{"id":74836,"date":"2024-03-27T18:59:07","date_gmt":"2024-03-27T18:59:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74836"},"modified":"2024-03-27T18:59:07","modified_gmt":"2024-03-27T18:59:07","slug":"voa-komiteti-i-helsinkit-shqetesim-per-hetimin-e-paket-te-krimeve-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/27\/voa-komiteti-i-helsinkit-shqetesim-per-hetimin-e-paket-te-krimeve-zgjedhore\/","title":{"rendered":"VOA: Komiteti i Helsinkit shqet\u00ebsim p\u00ebr hetimin e pak\u00ebt t\u00eb krimeve zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilirjan Agolli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Komiteti i Helsinkit publikoi nj\u00eb raport mbi krimet zgjedhore n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, ku del se ato hetohen pak, dhe se pjesa d\u00ebrrmuese e denoncimeve mbyllen pa nisur hetime.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari zgjedhore \u00ebsht\u00eb vepra penale m\u00eb shum\u00eb e denoncuar, por edhe m\u00eb pak e nd\u00ebshkuara, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, theksuan autor\u00ebt e raportit.<\/p>\n<p>Veprimtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebr fushata zgjedhore dhe shpresojn\u00eb q\u00eb SPAK-u t\u2019i jap\u00eb fund k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin mbi krimet zgjedhore n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, q\u00eb p\u00ebrfshin vitet 2016-22, thuhet se jan\u00eb denoncuar 218 raste, por vet\u00ebm 21 p\u00ebr qind e tyre jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrsa 79 p\u00ebr qind t\u00eb tjera ndalen me vendime mosfillimi, ose me pushim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Denoncuesit kryesor\u00eb jan\u00eb partit\u00eb politike, policia dhe zyrtar\u00eb publik\u00eb, por nga studimi theksohet se vet\u00ebm 5 p\u00ebr qind e \u00e7\u00ebshtjeve zjedhore hetohen me nism\u00ebn e vet prokuroris\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebm n\u00eb 2 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve kallzues jan\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Tre veprat m\u00eb t\u00eb denoncuara jan\u00eb korrupsioni aktiv n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore, si dhe falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e raportit theksuan se denoncimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb nuk hetohen sa duhet. Drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, Erida Sk\u00ebndaj, thot\u00eb se hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>\u2018Jan\u00eb rreth 12 funksionar\u00eb publik\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb denoncuar, por shum\u00eb pak t\u00eb hetuar. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr zyrtar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb publik, pra k\u00ebta shtetas nuk jan\u00eb hetuar, dhe asnj\u00eb prej zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb studim nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebrgimi \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00eb\u2019, tha zonja Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim p\u00ebr autor\u00ebt e studimit mbetet mbyllja e 1\/3 s\u00eb denoncimeve me mosfillim t\u00eb hetimeve, n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe pas 5 muajsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb verifikimet e duhura n\u00ebse duhet nisur apo jo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Po aq shqet\u00ebsuese p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe tejzgjatja artificiale e afateve hetimore, n\u00eb ndonj\u00eb rast deri 4 vite.<\/p>\n<p>Qendra studimore Open Data Albania, sheh me shqet\u00ebsim keqp\u00ebrdorimin e fondeve publike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb shumic\u00ebs socialiste, duke nisur nga buxheti, shpr\u00ebndarje fondesh e grantesh individuale, q\u00eb shp\u00ebrndahen para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Drejtuesja e saj, Aranita Brahaj, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se institucionet ende kan\u00eb nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me kompetencat e tyre n\u00eb hetimin e krimeve zgjedhore, q\u00eb ia kalojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr v\u00ebrehet se opozita hetohet m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt m\u00eb pak.