{"id":74611,"date":"2024-03-25T17:00:54","date_gmt":"2024-03-25T17:00:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74611"},"modified":"2024-03-25T17:05:30","modified_gmt":"2024-03-25T17:05:30","slug":"395-milione-euro-shpenzime-te-portit-te-ri-tregtar-ne-tre-vjet-do-paguhen-nga-taksapaguesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/25\/395-milione-euro-shpenzime-te-portit-te-ri-tregtar-ne-tre-vjet-do-paguhen-nga-taksapaguesit\/","title":{"rendered":"395 milion\u00eb euro shpenzime t\u00eb Portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb tre vjet do paguhen nga taksapaguesit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Akti normativ i Buxhetit 2024: sa abuziv aq mashtrues<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ju var n\u00eb qaf\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb 395 milion\u00eb euro shpenzime t\u00eb Portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb tre vjet! \u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Komisioni Evropian kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebrise t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb ligjin e buxhetit me akt normativ, por t&#8217;ia n\u00ebnshtroj\u00eb ndryshimet e buxhetit procedurave t\u00eb rregullta parlamentare, pas debateve t\u00eb plota n\u00eb komisionet parlamentare, sepse perndryshe cenohet kredibiliteti dhe besueshmeria e buxhetit.<\/p>\n<p>Ne thelb ky akt normativ i sotem, per mua, shfaq dukshem dy ane te ndryshme; nje antivlere dhe nje vlere.<\/p>\n<p>Po e nis me ate vlere. Dua ta theksoj qe ne krye te heres: Po, mbeshtetja me fondin e garancise sovrane per fasonet eshte e drejte, megjithese shuma ketu duhet te ishte minimalisht dyfish sa ju keni menduar dhe kjo mbeshtetje duhej dhene me pare, duhej menduar qe ne projektbuxhetin e dhjetor 2023.<\/p>\n<p>E dyta, antivlera e ketij eshte qe, me kete akt normativ qe ju sillni, ne thelb eshte abuzues dhe konfirmon mashtrimin e madh qe qeveria e sektit Rama ligjeron sot nisjen e financimit nga Buxheti i Shtetit t\u00eb portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano, n\u00eb vler\u00ebn 9.8 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2024, 14.7 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2025 dhe 14.7 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KM-ja juaj, Lider Global, g\u00ebnjeu dy vite m\u00eb par\u00eb kur, duke lidhur kontrat\u00ebn abuzive t\u00eb projektit Durr\u00ebs Yachts &amp; Marina , deklaroi se porti i ri tregtar do t\u00eb nd\u00ebrtohej me zero fonde nga Buxheti i Shtetit, dhe e ka theksuar kryeministri ne kete salle.<\/p>\n<p>Me kete akt normativ, jan\u00eb gjithshejt 395 milion\u00eb euro n\u00eb tre vjet, q\u00eb ju ne fakt per shkak te nje vendimarrje te gabuar me zerimin e Portit te Vjeter te Durresit, ju ua hiqni fondeve p\u00ebr rritjen e pensioneve p\u00ebr t\u00eb 700 mij\u00eb pensionist\u00ebt, si dhe p\u00ebr shp\u00ebrblimin e shtres\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, qe nga informacioni para 1 viti e gjysem sipas deklarimeve t\u00eb vet\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financ\u00ebs, do t\u00eb duhen 30 vjet( informacioni eshte i pa updat-uar, sepse Ministria nuk i eshte pergjigjur me kerkeses sone, qe sa vite shkojne per demshperblimin e kesaj shtrese) .<\/p>\n<p>Ky akt normativ me keto 395 milion\u00eb eurot qe ju planifikoni ne keto 3 vite, te cilat, duhet t\u2019iu themi shqiptareve se jan\u00eb vet\u00ebm fillimi, pasi porti i ri tregtar n\u00eb Porto Romano, n\u00eb t\u00eb shtat\u00eb vitet e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 miliard\u00eb euro fonde, t\u00eb cilat do t\u00eb merren t\u00eb gjitha nga taksat tona, shtuar kesaj vlere, po ti shtojme dhe faturat e arbitrazhit, te cilat do paguhen ne te ardhmen per kontratat e prishura ne Portin e Durresit.