{"id":74270,"date":"2024-03-21T10:01:31","date_gmt":"2024-03-21T10:01:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74270"},"modified":"2024-03-21T10:03:21","modified_gmt":"2024-03-21T10:03:21","slug":"tregtari-dhe-xhindi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/21\/tregtari-dhe-xhindi\/","title":{"rendered":"Tregtari dhe xhindi"},"content":{"rendered":"<p>RR\u00cbFENJ\u00cb ARABE<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-74271\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/rrr-235x300.jpg\" alt=\"\" width=\"171\" height=\"218\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/rrr-235x300.jpg 235w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/rrr.jpg 416w\" sizes=\"auto, (max-width: 171px) 100vw, 171px\" \/><\/p>\n<p><strong>Rashid Abdyl<\/strong><\/p>\n<p><strong>Perkthieu:<\/strong><br \/>\n<strong>Agim Xh. Deshnica<\/strong><\/p>\n<p>Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tregtar. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit, kur moti qe zbutur ca, teksa n\u00eb qiell nuk dukej asnj\u00eb re, ai vendosi t\u00eb shtegtonte n\u00ebp\u00ebr vende, q\u00eb nuk i kishte\u00a0 par\u00eb kurr\u00eb, e andej t\u00eb takohej edhe me nj\u00eb mik t\u00eb vjet\u00ebr. Meqen\u00ebse udh\u00ebs do t\u00eb kalonte\u00a0 p\u00ebrmes vendeve t\u00eb shkreta, mbushi torb\u00ebn me buk\u00eb e hurma. Shaloi kalin, ia vari hejbet\u00eb tek shala dhe ia hipi. Gruaja e f\u00ebmij\u00ebt e p\u00ebrcoll\u00ebn,\u00a0 duke i uruar udh\u00ebn e mbar\u00eb.\u00a0 Ai u duk p\u00ebr ca<u> koh\u00eb mbi <\/u>kal\u00eb\u00a0 teksa largohej dal\u00ebngadal\u00eb dhe pastaj m\u00eb s\u2019u pa.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e Zotit, tregtari udh\u00ebtoi disa dit\u00eb e net deri sa arriti tek miku. Ai e priti me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat. Pas tri dit\u00ebsh tregtari mori udh\u00ebn e kthimit p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. T\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn dit\u00eb, tek kal\u00ebronte udh\u00ebs, pa nj\u00eb kopsht plot me pem\u00eb. Sapo hyri\u00a0 brenda kopshtit, u ul t\u00eb shlodhej n\u00eb hijen e nj\u00eb arre, af\u00ebr nj\u00eb burimi me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb ftoht\u00eb. Mori nga torba pak buk\u00eb e nj\u00eb grusht me hurma dhe filloi t\u00eb hante, duke i hedhur b\u00ebrthamat ca djathtas\u00a0 e ca majtas.\u00a0 Pasta jiu fal Zotit.<\/p>\n<p>Sapo deshi t\u00eb nisej, shtangu n\u00eb vend, kur p\u00ebrball\u00eb pikasi i tmerruar nj\u00eb xhind t\u00eb llahtarsh\u00ebm, me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb tok\u00eb e kok\u00ebn n\u00eb re, po edhe me alamet\u00a0 hanxhari n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7ohu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, &#8211;\u00a0 sok\u00eblliti xhindi, &#8211; ndryshe ta preva kok\u00ebn n\u00eb \u00e7ast,\u00a0 sepse ti m\u00eb vrave djalin!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr Allah, &#8211; u betua tregtari, &#8211; un\u00eb\u00a0 n\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn time s\u2019kam vrar\u00eb kurr\u00eb njeri!\u00a0 \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb d\u00ebgjoj!?