{"id":74403,"date":"2024-03-22T18:22:38","date_gmt":"2024-03-22T18:22:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74403"},"modified":"2024-03-22T18:24:42","modified_gmt":"2024-03-22T18:24:42","slug":"ndryshimet-ligjore-ke-te-shqetesuar-per-zonat-e-mbrojtura-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/22\/ndryshimet-ligjore-ke-te-shqetesuar-per-zonat-e-mbrojtura-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Ndryshimet ligjore\/ KE: T\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr Zonat e Mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga ndryshimet e fundit ligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb reagim p\u00ebr Faktoje, KE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb biodiversitetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Me ligjin e ndryshuar, ekspert\u00ebt e mjedisit thon\u00eb se rrezikohen t\u00eb gjitha zonat e mbrojtura. Bregdeti \u00ebsht\u00eb \u2018viktima\u2019 e par\u00eb e kantiereve n\u00eb k\u00ebto territore-paralajm\u00ebrojn\u00eb me shqet\u00ebsim ekspert\u00ebt e mjedist, duke i varur shpresat tek Gjykata Kushtetuese.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Esmeralda Topi-Faktoje.al<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 7 minuta seanc\u00eb parlamentare socialist\u00ebt miratuan ndryshimet n\u00eb ligjin e zonave t\u00eb mbrojtura, q\u00eb i hapin rrug\u00ebn nd\u00ebrtimit n\u00eb k\u00ebto territore. Kjo pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimit t\u00eb opozit\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe ekspert\u00ebve t\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb fundit i \u2018var\u00ebn\u2019 shpresat tek Presidenti, por Bajram Begaj i dekretoi ndryshimet ligjore pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, \u2018varka\u2019 e shp\u00ebtimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura nga betonizimi mbetet vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese. Ekspert\u00ebt e mjedisit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs konfirmojn\u00eb p\u00ebr Faktoje se jan\u00eb duke punuar p\u00ebr ta depozituar ankimimin n\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>\u2018Mbroni biodiversitetin\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb po ashtu i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebto ndryshime ligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Faktoje, KE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb se duhet t\u00eb mbroj\u00eb biodiversitetin-duke u kujdesur q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka mjedisi n\u00eb rrug\u00ebtimin integrues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend kandidat, pritet t\u00eb p\u00ebrafroj\u00eb legjislacionin e saj me acquis mjedisor t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti Vler\u00ebsimin e Ndikimit n\u00eb Mjedis, Vler\u00ebsimin Strategjik Mjedisor, Kuadrin e Ujit dhe Direktivat e Shpend\u00ebve dhe Habitateve, dhe t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtjen e biodiversitetit t\u00eb vendit.\u2019, tha p\u00ebr Faktoje nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb raportin e zgjerimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vitin 2023, KE ka ndar\u00eb shqet\u00ebsimin p\u00ebr mbrojtjen e biodiversitetit, duke marr\u00eb shkas nga ndryshimet ligjore p\u00ebr investimet strategjike. Kjo sepse-si theksohet n\u00eb raport-ligji mund t\u00eb lejojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha turistike dhe industriale n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u2018Si\u00e7 ua kemi p\u00ebrcjell\u00eb autoriteteve shqiptare, Komisioni Evropian i kushton v\u00ebmendje t\u00eb madhe \u00e7\u00ebshtjeve mjedisore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb diskutoj\u00eb me autoritetet shqiptare p\u00ebrafrimin e duhur me acquis-in e BE-s\u00eb.\u2019, p\u00ebrfundon reagimin Komisioni Evropian.<\/p>\n<p><strong>Bregdeti \u2018viktima\u2019 e par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u2018N\u00ebn petkun e ndryshimeve ligjore, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mbetet pa asnj\u00eb met\u00ebr territor t\u00eb mbrojtur dhe bregdeti \u00ebsht\u00eb \u2018viktima\u2019 e par\u00eb\u2019. K\u00ebshtu paralajm\u00ebron Aleksand\u00ebr Traj\u00e7e, drejtues i Qendr\u00ebs p\u00ebr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror n\u00eb Shqip\u00ebri (PPNEA).<\/p>\n<p>\u2018Rreziku \u00ebsht\u00eb real n\u00eb terma afatgjat\u00eb, se ligji kur ndryshohet nuk ndryshohet sot p\u00ebr nes\u00ebr. Dhe me argumentin e k\u00ebtij ligji betonizohet \u00e7do zon\u00eb e mbrojtur. Do fillojn\u00eb me zonat malore, lugina e Valbon\u00ebs, Lura, Thethi. T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i k\u00ebtyre zhvillimeve sepse nuk ka m\u00eb ligj q\u00eb i ndalon.\u2019, argumenton ai.<\/p>\n<p>Edhe inxhinieri i mjedisit Abdulla Diku ndan t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim duke parashikuar betonizimin s\u00eb shpejti t\u00eb mij\u00ebra hektar\u00ebve tok\u00eb e pasuri natyrore.<\/p>\n<p>\u2018Kuptohet, n\u00eb zonat e mbrojtura t\u00eb BE-s\u00eb as nuk e \u00e7on njeri n\u00eb mend t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebsi projektesh si tek ne, e jo m\u00eb ti betonizoj\u00eb ato. Kushdo q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb Turqi besoj se ka v\u00ebn\u00eb re q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb pun\u00ebtori nga Turqia, thuajse asnj\u00eb turk nuk ka pushuar apo pushon n\u00eb resortet bregdetare atje. E njejta gj\u00eb, e madje dhe me keq do jet\u00eb p\u00ebr ne k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri.\u2019, shprehet inxhinieri.<\/p>\n<p><strong>Resorte n\u00eb Sazan dhe Zv\u00ebrnec?!<\/strong><\/p>\n<p>Vitin e kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri hyn\u00eb mbi 10 milion\u00eb turist\u00eb, shif\u00ebr rekord kjo e zyrtarizuar nga INSTAT.<\/p>\n<p>Mes miliona turist\u00ebve ver\u00ebn e vjetshme, n\u00eb media b\u00ebri buj\u00eb ardhja e Ivanka Trump dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Korrikun e vitit 2023, vajza e ish- presidentit amerikan dhe bashk\u00ebshorti i saj Jerard Kushner u fotografuan n\u00eb jug t\u00eb vendit. Po ashtu, gjat\u00eb qendrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Faktoje ka fiksuar edhe disa momente nga vizita e tyre n\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>Tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, shqiptar\u00ebt m\u00ebsuan nga media nd\u00ebrkomb\u00ebtare se vizita e tyre nuk paska pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm turizmin.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 mars agjencia e lajmeve Bloomberg njoftoi se, Jared Kushner, dh\u00ebndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka n\u00eb plan t\u00eb investoj\u00eb 1 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dy projekte turistike n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb ishullin e Sazanit dhe zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, Kushner ndau n\u00eb rrjete sociale imazhet e dy projekteve q\u00eb synon t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb Sazan dhe Zv\u00ebrnec, bashk\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb emocionuar q\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb disa imazhe paraprake t\u00eb dijanit p\u00ebr projektet e zhvillimit q\u00eb kemi krijuar p\u00ebr bregdetin shqiptar dhe qendr\u00ebn e Beogradit.\u2019-shkruante dh\u00ebndri i Trump n\u00eb X.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e mjedisit k\u00ebto dy projekte jan\u00eb q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i ndryshimeve n\u00eb ligjin e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u2018Nga mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kuptohet se Kushner ka koh\u00eb q\u00eb negocion p\u00ebr k\u00ebto projekte ndaj merret vesh se ka qen\u00eb ai (kryesisht) i cili ka diktuar ndryshimin e ligjit p\u00ebr \u2018Zonat e mbrojtura\u2019. Fundja, si mundet t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00eb ato projekte pa r\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb dakord me kryeministrin ton\u00eb?! Dhe dakord\u00ebsia m\u00eb e fundit duket se ka qen\u00eb ajo e ndryshimit t\u00eb ligjit q\u00eb i kthen zonat tona t\u00eb mbrojtura natyrore n\u00eb kantiere nd\u00ebrtimi.\u2019\u2013 analizon inxhinier Abdulla Diku, teksa kujdeset t\u00eb sqaroj\u00eb se kund\u00ebrshtia lidhet vet\u00ebm me vendin ku projektohen resortet-zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>\u2018Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00ebse investime t\u00eb tilla b\u00ebhen jasht\u00eb zonave tona t\u00eb mbrojtura mjedisore. Vija bregdetare ka plot hap\u00ebsira p\u00ebr resorte t\u00eb tilla dhe s\u2019ka p\u00ebrse t\u00eb shkat\u00ebrrohet medoemos natyra.\u2019, sugjeron ai.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin propozim e ndan edhe Aleksand\u00ebr Traj\u00e7e.<\/p>\n<p>\u2018Nuk jemi kund\u00ebr k\u00ebtyre projekteve, por jemi kund\u00ebr vendit q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur. N\u00ebse ai projekt do t\u00eb ishte pak m\u00eb n\u00eb veri, psh n\u00eb zon\u00ebn e Dar\u00ebzez\u00ebs, n\u00eb Spille apo n\u00eb nj\u00eb territor tjet\u00ebr t\u00eb bregdetit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur nuk ka asnj\u00eb problem.\u2019, p\u00ebrfundon drejtuesi i PPNEA, t\u00eb par\u00ebs organizat\u00eb mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr ndryshimin e ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura nisi fundvitin e kaluar kur papritur nj\u00eb grup deputet\u00ebsh nga Partia Socialiste dor\u00ebzuan nism\u00ebn n\u00eb Kuvend, fill pasi 16 kryebashkiak\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb i k\u00ebrkonin Kuvendit q\u00eb ligji t\u2019u jepte atyre mund\u00ebsi t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb administrimin e k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Rama e cil\u00ebsoi Sazanin nj\u00eb park komb\u00ebtar imagjinar, nj\u00eb pretendim i pav\u00ebrtet\u00eb ky, sepse hap\u00ebsira ujore rreth ishullit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb vetmit Park Komb\u00ebtar Detar q\u00eb ka Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga ndryshimet e fundit ligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb reagim p\u00ebr Faktoje, KE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb biodiversitetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Me ligjin e ndryshuar, ekspert\u00ebt e mjedisit thon\u00eb se rrezikohen t\u00eb gjitha zonat e mbrojtura. Bregdeti \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71763,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74403","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74403"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74403\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}