{"id":75343,"date":"2024-04-02T11:17:14","date_gmt":"2024-04-02T11:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75343"},"modified":"2024-04-02T11:17:31","modified_gmt":"2024-04-02T11:17:31","slug":"masakra-e-2-prillit-agim-kashi-si-i-transportova-ne-spital-4-te-vraret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/02\/masakra-e-2-prillit-agim-kashi-si-i-transportova-ne-spital-4-te-vraret\/","title":{"rendered":"Masakra e 2 prillit\/ Agim Kashi: Si i transportova n\u00eb spital 4 t\u00eb vrar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Agim Kashi, u b\u00eb protagonist i ngjarjeve t\u00eb 2 prillit 1991 n\u00eb Shkod\u00ebr, ku u vran\u00eb kat\u00ebr persona dhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn. Agimi ishte shoferi q\u00eb transportoi trupat e tre prej t\u00eb vrar\u00ebve, Nazmi Kryeziut, Arben Brocit dhe Besnik Cek\u00ebs, si dhe d\u00ebrgoi n\u00eb spital shum\u00eb prej t\u00eb plagosurve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Panorama t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2016, Agim Kashi nj\u00eb prej protagonist\u00ebve t\u00eb ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb 2 prillit, tregon momentet e revolt\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebshmitar dhe keqardhjen p\u00ebr moszbardhjen e krimit t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/April\/02\/auto_agim-kashi-101x1201712055888.jpg\" alt=\"Image\" width=\"521\" height=\"619\" \/><\/p>\n<p><strong>1 PRILL 1991\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cNgjarjet e 2 prillit 1991 lidhen me 31 marsin e atij viti, dit\u00ebn kur u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet. Shkodra fitoi bindsh\u00ebm me 19 deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb kundrejt vet\u00ebm 3 t\u00eb PPSHs\u00eb. Nga nj\u00eb sistem gjakatar u mendua se PD do fitonte bindsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por u zhg\u00ebnjyem. A ishte vjedhje votash apo vazhdoi ende injoranca e atij sistemi, nuk di ta them. Shkodra m\u00eb 1 prill 1991 shfaqi g\u00ebzim p\u00ebr fitoren e PD-s\u00eb k\u00ebtu, por pas pak u mor vesh se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ka fituar PPSH\u201d,<\/em>\u00a0nis t\u00eb tregoj\u00eb Kashi nisjen e reagimit masiv.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb 1 prill, protesta ishte krejt\u00ebsisht paq\u00ebsore, me njer\u00ebz q\u00eb u ul\u00ebn p\u00ebrpara komitetit t\u00eb PPSH. T\u00eb them me sinqeritet kishte ndonj\u00eb individ q\u00eb gjuante me gur\u00eb, por jo shum\u00eb. Policia ishte e p\u00ebrgatitur dhe mundoheshin t\u00eb qet\u00ebsonin turm\u00ebn. M\u00eb 1 prill, aty p\u00ebrpara Komitetit, u b\u00eb thirrje q\u00eb edhe m\u00eb 2 prill, pra nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, t\u00eb dilnim p\u00ebr t\u00eb protestuar s\u00ebrish. Thirrja ishte publike dhe e mor\u00ebn vesh jo vet\u00ebm protestuesit, por edhe policia nj\u00ebkoh\u00ebsisht. 1 prilli u mbyll pothuajse n\u00eb qet\u00ebsi pa acarime, sepse kishte edhe njer\u00ebz nga PD-ja q\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/April\/02\/auto_protesta-2-prill-shkoder11712055741.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>PROTESTA E 2 PRILLIT<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb shofer dhe kam pasur nj\u00eb makin\u00eb tip \u201cZuk\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrndaja qum\u00ebshtin dhe kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb 2 prill te brefotrofi dhe sht\u00ebpia e t\u00eb moshuarve n\u00eb Shkod\u00ebr. Kam par\u00eb te shkolla \u201cJordan Misja\u201d nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb po dilnin turm\u00eb prej shkoll\u00ebs dhe u drejtuan n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Un\u00eb kam pasur nj\u00eb pun\u00ebtor, shok i imi Paulin Dhora. Ne ishim bashk\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cAgim plasi\u201d.