{"id":75325,"date":"2024-04-02T10:03:42","date_gmt":"2024-04-02T10:03:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75325"},"modified":"2024-04-02T10:03:42","modified_gmt":"2024-04-02T10:03:42","slug":"lufta-kunder-dhunes-ndaj-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/02\/lufta-kunder-dhunes-ndaj-grave\/","title":{"rendered":"Lufta kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Amanda ZEQIRI<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare ka nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave. Grat\u00eb<br \/>\nshqiptare nuk jan\u00eb t\u00eb sigurta as n\u00eb familje as n\u00eb publik dhe as n\u00eb ambientin ku punojn\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhuna n\u00eb familje apo publik merr v\u00ebmendje t\u00eb madhe nga shoqata t\u00eb drejtave t\u00eb<br \/>\ngrave, l\u00ebvizje qytetare apo media, ajo q\u00eb flitet shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb ambienti armiq\u00ebsor dhe i<br \/>\npasigurt n\u00eb t\u00eb cilin grat\u00eb n\u00eb vend duhet t\u00eb kthehen \u00e7do dit\u00eb pa pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ankohen apo<br \/>\nt\u00eb d\u00ebgjohen. Shpesh her\u00eb ato presionohen, dhunohen verbalisht, shantazhohen se do humbasin<br \/>\nvendin e pun\u00ebs, ju hiqet e drejta e vendimmarrjes dhe mbi t\u00eb gjitha objektivizohen duke u<br \/>\nngacmuar seksualisht nga strukturat drejtuese dhe koleg\u00eb. Nj\u00eb studim i vitit 2023 i shoqat\u00ebs<br \/>\n\u201cTogether for Life\u201d n\u00eb sektorin publik dhe at\u00eb privat n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb p\u00ebrfshin si grat\u00eb ashtu dhe<br \/>\nburrat, rezultoi se afro 60% e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se ngacmimet seksuale n\u00eb pun\u00eb jan\u00eb nj\u00eb<br \/>\nshqet\u00ebsim serioz. 11% e tyre thon\u00eb se n\u00eb dy vitet e fundit kan\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb ngacmim seksual<br \/>\nn\u00eb vendin e pun\u00ebs, nd\u00ebrsa 19% gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb gra.<br \/>\nKrahasuar me vendet europiane k\u00ebto shifra jan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<br \/>\nTre problemet kryesore n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb abuzimit t\u00eb pushtetit nga epror\u00ebt dhe t\u00eb<br \/>\nngacmimit seksual n\u00eb \u00e7do nivel (p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb vullnetit nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse) jan\u00eb:<br \/>\n\uf0b7 mos denoncimi i fenomenit nga ana e viktim\u00ebs,<br \/>\n\uf0b7 v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar prova konkrete t\u00eb dokumentuara audio, foto ose video,<br \/>\n\uf0b7 apo v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkufizuar sjellje t\u00eb pahijshme (si mimika, tinguj zanor\u00eb, prekje<br \/>\netj) brenda etiketimeve zyrtare t\u00eb ngacmimit seksual apo k\u00ebrc\u00ebnimit.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri 80% e personave pun\u00ebmarr\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb deklaruar se jan\u00eb ngacmuar n\u00eb vendin e<br \/>\npun\u00ebs nuk e kan\u00eb denoncuar fenomenin. N\u00eb rastet kur viktima ka denoncuar ndaj autorit jan\u00eb<br \/>\nmarr\u00eb thjesht masa parandaluese ose viktima \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb departament brenda<br \/>\ninstitucionit apo filial tjet\u00ebr.