<\/p>\n<p>\u2018\u00c7udit\u00ebrisht jan\u00eb investiguar m\u00eb me kujdes, jan\u00eb survejuar, jan\u00eb p\u00ebrshtatur dosjet t\u00eb cilat kan\u00eb patur si subjekt persona q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, por jo persona q\u00eb jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Aranita Zgjedhjet mbeten problematike p\u00ebr vendin, kur gara e barabart\u00eb \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ku ndikimi i paras\u00eb s\u00eb pis\u00ebt n\u00eb procese zgjedhore \u00ebsht\u00eb e dukshme, kur nga ana tjet\u00ebr edhe paraja publike keqp\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime elektorale\u2019, tha zonja Brahaj.<\/p>\n<p>Prokuroria pohon nga ana e saj se e ka zgjeruar pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hetuar veprat penale q\u00eb prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Olsian \u00c7ela, thot\u00eb se gjat\u00eb vitit 2022 u regjistruan 26 procedime penale, me 60 t\u00eb pandehur, nga t\u00eb cilat 3 u d\u00ebrguan n\u00eb gjykat\u00eb dhe u d\u00ebnuan 14 t\u00eb pandehur, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2023 u regjistruan 25 procedime penale me 19 t\u00eb pandehur, nga t\u00eb cilat u d\u00ebrguan p\u00ebr gjykim 2 prej tyre me 14 t\u00eb pandehur dhe jan\u00eb d\u00ebnuar 2 prej tyre. Edhe n\u00eb statistikat e prokuroris\u00eb mbizot\u00ebron p\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore<\/p>\n<p>\u2018Sipas veprave penale, rezulton se pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb procedimeve t\u00eb regjistruara e p\u00ebrb\u00ebn vepra penale \u2018P\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb regjistruar 8 procedime penale dhe 6 t\u00eb pandehur; p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga \u2018Votimi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb ose pa u identifikuar\u2019, tha zoti \u00c7ela.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i funksionit publik renditet nd\u00ebr veprat penale m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebnuara n\u00eb gjykat\u00eb. Dukuri t\u00eb ngjashme shihen edhe n\u00eb raportin tjet\u00ebr t\u00eb KSH mbi hetimin e krimit zgjedhor n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p>Organizata Q\u00ebndresa Qytetare i k\u00ebrkoi dje Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr krimit t\u00eb Organizar dhe Korrupsionit t\u00eb hetoj\u00eb shkeljet e dyshuara nga 22 kryetar\u00eb bashkish gjat\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, q\u00eb parashikohen si shp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs, dhe si p\u00ebrdorim i funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i k\u00ebsaj organizate, Migen Qiraxhi, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, se nga denoncimet e tyre n\u00eb KQZ jan\u00eb gjobitur 20 zyrtar\u00eb, por k\u00ebto d\u00ebnime jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga ana financiare dhe nuk kan\u00eb frenuar dukurin\u00eb as karrierat e tyre.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb shum\u00eb raste ne kemi par\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit nga KQZ-ja jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb dy ose tre her\u00eb. Ndaj ne iu drejtuam SPAK-ut, duke i referuar 22 kryetar\u00eb dhe ish kryetar\u00eb bashkie, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sanksionuar nga KQZ-ja, por n\u00eb analiz\u00ebn ton\u00eb ligjore, q\u00eb ia vum\u00eb n\u00eb dispozicion SPAK-ut, kemi konsideruar q\u00eb ata kan\u00eb kryer edhe vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs si dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb funksionit publik p\u00ebr veprimtari politike ose zgjedhore\u2019, thot\u00eb zoti Qiraxhi.<\/p>\n<p>Veprimtar\u00ebt besojn\u00eb SPAK-u se ky institucion i ri do t\u00eb p\u00ebrballet me krimin e organizuar dhe zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar, po ashtu n\u00eb proceset zgjedhore, duke siguruar zgjedhje me integritet, dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrdorimit n\u00eb fushata partiake t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb shtetit, pasuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilirjan Agolli N\u00eb Tiran\u00eb, Komiteti i Helsinkit publikoi nj\u00eb raport mbi krimet zgjedhore n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, ku del se ato hetohen pak, dhe se pjesa d\u00ebrrmuese e denoncimeve mbyllen pa nisur hetime. P\u00ebrdorimi i funksionit publik p\u00ebr veprimtari zgjedhore \u00ebsht\u00eb vepra penale m\u00eb shum\u00eb e denoncuar, por edhe m\u00eb pak e nd\u00ebshkuara, sidomos &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74836","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}