<\/p>\n<p>Ne e kuptuam k\u00ebt\u00eb se di\u00e7ka po ndodh dhe se nj\u00eb l\u00ebvizje popullore po vjen n\u00eb Shkod\u00ebr dhe se tashm\u00eb nuk ishte e organizuar, si\u00e7 u pretendua nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Teksa nx\u00ebn\u00ebsit po ecnin drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, un\u00eb me shpejt\u00ebsi kam ndar\u00eb qum\u00ebshtin dhe kam l\u00ebn\u00eb makin\u00ebn tek ofi\u00e7ina e poliklinik\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Kam ndjekur turm\u00ebn deri n\u00eb qend\u00ebr dhe aty kam par\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs \u201cJordan Misja\u201d kishin hyr\u00eb n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs \u201c29 N\u00ebntori\u201d, teksa nx\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebsaj shkolle ishin brenda godin\u00ebs. Aty filluan t\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cLiri-Demokraci\u201d, \u201cEnver-Hitler\u201d dhe thirrje t\u00eb tilla kundra sistemit. N\u00eb shkoll\u00ebn \u201c29 N\u00ebntori\u201d kishin mbyllur dyert p\u00ebr siguri, por me insistimin e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cJordan Misja\u201d edhe ata te \u201c29 N\u00ebntori\u201d filluan t\u00eb hidhnin librat nga dritaret, nis\u00ebn t\u00eb irritoheshin dhe u shp\u00ebrthyen dyert duke arritur q\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku u drejtuan te Komiteti i PPSH-s\u00eb, u bashkuan edhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cOso Kuka\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me ta isha edhe un\u00eb. Aty menj\u00ebher\u00eb filloi protesta me thirrje t\u00eb ndryshme kund\u00ebr sistemit. Gradualisht, nx\u00ebn\u00ebsve iu bashkua edhe populli kur u mor vesh dhe ku u pa se \u00e7\u2019po ndodhte dhe m\u00eb pas filloi nj\u00eb acarim m\u00eb i madh. Policia ishte e p\u00ebrgatitur dhe rrinte n\u00eb gatishm\u00ebri q\u00eb me dat\u00ebn 1 prill, dhe ishin te Komiteti i PPSH-s\u00eb, q\u00eb e kishin rrethuar t\u00eb armatosur e me skafandra n\u00eb kok\u00eb. Forca policie kishte edhe brenda godin\u00ebs dhe hynin e dilnin. Gjendja filloi t\u00eb acarohej. Protestuesit nis\u00ebn t\u00eb gjuajn\u00eb me gur\u00eb. Mbaj mend n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb policin\u00eb q\u00eb me mikrofon b\u00ebnte thirrje p\u00ebr t\u00eb mos gjuajtur. M\u00eb pas mori mikrofonin Nazmi Kryeziu dhe b\u00ebnte thirrje edhe ai q\u00eb turma t\u00eb qet\u00ebsohej. N\u00eb ato momente nuhata se di\u00e7ka do t\u00eb ndodhte. Jam larguar me shpejt\u00ebsi nga turma, kam shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb makin\u00ebn q\u00eb e kisha parkuar af\u00ebr dhe jam rikthyer n\u00eb pritje t\u00eb ndonj\u00eb ngjarjeje q\u00eb pritej t\u00eb ndodhte. Kam ndenjur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ish- \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d dhe ashtu si\u00e7 parashikova, situata u acarua edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/April\/02\/auto_protesta-2-prill-shkoder-viktima1712055729.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>VRASJET<\/strong><\/p>\n<p>Filluan t\u00eb gjuanin me automatik forcat e policis\u00eb. Nuk kalon shum\u00eb koh\u00eb dhe vritet nj\u00ebri prej protestuesve, q\u00eb ishte Bujar Bishanaku, teksa po kalonte n\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb. Sapo \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb ai, nj\u00eb makin\u00eb rasti ka kaluar dhe e ka marr\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb spitalin e Shkodr\u00ebs. U mor vesh se Bishanaku kishte vdekur, pra ishte vrar\u00eb. Pak m\u00eb von\u00eb p\u00ebrhapet lajmi se disa persona ishin duke sjell\u00eb kufom\u00ebn e Bishanakut n\u00eb krah. Nga spitali deri te vendi i quajtur \u201cDugajt e Reja\u201d ka ardhur me nj\u00eb makin\u00eb dhe nga aty deri n\u00eb shesh, ku ishin protestuesit p\u00ebrpara Komitetit t\u00eb PPSHs\u00eb, e kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb krah duke p\u00ebrshkuar t\u00eb gjith\u00eb qendr\u00ebn e qytetit dhe e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ardhja me kufom\u00ebn e Bishanakut ishte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin p\u00ebr komunist\u00ebt e atij sistemi se \u201cju e vrat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 forcave policore q\u00eb ishin t\u00eb pranishme, kan\u00eb mb\u00ebrritur edhe dy autoblinda, nj\u00ebri ka p\u00ebrshkuar zon\u00ebn nga ish -\u201d5 Heronjt\u00eb e Vigut\u201d p\u00ebr t\u00eb ardhur te Komiteti i PPSH-s\u00eb ku kishte nisur rr\u00ebmuja dhe tjetri nga ana e poliklinik\u00ebs. Erdh\u00ebn me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe dhe kur turma pa dy autoblindat, gjendja \u00ebsht\u00eb acaruar aq shum\u00eb, sa i gjith\u00eb populli u kthye nga autoblindat. Pas ardhjes s\u00eb dy autoblindave jan\u00eb d\u00ebgjuar s\u00ebrish krisma automatiku dhe menj\u00ebher\u00eb u mor vesh se u