{"id":7545,"date":"2022-03-21T16:41:47","date_gmt":"2022-03-21T16:41:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7545"},"modified":"2022-03-21T16:48:05","modified_gmt":"2022-03-21T16:48:05","slug":"birn-cmimi-i-energjise-elektrike-fryhet-nga-humbjet-dhe-koncesionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/21\/birn-cmimi-i-energjise-elektrike-fryhet-nga-humbjet-dhe-koncesionet\/","title":{"rendered":"BIRN: \u00c7mimi i energjis\u00eb elektrike fryhet nga humbjet dhe koncesionet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku duket se po p\u00ebrhap panik, jo shum\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb skenar apokaliptik, me \u00e7mime energjie prej 60 lek\u00ebsh p\u00ebr kWh apo nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i mungon furnizimi i rregullt me naft\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>As Rama dhe as Balluku nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb burim informacioni se ku i mb\u00ebshtesin deklarata t\u00eb tilla. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, ndoshta ia vlen t\u00eb shohim se si q\u00ebndron puna me kostot dhe \u00e7mimet e energjis\u00eb elektrike n\u00eb kontinentin evropian dhe se \u00e7far\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb ket\u00eb \u00e7mim energjie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa nj\u00eb tjet\u00ebr dhe se, \u00e7far\u00ebdolloj krahasimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe, fjala vjen, Italis\u00eb, nuk b\u00ebn shum\u00eb sens.<\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, familjet gjermane paguan 0.32 euro p\u00ebr kilovat-or\u00eb energji elektrike t\u00eb konsumuar, duke qen\u00eb vendi me energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, familjet n\u00eb Ukrain\u00eb paguan m\u00eb pak se 0.05 euro p\u00ebr kWH. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat, mesatarja e Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb 0.22 euro p\u00ebr kWh. Shqip\u00ebria nuk gjendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb p\u00ebr shkak se \u201ct\u00eb dh\u00ebnat mungojn\u00eb\u201d, por \u00e7mimi aktualisht i miratuar, 11.08 lek\u00eb p\u00ebr kWh, ose af\u00ebrsisht 9 cent, e v\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb diku n\u00eb mes.<\/p>\n<p><strong>Po \u00e7far\u00eb e shkakton diferenc\u00ebn e \u00e7mimit nga Ukraina n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>Zakonisht kostot e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike ndahen n\u00eb tre hallka, prodhimi, transmetimi dhe shp\u00ebrndarja. Kostot e transmetimit dhe shp\u00ebrndarjes jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta nd\u00ebrsa kostot e prodhimit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larmishme. Prodhimi i energjis\u00eb elektrike kryhet nga burime t\u00eb ndryshme, si qymyri, gazi, nafta, uji, dielli, era apo energjia biotermale.<\/p>\n<p>Zakonisht kostoja e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga termocentralet e qymyrit \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt, por ndotja e shkaktuar nga qymyri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shtetet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb pengojn\u00eb p\u00ebrdorimin e qymyrit duke rritur taksat mbi k\u00ebt\u00eb lloj energjie. Burimi tjet\u00ebr i lir\u00eb p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb energjia b\u00ebrthamore, e cila, p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, nuk shkakton ndotje n\u00eb emetim karboni. Problemi \u00ebsht\u00eb se me k\u00ebt\u00eb energji rreziku p\u00ebr aksidente \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Burimi tjet\u00ebr i lir\u00eb i prodhimit jan\u00eb hidrocentralet. Hidrocentralet kan\u00eb kosto t\u00eb konsiderueshme nd\u00ebrtimi por kosto operacionale minimale. P.sh., kostoja e energjis\u00eb s\u00eb prodhuar n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 1 lek p\u00ebr kWh. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb hidrocentralet nuk jan\u00eb pa fund dhe n\u00eb planet jan\u00eb t\u00eb pakta vendet q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshteten te hidroenergjia p\u00ebr mbulimin e nj\u00eb pjese dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb konsumit. Brazili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb paktat vende q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbuloj\u00eb afro 70% t\u00eb konsumit me hidro, por kjo shpjegohet me faktin q\u00eb Brazili \u00ebsht\u00eb vendi i Amazon\u00ebs, lumit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb planet.