<\/p>\n<p>&#8211; Si the?! Po a nuk ishe ti, q\u00eb zure vend\u00a0 k\u00ebtu e u shtrove t\u00eb haje hurma?<\/p>\n<p>&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb! S\u2018mund ta mohoj!<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu fol, de! Dhe b\u00ebrthamat\u00a0 zotrote\u00a0 na i hodhe p\u00ebrqark.\u00a0 Aty\u00a0 kaloi\u00a0 im bir. Nj\u00ebra b\u00ebrtham\u00eb e goditi n\u00eb kok\u00eb dhe e la top n\u00eb vend! More vesh? Prandaj un\u00eb duhet\u00a0 t\u00eb t\u00eb vras tani!<\/p>\n<p>Tregtari u trondit sa s\u2019b\u00ebhet. U drodh, e humbi toruan krejt e, duke u dridhur,\u00a0 iu lut:<\/p>\n<p><u>&#8211; Aman, o xhind,\u00a0 mos m\u00eb vrit! <\/u><\/p>\n<p><u>&#8211; O po do t\u00eb t\u00eb ndaj m\u00eb dysh fare, se m\u00eb vrave djalin\u00a0 m\u00eb t\u00eb mir\u00eb!<\/u><\/p>\n<p>&#8211; Ke hak, v\u00ebrtet\u00a0 o xhind, se e paskam vrar\u00eb, por ama ta dish se gabova\u00a0 padashur!<\/p>\n<p>&#8211; Mbylle goj\u00ebn t\u00eb them, se do t\u00eb t\u00eb ther! &#8211; klithi xhindi me t\u00ebrbim. Pastaj e rr\u00ebmbeu, e p\u00ebrplasi p\u00ebrtok\u00eb dhe ngriti hanxharin e friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; O xhind, kjo\u00a0 s\u2018\u00ebsht\u00eb\u00a0 as d\u00ebshira e as fuqia e Allahut, ndaj m\u00eb jep pak koh\u00eb, sa t\u2019i shoh e t\u00eb ndahem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit\u00a0 me f\u00ebmij\u00ebt e mi e me gruan!<\/p>\n<p>Xhindi\u00a0 i vrenjtur, si u mendua pak, e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Betohesh, se pas nj\u00eb viti, duke filluar nga kjo dit\u00eb, do t\u00eb kthehesh k\u00ebtu?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut, betohem!<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu xhindi e la t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ikte. Tregtari i hipi kalit dhe e mori udh\u00ebn me revan. M\u00eb n\u00eb fund arriti n\u00eb sht\u00ebpi, hyri n\u00eb oborr, zbriti nga kali dhe, sapo pa gruan e f\u00ebmij\u00ebt, qau me d\u00ebnes\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb puna? &#8211; e pyeti gruaja e trembur. &#8211; Pse je kaq i d\u00ebshp\u00ebruar, kur ne mezi po presim\u00a0 me g\u00ebzim t\u00eb festojm\u00eb kthimin t\u00ebnd!?<\/p>\n<p>&#8211; Ah, moj grua, si t\u00eb mos jem k\u00ebshtu, kur m\u00eb mbetet t\u00eb jetoj vet\u00ebm edhe nj\u00eb vit?<\/p>\n<p>Ai i tregoi asaj gjith\u00e7ka nga ngjarja me xhindin .<\/p>\n<p>Me t\u00eb d\u00ebgjuar se \u00e7\u2018tha njeriu i tyre i dashur, t\u00eb gjith\u00eb u\u00a0 pik\u00eblluan.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt, duke b\u00ebrtitur, u mblodh\u00ebn rreth babait me lot n\u00eb sy.<\/p>\n<p>&#8230; Kur viti po mbaronte, i gjori tregtar kujtoi xhindin dhe filloi t\u00eb\u00a0 p\u00ebrgatitej p\u00ebr udh\u00eb. Iu fal si p\u00ebrher\u00eb Allahut, pastaj u nda me familjen. \u00c7unat iu hodh\u00ebn rreth qaf\u00ebs e nuk po i shqiteshin. Vajzat, duke qar\u00eb derdhnin lot t\u00eb nxeht\u00eb, gruaja vajtonte.