{"id":74444,"date":"2024-03-23T10:08:12","date_gmt":"2024-03-23T10:08:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74444"},"modified":"2024-03-23T10:09:04","modified_gmt":"2024-03-23T10:09:04","slug":"sot-ditelindaj-e-poetit-martir-si-u-ekzekutua-genc-leka-nga-regjimi-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/23\/sot-ditelindaj-e-poetit-martir-si-u-ekzekutua-genc-leka-nga-regjimi-komunist\/","title":{"rendered":"Sot dit\u00eblindaj e poetit martir, si u ekzekutua Genc Leka nga regjimi komunist"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>Sot ka dit\u00eblindjen poeti martir, Genc Leka! Genci sot do t\u00eb ishte 83 vje\u00e7 n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte pushkatuar nga regjimi komunist. M\u00eb 17 korrik 1977 Genc Leka dhe kush\u00ebriri i tij, poeti Vilson Blloshmi u pushkatuan regjimi komunist me akuza t\u00eb sajuara nga p\u00ebr gjoja sabotim n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, i d\u00ebnuar me 25 vite burg, tregon se, ruan si kujtim t\u00eb hidhur nj\u00eb plumb q\u00eb gjeti dit\u00ebn \u00e7\u2019groposjes s\u00eb dy poet\u00ebve midis kockave t\u00eb Gencit dhe Vilsonit. \u201cNuk di cilin kan\u00eb goditur t\u00eb parin Gencin apo Vilsonin, aty mund t\u00eb ket\u00eb edhe plumba t\u00eb tjer\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb plumbi kolpo di gracia nga dora e prokurorit evgjit, Qani Lavdari\u201d, tregon Bedriu.<\/p>\n<p><strong>Gjyqi me akuza t\u00eb montuara<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi ndaj dy poet\u00ebve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u zhvillua me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb t\u00eb qytetit Librazhd. V\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, i d\u00ebnuar me 25 vite burg, tregon se, brenda n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ishin mbi 20 polic\u00eb, dy nga k\u00ebta rrinin tek dera me automatik n\u00eb dor\u00eb, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb dukej turma e njer\u00ebzve q\u00eb prisnin tek dera. Dhe n\u00eb bulevard kishte shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb prisnin se \u00e7do t\u00eb ndodhte. Seanc\u00ebn e drejton jo kryetarja e Gjykat\u00ebs, por gjykat\u00ebsi Subi Sul\u00e7e me prokuror Qani Lavdarin. Pran\u00eb trupit gjykues ishte edhe nj\u00eb civil i ardhur nga Tirana, i cili bisedonte shpesh vesh m\u00eb vesh me Subi Sul\u00e7en. Asnj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb akuzuarve nuk ishin lejuar t\u00eb vinin n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb ku po zhvillohej gjyqi. N\u00eb sall\u00eb jan\u00eb aparat\u00e7ik\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb rrethit, hetues, nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues, ushtarak\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga B\u00ebrzeshta, vendlindja e dy poet\u00ebve dhe nga gjith\u00eb krahinat e tjera t\u00eb rrethit Librazhd.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit t\u00eb atyre q\u00eb do ta drejtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq, e marrin fjal\u00ebn njer\u00ebzit e p\u00ebrgatitur nga salla. Lexojn\u00eb n\u00eb let\u00ebr ato q\u00eb u jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019i lexuar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. I pari flet nj\u00eb m\u00ebsues pensionist nga B\u00ebrzeshta. \u201cShok\u00eb gjyqtar, un\u00eb i njoh mir\u00eb k\u00ebta pinjoll\u00eb t\u00eb familjeve reaksionare. Un\u00eb mendoj q\u00eb ju t\u00eb mos harxhoni boj\u00eb dhe let\u00ebr kot p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz. Partia ka