<br \/>\nKodi Penal (Neni 108\/a) n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrcakton d\u00ebnimin e ngacmimit seksual deri n\u00eb 5 vjet<br \/>\nburg por jo specifikisht p\u00ebr ngacmimin seksual n\u00eb ambientet e pun\u00ebs.<br \/>\nLigji \u201cP\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi\u201d (Neni 12 pika 2) dhe Kodi i Pun\u00ebs (Neni 32) prekin<br \/>\nshum\u00eb p\u00ebrciptas konceptin e ngacmim seksual n\u00eb ambientin e pun\u00ebs.<br \/>\nI vetmi ligj q\u00eb jep nj\u00eb fije shpres\u00eb mbi mekanizmat e parandalimit dhe d\u00ebnimit t\u00eb diskriminimit<br \/>\ndhe ngacmimit seksual n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr \u201cP\u00ebr barazin\u00eb gjinore n\u00eb shoq\u00ebri\u201d (Nenet 16, 17<br \/>\ndhe 18).<br \/>\nKonkretisht Neni 18 Pika 3 dikton q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn kolektive<br \/>\nrregullat p\u00ebr parandalimin t\u00eb diskriminimit dhe ngacmimit seksual. Ky nen \u00ebsht\u00eb jo i plot\u00eb pasi<br \/>\np\u00ebrve\u00e7 politikave parandaluese n\u00eb k\u00ebto kontrata duhet t\u00eb specifikohet edhe rruga e zgjidhjes s\u00eb<br \/>\nankesave dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohen qart\u00eb sanksionet disiplinore. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe \u00e7do kontrat\u00eb<br \/>\nindividuale pune duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e k\u00ebtij neni.<br \/>\nK\u00ebto kontrata mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr dhe nuk jan\u00eb aspak efektive si p\u00ebr shembull: \u201cKontrata<br \/>\nkolektive midis Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit, Federat\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Arsimit dhe<br \/>\nShkenc\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, (FSASH) dhe t\u00eb Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Arsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n(SPASH) n\u00eb vitin 2023.<br \/>\nNdryshe nga shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb zhvilluara t\u00eb Europ\u00ebs, Shqip\u00ebria nuk p\u00ebrcakton<br \/>\nparandalimin dhe d\u00ebnimin e ngacmimit seksual n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Kodin Civil (p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebrcakton<br \/>\nm\u00ebnyrat e shp\u00ebrblimin p\u00ebr d\u00ebmin material dhe moral n\u00eb rast t\u00eb shkeljeve t\u00eb neneve t\u00eb<br \/>\np\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr barazin\u00eb gjinore n\u00eb shoq\u00ebri\u201d), n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Rregullat e Etik\u00ebs n\u00eb<br \/>\nAdministrat\u00ebn Publike\u201d, n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs s\u00eb Universiteteve Publike dhe as n\u00eb Vendimin \u201cP\u00ebr<br \/>\np\u00ebrcaktimin e procedur\u00ebs disiplinore dhe t\u00eb rregullave p\u00ebr krijimin, p\u00ebrb\u00ebrjen e vendimmarrjen<br \/>\nn\u00eb komisionin disiplinor n\u00eb sh\u00ebrbimin civil\u201d ndryshe nga shteti i Kosov\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrcakton qart\u00eb<br \/>\nngacmimin seksual n\u00eb pun\u00eb si shkelje disiplinore t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\n\u201cUdh\u00ebzuesi p\u00ebr parandalimin dhe adresimin e dhun\u00ebs, ngacmimit dhe ngacmimit seksual n\u00eb<br \/>\nmjedisin e pun\u00ebs n\u00eb institucionet e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb mang\u00ebsi.