<\/p>\n<p>&#8211; F\u00ebmij\u00ebt e mi, &#8211; u tha ai &#8211; do t\u00eb b\u00ebhet \u00e7\u2018ka th\u00ebn\u00eb Allahu, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e\u00a0 s\u2019ka t\u00eb dyt\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, hipi n\u00eb kal\u00eb e u dha lamtumir\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ikur i menduar, mb\u00ebrriti n\u00eb koh\u00ebn e caktuar n\u00eb kopshtin me pem\u00eb. Ashtu si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, hyri atje brenda, u ul n\u00eb hijen e arr\u00ebs,\u00a0 ku pati ngr\u00ebn\u00eb hurmat, dhe priti me drith\u00ebrim\u00eb xhindin vrastar. At\u00eb koh\u00eb aty af\u00ebr kaloi nj\u00eb plak me shkop n\u00eb dor\u00eb, tok me dy qen t\u00eb zinj. Pasi e p\u00ebrsh\u00ebndeti, e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllai im, p\u00ebrse je ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend plot\u00a0 me xhinde e p\u00ebrbindsha?<\/p>\n<p>Dhe tregtari i tregoi t\u00ebr\u00eb ndodhin\u00eb me xhindin. Ai u habit nga t\u00ebr\u00eb\u00a0 \u00e7\u2019d\u00ebgjoi,\u00a0 ndaj e pyeti p\u00ebrs\u00ebri:<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllai im, ti qofsh! Me gjith\u00eb mend i premtove dhe qenke kthyer\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb mallkuar!? P\u00ebr Allah, nuk t\u00eb l\u00eb vet\u00ebm deri sa t\u00eb vij\u00eb xhindi!<\/p>\n<p>Dhe\u00a0 k\u00ebshtu, u shtruan\u00a0 t\u00eb dy n\u00eb muhabet. Tek po bisedonin, befas u err. Nj\u00eb si pluhur i zi u ngrit mbi ta, e pasi u shp\u00ebrnda, drita u kthye rishtas. Papritur ata pan\u00eb t\u00eb tmerruar xhindin me hanxhar n\u00eb dor\u00eb. Pa p\u00ebrshendetur asnj\u00eb prej t\u00eb dyve, ai i thirri tregtarit:<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebhu gati t\u00eb vdes\u00ebsh!<\/p>\n<p>Plaku iu afrua e i tha:<\/p>\n<p>&#8211; A i sheh k\u00ebta qen, o xhind?<\/p>\n<p>&#8211; Po! &#8211; ia kthehu\u00a0 xhindi.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb do t\u00eb dish, t\u00eb dy jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit\u00a0 e mi! Po t\u00eb ta rr\u00ebfeja historin\u00eb e tyre dhe timen, do t\u00eb habiteshe me fatin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb krejt ndryshe ajo nga ndodhia jote me tregtarin, ve\u00e7se, n\u00ebse rr\u00ebfimi im do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb prek\u00ebs, a do ta l\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb bes\u00ebs, por\u00a0 fatkeq e me nj\u00eb tuf\u00eb f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Po qe se historia jote, si\u00e7 thua, del m\u00eb ndryshe, at\u00ebher\u00eb t\u00eb jap fjal\u00ebn se do ta fal.<\/p>\n<p>Dhe plaku filloi t\u00eb tregonte:<\/p>\n<p>&#8211; Kur babai yn\u00eb u nda\u00a0 nga jeta, la pas tre djem. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb parat\u00eb e tij ai i kishte\u00a0 ndar\u00eb barabar p\u00ebr ne. Secili\u00a0 mori shum\u00ebn e caktuar. Dhe k\u00ebshtu secili prej nesh hapi nga nj\u00eb dyqan. V\u00ebllai\u00a0 m\u00eb i madh punoi\u00a0 vet\u00ebm tre vjet. Pastaj kaloi detin dhe u mor me shitblerje mallrash n\u00eb vende t\u00eb\u00a0 larg\u00ebta, duke harxhuar shum\u00eb nga parat\u00eb e dyqanit t\u00eb braktisur. Iku k\u00ebsisoj plot nj\u00eb vit. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb dyqanit tim, vura re nj\u00eb lyps.