b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb arsim dhe k\u00ebta e kan\u00eb vendin n\u00eb litar, n\u00eb shesh, q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb edhe populli. Nuk e duam t\u00eb birin e Bardho Lek\u00ebs. Nuk duam t\u00eb na ngjallet edhe nj\u00eb her\u00eb mbi kal\u00eb t\u00eb bardh\u00eb Bardho Leka\u201d, tha m\u00ebsuesi pensionist n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Pastaj foli kryetari i kooperativ\u00ebs s\u00eb Lunikut, Todi Bardhi, i cili fliste nj\u00eblloj si prokurori. Pas tij foli nj\u00eb ushtarak i quajtur Isa Kopa\u00e7i, i cili fliste p\u00ebr mbrojtjen e atdheut dhe p\u00ebr sabotimin e bunkerit. Ai thoshte: \u201cUn\u00eb kam dyshim se k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zbor dhe kan\u00eb punuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bunker\u00ebve dhe kam dyshim se k\u00ebta i kan\u00eb sabotuar\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u prezantua nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse, e cila tha se jam e gjimnazit t\u00eb Librazhdit. Pasi lexoi dy faqe letre, ajo tha se, \u201cne kemi besim se Partia do ta vler\u00ebsoj\u00eb drejt krimin e kryer nga k\u00ebta dy poet\u00eb dhe t\u2019u jap\u00eb d\u00ebnimin e merituar\u201d.<\/p>\n<p>Diskutimet vazhduan shum\u00eb, por ishin fytyra t\u00eb panjohura dhe t\u00eb gjith\u00eb thonin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. K\u00ebta betoheshin se ne do t\u00eb punojm\u00eb, do t\u00eb mbrojm\u00eb atdheun me kazma e lopata nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Flisnin pambarim fjal\u00eb nga ato q\u00eb t\u00eb ngrijn\u00eb gjakun. Pasi mbaruan diskutimet nga salla, u hap seanca duke b\u00ebr\u00eb formalitetet. T\u00eb parit ia dhan\u00eb fjal\u00ebn Genc Lek\u00ebs.<\/p>\n<p>Krytari i Gjykat\u00ebs i drejtohet: \u201cI pandehur, e pranoni akuz\u00ebn?\u201d Genci i p\u00ebrgjigjet: \u201cPranoj vet\u00ebm agjitacion dhe propagand\u00eb ku m\u00eb poshte do t\u00eb shpjegoj kuptimin e poezive. Nd\u00ebrsa nenin e sabotimit nuk e pranoj, sepse nuk e kam kryer\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj krytari i Gjykat\u00ebs pyeti Vilsonin, i cili nuk pranoi t\u00eb ngrihej t\u00eb fliste. Pasi ia p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb kryetari i Gjykat\u00ebs rreth akuz\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Vilsoni tha: \u201cUn\u00eb akuz\u00ebn nuk e pranoj. Nuk kam kryer asnj\u00eb lloj krimi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast prokurori, kryetari i Gjykat\u00ebs dhe civili i ardhur nga Tirana dol\u00ebn n\u00eb koridor dhe biesduan di\u00e7ka. Pas pes\u00eb minutash u ul\u00ebn n\u00ebp\u00ebr vende. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast kryetari i Deg\u00ebs, Merdar Hasa, n\u00ebnkryetari i deg\u00ebs, Spiro Lera, hetuesi Lulo Ymeri, Petrit Azemaj dhe shefi i hetuesis\u00eb Selim Caka, u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe dol\u00ebn jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit. Qet\u00ebsin\u00eb e theu prokurori, Qani Lavdari. \u201c\u00c7ojini n\u00eb biruc\u00eb, seanca vazhdon mbasdite\u201d.