{"id":74955,"date":"2024-03-28T15:55:06","date_gmt":"2024-03-28T15:55:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=74955"},"modified":"2024-03-28T15:55:06","modified_gmt":"2024-03-28T15:55:06","slug":"dosja-e-trafikut-te-kokaines-te-olsi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/28\/dosja-e-trafikut-te-kokaines-te-olsi-rames\/","title":{"rendered":"Dosja e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb Olsi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Bardhi: Prokuroria hapi nj\u00eb dosje sekrete paralele p\u00ebr t\u00eb hetuar nj\u00eb 45 vje\u00e7ar t\u00eb paidentifikuar me em\u00ebr, q\u00eb ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb si Olsi Rama dhe trafikant\u00ebt e drog\u00ebs.<br \/>\nBardhi: B\u00ebhen publike 10 provat e p\u00ebrfshirjes s\u00eb Olsi Ram\u00ebs n\u00eb laboratorin e kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb.<br \/>\nBardhi: Olsi Rama p\u00ebrdorues i automjetit me targ\u00eb AA653DM.<\/p>\n<p>Bardhi: Prokuroria t\u00eb rihap\u00eb hetimin p\u00ebr rolin e Olsi Ram\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e laboratorit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb. <\/p>\n<p>Bardhi: Edi Rama ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb: \u00c7far\u00eb b\u00ebnte i v\u00ebllai me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb, e cila u p\u00ebrdori nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga organizata kriminale e trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb?<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD, GAZMENT BARDHI<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, b\u00ebra t\u00eb njohur faktin se disponoj prova q\u00eb e lidhin Olsi Ram\u00ebn, v\u00ebllan\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me organizat\u00ebn kriminale t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, organizat\u00eb kjo e zbuluar 10 vite m\u00eb par\u00eb nga organet ligjzbatuese gjermane.<\/p>\n<p>K\u00ebto prova faktojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb qeveri demokratike, por sundohet nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr i marr\u00eb peng nga organizatat kriminale t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsimi m\u00eb i but\u00eb q\u00eb munda t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Sepse faktet q\u00eb do t\u00eb prezatoj sot mund ta b\u00ebjn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor apo n\u00eb aleanc\u00eb me k\u00ebto organizata t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u201cXibraka\u201d \u00ebsht\u00eb modeli i r\u00ebnies s\u00eb shtetit dhe i ngritjes s\u00eb krimit. Ishte laboratori i par\u00eb i kokain\u00ebs q\u00eb zbulohej n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm 1 vit pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju kujtohet besoj, zbulimi i laboratorit t\u00eb  kokain\u00ebs nuk ishte nj\u00eb vep\u00ebr e policis\u00eb shqiptare. Megjith\u00ebse n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb hapur, me aktivitet t\u00eb pazakont\u00eb, as policia jon\u00eb, as sh\u00ebrbimi yn\u00eb sekret, n\u00ebn komand\u00ebn e kryeministrit, nuk kishin asnj\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Sinjalizimi erdhi nga Prokuroria gjermane n\u00eb Hanover, e cila kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale t\u00eb Genci Xhixh\u00ebs dhe planeve p\u00ebr t\u00eb trafikuar kokain\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas sinjalizimit nga Gjermania, policia shqiptare zbuloi n\u00eb N\u00ebntor 2014 laboratorin e kokain\u00ebs, l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e kokain\u00ebs dhe arrestoi 9 persona. Nj\u00eb aksion i madh, q\u00eb d\u00ebshtoi t\u00eb arrestoj\u00eb kreun e organizat\u00ebs, Genci Xhixha, i cili u kthye nga rruga dit\u00ebn e operacionit t\u00eb arrestimit.  <\/p>\n<p>Sa p\u00ebr rifreskim t\u00eb kujtes\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit mor\u00ebn d\u00ebnime minimale dhe jan\u00eb prej vitesh qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Nd\u00ebrsa Genci Xhixha, nuk u gjend asnj\u00ebher\u00eb nga policia shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe ka nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i organizat\u00ebs q\u00eb trafikonte kokain\u00eb nga Kolumbia n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta tregtuar n\u00eb Gjermani, ishte mik i Olsi Ram\u00ebs, v\u00ebllait t\u00eb kryeministrit, Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ju i keni d\u00ebgjuar nd\u00ebr vite, por sot nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb akuza politike apo p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb, si\u00e7 i p\u00eblqen Edi Ram\u00ebs t\u00eb quaj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb implikon pushtetin apo familjar\u00eb t\u00eb tij me krimin.  <\/p>\n<p>Un\u00eb sot jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb fakte q\u00eb gjenden n\u00eb dosjen penale t\u00eb Xibrak\u00ebs. Fakte dhe rrethana q\u00eb nuk u hetuan asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb plota, megjith\u00ebse ekzistonte, t\u00eb pakt\u00ebn deri para disa vitesh, nj\u00eb dosje hetimore paralele sekrete me dosjen e Xibrak\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte dhe rrethana q\u00eb gjenden n\u00eb dosjen e hetuar keq nga prokuroria e koh\u00ebs, provojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e besimit mes kryetrafikantit t\u00eb arratisur t\u00eb drog\u00ebs s\u00eb Xibrak\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>L\u00eb t\u00eb vijm\u00eb tek faktet, t\u00eb cilat, dua ta theksoj, jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb dosjen penale, jan\u00eb zyrtare, nuk jan\u00eb akuza politike.<\/p>\n<p>Prokuroria n\u00eb Mars 2016, pasi ka identifikuar t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb, ka d\u00ebshtuar t\u00eb identifikoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person, t\u00eb cilin e quan \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtorin e paidentifikuar\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ka hapur nj\u00eb procedim t\u00eb vecuar penal, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb identitetin e tij, q\u00eb n\u00eb fakt e la n\u00eb harres\u00eb dhe nuk e gjeti kurr\u00eb.<\/p>\n<p>FAKTI 1 \u2013 DOKUMENTI I PROKURORIS\u00cb S\u00cb KRIMEVE T\u00cb R\u00cbNDA P\u00cbR NDARJEN E \u00c7\u00cbSHTJES.<\/p>\n<p>Pra, sipas dosjes penale policia ka identifikuar \u00e7do person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb personi q\u00eb shoq\u00ebrohej me drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb grupit. Ajo i di pamjen personit, i di fiks mosh\u00ebn, por nuk i ka gjetur dot emrin!<\/p>\n<p>Ky person i paidentifikuar nga policia, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara operacionit p\u00ebr arrestimin e grupit, pra m\u00eb 13 janar 2015, ka qen\u00eb prezent n\u00eb baz\u00ebn e grupit kriminal, n\u00eb nj\u00eb nga zonat e Tiran\u00ebs, s\u00ebbashku me drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb grupit kriminal. Nga raportet e sh\u00ebrbimit t\u00eb grupeve policore t\u00eb v\u00ebzhgimit personi pa em\u00ebr  p\u00ebrshkruhet, po citoj: \u201cpersoni i mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 me flok\u00eb t\u00eb shkurtra\u201d, p\u00ebrdorues automjetit me targa AA653DM.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i kryeministrit Edi Rama \u00ebsht\u00eb i dat\u00eblindjes 09.09.1969 dhe n\u00eb vitin 2014-2015 ka qen\u00eb ekzakt\u00ebsisht 45 vje\u00e7. Por do t\u00eb ishte qesharake t\u00eb akuzosh dik\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe t\u00eb pamjes.<\/p>\n<p>Nuk do ta b\u00ebja n\u00ebse nuk do t\u00eb disponoja t\u00eb dh\u00ebna se Olsi Rama, sipas provave t\u00eb sistemit TIMS, \u00ebsht\u00eb ekzakt\u00ebsisht p\u00ebrdorues i automjetit me targa AA653DM.<\/p>\n<p>FAKT 2 \u2013 FOTO E TIMS-IT T\u00cb OLSIT DHE GRUPIT ME AA653DM.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, v\u00ebllai i kryeministrit dhe an\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb grupit kriminal t\u00eb Xibrak\u00ebs, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kan\u00eb p\u00ebrdorur disa her\u00eb, s\u00eb bashku dhe ve\u00e7 e ve\u00e7, automjetin me targa AA653DM.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs Prill \u2013 Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani p\u00ebr ngritjen e laboratorit t\u00eb kokain\u00ebs, automjeti me targa AA653DM \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr hyrje-dalje nga Shqip\u00ebria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (an\u00ebtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (an\u00ebtar i grupit kriminal). E nd\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb identifikuar nga Policia, duke p\u00ebrshkruar edhe automjetet me t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb l\u00ebvizur gjat\u00eb takimit me grupin kriminal n\u00eb baz\u00ebn e tyre n\u00eb Tiran\u00eb, 45 vjecari, p\u00ebrdorues i automjetit me targa AA653DM nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar me em\u00ebr. Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin n\u00eb dosje mosh\u00ebn fikse t\u00eb personit, por jo emrin!<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i nj\u00eb automjeti nga i nj\u00ebjti grup personash, tregon nd\u00ebr t\u00eb tjera besimin dhe miq\u00ebsin\u00eb e ngusht\u00eb q\u00eb kan\u00eb kat\u00ebr personat e sip\u00ebrcituar me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe me koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00ebndrimi nga muaji Tetor 2014, n\u00eb muajin Janar 2015, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtrihet periudha e p\u00ebrgatitjes deri n\u00eb finalizimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. <\/p>\n<p>TIMS provon se nga 18 udh\u00ebtime me hyrje-dalje jasht\u00eb vendit, t\u00eb automjetit me targ\u00ebn AA653DM, n\u00eb 7 raste automjeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej Olsi Ram\u00ebs dhe her\u00ebt e tjera nga treshja e narko-organizat\u00ebs, Genci Xhixha, Ermal Hoxha, Gentjan Gjonaj. <\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr 10 vite me radh\u00eb, policia dhe prokuroria kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb identifikojn\u00eb zyrtarisht t\u00eb vetmin person t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb grupit kriminal, q\u00eb kryente takime me ta n\u00eb baz\u00ebn e tyre sekrete n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrdorte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb si ata dhe me ata, ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mosh\u00eb dhe pamje me Olsi Ram\u00ebn, i cili faktohet se p\u00ebrdor edhe ky t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb si grupi kriminal dhe 45 vje\u00e7ari i paidentifikuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, policia dhe prokuroria nuk zbuluan kurr\u00eb dhe nuk arrestuan kurr\u00eb kreun e organizat\u00ebs, Genci Xhixh\u00ebn, i cili u arratis nga Shqip\u00ebria n\u00eb 14 Janar. Nj\u00eb dat\u00eb kjo q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrkim tjet\u00ebr shum\u00eb interesant n\u00eb TIMS.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e operacionit, kur kryetrafikanti Xhixha kthehet  nga rruga q\u00eb kishte nisur me drejtim Elbasanin, pasi u njoftua paraprakisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Laborator, Olsi Rama \u00ebsht\u00eb rregjistruar duke dal\u00eb nga kufiri n\u00eb Morin\u00eb pasdite, rreth 40 minuta pas kryerjes s\u00eb arrestimeve n\u00eb Xibrak\u00eb. Makina me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonte, jasht\u00eb cdo rregulli nuk \u00ebsht\u00eb rregjistruar n\u00eb sistemin TIMS, duke l\u00ebn\u00eb \u00e7do dyshim hapur se ai mund t\u00eb ket\u00eb nxjerr\u00eb Genci Xhixh\u00ebn jasht\u00eb kufirit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb rast\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb grup kriminal q\u00eb ka planifikuar me detaje trafikimin e drog\u00ebs nga Kolumbia, ngritjen e laboratorit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb Gjermani. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb rast\u00ebsi shoq\u00ebrimi me v\u00ebllan\u00eb e kryeministrit dhe p\u00ebrdorimi prej tyre i t\u00eb nj\u00ebjtit automjet n\u00eb koh\u00ebn e planifikimit dhe ekzekutimit t\u00eb planit p\u00ebr trafikimin e drog\u00ebs. Madje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pak m\u00eb specifik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet \u00e7do hamend\u00ebsim p\u00ebr rast\u00ebsi. Makina me targ\u00ebn AA653DM nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb Olsi Rama ka p\u00ebrdorur bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e grupit kriminal. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb gjithashtu se ato bashk\u00ebrisht p\u00ebrdorin edhe automjetet me targa AA393FJ dhe AA030LA.<\/p>\n<p>Por pa i hyr\u00eb edhe k\u00ebtyre detajeve t\u00eb tjera, q\u00eb i kam leht\u00ebsisht t\u00eb provueshme, sot, qytetar\u00ebt duan t\u00eb din\u00eb pa vones\u00eb nga SPAK-u se \u00e7far\u00eb fati ka p\u00ebsuar dosja e ve\u00e7uar sekrete me personin e paidentifikuar nga policia, q\u00eb ka t\u00eb gjitha ngjashm\u00ebrit\u00eb me Olsi Ram\u00ebn.  <\/p>\n<p>Jan\u00eb kaq shum\u00eb fakte, rrethana dhe indicie n\u00eb dosjen e hetuar keq t\u00eb prokuroris\u00eb, saq\u00eb drejt\u00ebsia ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb rihap\u00eb dosjen menj\u00ebher\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e TIMS-it q\u00eb un\u00eb publikova sot, do t\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb rihapur hetimin e kokain\u00ebs s\u00eb Xibrak\u00ebs, lidhjet e Olsi Ram\u00ebs me grupin kriminal dhe p\u00ebrfshirjen ose jo t\u00eb tij n\u00eb organizat\u00ebn e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>10 faktet dhe \u201crast\u00ebsit\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse\u201d q\u00eb provojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e Olsi Ram\u00ebs n\u00eb dosjen \u201cXibraka\u201d jan\u00eb:<\/p>\n<p>Prokuroria dhe gjykata shqiptare kan\u00eb pranuar se personat e d\u00ebnuar (9 shtetas\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 7 shqiptar\u00eb dhe 2 kolumbian) nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit persona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale. N\u00eb dat\u00ebn 08.03.2016 Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ka ndar\u00eb procedimin p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e paidentifikuar\u201d duke e em\u00ebrtuar me nr. 335\/1 t\u00eb procedimit, p\u00ebr t\u00eb cilin ka vler\u00ebsuar se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb tjera lidhur me identifikimin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt hetimet duhet t\u00eb vazhdonin.<br \/>\nN\u00eb shumic\u00ebn e raporteve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb grupeve policore t\u00eb v\u00ebzhgimit, ku rezulton t\u00eb jen\u00eb identifikuar t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb, evidentohet githmon\u00eb nj\u00eb person i paidentifikuar q\u00eb p\u00ebrshkruhet si \u201cpersoni i mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 me flok\u00eb t\u00eb shkurta\u201d. Olsi Rama, v\u00ebllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur m\u00eb 09.09.1969 dhe n\u00eb periudh\u00ebn Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qen\u00eb 45 vje\u00e7. Nga pamja e fotografis\u00eb s\u00eb tij rezulton gjithashtu se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person \u201cme flok\u00eb t\u00eb shkurtra\u201d.<br \/>\nN\u00eb takimin e dat\u00ebs 13.01.2015 me pothuajse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e grupit kriminal, \u201cpersoni i mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 me flok\u00eb t\u00eb shkurta\u201d, q\u00eb ka mbetur i paidentifikuar, ka qen\u00eb p\u00ebrdorues i automjetit me targa AA653DM.<br \/>\nNga t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i automjetit me targa AA653DM.<br \/>\nAutomjeti me targa AA653DM, n\u00eb drejtimin e t\u00eb cilit ishte an\u00ebtari i paidentifikuar dhe q\u00eb cil\u00ebsohet si \u201cpersoni i mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 me flok\u00eb t\u00eb shkurtra\u201d, rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga pjesa tjet\u00ebr e drejtuesve t\u00eb grupit kriminal, ku p\u00ebrfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxh\u00ebn dhe Gentian Gjonaj.<br \/>\nPra, automjeti me targa AA653DM, q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 13.01.2015 n\u00eb takimin e organizuar mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cil\u00ebsuar si \u201cpersoni i mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 me flok\u00eb t\u00eb shkurtra\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs Prill \u2013 Dhjetor 2014, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr hyrje-dalje nga Shqip\u00ebria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (an\u00ebtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (an\u00ebtar i grupit kriminal).<br \/>\nP\u00ebrdorimi i t\u00eb nj\u00ebjtit automjet m\u00eb s\u00eb paku provon nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb konsoliduar mes Olsi Ram\u00ebs dhe personave drejtues t\u00eb organizat\u00ebs si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.