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb njeh se kush jam? &#8211;\u00a0 m\u00eb pyeti lypsi i\u00a0 mbytur n\u00eb lot. &#8211; Kur e pash\u00eb nga af\u00ebr, nuk u besova syve, ishte v\u00ebllai im i madh! E p\u00ebrqafova, e mora brenda n\u00eb dyqan dhe e pyeta se \u00e7far\u00eb i kishte ndodhur. Ai m\u2018u p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p>&#8211; I humba t\u00eb gjitha parat\u00eb.<\/p>\n<p>E mbylla dyqanin, shkova bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, i fala gjysm\u00ebn e parave\u00a0 q\u00eb\u00a0 kisha\u00a0 dhe i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00ebto para, shtroju\u00a0 pun\u00ebs dhe hiq dor\u00eb nga rrug\u00ebt pa krye!<\/p>\n<p>V\u00ebllai\u00a0 i k\u00ebnaqur, pasi i mori parat\u00eb, hapi nj\u00eb dyqan tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb v\u00ebllai i dyt\u00eb, ky qeni k\u00ebtu, vendosi\u00a0 po ashtu t\u00eb merrej me tregti n\u00eb qytete \u00a0t\u00eb larg\u00ebt. U p\u00ebrpoq\u00ebm ta ndalonim, por ai nuk na d\u00ebgjoi.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti, u kthye,\u00a0 ashtu\u00a0 si v\u00ebllai i madh, duke lundruar me anije.<\/p>\n<p>&#8211; V\u00eblla\u00e7ko,\u00a0 &#8211; i thash\u00eb, &#8211;\u00a0 a nuk t\u2019u luta t\u00eb mos e lije pun\u00ebn e t\u00eb mos ikje?<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu, v\u00ebrtet, prandaj humba gjith\u00e7ka! &#8211; u p\u00ebrlot ai.<\/p>\n<p>E mora n\u00eb sht\u00ebpi dhe u shtruam t\u00eb hanim drek\u00ebn. Pastaj\u00a0 i ndava parat\u00eb e mia barabar me at\u00eb. Me to ai hapi nj\u00eb dyqan tjet\u00ebr. E k\u00ebshtu\u00a0 nuk u ndam\u00eb p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb dit\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe m\u2018u lut\u00ebn edhe mua q\u00eb t\u00eb ikja me ata p\u00ebr tregti n\u00eb vendet prapa diellit.<\/p>\n<p>&#8211; Jo! &#8211; iu p\u00ebrgjigja t\u00eb dyve i vendosur. &#8211; Prap\u00eb me aventura ju!?<\/p>\n<p>M\u2019u bind\u00ebn e\u00a0 nuk m\u00eb bezdis\u00ebn m\u00eb. Dhe\u00a0 k\u00ebshtu\u00a0 p\u00ebrreth gjasht\u00eb vjet i mbajt\u00ebm t\u00eb hapur dyqanet, duke bler\u00eb\u00a0 e shitur me fitim sipas\u00a0 rregullave t\u00eb tregtis\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00e7do vit, ata m\u00eb luteshin q\u00eb t\u00eb shkonim p\u00ebr tregti p\u00ebrtej detit. M\u00eb n\u00eb fund u thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllez\u00ebr, pranoj t\u00eb vij me ju, por m\u00eb\u00a0 par\u00eb m\u00eb tregoni sa para keni n\u00eb arkat tuaja?<\/p>\n<p>Ata, pa pik\u00eb turpi m\u00eb than\u00eb se arkat i kishin zbrazur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dyqanin tim nga dita n\u00eb dit\u00eb arka ime mbushej me para. Por, meqen\u00ebse\u00a0 pranova, i ndava parat\u00eb e mia n\u00eb tre pjes\u00eb, nga nj\u00eb p\u00ebr secilin. Por, ama, n\u00eb fund fare mora nga \u00e7donj\u00ebri prej tyre nga nj\u00eb grusht parash, shtova tek ato edhe nj\u00eb grusht nga parat\u00eb e mia, i b\u00ebra bashk\u00eb dhe i groposa.