<\/p>\n<p>Sapo i \u00e7uan n\u00eb biruc\u00eb, kryetari i Deg\u00ebs, Merdar Hasa, nd\u00ebkryetari i deg\u00ebs, Spiro Lera, hetuesi, Lulo Ymeri, Petrit Azemaj dhe shefi i hetuesis\u00eb, Selim Caka, hyn\u00eb n\u00eb koridorin e biruc\u00ebs dhe hapin biruc\u00ebn e Gencit. Mbasi u d\u00ebgjua zhurma e hekurave q\u00eb e lidh\u00ebn, e marrin n\u00eb zyrat lart. Pas nj\u00eb gjys\u00ebm ore e kthejn\u00eb n\u00eb biruc\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu thot\u00eb se, ishte n\u00eb biruc\u00ebn ngjitur me Gencin, n\u00eb biruc\u00ebn nr.2. \u201cTrokita n\u00eb mur p\u00ebr ta pyetur ku ishte dhe \u00e7far\u00eb i than\u00eb? Genci nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj me t\u00eb trokitur. At\u00ebher\u00eb kuptova se Genci ishte shum\u00eb i tronditur dhe nuk dihej se \u00e7\u2019po ndodhte me t\u00eb. Pastaj u ktheva n\u00eb krahun tjet\u00ebr dhe trokita n\u00eb murin e biruc\u00ebs s\u00eb Vilsonit. I tregova Vilsonit me an\u00eb t\u00eb trokiturave n\u00eb mur se, Genci nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me t\u00eb trokitur. Duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar\u201d, tregon Bedriu.<\/p>\n<p>Pas gati dy or\u00ebsh i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebr t\u00eb vazhduar seanc\u00ebn e dyt\u00eb. Pasi zen\u00eb vend n\u00eb sall\u00eb Genci ishte n\u00eb krah t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Bedriut. Ai vet\u00ebm dridhej me duart e lidhura p\u00ebrpara. Dukej se hetuesit i kishin b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai ishte shum\u00eb i tronditur dhe i \u00e7orientuar, b\u00ebnte veprime t\u00eb pavet\u00ebdijshme.<\/p>\n<p><strong>Akuzat p\u00ebr sabotim ekonomik<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi vazhdoi pes\u00eb dit\u00eb. Poet\u00ebt i akuzonin edhe p\u00ebr sabotim ekonomik, sikur \u201ckishin nxitur t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos punonin, t\u00eb mos prashisnin n\u00eb ar\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrronin far\u00ebrat e mbjelljes dhe duke mos punuar, gjoja, b\u00ebhej populli i pak\u00ebnaqur dhe ngrihej n\u00eb revolt\u00eb\u201d. Dit\u00ebn e pest\u00eb mbasi mbaruan edhe d\u00ebshmitar\u00ebt e ardhur nga jasht\u00eb sall\u00ebs, prokurori Qani Lavdari dha pretenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Genc Bardho Leka, vdekje, pushkatim. Vilson Sami Blloshmi, vdekje pushaktim. Bedri Sami Blloshmi, vdekje, pushkatim, nd\u00ebrsa Demir Blloshmi (kunati i Gencit) d\u00ebnohet me 20 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>Mbasi u dha pretenca, i lidhin dy e nga dy dhe i hedhin n\u00eb gazin e zbuluar t\u00eb Deg\u00ebs dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr biruca. Q\u00eb nga salla e gjyqit e deri tek Dega e Brendshme ata ishin t\u00eb shoq\u00ebruar nga turma njer\u00ebzish q\u00eb shkonin pas gazit t\u00eb Deg\u00ebs deri tek Dega e Brendshme.<\/p>\n<p>Bedriu tregon se sapo vajta n\u00eb biruc\u00eb, pas pes\u00eb minutash hapet dera dhe hyn p\u00ebrgjegj\u00ebsi i biruc\u00ebs, Axhem Dajlani. Pas tij ishte nj\u00eb polic q\u00eb kishte disa litar\u00eb dhe zinxhir\u00eb n\u00ebp\u00ebr duar. Pasi i lidhin k\u00ebmb\u00ebt dhe duart, e lidhin me nj\u00eb litar nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve dhe duarve q\u00eb t\u00eb mos kryente vet\u00ebvrasje. N\u00eb kok\u00eb i v\u00ebn\u00eb nj\u00eb helmet\u00eb t\u00eb zez\u00eb ku n\u00eb sfondin e zi dukej harta e Shqip\u00ebris\u00eb me boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Bedriu tronditet pa mas\u00eb. Nj\u00eb shoku i biruc\u00ebs q\u00eb ishte i d\u00ebnuar i jepte kurajo duke i f\u00ebrkuar kok\u00ebn dhe duart, duke i th\u00ebn\u00eb; \u201cmos u m\u00ebrzit se nuk dihet \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Zoti\u201d.<\/p>\n<p>Ajo nat\u00eb u gdhi pa e kuptuar. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes i marrin prap\u00eb t\u00eb lidhur dy e nga dy dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Pasi zun\u00eb vend, e gjith\u00eb salla u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sepse do t\u00eb jepej vendimi. Vendimi ishte Genci dhe Vilsoni vdekje, pushkatim, Bedriu me 25 vjet heqje lirie dhe kunati i Gencit, Demiri, 20 vet heqje lirie. At\u00ebher\u00eb prokurori thot\u00eb: \u201ctani mbaruam\u201d dhe i d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebp\u00ebr biruca.<\/p>\n<p><strong>35 dit\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi u dha m\u00eb 12 qershor 1977. Plot 35 dit\u00eb dy poet\u00ebt u mbajt\u00ebn t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb e me helmet\u00eb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vdekjes. Dit\u00ebn e diel\u00eb, m\u00eb 17 korrik 1977, u shkon familja n\u00eb takim. P\u00ebrgjegj\u00ebsi i biruc\u00ebs shkon dhe th\u00ebrret Bediun duke i th\u00ebn\u00eb; \u201chajde se t\u00eb ka ardhur familja\u201d. Bedriu ishte shum\u00eb i tronditur dhe nuk donte t\u2019i takonte sepse nuk kishte se \u00e7far\u00eb t\u2019u thoshte. At\u00ebher\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb ndodheshin n\u00eb biruc\u00eb me t\u00eb, miq t\u00eb familjes, e detyruan Bedriun q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb takoj\u00eb familjen duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019u jap\u00eb ndonj\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu del dhe shkon p\u00ebr t\u00eb takuar familjar\u00ebt. Sheh se kishte ardhur mamaja e tij dhe motra. Ato vet\u00ebm qanin. Nga ana e familjes ndodhej edhe kryetari i Deg\u00ebs, n\u00ebnkryetari dhe disa hetues. Mamaja e pyet Bedriun: \u201cH\u00eb mor bir, si u d\u00ebnuat? Ne nuk erdh\u00ebm se nuk e dinim se do t\u00eb dilnit n\u00eb gjyq. Un\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb takoj Vilsonin m\u00eb p\u00ebrpara se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh dhe doja t\u2019i jepja nj\u00eb sihariq se i ka lindur vajza\u201d.<\/p>\n<p>Bedriu i thot\u00eb: \u201cMama, d\u00ebgjo nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. V\u00ebllai im bashk\u00eb me Gencin jan\u00eb k\u00ebtu mbrapa dhe tregon me dor\u00eb biruc\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb prej disa dit\u00ebsh. K\u00ebta kriminel\u00eb q\u00eb ke k\u00ebtu, nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast do t\u2019i vrasin\u201d.<\/p>\n<p>Mamja i thot\u00eb: \u201cMos i bir, mos fol k\u00ebshtu! P\u00ebrse do t\u2019i vrasin, ata s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, pse do t\u2019i vrasin\u201d?<\/p>\n<p>Bedriu i thot\u00eb mamas\u00eb: \u201cAta nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, edhe n\u00eb gjyq nuk kan\u00eb pranuar asnj\u00eb lloj akuze, por k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb teje jan\u00eb gjakatar\u00eb dhe vet\u00ebm me gjakun e popullit jetojn\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb kriminel\u00eb prandaj tani shko n\u00eb sht\u00ebpi dhe mos ki merak, as p\u00ebr mua se keni dy djem t\u00eb tjer\u00eb dhe shikoni pun\u00ebn tuaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nd\u00ebrhyn kryetari i Deg\u00ebs q\u00eb u thot\u00eb polic\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrpresin takimin dhe i kthehet mamas\u00eb s\u00eb Bedriut: \u201cE d\u00ebgjon si flet djali yt\u201d?<\/p>\n<p>Bedriun e marrin me forc\u00eb, por ai kthehet dhe i thot\u00eb mamas\u00eb: \u201cMos d\u00ebgjo asnj\u00eb fjal\u00eb nga k\u00ebta kriminel\u00eb, por ik n\u00eb sht\u00ebpi\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje duke kryer veprimet e dark\u00ebs, shkon polici dhe pyet t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb: \u201ca h\u00ebngri buk\u00eb Bedriu?