{"id":75265,"date":"2024-04-01T16:28:46","date_gmt":"2024-04-01T16:28:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75265"},"modified":"2024-04-01T16:28:46","modified_gmt":"2024-04-01T16:28:46","slug":"artan-gaci-ndertoi-keshtjelle-miliona-euro-ne-leskovik-pasi-gruaja-e-tij-garoi-ne-korce","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/01\/artan-gaci-ndertoi-keshtjelle-miliona-euro-ne-leskovik-pasi-gruaja-e-tij-garoi-ne-korce\/","title":{"rendered":"Artan Ga\u00e7i nd\u00ebrtoi &#8216;k\u00ebshtjell\u00eb&#8217; miliona euro n\u00eb Leskovik pasi gruaja e tij garoi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Ga\u00e7it. Burri i deputetes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, la politik\u00ebn dhe veshi kostumin e biznesmenit dhe historia tregon q\u00eb e kishte seriozisht.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot, Artan Ga\u00e7i \u00ebsht\u00eb n\u00eb syrin e ciklonit t\u00eb mediave, p\u00ebr shkak t\u00eb investimit strategjik q\u00eb kishte planifikuar n\u00eb Himar\u00eb, ngritja e hotelit nuk ishte e vetmja ide q\u00eb ai kishte. Ga\u00e7it i eci mir\u00eb kur doli nga politika. Por edhe m\u00eb mir\u00eb pa kur e shoqja e tij, Olta Xha\u00e7ka po ngjiste me shpejt\u00ebsi shkall\u00ebt e karrier\u00ebs si minister n\u00eb kabinetin &#8216;Rama 2&#8217;.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur Ga\u00e7i u b\u00eb biznesmen, n\u00eb 2017-\u00ebn, asaj iu besua drejtimi i Ministris\u00eb s\u00eb Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb, post t\u00eb cilin e mbajti vet\u00ebm 5 muaj. Nga aty kaloi tek Ministria e Mbrojtjes dhe m\u00eb pas tek ajo e Europ\u00ebs dhe Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>\u00c7ifti ishin n\u00eb kulmin e tyre. Shqip\u00ebria kaloi disa ngjarje madhore si t\u00ebrmeti i vitit 2019 apo pandemia COVID-19, ku ministrja Olta Xha\u00e7ka shfryt\u00ebzoi \u00e7do moment p\u00ebr t\u00eb reklamuar se dinte t\u00eb drejtonte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i shoqi, po kujdesej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar disa objekte me vler\u00eb miliona euro p\u00ebr t\u00eb garantuar biznesin e jet\u00ebs p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Disa muaj pas zgjedhjeve m\u00eb 17 tetor 2017 vendosi q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb fush\u00ebn e farmaceutik\u00ebs, duke krijuar \u201cUniPharma\u2019, n\u00eb bashk\u00ebpunim me mikun e tij, Ilir Shehu. Artan Ga\u00e7i, si i sapofutur n\u00eb bot\u00ebn e biznesit k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga nj\u00eb person me eksperienc\u00eb, duke zgjedhur Ilir Shehun, emri i t\u00eb cilit njihet gjer\u00ebsisht n\u00eb fush\u00ebs e farmaceutik\u00ebs, e kjo jo p\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n<p>E gjitha lidhet me dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb Shehu ka, po n\u00eb fush\u00ebn e farmaceutik\u00ebs, &#8220;MEGA STORE&#8221; dhe \u201cMEDICAMENTA\u201d. T\u00eb par\u00ebn e ka plot\u00ebsisht n\u00eb emrin e tij, nd\u00ebrsa n\u00eb kompanin\u00eb e dyt\u00eb, 60% t\u00eb aksioneve i ka &#8220;Farmacia Celesia srl\u201d, q\u00eb thuhet se ka pronar italian\u00ebt Ricardo Celesia, Masimo Daverio e Lorenzo Peraldini, por n\u00eb \u201cQKR\u201d, nuk rezulton e regjistruar. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani fantazm\u00eb, pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs, nuk dihet se kush jan\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Unipharma, Shehu \u00ebsht\u00eb pronar i barabart\u00eb me Ga\u00e7in.<\/p>\n<p><strong>Por kush \u00ebsht\u00eb Ilir Shehu?<\/strong><\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb pare, Ilir Shehut i doli emri si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb f\u00eblliqur mashtrimi me barna, ku ishte implikuar dhe nj\u00eb farmacist i Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Teresa\u201d.