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebto po i l\u00eb k\u00ebtu q\u00eb t\u2019i kemi p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00eb papritur, si\u00e7 ndodhi\u00a0 me ju! &#8211; u thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; O, po ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendim i shk\u00eblqyer! &#8211; brohorit\u00ebn ata t\u00eb dy me nj\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pasi mbyll\u00ebm dyqanet, ne blem\u00eb nj\u00eb sasi mallrash, mor\u00ebm me qera nj\u00eb anije t\u00eb madhe dhe lundruam n\u00ebp\u00ebr det dit\u00eb e nat\u00eb. Rreth nj\u00eb muaj k\u00ebshtu, deri sa\u00a0 arrit\u00ebm n\u00eb portin e nj\u00eb qyeti. M\u00eb t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet, shit\u00ebm mallrat tona, blem\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019i shitur n\u00eb vendin ton\u00eb dhe i ngarkuam n\u00eb anije.<\/p>\n<p>Kur po rrija n\u00eb breg, takova nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb veshur me rroba t\u00eb vjetra. Ajo m\u00eb puthi dor\u00ebn e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; O zotni, ju lutem b\u00ebm\u00ebni nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb jem e vlefshme p\u00ebr ju! Gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr mua\u00a0 do t\u2018jua shp\u00ebrblej!<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj m\u00eb par\u00eb d\u00ebshir\u00ebn t\u00ebnde, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; dhe un\u00eb, po munda,\u00a0\u00a0 do t\u00eb ta plot\u00ebsoj pa asnj\u00eb shp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>&#8211; Zotni! -m\u2019u lut ajo, &#8211; martohuni me mua dhe merrm\u00ebni n\u00eb anije t\u00eb jetojm\u00eb bashk\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb erdhi\u00a0 shum\u00eb keq\u00a0 p\u00ebr t\u00eb.\u00a0 I frym\u00ebzuar nga Allahu, pranova. E vesha me rrobe t\u00eb reja nga m\u00eb t\u00eb bukurat dhe u martuam. Pastaj e mora n\u00eb anije. Udh\u00ebs rash\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb, rrinim bashk\u00eb\u00a0 nat\u00eb e dit\u00eb dhe s\u2019u\u00a0 kujtova m\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e mi. Por, me sa kuptova m\u00eb von\u00eb, ata zjenin p\u00ebrbrenda nga zilia, ndaj pask\u00ebshin r\u00ebn\u00eb n\u00eb ujdi t\u00eb m\u00eb vrisnin nat\u00ebn. Nj\u00ebher\u00eb, teksa po flija me gruan, hyn\u00eb pa u ndjer\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb, na mbart\u00ebn n\u00eb krah\u00eb, si mua dhe gruan e\u00a0 na hodh\u00ebn\u00a0 n\u00eb det. Kur u zgjova, gruaja e kthyer n\u00eb pul\u00ebbardh\u00eb, m\u00eb ngriti mbi val\u00eb e m\u00eb zbriti n\u00eb nj\u00eb ishull. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes\u00a0 ajo m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; O burri im, t\u00eb\u00a0 pata dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn se do t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoja\u00a0 nga \u00e7do\u00a0 e keqe. At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb breg t\u00eb detit, sa t\u00eb pash\u00eb, rash\u00eb n\u00eb dashuri me ty, ndaj t\u2019u afrova.<\/p>\n<p>Kur e d\u00ebgjova se\u00e7 tha, u preka thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe u lumturova n\u00eb shpirt, se m\u00eb kishte shp\u00ebtuar jet\u00ebn. Dhe pastaj i tregova t\u00ebr\u00eb historin\u00eb\u00a0 time qysh nga koha, kur babai qe ndar\u00eb\u00a0 nga jeta. E heshtur\u00a0 m\u00eb d\u00ebgjoi deri n\u00eb fund dhe e zem\u00ebruar m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Tani\u00a0 do t\u00eb fluturoj,\u00a0 t\u00eb mbys anijen tok me v\u00ebllez\u00ebrit e tu!