\u201d Ata i thon\u00eb \u201cjo\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb hyjn\u00eb tre polic\u00eb brenda n\u00eb dhom\u00ebn ku ishin t\u00eb d\u00ebnuarit, e shtrin\u00eb Bedriun dhe i dhan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriu tregon se at\u00eb nat\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb i d\u00ebrrmuar. Kur ngrihet n\u00eb m\u00ebngjes si i dehur p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb banj\u00eb, hedh syt\u00eb nga biruca e Vilsonit dhe Gencit. Aty sheh se polici q\u00eb rrinte posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ata t\u00eb dy, nuk ishte. At\u00ebher\u00eb ai e kupton se ata i kishin marr\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb.<\/p>\n<p>Bedriut i bie t\u00eb fik\u00ebt dhe shok\u00ebt e marrin dhe e fusin n\u00eb dhom\u00eb brenda. Pas dy dit\u00ebsh shkon n\u00eb biruc\u00ebn e Bedriut Rustem Dashi, po nga fshati B\u00ebrzesht\u00eb, i cili ishte i d\u00ebnuar dhe kishte qen\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb biruc\u00eb me Vilsonin gjat\u00eb 35 dit\u00ebve q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb. Ai i tregon Bedriut se Vilsoni sa ishte shtrir\u00eb, e kishte marr\u00eb pak gjumi ngaq\u00eb i dhimbnin shpatullat dhe i ishin b\u00ebr\u00eb plag\u00eb, sepse duart i kishte t\u00eb lidhura prapa. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Vilsoni zgjohet dhe i thot\u00eb Rustemit; \u201cm\u00eb kthe n\u00eb krahun tjet\u00ebr se u mpiva\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj i thot\u00eb: \u201cRustem kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u201d. Por ai nuk mundi ta tregoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn sepse hapet dera e biruc\u00ebs dhe hyjn\u00eb polic\u00ebt brenda, i zgjidhin k\u00ebmb\u00ebt, e ngrejn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe e marrin p\u00ebr krah\u00ebsh. Rustemi i kishte hedhur xhaket\u00ebn krah\u00ebve dhe te dera e biruc\u00ebs i tha: \u201cRustem ma b\u00ebj hallall. Ti do t\u00eb dal\u00ebsh shpejt nga burgu, thuaji familjes time q\u00eb un\u00eb nuk i kam turp\u00ebruar, sepse nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, prandaj e kam mohuar akuz\u00ebn. Thuaju ti se Bedriu nuk dihet kur del nga burgu\u201d. I thot\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb: \u201cMa b\u00ebj hallall Rustem\u201d dhe e marrin polic\u00ebt. Pas dy jav\u00ebsh e marrin Bedriun dhe e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb kaushin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si u montua dosja ndaj poet\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Dy muaj para se t\u00eb niste gjyqi, Komiteti i Partis\u00eb Librazhd n\u00eb bashk\u00ebpunim me Deg\u00ebn e Brendshme kishin p\u00ebrgatitur planin e masave dhe kishin vendosur q\u00eb dy poet\u00ebt t\u00eb pushkatoheshin. Bedriu thot\u00eb se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim sh\u00ebrbyen edhe akt-ekspertizat letrare t\u00eb p\u00ebrgatitura nga Ko\u00e7i Petriti dhe Diana \u00c7uli.<\/p>\n<p>N\u00eb gjyq, nj\u00eb infermiere e internuar n\u00eb nd\u00ebrmarrjen pyjore foli p\u00ebr librat e ndaluar q\u00eb i k\u00ebrkonte Vilsoni. Nj\u00eb shofer, q\u00eb nuk kishte lexuar kurr\u00eb libra, thot\u00eb se, Vilsoni i ka dh\u00ebn\u00eb libra me gra lakuriq. Pastaj civili i ardhur nga Tirana foli p\u00ebr vjershat dhe p\u00ebrkthimet e Vilsonit.<\/p>\n<p>Prokurori v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij jan\u00eb gjetur mbi 700 libra, por nuk kishte asnj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs! Kishte gjith\u00eb far\u00eb \u201cplehrash t\u00eb borgjezis\u00eb e t\u00eb reaksionit\u201d si Lamartin, Shatobrian, Bodler etj.