{"id":74248,"date":"2024-03-21T09:02:56","date_gmt":"2024-03-21T09:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74248"},"modified":"2024-03-21T09:21:56","modified_gmt":"2024-03-21T09:21:56","slug":"si-rama-po-i-vjedh-te-ardhurat-nga-turistet-me-strategjiket-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/21\/si-rama-po-i-vjedh-te-ardhurat-nga-turistet-me-strategjiket-e-tij\/","title":{"rendered":"Si Rama po i vjedh t\u00eb ardhurat nga turist\u00ebt me strategjik\u00ebt e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>8 milion\u00eb dollar\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e shtetit, n\u00eb tatime nga 8 milion\u00eb turist\u00ebt, pra vet\u00ebm 1 dollar\u00eb p\u00ebr secilin\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin qytetar n\u00eb dit\u00ebn e 79-t\u00eb, u ndal edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201ctele turizmat\u201d. Berisha tha se,\u00a0 8 milion\u00eb turist\u00eb kan\u00eb vendosur vet\u00ebm 1 dollar\u00eb p\u00ebr secilin. Berisha tha se 8 milion\u00eb dollar\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e shtetit, n\u00eb tatime. Sipas tij, kjo jo se ata nuk kan\u00eb shpenzuar secili qindra e qindra dollar\u00eb, n\u00eb mos mij\u00ebra, gjat\u00eb q\u00ebndrimit apo kalimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se ja se si varf\u00ebrohen shqiptar\u00ebt \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb, se si vidhen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, se si tirania e varf\u00ebris\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb jetonjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufijshme p\u00ebr ju, misionare dhe misionar\u00eb t\u00eb pamposhtur t\u00eb vlerave, t\u00eb idealeve demokratike, t\u00eb shpres\u00ebs, guximit dhe besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kam p\u00ebr orator\u00ebt, q\u00eb nga kjo tribun\u00eb e parlamentit t\u00eb lir\u00eb, me guxim, shp\u00ebrndajn\u00eb mesazhe shprese, mesazhe optimizmi, por dhe denoncojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet an\u00ebt e saj, t\u00eb keqen e madhe q\u00eb ka kapluar sot Shqi\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Diktatur\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb bazuar n\u00eb aleanc\u00ebn e pushtetit me krimin, me vjedhjen e qeveritar\u00ebve, me drog\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb bazuar n\u00eb tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb, q\u00eb b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb e madhe, p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb dhe ju misionar\u00ebt e saj, me arm\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, po zgjoni te mbar\u00eb shqiptar\u00ebt, guximin, vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kauz\u00ebn e drejt\u00eb, kauz\u00ebn e liris\u00eb, kauz\u00ebn e dinjitetit, kauz\u00ebn e vlerave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka zhvillim, nuk ka begatim, nuk ka t\u00eb ardhme. Pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka integrim n\u00eb Europ\u00eb, si e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi pas, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013, Komisioni Europian vendosi t\u00eb propozoj\u00eb statusin e vendit kandidat. Ju rikujtoj dhe nj\u00ebher\u00eb se Edi Rama, at\u00eb vjesht\u00eb b\u00ebri udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi n\u00eb Lond\u00ebr. Fluturoi n\u00eb Lond\u00ebr dhe i k\u00ebrkon ambasadorit shqiptar q\u00eb t\u2019i organizoj\u00eb nj\u00eb takim jo me ministrin e Jasht\u00ebm, jo me z\u00ebvend\u00ebs-ministrin e jasht\u00ebm, jo me kryeministrin, por vet\u00ebm me drejtorin e Europ\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p>Habi e madhe. Drejtori iu p\u00ebrgjigj ambasadorit: Un\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, protokolli nuk m\u00eb lejon t\u00eb pres nj\u00eb kryeminist\u00ebr. Por un\u00eb do vij n\u00eb hotel ta takoj kryeministrin tuaj.