{"id":74053,"date":"2024-03-18T20:49:50","date_gmt":"2024-03-18T20:49:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74053"},"modified":"2024-03-18T20:49:50","modified_gmt":"2024-03-18T20:49:50","slug":"gjykata-e-larte-nxin-vendimin-e-apelit-vula-e-bashes-e-paligjshme-i-takon-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/18\/gjykata-e-larte-nxin-vendimin-e-apelit-vula-e-bashes-e-paligjshme-i-takon-pd\/","title":{"rendered":"Gjykata e Lart\u00eb nxin vendimin e Apelit, vula e Bash\u00ebs, e paligjshme, i takon PD"},"content":{"rendered":"<p>Gati tre muaj pas vendimit, Gjykata e Lart\u00eb ka zbardhur arsyet q\u00eb prishi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr vul\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vler\u00ebson se rekursi i paraqitur nga pala k\u00ebrkuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Komisioni i Rithemelimit p\u00ebrmban shkaqe t\u00eb cilat, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji thekson se vendimi i dh\u00ebn\u00eb nga ana e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e moskuptimit dhe mosidentifikimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb mosmarr\u00ebveshjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb  gjykimi i zhvilluar p\u00ebr shqyrtimin e saj, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e moskryerjes s\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00ebansh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe i interpretimit t\u00eb gabuar t\u00eb normave t\u00eb ligjit procedural. Gjithashtu, Kolegji vler\u00ebson se arsyetimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk plot\u00ebson standardet e arsyetimit t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, t\u00eb p\u00ebrcaktuara tashm\u00eb nga jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ). Gjykata e Lart\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb rastin kur padia apo k\u00ebrkesa paraqitet nga nj\u00eb person q\u00eb i mungon zot\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vepruar, Gjykata e Apelit vendos mospranimin e gjykimit t\u00eb padis\u00eb ose pushimin e gjykimit t\u00eb padis\u00eb. N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb rreth vul\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit, p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor, duhet t\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje faktit n\u00ebse, vendimi i marr\u00eb sipas nj\u00eb gjykimi gracioz, a mund t\u00eb ankimohet n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjykimi, nga nj\u00eb pal\u00eb, e cila nuk ka qen\u00eb e legjitimuar as nga pik\u00ebpamja formale dhe as nga pik\u00ebpamja procedurale si pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb zhvilluar n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Gjykata thekson se rezulton i provuar fakti se, Komisioni i Rithemelimit \u00ebsht\u00eb krijuar dhe miratuar nga mbledhja e Kuvendit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb dat\u00ebs 11.12.2021, i thirrur sipas parashikimeve statutore nga \u00bc e an\u00ebtar\u00ebve\/delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend, \u00ebsht\u00eb pretenduar se nj\u00eb nga vendimet e marra prej tij \u00ebsht\u00eb edhe vendimi p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Kryetarit t\u00eb PDSH, z.Lulzim Basha, i cili, ka si funksion p\u00ebrfaq\u00ebsimin e subjektit PDSH tek t\u00eb tret\u00ebt. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit dhe gjykata \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb gjykim gracioz, ankimi ndaj vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb gjykimi, nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha, p\u00ebrfaq\u00ebsuar me autorizim nga deputeti, Enkelejd Alibeaj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb saj, Gjykata e Apelit ka arritur n\u00eb konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon t\u00eb jet\u00eb kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor n\u00eb faktin se,  k\u00ebrkesa p\u00ebr heqje dor\u00eb nga funksioni i Kryetarit t\u00eb PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar me shkrim, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb regjistrin e partive politike. Megjithat\u00eb, kjo gjykat\u00eb nuk ka vler\u00ebsuar dhe nuk ka marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar faktin n\u00ebse ndryshimet statutore t\u00eb miratuara nga Kuvendi Komb\u00ebtar i dat\u00ebs 17.07.2021, n\u00eb t\u00eb cilin z.Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb rizgjedhur Kryetar i PDSH jan\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin e partive politike apo jo, si dhe n\u00ebse kan\u00eb prodhuar efekte juridike k\u00ebto ndryshime. Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka vler\u00ebsuar dhe nuk ka konkluduar nga pik\u00ebpamja e faktit dhe e ligjit se, \u00e7far\u00eb efekti ligjor dhe r\u00ebnd\u00ebsie nga pik\u00ebpamja juridike ka mbledhja e jasht\u00ebzakonshme e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PDSH, si dhe vendimet e marra n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, ku disa prej k\u00ebtyre vendimeve kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkarkimin e organeve drejtuese t\u00eb PDSH (nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve Kryetari i PDSH z. Lul\u00ebzim Basha) dhe krijimin e organeve t\u00eb reja drejtuese, sikurse \u00ebsht\u00eb edhe Komisioni i Rithemelimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se, n\u00eb kushtet kur gjykata e apelit ka legjitimuar dhe ka pranuar t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim ankimin e paraqitur nga PDSH e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj sipas autorizimit t\u00eb l\u00ebshuar nga kryetari z.Lulzim Basha, nuk ka pasur asnj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm ligjor q\u00eb t\u00eb kthente shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim, duke i l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb dhe t\u00eb konkludoj\u00eb se kush e p\u00ebrfaq\u00ebson ligj\u00ebrisht subjektin politik PDSH. Me disponimin e kthimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, si dhe me detyrat e l\u00ebna p\u00ebr zbatim, gjykata e apelit ka ndryshuar natyr\u00ebn (ritin) e gjykimit t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes, pra nga nj\u00eb gjykim gracioz me pal\u00eb k\u00ebrkuese, n\u00eb nj\u00eb gjykim kontencioz me pal\u00eb kund\u00ebrshtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjykata ka krijuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb re, e cila, nga pik\u00ebpamja procedurale ka devijuar t\u00ebr\u00ebsisht nga \u00e7\u00ebshtja q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se, n\u00eb arritjen e konkluzionit se kush \u00ebsht\u00eb organi kompetent q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast PDSH, gjykata e apelit nuk duhet ta kufizonte dhe ngushtonte shqyrtimin gjyq\u00ebsor, duke vler\u00ebsuar faktin n\u00ebse dor\u00ebheqja e kryetarit t\u00eb PDSH z. Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn shkresore dhe a ka gjetur pasqyrim n\u00eb regjistrin e partive politike. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00ebansh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar drejt\u00eb natyr\u00ebn e  k\u00ebtij gjykimi, Gjykata e Apelit duhet t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim dhe t\u00eb analizonte nga pik\u00ebpamja e ligjit dhe e faktit se, \u00e7far\u00eb vlere provueshm\u00ebrie dhe juridike kan\u00eb: (i) aktet e miratuara n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PDSH n\u00eb dat\u00ebn 11.12.2021 n\u00eb lidhje me organet drejtuese t\u00eb PDSH, p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet regjistrimi n\u00eb regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS p\u00ebr aq sa ato mund t\u00eb konsiderohen se ndikojn\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen objekt shqyrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyq\u00ebsor, i cili \u00ebsht\u00eb gjykat\u00eb dhe vendimet e dh\u00ebna prej tij jan\u00eb vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Vet\u00ebm pasi t\u00eb merren n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjitha faktet dhe provat e nevojshme t\u00eb administruara n\u00eb dosje, gjykata do t\u00eb kishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konkluduar definitivisht se kush \u00ebsht\u00eb organi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson juridikisht tek t\u00eb tret\u00ebt PDSH-n\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb subjekti juridik q\u00eb t\u00ebrheq t\u00eb drejtat n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Kolegji, vler\u00ebson q\u00eb pavar\u00ebsisht faktit se sa ka arsyetuar m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim jan\u00eb argumente t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr t\u00eb justifikuar prishjen e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim, p\u00ebr efekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb jurisprudenciale, e vler\u00ebson t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb ndalet dhe t\u00eb analizoj\u00eb se edhe shkaqet e tjera q\u00eb Gjykata e Apelit ka cituar n\u00eb vendimmarrjen e saj, kur ka vler\u00ebsuar cenimin e vendimit nr. 3, dat\u00eb 25.03.2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe kthimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr rigjykim, me nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gati tre muaj pas vendimit, Gjykata e Lart\u00eb ka zbardhur arsyet q\u00eb prishi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr vul\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vler\u00ebson se rekursi i paraqitur nga pala k\u00ebrkuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Komisioni i Rithemelimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}