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pasojat q\u00eb sjell ligji korruptiv klientelist dhe i qepur me dor\u00eb, p\u00ebr faljen e Portit 2700 vje\u00e7ar t\u00eb Durr\u00ebsit pa gar\u00eb dhe pa transparenc\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe fitimit qindra miliona euro t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs, t\u00eb fshehur n\u00eb projektin Durr\u00ebs Yachts &amp; Marina, te cilen per fat te keq ju si deputet te mazhorances e votuat, e konfirmuat me ngritje dore sic beni gjithmone, si notera te rendomte.<\/p>\n<p><strong><em>Buxheti 2024-buxhet i mashtrimeve seriale t\u00eb Ram\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Buxheti i Shtetit i vitit 2024 konfirmoi me p\u00ebrpikm\u00ebri disa mashtrime qe ju keni bere nder vite. N\u00eb garat zgjedhore t\u00eb viteve 2017 dhe 2021, sekti qeverises nuk rreshti se premtuari me pompozitet 5 p\u00ebrqind t\u00eb Prodhimit Komb\u00ebtar p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsine publike dhe 5 p\u00ebrqind t\u00eb Prodhimit Komb\u00ebtar p\u00ebr arsimin publik, por k\u00ebt\u00eb vit nuk dha as gjysm\u00ebn!<\/p>\n<p>Po ashtu, Sekti Rama po subvencionon bujq\u00ebsin\u00eb k\u00ebt\u00eb vit me fonde krejt\u00ebsisht t\u00eb pamjaftueshme, me vet\u00ebm 31.7 milion\u00eb euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fondet e Programit IPARD II t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb bllokuar.Ky bllokim eshte per shkak te nje hetimi mbi abuzimet qe ju si qeveri keni bere me fondet IPARD II, hetim i cili eshte ndermarre nga struktura OLAF, struktura investiguese e Bashkimit Europian. Dhe kujtoj ketu kur Maqedonia e Veriut fqinje, e krahasueshme me ne, ndoshta dhe me poshte, \u00a0p\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse dhe buxhetin, e ka mb\u00ebshtetjen p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Ju kete vit permes ndryshimit n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Tatimin mbi t\u00eb Ardhurat\u201d, renduat dhjetra mijera profesionist te lire ne Shqiperi, me nje shume 28 milion euro, me nje qellim te padukshem, por qe sot eshte krejt i qarte per krejt shqiptaret, t\u2019ju veshtiresoni sa te mundni jetesen dhe kesaj pjese te shoqerise qe fare mire futej dhe hynte tek shtresa e mesme e shoqerise, qe dhe kjo te vazhdoj me largimin, me emigrimin. Une mendoj qe ju shpopullimin, Rama, qeveria e sekti i tij e ka filozofi te tyre.<\/p>\n<p>Ju \u00a0k\u00ebt\u00eb vit talleni me t\u00eb 700 mij\u00eb pensionist\u00ebt e vendit, duke u dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 38 milion\u00eb euro per indeksim te tyre me inflacionin vjetor. Kjo shume e rrit pensionin me rreth 2.4 p\u00ebrqind, shifer e cila eshte ne vetvete\u00a0 m\u00eb pak se inflacioni vjetor 3 p\u00ebrqind qe ju nxirrni, inflacion q\u00eb vet\u00eb Buxheti ka parashikuar!<\/p>\n<p>Ju vijoni t\u00eb talleni edhe me d\u00ebmshp\u00ebrblimin financiar p\u00ebr ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht, pavaresisht se ne ishim ne nje situate shume konfuze kur kaloje projekt-buxheti, ne kundershtim edhe me direktivat politike te grupit parlamentar, une depozitova kerkesen qe te rritej vlera per demshperblimin e ish te perndjekurve politike.<\/p>\n<p>Kam kerkuar dhe jane te depozituara ne Kuvend edhe ndryshimet ne ligjin perkates, por ju ende vazhdoni me nje shifer fikse 11 milion\u00eb euro, dhe me keto ritme ju do vazhdoni 30 vjet, kur ndoshta dhe femijet e ish te perndjekurve politike nuk do kene mundesi fizikisht ti gezojne kete demshperblim, i cili eshte nje detyrim ligjor, kushtetues dhe i drejte. Ju kujtoj ketu qe n\u00eb vitin 2013 qeveria e Sali Berish\u00ebs ne nje vit dha 3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, ose 28 milion\u00eb euro me k\u00ebmbimin e sot\u00ebm, pra 2.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Une kam nje pyetje shume te thjesht, edhe per shkak te mbicmimit te lekut, mbicmim i cili teorikisht dhe praktikisht nga njerezit dihet, por nuk po shpjegohet; ju keni patur mundesi qe kete fond mos ta lini ne shifrat 10 milion euro apo 11, apo 12; Cfare ju pengon ju, qe ne keto ndryshime ne aktin-normativ apo qe ne buxhet ta parashikoni qe minimalisht te jete 30 milion euro ne vit, 50 milion euro ne vit, demshperblimi i kesaj shtrese? Ky eshte borxh, borxh qe ja ka shteti shqiptar, dhe cdo qeveri qe eshte ne drejtim te vendit eshte e detyruar ta shperblej.