{"id":74586,"date":"2024-03-25T11:32:16","date_gmt":"2024-03-25T11:32:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74586"},"modified":"2024-03-25T11:32:16","modified_gmt":"2024-03-25T11:32:16","slug":"si-i-doli-per-zot-rama-investimit-me-letra-false-ne-dhermi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/25\/si-i-doli-per-zot-rama-investimit-me-letra-false-ne-dhermi\/","title":{"rendered":"Si i doli p\u00ebr zot Rama investimit me letra false n\u00eb Dh\u00ebrmi"},"content":{"rendered":"<p>Arrestimi i Jorgo Goros p\u00ebr dokumentat false t\u00eb \u201cinvestimit strategjik\u201d t\u00eb Artan Ga\u00e7it, mik i vjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs dhe bashk\u00ebshort i ish-ministres Olta Xha\u00e7ka duhet par\u00eb edhe si konfirmim i akuzave se grabitja e tokave n\u00eb bregdet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me bekimin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Deri para arrestimit t\u00eb Goros, grabitja \u00ebsht\u00eb mbrojtur nga pushteti, madje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa beteja politike me opozit\u00ebn q\u00eb tentoi t\u2019i afrohej hotelit t\u00eb Artan Ga\u00e7it, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, investimit i ka dal\u00eb p\u00ebr zot Edi Rama.<\/p>\n<p>Burgosja e kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr Himar\u00ebn dhe refuzimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb leje t\u00eb betohet \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00ebn sfondin e p\u00ebrplasjeve me Greqin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pronave t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Himar\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb nga kuajt e betej\u00ebs s\u00eb Fredi Belerit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri i premtoi banor\u00ebve se do t\u2019i ndihmonte t\u00eb merrnin AMTP dhe se do t\u00eb denonconte rastet e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave. Kjo ishte edhe \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ngrit\u00ebn z\u00ebrat n\u00eb mbrojtje t\u00eb Belerit nga Greqia.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb i d\u00ebrgoi politikanit grek Margaritis Schinas nj\u00ebkoh\u00ebsisht z\u00ebvend\u00ebspresident i Komisionit Evropian, kryeministri Rama e relativizon problemin e pronave n\u00eb Himar\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka asnj\u00eb dallim nga problemet q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi kishte arrestuar Belerin, Rama shprehej se nuk ka asnj\u00eb fakt konkret, \u201cq\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb provonte se n\u00eb Shqip\u00ebri ka v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb problem specifik t\u00eb drejtash apo pronash p\u00ebr minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi t\u00ebr\u00ebsor i trash\u00ebguar i Shqip\u00ebris\u00eb me pronat e gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky pohim i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm-e v\u00ebrtet\u00eb. Sepse banor\u00ebt e Himar\u00ebs nuk diskriminohen p\u00ebr origjin\u00ebn, por se pronat e tyre marrin nj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit t\u00eb turizmit, q\u00eb e b\u00ebn Himar\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara nga biznesmen\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim, Fredi Beleri k\u00ebmb\u00ebngulte nga burgu se \u201c\u00e7do dit\u00eb po dalin prova t\u00eb vjedhjes s\u00eb pronave t\u00eb tyre legjitime nga banda e bashkis\u00eb Himar\u00eb, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeveris\u00eb. Un\u00eb personalisht do vazhdoj t\u00eb denoncoj dhe t\u00eb depozitoj kall\u00ebzim p\u00ebr \u00e7do rast n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb \u00e7do centimetri katror t\u00eb pronave t\u00eb himariot\u00ebve!\u201d<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb ngjyrimet nacionaliste q\u00eb ka pasur historia e Belerit, duhet th\u00ebn\u00eb se linja e konfliktit p\u00ebr pronat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme se pse ai u burgos. Si shmangie e nj\u00eb faktori q\u00eb rrezikonte denoncimin e skandaleve, si ky i hotelit t\u00eb Artan Ga\u00e7it.<\/p>\n<p>Pasi arrestoi Fredi Belerin, kryeministri Rama b\u00ebri disa manovra p\u00ebr t\u2019i zbutur sulmet diplomacis\u00eb greke. Nj\u00eb nga k\u00ebto ishte edhe intervista q\u00eb dha p\u00ebr gazetarin grek t\u00eb Ekathimerini, Pavlos Papadoupolos me t\u00eb cilin pati nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr arrestimin e Belerit.<\/p>\n<p>Gazetari grek e pyeti kryeministrin ton\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e falsifikimit t\u00eb dokumentave n\u00eb investimin e Artan Ga\u00e7it dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mori nj\u00eb p\u00ebrgjigje interesante. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, meq\u00eb askush nga pronar\u00ebt nuk po ankohej, at\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat ishin n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Rama l\u00eb t\u00eb kuptohet se me denoncimin e tij, ishte Fredi Beleri q\u00eb po pengonte zhvillimin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se asokohe, Fredi Beleri e kishte denoncuar rastin e falsifikimit n\u00eb SPAK dhe Rama kishte shkarkuar Olta Xha\u00e7k\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetja e gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Ekzistojn\u00eb histori p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin interesa t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Himar\u00eb. Nj\u00eb prej tyre, historia e Artan Ga\u00e7i, bashk\u00ebshorti i Olta Xha\u00e7ka ministre e Jashtme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar i AGTCC Hotel Managment dhe se kjo kompani \u00ebsht\u00eb vendosur investitor strategjik n\u00eb Himar\u00eb. Madje u b\u00eb bised\u00eb e madhe n\u00eb parlamentin shqiptar dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet Edi Rama: \u201cD\u00ebgjoni, n\u00ebse debatet n\u00eb Parlament do ishin prova, at\u00ebher\u00eb nuk do duhet t\u00eb flisnit me mua por t\u00eb lajm\u00ebroni t\u00eb policin\u00eb ku ndodhem. \u00c7do hotel n\u00eb \u00e7do plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja q\u00eb i\u2019u dha k\u00ebtij investitori ishte mes mij\u00ebra t\u00eb tjerave q\u00eb u dhan\u00eb nga Adriatiku n\u00eb Veri deri n\u00eb Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronar\u00eb q\u00eb gjoja i vodh\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, pronar\u00ebt aty b\u00ebn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje si kudo tjet\u00ebr. Kur pronar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nuk b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje ose flasin hapur p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. \u00c7far\u00eb duan ata q\u00eb reagojn\u00eb? Duan q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Himar\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb tok\u00ebn apo t\u00eb jetojn\u00eb si Robinson Kruzo? Njer\u00ebzit p\u00ebrdorin tok\u00ebn sipas planit dhe paguhen mir\u00eb, marrin shum\u00eb para. Duam t\u00eb zhvillojn\u00eb Himar\u00ebn, duam t\u00eb zhvillojm\u00eb \u00e7do zon\u00eb t\u00eb vendit dhe nuk mund t\u00eb m\u00eb gjeni nj\u00eb rast kur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb mor\u00ebm tok\u00eb e lejuam investime strategjike duke shkelur t\u00eb drejtat e pronar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Akuzat e para p\u00ebr hotelin me pes\u00eb yje n\u00eb Dh\u00ebrmi, u b\u00ebn\u00eb nga media dhe nga opozita p\u00ebr konfliktin e interesit mes Olta Xha\u00e7k\u00ebs, si ministre dhe vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shpalljen e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj Artan Ga\u00e7i, investitor strategjik.<\/p>\n<p>Opozita k\u00ebrkoi q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u2019i heq\u00eb mandatin deputetes. \u00c7\u00ebshtja shkoi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Kushtetuese, q\u00eb e riktheu n\u00eb kuvend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb korrigjim n\u00eb procedura. P\u00ebr ta mbrojtur kolegen e tyre, socialist\u00ebt i ngrin\u00eb procedurat. Olta Xha\u00e7ka vazhdon ta mbaj\u00eb mandatin e deputetes, gjithnj\u00eb duke qen\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb mbajti n\u00eb parlament mbi \u00e7\u00ebshtjen e hotelit, Olta Xha\u00e7ka ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr t\u00eb shmangur konflikin e interesit ajo mungoi n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb ku u mor vendim p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rama, edhe kur flitej p\u00ebr konfliktin e interesit, s\u00ebrish e relativizoi shqet\u00ebsimin e opinionit publik.<\/p>\n<p>\u201cKjo e t\u00eb af\u00ebrmve n\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam d\u00ebgjuar gjith\u00eb jet\u00ebn dhe e di q\u00eb nuk do t\u00eb ndalet dot. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend si i yni, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe t\u00eb gjith\u00eb dalim t\u00eb af\u00ebrm me nj\u00ebri-tjetrin. Se d\u00ebgjoj lloj lloj brockullash dhe af\u00ebrsish q\u00eb jan\u00eb t\u00eb imagjinuara. Un\u00eb do doja m\u00eb shum\u00eb investitor\u00eb strategjik\u00eb shqiptar\u00eb\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs Jorgo Goro u arrestua pasditen e s\u00eb shtun\u00ebs, n\u00ebn dyshimet se p\u00ebrmes dokumentave t\u00eb falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt t\u00eb dy pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb bregdet, t\u00eb cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sip\u00ebrmarr\u00ebsit Artan Ga\u00e7i, bashk\u00ebshort i ish ministres s\u00eb Jashtme Olta Xha\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks turistik n\u00eb bregdetin e Dh\u00ebrmiut.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se hetimet e SPAK jan\u00eb ndalur tek arrestimi i Jorgo Goros, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesi q\u00eb p\u00ebrfitoi nga falsifikimi \u00ebsht\u00eb ai i ish ministres s\u00eb jashtme Olta Xha\u00e7ka. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse hetimet e SPAK do t\u00eb avancojn\u00eb m\u00eb lart, por duket se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00e7ifti Ga\u00e7i-Xha\u00e7ka jan\u00eb moll\u00eb e ndaluar p\u00ebr SPAK. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush i mbron, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<strong>\/Lapsi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestimi i Jorgo Goros p\u00ebr dokumentat false t\u00eb \u201cinvestimit strategjik\u201d t\u00eb Artan Ga\u00e7it, mik i vjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs dhe bashk\u00ebshort i ish-ministres Olta Xha\u00e7ka duhet par\u00eb edhe si konfirmim i akuzave se grabitja e tokave n\u00eb bregdet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me bekimin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb. Deri para arrestimit t\u00eb Goros, grabitja \u00ebsht\u00eb mbrojtur nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74587,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74586","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74586\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}