<\/p>\n<p>B\u00ebra \u00e7mos t\u2019ia zbusja zem\u00ebrat\u00ebn:<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr hir t\u00eb Allahut,\u00a0 mos! &#8211; iu luta. &#8211;\u00a0 Fundja, i kam v\u00ebllez\u00ebr!<\/p>\n<p>Befas ajo\u00a0 m\u00eb kapi fort, fluturoi me mua dhe m\u00eb la n\u00eb \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb sime. Zbrita n\u00eb oborr, nxora nga dheu parat\u00eb e fshehura, nxitova p\u00ebr n\u00eb pazar, njoftova\u00a0 me tellall bler\u00ebsit\u00a0 dhe hapa dyqanin.<\/p>\n<p>Kur u ktheva pasdite n\u00eb sht\u00ebpi, gjeta n\u00eb oborr dy qen t\u00eb lidhur. Sa\u00a0 m\u00eb pan\u00eb, nis\u00ebn t\u00eb lehnin t\u00eb eg\u00ebrsuar, duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i k\u00ebpusnin litar\u00ebt e t\u00eb m\u00eb v\u00ebrviteshin.<\/p>\n<p>Papritur d\u00ebgjova z\u00ebrin e gruas sime:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebta jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tu! Do t\u00eb jetojn\u00eb dhjet\u00eb vjet si qen. M\u00eb pas do t\u00eb jen\u00eb prap\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>M\u00eb tregoi edhe vendin se ku mund\u00a0 ta gjeja dhe iku fluturim.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet\u00ebt shkuan. Tek po kaloja k\u00ebtej me dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi n\u00eb k\u00ebrkim\u00a0 t\u00eb gruas sime, p\u00ebr t\u00eb prishur magjin\u00eb, takova\u00a0 k\u00ebtu\u00a0 k\u00ebt\u00eb \u00a0njeri t\u00eb mir\u00eb,\u00a0 q\u00eb sipas fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, po t\u00eb priste ty t\u00eb vije. E ky m\u00eb tregoi se \u00e7\u2019hall kishte. Kur m\u00ebsova se do ta vras\u00ebsh, ndalova t\u00eb shoh \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. &#8211; Plaku u mbush me frym\u00eb, psher\u00ebtiu, u vrenjt dhe thirri:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 E, o xhind,\u00a0 gjith\u00eb sa tregova a nuk qe prek\u00ebse?<\/p>\n<p>&#8211; Po, po, v\u00ebrtet ashtu,\u00a0 tregimi yt ishte jo vet\u00ebm\u00a0 prek\u00ebs,\u00a0 por edhe\u00a0 i \u00e7uditsh\u00ebm, fitove!\u00a0 Prandaj po e fal k\u00ebt\u00eb\u00a0 njeri!.<\/p>\n<p>Dhe xhindi\u00a0 iku e nuk u duk m\u00eb.<\/p>\n<p>Tregtari fal\u00ebnderoi Allahun dhe plakun bujar. I hipi kalit e u kthye n\u00eb sht\u00ebpi pran\u00eb familjes, te f\u00ebmij\u00ebt e te gruaja. Lumturia e tyre nuk u shpreh me fjal\u00eb, por me thirrje, britma e k\u00ebng\u00eb gazmore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbFENJ\u00cb ARABE Rashid Abdyl Perkthieu: Agim Xh. Deshnica Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tregtar. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit, kur moti qe zbutur ca, teksa n\u00eb qiell nuk dukej asnj\u00eb re, ai vendosi t\u00eb shtegtonte n\u00ebp\u00ebr vende, q\u00eb nuk i kishte\u00a0 par\u00eb kurr\u00eb, e andej t\u00eb takohej edhe me nj\u00eb mik t\u00eb vjet\u00ebr. Meqen\u00ebse udh\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-74270","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74270\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}