<\/p>\n<p>Seancat me vjershat e p\u00ebrkthimet ishin m\u00eb t\u00eb gjatat. Lexoheshin disa her\u00eb ekspertizat e ardhura nga Tirana. Pastaj civili i Tiran\u00ebs i pyeste nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr vargjet dhe p\u00ebr p\u00ebrkthimet nga Bodleri, Remboja dhe S. Prydom.<\/p>\n<p>Prokurori thoshte se, \u201cme k\u00ebto dilnin n\u00eb p\u00ebrfundim se k\u00ebta kan\u00eb patur n\u00eb kok\u00eb dhe kan\u00eb shprehur n\u00eb let\u00ebr mendime armiq\u00ebsore. Dhe si armiq dhe me t\u00eb tilla mendime armiq\u00ebsore, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe sabotimet p\u00ebr ta d\u00ebmtuar pushtetin popullor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb pushaktimit p\u00ebr dy poet\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb \u201cveprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore\u201d, n\u00eb akuz\u00eb dhe argumentimin e vendimit t\u00eb pritsh\u00ebm, si\u00e7 del nga dosja gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb formuluar dhe akuza e \u201csabotimit ekonomik\u201d n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e pushtetit popullor.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore t\u00eb poet\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb plan masash q\u00eb mban dat\u00ebn 28.04.1977. N\u00eb faqen 9, g\u00ebrma \u201cGj\u201d, thuhet: \u201cMbi diskutimet e pjesmarr\u00ebsve n\u00eb gjyq p\u00ebr d\u00ebnimin kapital t\u00eb dy t\u00eb pandehurve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka\u201d. Po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe protokolli i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, i drejtuar nga sekretari i Par\u00eb, Sotir Ko\u00e7ollari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport shkruhet: \u201cShoku Alush \u00c7ekrezi thot\u00eb, si do t\u00eb quhet grupi?<\/p>\n<p><strong>Subi Sul\u00e7e, gjyqtar:<\/strong> Nga t\u00eb dh\u00ebnat del se nuk jan\u00eb t\u00eb organizuar, sepse disa prej tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe propagand\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shoku Sotir (sekretari i Par\u00eb):<\/strong> Forma e tyre e organizuar del plot\u00ebsisht sepse secili prej tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme, kan\u00eb dashur t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb pushtetin popullor dhe t\u00eb sabotojn\u00eb ekonomin\u00eb e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Subi Sul\u00e7e:<\/strong> At\u00ebhere t\u00eb tet\u00eb t\u00eb pandehurit do t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb nen.<\/p>\n<p><strong>Merdar Hasa (kryetari i Deg\u00ebs):<\/strong> Pse thua q\u00eb Vilson Blloshmi nuk hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup? Kjo v\u00ebrtetohet nga th\u00ebniet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Shoku Sotir:<\/strong> Kush konsiderohet m\u00eb kryesori?<\/p>\n<p><strong>Subiu:<\/strong> Genc Leka. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e dosjes del se Vilson Blloshmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, me sa ka dosja. Prova nuk kemi, p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim nuk ia v\u00ebrtetojm\u00eb dot.