<br \/>\nZvog\u00eblimi dhe parandalimi i fenomenit t\u00eb diskriminimit n\u00eb baz\u00eb gjinore dhe ngacmimit seksual<br \/>\nn\u00eb ambientin e pun\u00ebs konsiston n\u00eb k\u00ebto pika q\u00eb duhen p\u00ebrmir\u00ebsuar:<br \/>\n1. T\u00eb parashikohet n\u00eb Kodin Civil garantimi i nj\u00eb ambienti pune i sigurt nga ngacmimi seksual<br \/>\ndhe t\u2019i jepet e drejta \u00e7do punonj\u00ebsi dhe pse nuk \u00ebsht\u00eb viktima t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb<br \/>\nd\u00ebshmitar i nj\u00eb t\u00eb pahijshme (sipas modelit t\u00eb Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs ku shkel\u00ebsi mund t\u00eb d\u00ebnohet<br \/>\nme 1 vit burg apo t\u00eb gjobitet deri n\u00eb 3,750 Euro)<br \/>\n2. \u00c7do institucion publik apo privat duhet t\u00eb ket\u00eb politika t\u00eb qarta kund\u00ebr diskriminimit dhe<br \/>\nngacmimit seksual. Konkretisht, \u00e7do institucion duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201cRregullore t\u00eb brendshme<br \/>\nkund\u00ebr ngacmimit seksual dhe diskriminimit p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb\u201d ku:<br \/>\n\uf0b7 p\u00ebrcaktohen qart\u00eb format e ngacmimit seksual, sjelljet e pahijshme, mjetet e abuzimit<br \/>\nme pushtetin nga epror\u00ebt dhe shembuj ilustrues.<br \/>\n\uf0b7 caktohet nj\u00eb \u201cZyrtar p\u00ebr mbrojtjen nga ngacmimi\u201d sipas modelit t\u00eb rregullores s\u00eb<br \/>\nUniversitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs ose nj\u00eb \u201cK\u00ebshilltar konfidencial\u201d sipas modelit t\u00eb Belgjik\u00ebs<br \/>\ndhe Holand\u00ebs, i cili mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr, nj\u00eb psikolog ose punonj\u00ebs social<br \/>\nq\u00eb ka si detyr\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb ankesat, t\u00eb gjykoj\u00eb faktet dhe t\u00eb propozoj\u00eb masa disiplinore.<br \/>\nKy k\u00ebshilltar preferohet t\u00eb jet\u00eb i gjinis\u00eb fem\u00ebrore dhe mund\u00ebsisht jo n\u00eb pozicione<br \/>\ndrejtuese duke qen\u00eb se shpesh her\u00eb drejtuesit jan\u00eb vet\u00eb autor\u00ebt e diskriminimit apo<br \/>\nngacmimit seksual.<br \/>\n\uf0b7 p\u00ebrcaktohet hap mbas hapi procedura e paraqitjes s\u00eb ankesave informale\/informale dhe<br \/>\nrruga e zgjidhjes s\u00eb problemit,<br \/>\n\uf0b7 sigurimi i t\u00eb dh\u00ebnave konfindenciale dhe identitetit t\u00eb viktim\u00ebs dhe marrja e masave<br \/>\nnd\u00ebshkuese n\u00eb rast se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale shp\u00ebrdorohen.<br \/>\n\uf0b7 ankesat dhe masat e propozuara nga k\u00ebshilltari dor\u00ebzohen tek nj\u00eb komision disiplinor<br \/>\nspecifikisht p\u00ebr ngacmimin seksual n\u00eb pun\u00eb (modeli Holandez) ndryshe nga komisioni<br \/>\ndisiplinor p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb parashikuara n\u00eb Vendimin \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e<br \/>\nprocedur\u00ebs disiplinore dhe t\u00eb rregullave p\u00ebr krijimin, p\u00ebrb\u00ebrjen e vendimmarrjen n\u00eb<br \/>\nkomisionin disiplinor n\u00eb sh\u00ebrbimin civil\u201d. Komisioni duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga 3-4 persona,<br \/>\nt\u00eb ket\u00eb diversitet, t\u00eb ket\u00eb persona edhe n\u00eb role menaxheriale.<br \/>\n\uf0b7 p\u00ebrcaktohen qart\u00eb sanksionet disiplinore: paralajm\u00ebrim, gjob\u00eb, nd\u00ebrprerje e kontrat\u00ebs<br \/>\ns\u00eb pun\u00ebs e p\u00ebrkohshme ose e p\u00ebrhershme p\u00ebr autorin n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb gravitetit t\u00eb shkeljes.