<br \/>\nDyshimi i hetuesve shqiptar ka qen\u00eb se Genci Xhixha \u00ebsht\u00eb njoftuar paraprakisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e arrestimit dhe \u00ebsht\u00eb larguar nga territori shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale m\u00eb dat\u00eb 14 Janar 2015. V\u00ebllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS t\u00eb ket\u00eb dat\u00eb nga Shqip\u00ebria m\u00eb dat\u00eb 14 Janar 2015, n\u00eb or\u00ebn 15.38 min, nga pika e kalimit t\u00eb kufirit \u201cMorin\u00eb\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, me nj\u00eb automjet q\u00eb rezulton \u00e7udit\u00ebrisht si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr i paregjistruar n\u00eb sistem.<br \/>\nNga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe me koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00ebndrimi nga muaji Tetor 2014-n\u00eb muajin Janar 2015, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtrihet periudha e p\u00ebrgatitjes deri n\u00eb finalizimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<br \/>\nNga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se v\u00ebllai i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Olsi Rama, ka dal\u00eb jasht\u00eb territorit shqiptar, me date 07\/11\/2014, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara mb\u00ebrritjes n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, t\u00eb cil\u00ebt me njohurit\u00eb e tyre kimike b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur fillimin e procesit t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb kokain\u00ebs. Sipas gjykat\u00ebs shqiptare rezulton se nj\u00eb person i paidentifikuar, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb tyre n\u00eb dat\u00ebn 08\/11\/2014.<br \/>\nNuk ka m\u00eb vend p\u00ebr vonesa, zvarritje apo fshehje p\u00ebr t\u00eb hetuar rolin e Olsi Ram\u00ebs n\u00eb organizat\u00ebn e trafikut t\u00eb drog\u00ebs s\u00eb Xibrak\u00ebs. Prandaj thirrja ime sot shkon p\u00ebr drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani, na provoni q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka persona t\u00eb papreksh\u00ebm, q\u00eb hetohet dhe vihet p\u00ebrpara p\u00ebrgjegjesis\u00eb cilido, qoft\u00eb ky edhe v\u00ebllai i Kryeministrit. Prova \u00ebsht\u00eb para jush, prova \u00ebsht\u00eb kjo dosje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Edi Ram\u00ebn kam nj\u00eb pyetje:<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e lidhte Olsi Ram\u00ebn me kreun e narko-organizat\u00ebs dhe pse krer\u00ebt e organizat\u00ebs, bashk\u00eb me v\u00ebllain tuaj Olsi Ram\u00ebn p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin automjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb planifikimit dhe ngritjes s\u00eb laboratorit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb? <\/p>\n<p>Kur foli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Edi Rama nuk dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebrdori gjuh\u00eb fyese ndaj meje, por nuk u mor me thelbin e \u00e7\u00ebshtjes: \u00c7far\u00eb b\u00ebn i v\u00ebllai me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale e trafikut t\u00eb drog\u00ebs?<\/p>\n<p>Uroj q\u00eb sot t\u00eb mos u ik\u00eb fakteve.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb shprehje q\u00eb thot\u00eb se e v\u00ebrteta t\u00eb jep lirin\u00eb, por m\u00eb par\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh i mjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb kryeministri t\u00eb provoj\u00eb mjerimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7lirohet nga pengmarrja e narkotrafikut! Kjo do t\u00eb ishte vepra m\u00eb e mir\u00eb e tij!<\/p>\n<p>Ndoshta e vetmja vep\u00ebr e mir\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebto 11 vjet, n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bardhi: Prokuroria hapi nj\u00eb dosje sekrete paralele p\u00ebr t\u00eb hetuar nj\u00eb 45 vje\u00e7ar t\u00eb paidentifikuar me em\u00ebr, q\u00eb ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb si Olsi Rama dhe trafikant\u00ebt e drog\u00ebs. Bardhi: B\u00ebhen publike 10 provat e p\u00ebrfshirjes s\u00eb Olsi Ram\u00ebs n\u00eb laboratorin e kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb. Bardhi: Olsi Rama p\u00ebrdorues i automjetit me targ\u00eb AA653DM. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-74955","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74955\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}