<\/p>\n<p>Edhe pse me nje suficit 7.4 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2023 apo me 2.8 miliard\u00eb lek\u00eb sufi\u00e7it p\u00ebr janarin 2024, ju ende nuk ndryshoni ne konceptet tuaja, ne politikat tuaja!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb 64 mij\u00eb familje ose mbi 250 mij\u00eb qytetar\u00eb, si dhe 161 mij\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar, q\u00eb nuk do t\u00eb marrin nj\u00eb qindark\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga sa marrin sot nga buxheti i Shtetit, madje ju keni nisur nje politike shume depresive, qe ne emer te verifikimit te kritereve, dhjetra, qindra prej ketyre personave me aftesi ndryshe apo me aftesi te kufizuar ju i nxirrni nga skema.<\/p>\n<p><strong><em>Buxheti 2024 ngop me para taksapaguesish vet\u00ebm oligark\u00ebt e PPP-ve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ne fakt ky buxhet 2024 nuk ka ndryshuar ne nje gje, ne filozofine tuaj per te ngopur me para taksapaguesish vetem oligarket e PPP-ve.<\/p>\n<p>Ju nuk i keni mbajtur premtimet per qytetaret, por ate mbeshtetjen per oligarket, per PPP-te, ju vazhdoni, nuk po hiqni dore. Nuk ka rendesi per ju edhe nese jane hapur procese hetimore, procese gjyqesore per koncesione te caktuara, buxheti i shtetit vijon pagesat e majme per to. Eshte pergjegjesia e qeverise te gjente rrugen, te gjente formulen.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr vitin 2024, ju do jepni nga parat\u00eb e taksapaguesve 134 milion\u00eb euro p\u00ebr 10 kontratat PPP. K\u00ebto 10 kontrata PPP do t\u00eb marrin tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde nga sa sekti Rama u jep t\u00eb 64 mij\u00eb familjeve n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike!<\/p>\n<p>Keni dhe dicka tjeter tek ky akt normativ, shtoni taskforcat. Ne thelb shtimi i ketyre njerezve dhe ketyre strukturave, sepse ju i keni strukturat aktuale, por ju e beni sepse eshte rritur shume numri i patronazhisteve dhe ndoshta ekspert te sigurise po te bejne studime keto vite apo vite me vone, do arrijne ne nje konkluzion qe ju me skemen e patronazhisteve ja keni kaluar dhe skemes kriminale te ish-Sigurimit te Shtetit, te Mehmet Shehut, te Enver Hoxhes, te Kadri Azbiut.Ju jeni futur ne poret, ne shtepite e njerezve, ne hallet e njerezve me te gjitha mjetet, me kulac, me kerbac, me korruptime, me denime, me ndeshkime.<\/p>\n<p>Ju po kenaqni vetem veten tuaj, oligarket tuaj.<\/p>\n<p>Ju dhe KM-ja juaj vazhdon vetem me dy filozofi, me dy postulate te Luigjit te 14-te: \u201cShteti, jam une\u201d, \u201c Mbas meje (mbas Rames), u befte kiameti\u201d.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Juve ne politikat tuaja nuk i interesojn\u00eb braktisja masive e vendit, ekonomia reale dhe problemet e saj akute t\u00eb biznesit t\u00eb vog\u00ebl dhe profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pensionist\u00ebve, shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Rama sheh dhe k\u00ebnaq vet\u00ebm oligark\u00ebt e vet, nd\u00ebrsa flet gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr objektivat e Shqip\u00ebris\u00eb 2030, me deviz\u00ebn e Luigjit t\u00eb 14-t\u00eb, \u201c<em>Pas meje u b\u00ebft\u00eb kiameti<\/em>!(n\u00eb fr\u00ebngjisht, \u201d<em>Apres moi, le deluge!<\/em>\u201d).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ Akti normativ i Buxhetit 2024: sa abuziv aq mashtrues Ju var n\u00eb qaf\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb 395 milion\u00eb euro shpenzime t\u00eb Portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb tre vjet! \u00a0 Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Komisioni Evropian kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebrise t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb ligjin e buxhetit me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74611\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}