<\/p>\n<p>Skema u zbulua dhe ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb; farmacisti Isnih Bajrami merrte barnat e shtetit, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ofroheshin falas p\u00ebr pacient\u00ebt. T\u00eb s\u00ebmur\u00ebve u thoshte se barnat ishin n\u00eb munges\u00eb, por u siguronte se mund t\u2019ua gjendte ai \u201cn\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d, sigurisht q\u00eb p\u00ebrkundrejt pages\u00ebs. K\u00ebshtu, farmacisti z\u00ebvend\u00ebsonte barnat e farmacis\u00eb shtet\u00ebrore me barnat e skaduar t\u00eb kompanive dhe ua shiste pacient\u00ebve, duke u rrezikuar jet\u00ebn p\u00ebrve\u00e7se i mashtronte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb mashtrimi nuk kurseheshin as pacient\u00ebt q\u00eb duhet me patjet\u00ebr t\u00eb kryenin kimioterapi dhe \u00e7do dit\u00eb luftonin me vdekjen. Po ashtu, Ilir Shehu ka qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjobiturve t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, pasi u zbulua se u kishte shitur shqiptar\u00ebve dezinfektant\u00eb dhe maska me vler\u00eb tejkaluar \u00e7mimit normal gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Mashtrimet dhe abuzimet me \u00e7mimet nuk e ndal\u00ebn biznesmenin, i cili me \u201cMEDICAMENTA\u201d ka marr\u00eb rreth 608 kontrata publike, me vler\u00eb 910 874 907,65 lek\u00eb pa TVSH. Sigurisht q\u00eb shum\u00eb tendera q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb marr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me UniPharma, por t\u00eb dh\u00ebnat nuk jan\u00eb t\u00eb publike. N\u00eb historikun e pun\u00ebve t\u00eb pasqyruar n\u00eb \u201cOpen Data\u201d listohen institucionet kontraktuese t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb; Qendra Spitalore Universitare &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221;; Spitali Sarand\u00eb; Spitali Universitar i Traum\u00ebs; Spitali Rajonal \u201cMemorial\u201d Fier, e dhjetra t\u00eb tjera. Vet\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka problem. N\u00ebse \u201cMEDICAMENTA\u201d i ka publike t\u00eb gjitha kontratat q\u00eb ka marr\u00eb, si n\u00eb \u201cOpen Procurement\u201d, Unipharma s\u2019ka asgj\u00eb. Vet\u00ebm fitimet jan\u00eb t\u00eb reflektuara n\u00eb faqen e tyre t\u00eb \u201cOD\u201d.<\/p>\n<p>Kompania ka nisur n\u00eb 2017 me humbje, 5.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Gradualisht \u00ebsht\u00eb rritur dhe n\u00eb vitin 2022, ka fitim 760 mij\u00eb euro. Pra nga minus, p\u00ebr 6 vite ka sh\u00ebnuar fitime marramend\u00ebse. Por si?<\/p>\n<p><strong>BIZNESI e ardhmja e ish-politikanit<\/strong><\/p>\n<p>Po n\u00eb tetor, n\u00eb 2015, Ga\u00e7i q\u00eb tashm\u00eb po merrte fitime t\u00eb k\u00ebnaqshme nga kompania e farmaceutik\u00ebs, krijoi \u201cAG.T\u00c7\u201d, e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr 2 raste investimesh t\u00eb ish-deputetit socialist. N\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, kjo kompani parashikon import-eksoporte dhe INVESTIME N\u00cb HOTELERITURIZ\u00cbM. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb fjala ky\u00e7e. E nj\u00ebjta kompani \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka marr\u00eb tok\u00ebn n\u00eb plazhin e Gjilek\u00ebs n\u00eb Himar\u00eb duke e kthyer Ga\u00e7in n\u00eb investitor strategjik t\u00eb vendit. Pra n\u00eb 2015 u hap kompania.<\/p>\n<p>2 vite m\u00eb pas, m\u00eb 26 shkurt 2020, Stavri M\u00ebhilli shiti pron\u00ebn tek kompania e Artan Ga\u00e7it p\u00ebr 120 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, pra p\u00ebr 21 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra\/metri. P\u00ebrtej procedur\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb dhe po hetohet edhe nga SPAK, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb 2022, Qeveria vendosi q\u00eb t&#8217;i jepte n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr 30 vite pron\u00ebn n\u00eb plazhin e Gjilek\u00ebs, nj\u00eb kompanie amerikane. Parat\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb i kishte paguar Ga\u00e7i, por edhe me k\u00ebt\u00eb kompanin\u00eb amerikane nuk ishin t\u00eb panjohur. \u201cAGT\u00c7 Hotel Management\u201d n\u00eb regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb bizneseve rezultonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Tawni Lin Grzych-Sutton, nj\u00eb shtetase 30-vje\u00e7are nga Masa\u00e7usets i SHBA, por kishte dhe leje q\u00ebndrimi n\u00eb Shqip\u00ebri. E reja nga Amerika \u00ebsht\u00eb e dashura e v\u00ebllait t\u00eb Olta Xha\u00e7k\u00ebs, bashk\u00ebshortes s\u00eb Ga\u00e7it. Pra me pak fjal\u00eb, biznes familjar. Edhe p\u00ebr emrin e kompanis\u00eb amerikane nuk u lodh\u00ebn shum\u00eb ta mendojn\u00eb, thjesht \u201cAG.T\u00c7\u201d s\u00eb Ga\u00e7it, i hoq\u00ebn pik\u00ebn nga emri dhe \u201cvoil\u00e0\u201d\u2026gjith\u00e7ka gati!