosjes del se Vilson Blloshmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, me sa ka dosja. Prova nuk kemi, p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim nuk ia v\u00ebrtetojm\u00eb dot.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Shoku Sotir:<\/strong> Un\u00eb kam mendimin se k\u00ebta jan\u00eb grup i organizuar, bile edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb platforme n\u00eb mendjen e tyre. Zbulimi i k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb organeve t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, rritja e vigjilenc\u00ebs s\u00eb tyre, etj. Kreu i k\u00ebtij them se jan\u00eb Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, pjell\u00eb e armikut t\u00eb klas\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kurdisur t\u00eb gjith\u00eb grupin. I kan\u00eb mbajtur k\u00ebto libra, por i kan\u00eb lexuar dhe jan\u00eb frym\u00ebzuar prej tyre. Kan\u00eb pasur edhe shkrime t\u00eb tyre p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zgjuari nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe aktin nuk e pranon se e di q\u00eb e pret pushkatimi&#8221;. Vilsoni \u00ebsht\u00eb arrestuar m\u00eb 5 gusht 1976 p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb dhe m\u00eb 9 maj t\u00eb vitit 1977 kur ndryshuan akt-akuz\u00ebn Vilsonin e akuzojn\u00eb edhe p\u00ebr sabotim ekonomik.<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Pushkatimi<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Genci dhe Vilsoni u pushkatuan mesnat\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb 17 korrikut 1977, rreth 5-6 km n\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb Librazhdit, n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb q\u00eb quhet &#8220;P\u00ebrroi i Firarit&#8221;. Nj\u00eb toponim i \u00e7uditsh\u00ebm. Atje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte uj\u00eb, por as zogjt\u00eb nuk kalonin andej. Mesa duket e ndienin er\u00ebn e vdekjes. Sipas kalimtar\u00ebve, atje rrall\u00eb mund t\u00eb ndodhte t\u00eb d\u00ebgjohej z\u00ebri i ngjirur i qyqes. Qyqja, si\u00e7 tregon nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb, k\u00ebrkon v\u00ebllan\u00eb e vrar\u00eb nga shok\u00ebt n\u00eb pyll. Si\u00e7 duket, edhe qyqes nuk i besohet q\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla humnera mund t\u00eb ndodhin tragjedi t\u00eb tilla.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Dit\u00ebn q\u00eb u b\u00eb zhvarrimi i trupave t\u00eb Gencit dhe Vilsonit, kujton Bedri Blloshmi, plumbin e gjeta midis trupave t\u00eb tyre. Plumbi kishte filluar t\u00eb g\u00ebrryhej, nd\u00ebrsa trupat e t\u00eb ndier\u00ebve i kishin mbuluar rr\u00ebnj\u00ebt e drur\u00ebve q\u00eb kishin mbir\u00eb m\u00eb pas. Si\u00e7 duket, i mbanin mbuluar nga ndonj\u00eb rrezik tjet\u00ebr si i diktatur\u00ebs, q\u00eb t\u00eb zhduknin \u00e7do gjurm\u00eb mbas krimit.<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-74030\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/v-228x300.jpg\" alt=\"\" width=\"192\" height=\"253\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/v-228x300.jpg 228w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/v.jpg 335w\" sizes=\"auto, (max-width: 192px) 100vw, 192px\" \/><\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<p>VILSON BLLOSHMI<\/p>\n<p>SAHARAJA<br \/>\nSaharaja, larg \u00ebsht\u00eb Saharaja,<br \/>\nSaharaja shk\u00ebmb e r\u00ebr\u00eb e gur\u00eb<br \/>\nQ\u00eb ka shok ve\u00e7 emrin e saj<br \/>\nDhe ngaq\u00eb s&#8217;sheh \u00ebndrra, s&#8217;sheh as drur\u00eb.<\/p>\n<p>Saharaja s&#8217;di t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb.<br \/>\nAjo bluan gur\u00eb n\u00eb m\u00ebnt&#8217; e saj\u00eb\u2026<br \/>\nSaharaja s&#8217;ka k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb,<br \/>\nSaharaja s&#8217;ka as lot t\u00eb qaj\u00eb.<\/p>\n<p>Saharaja nuk ka miq e shok\u00eb,<br \/>\nSaharaja nuk ka bij\u00eb e bir\u00eb.<br \/>\nSaharaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb,<br \/>\nThon\u00eb se dhe me nat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nat\u00ebs s&#8217;i p\u00eblqen n\u00eb Sahara,<br \/>\nS&#8217;i p\u00eblqen t\u00eb ket\u00eb ve\u00e7 gur\u00eb p\u00ebr shtroj\u00eb\u00eb<br \/>\nFjal\u00eb e dashuri e njer\u00ebz s&#8217;ka\u00eb<br \/>\nPer\u00e7&#8217; e saj\u00eb e zez\u00eb s&#8217;ka \u00e7&#8217;t\u00eb mbuloj\u00eb.<\/p>\n<p>As dhe nj\u00eb s&#8217;e di si \u00ebsht\u00eb kandisur<br \/>\nMe k\u00ebt&#8217; plag\u00eb mbi shpin\u00eb rruzullimi,<br \/>\nPorse thon\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb stisur<br \/>\nKur i duhej njer\u00ebzis\u00eb mallkimi.<\/p>\n<p>Kur ai p\u00ebr keq e mban n\u00eb goj\u00eb\u00eb<br \/>\nSaharaja e mban vesh e qesh\u00eb<br \/>\nSaharaja fillon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb<br \/>\nKur ne t\u00eb mallokohemi mes nesh.<\/p>\n<p>E kur bije ndrojtur rrez&#8217; e diellit<br \/>\nDhe mbi gur\u00ebt e pamyshk\u00ebt ndrit\u00eb<br \/>\nI ngjan vello savani i qiellit,<br \/>\nShkret\u00ebtir\u00ebs shket e shkrep\u00ebtit.<\/p>\n<p>Prandaj kur urrejtje e fort\u00eb e nxehur<br \/>\nMbi dik\u00eb mallkon e shfryn e shan\u00eb,<br \/>\nQ\u00eb nga skuta del kujtimi i dehur<br \/>\nDhe th\u00ebrret menj\u00ebher\u00eb Saharan\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mallkimi \u00e7fryn e kur kujtimi<br \/>\nN\u00eb pusin\u00eb e harres\u00ebs tret\u2026<br \/>\nKur hyn\u00eb dielli e kur hesht th\u00ebllimi<br \/>\nShkret\u00ebtir\u00eb e shkret\u00eb mbetet shkret\u00eb.<br \/>\n25.10.1973<br \/>\n25.10.1974<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep POLISI Sot \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja e poetit martir, Vilson Blloshmi. Sivjet Vilsoni do t\u00eb ishte 76 vje\u00e7, por jeta e tij u k\u00ebput me plumb nga regjimi komunist. M\u00eb 17 korrik 1977 Vilson Blloshmi u pushkatua bashk\u00eb me Genc Lek\u00ebn me akuza t\u00eb sajuara nga regjimi komunist p\u00ebr gjoja sabotim n\u00eb ekonomi. Gjyqi me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74033,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-74029","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}