<\/p>\n<p><strong>Shoku Sotir:<\/strong> Un\u00eb kam mendimin se k\u00ebta jan\u00eb grup i organizuar, bile edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb platforme n\u00eb mendjen e tyre. Zbulimi i k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb organeve t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, rritja e vigjilenc\u00ebs s\u00eb tyre, etj. Kreu i k\u00ebtij them se jan\u00eb Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, pjell\u00eb e armikut t\u00eb klas\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kurdisur t\u00eb gjith\u00eb grupin. I kan\u00eb mbajtur k\u00ebto libra, por i kan\u00eb lexuar dhe jan\u00eb frym\u00ebzuar prej tyre. Kan\u00eb pasur edhe shkrime t\u00eb tyre p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zgjuari nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe aktin nuk e pranon se e di q\u00eb e pret pushkatimi\u201d. Vilsoni \u00ebsht\u00eb arrestuar m\u00eb 5 gusht 1976 p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb dhe m\u00eb 9 maj t\u00eb vitit 1977 kur ndryshuan akt-akuz\u00ebn Vilsonin e akuzojn\u00eb edhe p\u00ebr sabotim ekonomik.<\/p>\n<p><strong>Pushkatimi<\/strong><\/p>\n<p>Genci dhe Vilsoni u pushkatuan mesnat\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb 17 korrikut 1977, rreth 5-6 km n\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb Librazhdit, n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb q\u00eb quhet \u201cP\u00ebrroi i Firarit\u201d. Nj\u00eb toponim i \u00e7uditsh\u00ebm. Atje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte uj\u00eb, por as zogjt\u00eb nuk kalonin andej. Mesa duket e ndienin er\u00ebn e vdekjes. Sipas kalimtar\u00ebve, atje rrall\u00eb mund t\u00eb ndodhte t\u00eb d\u00ebgjohej z\u00ebri i ngjirur i qyqes. Qyqja, si\u00e7 tregon nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb, k\u00ebrkon v\u00ebllan\u00eb e vrar\u00eb nga shok\u00ebt n\u00eb pyll. Si\u00e7 duket, edhe qyqes nuk i besohet q\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla humnera mund t\u00eb ndodhin tragjedi t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>GENC LEKA<\/strong><\/p>\n<p><strong>OXHAKU<\/strong><\/p>\n<p>Bora mbulon tok\u00ebn e gj\u00ebr\u00eb,<br \/>\nDhe natyra duket n\u00eb gjum\u00eb;<br \/>\nKy oxhak e dogj nj\u00eb pyll t\u00eb t\u00ebr\u00eb,<br \/>\nKy oxhak ka par\u00eb ngjarje shum\u00eb!\u2026<\/p>\n<p>Dhe kur shpesh fryn era dim\u00ebrore,<br \/>\nI kujtohen k\u00ebng\u00eb partizane.<br \/>\nMiq\u2026 biseda\u2026 gjurma\u2026 flok\u00ebbore,<br \/>\nGjith\u00e7ka q\u00eb mbeti k\u00ebsaj ane!<\/p>\n<p>Ndaj oxhaku tymin nxjerr p\u00ebrpjet\u00eb,<br \/>\nSi nj\u00eb plak q\u00eb qet\u00eb pi duhan\u2026<br \/>\nN\u00eb mendime bije n\u00ebp\u00ebr net\u00eb;<br \/>\nDhe n\u00eb shpirt di\u00e7ka t\u00eb shtrenjt\u00eb mban\u2026<\/p>\n<p>E, sa gjurma mbet\u00ebn k\u00ebsaj ane<br \/>\n(E, sa miq ka pritur ky oxhak\u2026)<br \/>\nK\u00ebtu rrodh\u00ebn k\u00ebng\u00eb partizane<br \/>\nDiku rrodh\u00ebn disa pika gjak!\u2026<\/p>\n<p>Bora prap mbulon tok\u00ebn e gj\u00ebr\u00eb,<br \/>\nPrap natyra duket si n\u00eb gjum\u00eb;<br \/>\nKy oxhak q\u00eb dogj nj\u00eb pyll t\u00eb t\u00ebr\u00eb,<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i thjesht\u00eb, por ka par\u00eb shum\u00eb!\u2026<\/p>\n<p><strong>4.12.1965<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep POLISI Sot ka dit\u00eblindjen poeti martir, Genc Leka! Genci sot do t\u00eb ishte 83 vje\u00e7 n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte pushkatuar nga regjimi komunist. M\u00eb 17 korrik 1977 Genc Leka dhe kush\u00ebriri i tij, poeti Vilson Blloshmi u pushkatuan regjimi komunist me akuza t\u00eb sajuara nga p\u00ebr gjoja sabotim n\u00eb ekonomi. V\u00ebllai i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74445,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-74444","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74444"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74444\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}