{"id":75241,"date":"2024-04-01T09:57:14","date_gmt":"2024-04-01T09:57:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75241"},"modified":"2024-04-01T09:58:07","modified_gmt":"2024-04-01T09:58:07","slug":"peshkatari-i-zgjuar-dhe-xhindi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/01\/peshkatari-i-zgjuar-dhe-xhindi\/","title":{"rendered":"Peshkatari i zgjuar dhe Xhindi"},"content":{"rendered":"<p>(Arabe)<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-73107\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-300x300.png\" alt=\"\" width=\"182\" height=\"182\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-300x300.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-150x150.png 150w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic.png 312w\" sizes=\"auto, (max-width: 182px) 100vw, 182px\" \/><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu:<\/strong><br \/>\n<strong>Agim Xh. D\u00ebshnica\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jetonte dikur nj\u00eb peshkatar shum\u00eb i varf\u00ebr me gruan, dy \u00e7upat dhe nj\u00eb \u00e7un. Sado punonte i gjori nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb mbr\u00ebmje, mezi e ushqente veten dhe familjen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb, pa zbardhur dita mir\u00eb, kur h\u00ebna dukej ende lart, me rrjet\u00ebn n\u00eb krah, ai mori udh\u00ebn nga qyteti p\u00ebr n\u00eb det. Sa doli n\u00eb breg, b\u00ebri p\u00ebrpara duke ecur p\u00ebrmes ujit, v\u00ebrviti rrjet\u00ebn sip\u00ebr val\u00ebve dhe priti sa ajo u hap e u zhyt. Pas pak, mblodhi litarin dhe filloi ta t\u00ebrhiqte duke gul\u00e7uar. Hiq e t\u00ebrhiq, hiq e t\u00ebrhiq, e m\u00eb n\u00eb fund e hodhi n\u00eb breg. i g\u00ebzuar porsi f\u00ebmij\u00eb, vrapoi ta hapte. \u00c7\u2018t\u00eb shihte! Tek rrjeta e hapur sa gjat\u00eb e gjer\u00eb i zun\u00eb syt\u00eb nj\u00eb qyp t\u00eb madh, por brenda nuk kishte asgj\u00eb. I d\u00ebshp\u00ebruar, se gjith\u00eb puna e mundi i shkuan kot, tha me vete se ai ishte v\u00ebrtet nj\u00eb gjah i \u00e7uditsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, iu fal Zotit, pastroi e ndreqi rrjet\u00ebn, pastaj e nderi t\u00eb thahej n\u00eb diell. Pas ca, u fut prap\u00eb n\u00eb uj\u00eb, b\u00ebri disa hapa, e hodhi m\u00eb thell\u00eb dhe priti sa rrjeta u zhyt. Si kaloi nj\u00ebfar\u00eb kohe, e t\u00ebrhoqi dhe doli tok me t\u00eb n\u00eb breg. Kur e hapi, iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot, se pa brenda saj nj\u00eb goxha k\u00ebrcu t\u00eb kalbur.<\/p>\n<p>\u201eSot, qenka nj\u00eb dit\u00eb e \u00e7uditshme!\u201c &#8211; p\u00ebrs\u00ebriti. E nderi prap\u00eb rrjet\u00ebn t\u00eb thahej e iu fal Zotit.\u00a0 Dhe kur rrjeta u tha, e hodhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb uj\u00eb. Priti sa ajo u zhyt dhe, kur e t\u00ebrhoqi n\u00eb breg, pa se n\u00eb rrjet\u00eb kishin ngecur shishe t\u00eb thyera dhe gur\u00eb me myshk. I gjori peshkatar, duke u qar\u00eb p\u00ebr fatin e tij t\u00eb zi, ngriti syt\u00eb drejt qiellit dhe u lut:<\/p>\n<p>\u201eO Allah! Vet\u00ebm Ju ma dini hallin tim! Tani do ta hedh rrjet\u00ebn n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Me kaq puna ime mbaron. T\u00eb b\u00ebj rixha, o Allah i pashoq, thuaj detit t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb!\u201c<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kur e t\u00ebrhoqi rrjet\u00ebn, nuk mundi ta l\u00ebvizte aspak. Mesa kuptoi, brenda saj duhej t\u00eb ishte di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb, ndoshta ndonj\u00eb ark\u00eb me florinj.