<\/p>\n<p>Erdhi n\u00eb hotel, dhe cila ishte k\u00ebrkesa miqt\u00eb e mi? K\u00ebrkesa e Edi Ram\u00ebs ishte nj\u00eb lutje p\u00ebr qeverin\u00eb britanike, q\u00eb t\u00eb mos miratonte statusin e kandidatit gjer n\u00eb pranver\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos dukej se ky status iu dha qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ajo dit\u00eb, t\u00eb dashur miq, nga dh\u00ebnia e statusit t\u00eb kandidatit, integrimi n\u00eb BE u b\u00eb nj\u00eb horizont i pakapsh\u00ebm, nj\u00eb horizont q\u00eb largohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se si n\u00eb tetor, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i BE, u tha shqiptar\u00ebve se n\u00eb dhjetor do keni nj\u00eb lajm t\u00eb madh. Por lajmi i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve p\u00ebrkundrazi ishin pes\u00eb kushte, sepse Edi Rama brenda tre muajve, i dha bresh\u00ebri goditjesh t\u00eb reja demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama nuk ka asnj\u00eb parim, nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb, nuk ka asnj\u00eb ideal, p\u00ebrve\u00e7 pushtetit dhe vjedhjeve t\u00eb tij, p\u00ebrve\u00e7 pasurimit t\u00eb tij t\u00eb paligjsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrqendrimit n\u00eb duart e tij t\u00eb t\u00eb gjitha pushteteve. Kontrollit t\u00eb plot\u00eb dhe total t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Favorizimit dhe mbrojtjes s\u00eb bandave dhe krimit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00eb me zgjedhjet e majit, e nxor\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri jasht\u00eb procesit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu, n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha vijn\u00eb nga ai njeri. Nuk ka fatkeq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb komb, nuk ka fatkeq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb vend, sesa p\u00ebrqendrimi i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu, i cili ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr: diktator, diktator, diktator!<\/p>\n<p>Ndaj dhe thirrja ime p\u00ebr \u00e7do shqiptar, t\u00eb marr\u00eb kthes\u00ebn, kthes\u00ebn e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Kthes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrsulur kund\u00ebr diktatur\u00ebs s\u00eb re, e cila provohet n\u00eb shum\u00eb aspekte si diktatura m\u00eb shfaros\u00ebse ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ju d\u00ebgjoni nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb, dhjet\u00ebra her\u00eb televizionet e kontrolluara nga qeveria, t\u00eb cilat le t\u2019i quajm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr mir\u00ebsi, tele-turizmat.<\/p>\n<p>Por ato kan\u00eb me borxh, gjysm\u00ebn e lajmeve t\u2019ua japin p\u00ebr turizmin, p\u00ebr bukurit\u00eb e ndaluara p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr miliona e miliona turist\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb prej tyre nuk ua thot\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhurat tuaja qytetar\u00eb, 8 milion\u00eb turist\u00eb kan\u00eb vendosur vet\u00ebm 1 dollar\u00eb p\u00ebr secilin. 8 milion\u00eb dollar\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e shtetit, n\u00eb tatime. Kjo, jo se ata nuk kan\u00eb shpenzuar secili qindra e qindra dollar\u00eb, n\u00eb mos mij\u00ebra, gjat\u00eb q\u00ebndrimit apo kalimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto qytetar\u00eb, nuk i p\u00ebrfitoni ju, k\u00ebto i p\u00ebrfitojn\u00eb klanet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto i p\u00ebrfitojn\u00eb investitor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb ngren\u00eb resorte pa taksa e tatime. Ngren\u00eb resorte, nd\u00ebrtojn\u00eb resorte me narkoeuro, me trafiqet e drog\u00ebs. Dhe ata p\u00ebr vite e vite, 15 apo 20 vite, jan\u00eb pa taksa e tatime. Prandaj ju nuk merrni m\u00eb shum\u00eb se 1 dollar p\u00ebr turist, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb planetit.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb vjedhje e tmerrshme? A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb abuzim?