vran\u00eb edhe dy vet\u00eb, Arben Broci dhe Nazmi Kryeziu. Un\u00eb menj\u00ebher\u00eb jam futur midis turm\u00ebs me makin\u00ebn time dhe i kam marr\u00eb q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb makin\u00eb me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kur i hip\u00ebm, pash\u00eb se Arben Broci kishte vdekur, e kishin vrar\u00eb n\u00eb vend, nd\u00ebrsa Nazmi Kryeziu ishte ende gjall\u00eb edhe pse n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Makina u mbush me gjak dhe n\u00eb at\u00eb tension dhe situat\u00eb t\u00eb acaruar kam arritur q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoj drejt spitalit t\u00eb Shkodr\u00ebs me shpres\u00ebn se Kryeziu do t\u00eb mbijetonte. Teksa gjendja vijonte t\u00eb ishte e acaruar, jam rikthyer s\u00ebrish n\u00eb shesh. Fatkeq\u00ebsisht, kur u riktheva sapo kishin vrar\u00eb edhe Besnik Cek\u00ebn. Edhe at\u00eb e kam marr\u00eb n\u00eb makin\u00eb dhe e kam d\u00ebrguar n\u00eb spital. Kam shkuar dhe kam ardhur 7-8 her\u00eb nga sheshi n\u00eb spital dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre q\u00eb u vran\u00eb, kam d\u00ebrguar edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur q\u00eb m\u00eb pas shp\u00ebtuan.<\/p>\n<p>Nazmi Kryeziu vdiq pas dy dit\u00ebsh, pa arritur t\u00eb mbijetoj\u00eb. Bashk\u00eb me mua gjithmon\u00eb ka qen\u00eb edhe pun\u00ebtori im, i cili edhe ai si un\u00eb ka qen\u00eb i rrezikuar p\u00ebr jet\u00ebn. Bashk\u00eb me ne ka qen\u00eb edhe nj\u00eb infermier q\u00eb nuk ia kujtoj emrin dhe nj\u00eb infermier tjet\u00ebr i quajtur Mark Bongaj\u201d, tregon Kashi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/April\/02\/auto_protesta-2-prill-shkoder1712055715.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Zbulohen fotot e rralla t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 2 prillit<\/strong><\/p>\n<p>Gazeta \u201cPanorama\u201d boton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebto pamje nga data 2 prill 1991, t\u00eb protest\u00ebs masive n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb ekzekutimin e 4 personave t\u00eb pafajsh\u00ebm. Ato jan\u00eb fiksuar nga fotografi Angjelin N\u00ebnshati, i cili nuk jeton m\u00eb, por djemt\u00eb e tij, pasardh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, i p\u00ebrcjellin p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>2 prilli sh\u00ebnon nj\u00eb nd\u00ebr revoltat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha popullore n\u00eb vend. Pik\u00ebrisht pas zgjedhjeve t\u00eb marsit, edhe pse ishte rr\u00ebzuar busti i Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kat\u00ebr viktima e dhjet\u00ebra t\u00eb plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turm\u00ebs q\u00eb protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin t\u00eb vrar\u00ebt e asaj dite, sot t\u00eb shpallur martir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto fotografi tregohen qart\u00eb e me detaje se \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb 2 prill, n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. Protestuesit m\u00ebsyn\u00eb godin\u00ebn e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe q\u00eb andej hidhnin dokumentet nga dritaret n\u00eb oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera u gris\u00ebn e u shkel\u00ebn me k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb pas dallohen turmat n\u00eb sheshin kryesor, q\u00eb sot mban emrin \u201c2 Prilli\u201d, aty ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb edhe 4 d\u00ebshmor\u00ebt e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Makina t\u00eb djegura, tym i zi q\u00eb shp\u00ebrthente nga disa an\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs e protestues t\u00eb panum\u00ebrt t\u00eb mbledhur n\u00eb shesh dhe q\u00eb ngrinin dy gishtat lart. Pas kaq vitesh, k\u00ebto fotografi dalin n\u00eb drit\u00eb si pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Kashi, u b\u00eb protagonist i ngjarjeve t\u00eb 2 prillit 1991 n\u00eb Shkod\u00ebr, ku u vran\u00eb kat\u00ebr persona dhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn. Agimi ishte shoferi q\u00eb transportoi trupat e tre prej t\u00eb vrar\u00ebve, Nazmi Kryeziut, Arben Brocit dhe Besnik Cek\u00ebs, si dhe d\u00ebrgoi n\u00eb spital shum\u00eb prej t\u00eb plagosurve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-75343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}