\u00a0 E zhyti at\u00eb prap\u00eb n\u00eb uj\u00eb dhe punoi me ngulm, tund e shkund p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, deri sa e nxori zvarr\u00eb n\u00eb breg. Kur e hapi, pa nj\u00eb qyp prej tunxhi t\u00eb mbyllur me tap\u00eb. U g\u00ebzua aq shum\u00eb sa nisi t\u00eb fliste si n\u00ebp\u00ebr gjum\u00eb: \u201eK\u00ebt\u00eb qyp do ta shes n\u00eb pazar e do t\u00eb marr\u00eb shum\u00eb para!\u201c<\/p>\n<p>Dhe u mundua ta t\u00ebrhiqte gjat\u00eb bregut, por qypi ishte aq i r\u00ebnd\u00eb, sa nuk mundi as ta l\u00ebvizte nga vendi. At\u00ebher\u00eb mendoi t\u2019i hiqte tap\u00ebn, ta pastronte p\u00ebr ta leht\u00ebsuar, duke derdhur jasht\u00eb sendet, q\u00eb kishte brenda. Iu desh t\u00eb p\u00ebrdorte thik\u00ebn e, m\u00eb n\u00eb fund, e shqiti tap\u00ebn. E m\u00ebnjanoi qypin pak, duke e rrotulluar, por, p\u00ebr \u00e7udi, nga ai nuk doli asgj\u00eb. Mbeti goj\u00ebhapur e i shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pas pak, papritur nga qypi u shp\u00ebrnda p\u00ebrpjet\u00eb nj\u00eb tym i zi si re e madhe dhe u ngrit lart e m\u00eb lart, saq\u00eb e err\u00ebsoi dit\u00ebn. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tymi vazhdoi t\u00eb dilte nga qypi, derisa u mblodh dhe mori trajt\u00ebn e nj\u00eb xhindi me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb tok\u00eb e kok\u00ebn n\u00eb re. U duk si kala me goj\u00ebn si shpell\u00eb e me dh\u00ebmb\u00ebt e m\u00ebdhenj &#8211; \u00e7atall. Ajo pamje e tronditi aq peshkatarin, sa iu tha p\u00ebshtyma n\u00eb goj\u00eb. Pasi e mblodhi veten, ai e pyeti xhindin:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj si u mbylle ti te ky qyp!?<\/p>\n<p>&#8211; G\u00ebzohu! &#8211; ia ktheu xhindi.<\/p>\n<p>&#8211; Po p\u00ebrse!?<\/p>\n<p>&#8211; G\u00ebzohu, se s\u00eb shpejti do t\u00eb t\u00eb vras!<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh, se t\u00eb ktheva n\u00eb bot\u00eb!?<\/p>\n<p>&#8211; L\u00ebri llafet e m\u00eb thuaj nj\u00eb nga d\u00ebshirat e tua!<\/p>\n<p>&#8211; Si? Nj\u00eb nga d\u00ebshirat e mia?<\/p>\n<p>&#8211; Po, de! M\u00eb trego se si ke qejf t\u00eb t\u00eb vras!<\/p>\n<p>&#8211; Ky qenka shp\u00ebrblimi pse t\u00eb nxora nga qypi?<\/p>\n<p>-Peshkatar, tani hesht dhe d\u00ebgjo historin\u00eb time! Dikur e zem\u00ebrova Allahun, prandaj ai m\u00eb d\u00ebnoi t\u00eb jetoja i mbyllur n\u00eb qypin prej tunxhi dhe k\u00ebsisoj m\u00eb hodh\u00ebn n\u00eb det. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebja? Fillova t\u00eb endesha n\u00ebp\u00ebr thell\u00ebsirat e uj\u00ebrave. Po edhe t\u00eb\u00a0 mendoja: \u201eAt\u00eb\u00a0 q\u00eb do t\u00eb m\u00eb liroj\u00eb nga qypi, do ta b\u00ebj t\u00eb pasur!\u201c, por asnj\u00eb nuk m\u00eb liroi. Shkuan k\u00ebshtu nj\u00ebqind vjet dhe un\u00eb vendosa: \u201eAt\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, do ta b\u00ebj mbret dhe do t\u2019i plot\u00ebsoj tri d\u00ebshira \u00e7do dit\u00eb!\u201c Por, prap\u00eb asnj\u00eb nuk m\u00eb shp\u00ebtoi. Kur ik\u00ebn edhe nj\u00ebqind vjet t\u00eb tjer\u00eb, un\u00eb mendova: \u201eAt\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb liroj\u00eb, do ta vras!\u201c Dhe ja, pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb, ti erdhe dhe m\u00eb lirove. Pra, tani, si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, tregom\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ta marr jet\u00ebn!