<\/p>\n<p>Po 8 milion\u00eb turist\u00eb, sikur vet\u00ebm 100 dollar\u00eb t\u00eb kontribuonin me shpenzimet e tyre n\u00eb t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij vendi, a e dini se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo miq? Kjo do t\u00eb thot\u00eb 1.1 her\u00eb fondi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i pagave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, rrogat tuaja vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb kontribut, do rriteshin 100 p\u00ebrqind, 110 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Pensionet tuaja do t\u00eb rriteshin 80, 90 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, n\u00eb em\u00ebr tuaj, do t\u2019u them teleturist\u00ebve, flisni p\u00ebr turizmin, por flisni edhe p\u00ebr vjedhjen e tmerrshme q\u00eb Edi Rama me strategjik\u00ebt e tij, u b\u00ebn t\u00eb ardhurave t\u00eb turizmit. Thojuni shqiptar\u00ebve, se edhe skllev\u00ebr po t\u00eb ishin, do u takonte m\u00eb shum\u00eb se 1 dollar\u00eb p\u00ebr turist.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni ju mua, at\u00ebher\u00eb, k\u00ebto bukuri p\u00ebrrallore q\u00eb ka, dhe un\u00eb ju them q\u00eb Shqip\u00ebria ka bukurit\u00eb m\u00eb p\u00ebrrallore, nuk di ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb bukurit\u00eb e saj n\u00eb brigjet, n\u00eb male, n\u00eb lumenj, n\u00eb kudo.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfitoni ju o qytetar\u00eb nga k\u00ebto bukuri? Ju p\u00ebrfitoni 1 dollar\u00eb p\u00ebr turist\u00eb o qytetar\u00eb, sepse qindra dollar\u00eb p\u00ebr turist\u00eb i vjedhin klanet e qeveris\u00eb me strategjik\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kjo shnd\u00ebrrim i pasurive publike n\u00eb nj\u00eb mallkim, p\u00ebrqeshje p\u00ebr qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb se k\u00ebtu ligj nuk ka. T\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb se k\u00ebtu pushtetet jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu. T\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb se ai njeri nuk mendon gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb b\u00ebhet supermiliarder, Al-Alabar, etj, etj, duke varf\u00ebruar, duke shkretuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb krim i sh\u00ebmtuar kjo? Po un\u00eb nuk u ndala n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ta dini ju t\u00eb dashur qytetar\u00eb shqiptar\u00eb se merrni 1 dollar\u00eb p\u00ebr turist, po ju garantoj se at\u00eb dollar, me mundin tuaj, me djers\u00ebn tuaj, me taksat tuaja, e paguani jo 100, po ju garantoj t\u00eb pakt\u00ebn 400 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7do vit, p\u00ebr infrastruktur\u00ebn turistike, nga buxheti i shtetit, vidhen dhe shp\u00ebrdorohen mbi 400 milion\u00eb euro. T\u00eb gjitha t\u00eb ardhura tuaja.<\/p>\n<p>Ja pra miqt\u00eb e mi, se si ju varf\u00ebroheni \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb, se si ju vidheni gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Se si tirania e varf\u00ebris\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ju qytetar\u00eb q\u00eb jetoni n\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore.<\/p>\n<p>Ndaj dhe e mbyll fjal\u00ebn time: koha \u00ebsht\u00eb o sot o kurr\u00eb, t\u00eb ngrihemi n\u00eb mosbindje civile.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrihemi n\u00eb mosbindje civile p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb lir\u00eb!<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb shqiptar, asnj\u00eb qytetar, asnj\u00eb atdhetar nuk duhet t\u00eb mashtroj\u00eb veten, vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb me armikun e eg\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, Edi Ram\u00ebn, nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike duhet t\u00eb jet\u00eb zotimi yn\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb beteja jon\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb sakrifica jon\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>8 milion\u00eb dollar\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e shtetit, n\u00eb tatime nga 8 milion\u00eb turist\u00ebt, pra vet\u00ebm 1 dollar\u00eb p\u00ebr secilin\u2026 Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin qytetar n\u00eb dit\u00ebn e 79-t\u00eb, u ndal edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201ctele turizmat\u201d. Berisha tha se,\u00a0 8 milion\u00eb turist\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}