<\/p>\n<p>Biznesi po ecte mir\u00eb dhe me fitimet, si\u00e7 b\u00ebn \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebs i mir\u00eb, Artan Ga\u00e7i vendosi q\u00eb t\u00eb investonte s\u00ebrish. K\u00ebsaj here, pran\u00eb bashk\u00ebshortes. N\u00eb koh\u00ebn kur Olta Xha\u00e7ka garoi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Kolonj\u00eb n\u00eb vitin 2021, Ga\u00e7i pa t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb ngrinte nj\u00eb hotel t\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebrrallor n\u00eb Leskovik.<\/p>\n<p>\u201cKor\u00e7a, Familja ime. Rikthim tek rr\u00ebnj\u00ebt e mia, tek origjina e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb nga sot, p\u00ebr t\u00eb vijuar projektin e s\u00eb ardhmes me Nikon dhe ekipin e nj\u00eb qarku p\u00ebrher\u00eb fitues. E privilegjuar q\u00eb k\u00ebto zgjedhje do punoj me Erjonin n\u00eb Kolonj\u00ebn fisnike, ku nuk ka koh\u00eb p\u00ebr pushim, p\u00ebr vijimin e pun\u00ebve t\u00eb mira t\u00eb nisura,\u201d-shkruante socialistja n\u00eb nisje t\u00eb fushat\u00ebs, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duket se paska b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se thjesht qarjen e halleve t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u k\u00ebrkoi vot\u00ebn. Ka pasur koh\u00eb q\u00eb t\u00eb inspektoj\u00eb Leskovikun, vendin ku i shoqi ka ngritur nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb askundit.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 23 janar 2023, Artan Ga\u00e7i themeloi \u201cMelesin\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Se me \u00e7far\u00eb burimi u nd\u00ebrtua ky objekt, kjo \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr publikun, s\u00eb paku nga informacionet q\u00eb kemi filtruar n\u00eb k\u00ebrkimin ton\u00eb online. Melesin nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hotel restorant i thjesht\u00eb. Kushdo q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebr t\u00eb, gjen shum\u00eb pak informacion. M\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb rezervuar \u00ebsht\u00eb \u201cbooking\u201d, pasi ky hotel nuk \u00ebsht\u00eb i reklamuar as n\u00eb Instagram dhe n\u00eb asnj\u00eb kanal tjet\u00ebr social.<\/p>\n<p>Pak e \u00e7uditshme kjo p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb nd\u00ebrtuar me q\u00ebllime biznesi e q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kishte fokus klientel\u00ebn. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb investohen kushedi sa para p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb biznes, t\u00eb cilin e fsheh n\u00eb nj\u00eb skut\u00eb, kur n\u00eb fakt duhet t\u00eb ndodh\u00eb e kund\u00ebrta!<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje, ende pa p\u00ebrgjigje r\u00ebndojn\u00eb mbi dyshen Xha\u00e7ka-Ga\u00e7i, nd\u00ebrsa Z\u00cbRI iu ka d\u00ebrguar disa her\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion, por ende deri n\u00eb botimin e k\u00ebtij shkrimi nuk kemi marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme pasurimi i t\u00eb dyve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb t\u00eb dyja deklaratat e dor\u00ebzuara n\u00eb ILDKPKI, \u00e7ifti rezulton pa nj\u00eb pasuri t\u00eb konsiderueshme q\u00eb do t\u00eb justifikonte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli me vler\u00eb disa milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por teksa e gjith\u00eb v\u00ebmendja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi resortin q\u00eb Ga\u00e7i \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar n\u00eb Himar\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb tani i p\u00ebrjashtuar nga dosja q\u00eb \u00e7oi n\u00eb arrestimin e Jorgo Goros, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb habitur. Si u pasuruan Olta Xha\u00e7ka dhe Artan Ga\u00e7i n\u00eb k\u00ebto vite?\/ Z\u00ebri\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Ga\u00e7it. Burri i deputetes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, la politik\u00ebn dhe veshi kostumin e biznesmenit dhe historia tregon q\u00eb e kishte seriozisht. N\u00ebse sot, Artan Ga\u00e7i \u00ebsht\u00eb n\u00eb syrin e ciklonit t\u00eb mediave, p\u00ebr shkak t\u00eb investimit strategjik q\u00eb kishte planifikuar n\u00eb Himar\u00eb, ngritja e hotelit nuk ishte e vetmja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75266,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-75265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}