<\/p>\n<p>Peshkatari, kur d\u00ebgjoi\u00a0 se \u00e7\u2018tha xhindi, iu p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p>&#8211; Ne t\u00eb dy i p\u00ebrkasim Allahut dhe tek Ai do t\u00eb kthehemi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, k\u00ebt\u00eb vit, me\u00a0 gjith\u00eb hallet e mia, t\u00eb shp\u00ebtova dhe fitove lirin\u00eb. Mos m\u00eb vrit dhe Allahu me shpirtbut\u00ebsin\u00eb e Tij do t\u2019i fal m\u00ebkatet e tua. Por, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrrosh, dije se Allahu do t\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb ty!\u00a0 Xhindi ia ktheu i nxehur:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb trego se si t\u00eb t\u00eb vras, po t\u00eb them!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tani peshkatari e ndjeu rrezikun m\u00eb pran\u00eb, kujtoi me lot n\u00eb sy\u00a0 f\u00ebmij\u00ebt, ndaj i foli xhindit p\u00ebrs\u00ebri:<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr hir t\u00eb Allahut, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi, si shp\u00ebrblim\u00a0 p\u00ebr lirimin t\u00ebnd!<\/p>\n<p>-E kam vendosur:Vrasja \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblimi p\u00ebr lirimin tim!<\/p>\n<p>Peshkatari u mendua thell\u00eb:\u201cXhindi \u00ebsht\u00eb qenie jasht\u00ebtok\u00ebsore, nd\u00ebrsa un\u00eb jam njeri, m\u00eb i zgjuar se ai!\u201c<\/p>\n<p>Dhe i tha xhindit:<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, para se\u00a0 t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh, a mund t\u00eb\u00a0 t\u00eb pyes p\u00ebr di\u00e7ka?<\/p>\n<p>&#8211; Pyet\u00ebm!<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj, t\u00eb lutem, v\u00ebrtet ishe n\u00eb qyp ti?<\/p>\n<p>&#8211; Po, v\u00ebrtet isha i burgosur t\u00eb rroja brenda qypit!<\/p>\n<p>-G\u00ebnjen! &#8211; thirri peshkatari. &#8211; Qypi nuk \u00ebsht\u00eb aq i madh. Asnj\u00eb nga duart e tua nuk merr dot, l\u00ebre pastaj t\u00eb t\u00eb marr\u00eb t\u00eb t\u00ebrin!<\/p>\n<p>-Nuk m\u00eb beson se isha brenda?<\/p>\n<p>-Jo, nuk ma mbush mendjen!<\/p>\n<p>Xhindit i erdhi inat, u shnd\u00ebrrua sakaq n\u00eb tym, u ngrit lart e u hap\u00a0 mbi det e tok\u00eb. Pastaj u mblodh sht\u00ebllung\u00eb n\u00eb breg e filloi t\u00eb hynte n\u00eb qypin prej tunxhi. Kur tymi i zi\u00a0 u zhduk, u d\u00ebgjua z\u00ebri i xhindit:<\/p>\n<p>-E, o peshkatar i trash\u00eb, a m\u00eb beson tani!?<\/p>\n<p>Peshkatari nxitoi si era, mb\u00ebrtheu tap\u00ebn mir\u00eb e mir\u00eb dhe thirri:<\/p>\n<p>-M\u00eb thuaj, o xhind, \u00e7\u2018d\u00ebshira ke? A t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb t\u00eb kthej n\u00eb det?<\/p>\n<p>Xhindi e kuptoi se peshkatari ia kishte hedhdur. Foli me nj\u00eb z\u00eb si ul\u00ebrim\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Mos, mos! Nuk doja t\u00eb t\u00eb vrisja me gjith\u00eb mend! Ato fjal\u00eb ishin vet\u00ebm nj\u00eb shaka!<\/p>\n<p>Peshkatarit i shkuan buz\u00ebt vesh m\u00eb vesh, teksa nisi t\u00eb qeshte fort e m\u00eb fort.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019thua, mor xhind! Prap\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb mashtrosh!?<\/p>\n<p>-Jo, jo, nuk po t\u00eb mashtroj! T\u00eb lutem, m\u00eb beso!<\/p>\n<p>-Hajde, l\u00ebri ato, se nuk i ha un\u00eb! Ku ke bes\u00eb ti!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb z\u00ebri i xhindit u d\u00ebgjua i mekur:<\/p>\n<p>-Po e hape\u00a0 gryk\u00ebn e qypit, do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pasur!<\/p>\n<p>-Ti prap\u00eb po m\u00eb g\u00ebnjen, ndaj do ta zhys k\u00ebt\u00eb qerrata qyp n\u00eb fund t\u00eb detit, merr vesh?<\/p>\n<p>Xhindi\u00a0 bertiti:<\/p>\n<p>-O peshkatar, t\u00eb lutem shum\u00eb, mos k\u00ebshtu! Lirom\u00eb, se t\u00eb jap fjal\u00ebn q\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb bie m\u00eb n\u00eb qaf\u00eb. T\u00eb betohem\u00a0 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut!<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astin, kur xhindi u betua, peshkatarit iu mbush mendja. Ia hoqi tap\u00ebn qypit dhe tymi i zi q\u00eb doli prej tij filloi t\u00eb ngrihej prap\u00eb lart e m\u00eb lart. Sapo xhindi u shfaq s\u00ebrish, shkelmoi menj\u00ebher\u00eb qypin prej tunxhi duke e v\u00ebrvitur tej n\u00eb mes t\u00eb detit. Peshkatarit iu drodh trupi nga frika,\u00a0 u mbush me frym\u00eb dhe i foli xhindit:<\/p>\n<p>-Ti m\u2019u zotove t\u00eb m\u00eb b\u00ebje t\u00eb pasur dhe, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut, t\u00eb mos m\u00eb bije m\u00eb n\u00eb qaf\u00eb. Por, me \u00e7\u2019po shoh, p\u00ebrs\u00ebri dashke t\u00eb tregohesh i pabes\u00eb me mua!<\/p>\n<p>Sa d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb, xhindi qeshi e tha:<\/p>\n<p>-Peshkatar, ec pas meje!<\/p>\n<p>Dhe peshkatari e ndoqi pas deri sa hip\u00ebn te nj\u00eb kod\u00ebr mbi qytet. Q\u00eb andej u ngjit\u00ebn te nj\u00eb mal matan\u00eb dhe hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pyll. N\u00eb mes t\u00eb pyllit dukej nj\u00eb liqen i kalt\u00ebr. Syt\u00eb e peshkatarit u shqyen nga habia prej bukuris\u00eb p\u00ebrreth, sidomos kur pa i habitur liqenin plot peshq ngjyra &#8211; ngjyra.<\/p>\n<p>Xhindi i tha atij t\u00eb hapte rrjet\u00ebn n\u00eb liqen. E ai e hodhi me gjall\u00ebri. E la brenda ujit p\u00ebr pak koh\u00eb dhe kur e t\u00ebrhoqi, vuri re se kishte kapur kat\u00ebr peshq, nj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, nj\u00eb t\u00eb kuq, nj\u00eb blu e nj\u00eb t\u00eb verdh\u00eb<\/p>\n<p>-Tani merri k\u00ebta peshqit, o peshkatar, &#8211; u d\u00ebgjua i urt\u00eb z\u00ebri i xhindit, -\u00e7oja mbretit n\u00eb qytet dhe ai do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb aq shum\u00eb para, sa ti, nga i varf\u00ebr, do t\u00eb b\u00ebhesh m\u00eb i pasuri nga t\u00eb gjith\u00eb. Por, mos peshko k\u00ebtu m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb\u00a0 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb!<\/p>\n<p>Pastaj xhindi goditi tok\u00ebn me k\u00ebmb\u00eb. U hap nj\u00eb grop\u00eb e gjer\u00eb dhe e thell\u00eb,\u00a0 q\u00eb e\u00a0 g\u00eblltiti menj\u00ebher\u00eb t\u00eb t\u00ebrin.<\/p>\n<p>Peshkatari b\u00ebri ashtu si\u00e7 i tha xhindi. N\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs nisej p\u00ebr peshkim n\u00eb liqenin misterioz, hidhte rrjet\u00ebn vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, kapte kat\u00ebr peshq, nj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, nj\u00eb t\u00eb kuq, nj\u00eb blu e nj\u00eb t\u00eb verdh\u00eb dhe shkonte e ia shiste mbretit. Qysh at\u00ebher\u00eb ai, gruaja e f\u00ebmij\u00ebt i kishin gjith\u00eb t\u00eb mirat\u00a0 dhe jetuan t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb lumtur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Arabe) P\u00ebrktheu: Agim Xh. D\u00ebshnica\u00a0 Jetonte dikur nj\u00eb peshkatar shum\u00eb i varf\u00ebr me gruan, dy \u00e7upat dhe nj\u00eb \u00e7un. Sado punonte i gjori nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb mbr\u00ebmje, mezi e ushqente veten dhe familjen. Nj\u00ebher\u00eb, pa zbardhur dita mir\u00eb, kur h\u00ebna dukej ende lart, me rrjet\u00ebn n\u00eb krah, ai mori udh\u00ebn nga qyteti p\u00ebr n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-75241","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75241\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}