<br \/>\n\uf0b7 p\u00ebrve\u00e7 masave administrative n\u00eb rregullore duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb listuara edhe masat ligjore<br \/>\nq\u00eb viktima mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb,<br \/>\n\uf0b7 Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i jap\u00eb suport psikologjik dhe d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr viktim\u00ebn<br \/>\n(sipas modelit t\u00eb Franc\u00ebs).<br \/>\n3. Rregullorja e brendshme duhet rip\u00ebrpunuar vazhdimisht (me ndryshimin e her\u00eb pas hersh\u00ebm<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrkufizimeve mbi ngacmimin seksual dhe diskriminimin n\u00eb baz\u00eb gjinore nga<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt) dhe punonj\u00ebsit duhet t\u00eb rindjekin trajnimet sa her\u00eb k\u00ebto koncepte<br \/>\np\u00ebrdit\u00ebsohen.<br \/>\n4. Rritja e rolit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt pune p\u00ebr<br \/>\ngrat\u00eb duke p\u00ebrdorur mjete dhe autoritete t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar ngacmimet seksuale,<br \/>\nsjelljet e pahijshme dhe abuzimin me pushtetin nga epror\u00ebt. BNJ japin asistenc\u00eb ligjore dhe<br \/>\nsh\u00ebrbime t\u00eb tjera mb\u00ebshtet\u00ebse. Zyra e Burimeve Njer\u00ebzore monitoron efektivitetin e politikave<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb rregulloren e brendshme n\u00ebp\u00ebrmjet vler\u00ebsimeve t\u00eb rregullta dhe reagimeve<br \/>\nnga punonj\u00ebsit. Kjo struktur\u00eb gjithashtu mbron punonj\u00ebsit nga hakmarrja p\u00ebr ngritjen e<br \/>\nshqet\u00ebsimeve n\u00eb lidhje me abuzimin e pushtetit ose ngacmimit seksual.<br \/>\n5. \u00c7do institucion publik apo privat shpall nj\u00eb kalendar vjetor me trajnime t\u00eb detyrueshme p\u00ebr<br \/>\npunonj\u00ebsit mbi ngacmimin seksual n\u00eb pun\u00eb dhe pajisja e tyre me certifikat\u00eb q\u00eb i bashk\u00ebngjitet<br \/>\ndosjes s\u00eb dokumenteve n\u00eb zyr\u00ebn e Burimeve Njer\u00ebzore (model ky i implementuar n\u00eb<br \/>\nUniversitetin i Shkencave t\u00eb Aplikuara n\u00eb Ferizaj, Kosov\u00eb),<br \/>\n6. Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi duhet t\u00eb inkurajoj\u00eb vazhdimisht pun\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb ngacmimet nga<br \/>\nkoleg\u00ebt e tyre,<br \/>\n7. Krijimi i nj\u00eb aplikacioni, ku t\u00eb regjistrohen t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs publike dhe<br \/>\nt\u00eb kryhen sinjalizime anonime mbi ngacmime seksuale, sjelljet e pahijshme dhe abuzimin me<br \/>\npushtetin nga epror\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet raporteve, telefonatave apo bisedave t\u00eb enkriptuara nga fundi<br \/>\nn\u00eb fund (E2EE).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amanda ZEQIRI Shoq\u00ebria shqiptare ka nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave. Grat\u00eb shqiptare nuk jan\u00eb t\u00eb sigurta as n\u00eb familje as n\u00eb publik dhe as n\u00eb ambientin ku punojn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhuna n\u00eb familje apo publik merr v\u00ebmendje t\u00eb madhe nga shoqata t\u00eb drejtave t\u00eb grave, l\u00ebvizje qytetare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75326,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-75325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75325\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}