<\/p>\n<p>Nafta dhe gazi jan\u00eb burime m\u00eb t\u00eb shtrenja p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike, pasuar, deri s\u00eb fundmi, nga era dhe dielli. N\u00eb Gjermani, nj\u00eb vend q\u00eb prej dekadash tashm\u00eb ka qen\u00eb pararoj\u00eb e promovimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, konsumator\u00ebt paguajn\u00eb \u00e7mim t\u00eb shtrenjt\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb subvencionohet p\u00ebrmes nj\u00eb skeme t\u00eb njohur si Feed-In, energjin\u00eb e rinovueshme t\u00eb prodhuar kryesisht nga era. [link]\n<p>Gjermania ka aktualisht nj\u00eb \u00e7mim kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb nd\u00ebrmarra m\u00eb her\u00ebt. Gjerman\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb fikin termocentral\u00ebt b\u00ebrthamor\u00eb n\u00eb favor t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebrt dhe gazit nd\u00ebrsa shtrenjtimi i gazit gjat\u00eb k\u00ebtij viti, ka shkaktuar rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. N\u00eb janar, gjerman\u00ebt paguan 36 cent t\u00eb euros p\u00ebr kWh, e barazvlefshme kjo me 44 lek\u00eb p\u00ebr kWh. Ndon\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb i lart\u00eb, duhet t\u00eb kemi parasysh se shteti gjerman ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndjek\u00eb politikat q\u00eb ka ndjekur, (mbyllja e termocentraleve b\u00ebrthamore dhe promovimi i energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr), p\u00ebr shkak se Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i pasur. Me pag\u00eb minimale prej 1584 eurosh n\u00eb muaj, \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb krahasimisht m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat, se sa n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grafikut, Ukraina, me \u00e7mim gati dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa Shqip\u00ebria, duksh\u00ebm e realizon k\u00ebt\u00eb duke u mb\u00ebshtetur te energjia b\u00ebrthamore dhe te termocentralet e qymyrit p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike, dy burime t\u00eb lira, t\u00eb cilat ky vend i ka, t\u00eb parin, pra energjin\u00eb b\u00ebrthamore, p\u00ebr shkak se q\u00eblloi q\u00eb Bashkimi Sovjetik nd\u00ebrtoi termoncentrale b\u00ebrthamore atje dhe s\u00eb dyti, (termocentralet e qymyrit) sepse q\u00eblloi q\u00eb n\u00eb territorin e k\u00ebtij vendi ka qymyr. Ukraina realizon rreth 60% t\u00eb prodhimit energjetik t\u00eb vendit me centrale b\u00ebrthamore. Ukraina duket se mban \u00e7mim kaq t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe p\u00ebr nj\u00eb shkak tjet\u00ebr: Si vendi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, me pag\u00eb minimale 190 euro n\u00eb muaj, Ukraina duksh\u00ebm nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ndjek\u00eb politika mjedisore dhe, as q\u00eb t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar qoft\u00eb edhe kostot e prodhimit me qymyr apo me termocentrale b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p><strong>Jo energji p\u00ebr ngrohje<\/strong><br \/>\nKryeministri Edi Rama, i cili \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb alarmiste n\u00eb lidhje me munges\u00ebn e energjis\u00eb elektrike dhe furnizimit me naft\u00eb, paraqiti nj\u00eb fatur\u00eb energjie elektrike n\u00eb mas\u00ebn 600 euro t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb Itali. Nj\u00eb num\u00ebr shqiptar\u00ebsh me banim n\u00eb Itali e kund\u00ebrshtuan duke treguar faturat e tyre, n\u00eb rendin e 30 apo 40 eurove n\u00eb muaj. Nd\u00ebrsa Rama e tregoi k\u00ebt\u00eb si shembull se energjia elektrike n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb qahen, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb Itali, \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike vitin e kaluar ishte 22 cent t\u00eb euros p\u00ebr kWh, shif\u00ebr kjo shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa Shqip\u00ebria, 9 cent. Megjithat\u00eb, as n\u00eb rastin e fatur\u00ebs 600 euro dhe as n\u00eb rastin e fatur\u00ebs 30 euro, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe, qoft\u00eb edhe p\u00ebr shkakun e thjesht\u00eb se n\u00eb Itali dhe n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve evropiane, q\u00eb nga vitet 1970, bota ka marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb kursyer energji. Nj\u00eb nga masat m\u00eb popullore ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi i energjis\u00eb elektrike si burim p\u00ebr ngrohje, gatim dhe p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb me gazin. N\u00eb Itali, nj\u00eb rrjet gazi me tubacione shkon n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi pasi gazi vjen, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, nga Algjeria me tubacione n\u00ebn Mesdhe. Nd\u00ebrsa italian\u00ebt heqin gatimin, ngrohjen dhe ujin e ngroht\u00eb me gaz, p\u00ebrdorimi i energjis\u00eb elektrike mbetet vet\u00ebm p\u00ebr ndri\u00e7im, televizor apo kompjuter dhe lavatri\u00e7e. Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrdorime, vet\u00ebm lavatri\u00e7ja \u00ebsht\u00eb konsumator i konsideruesh\u00ebm i energjis\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po\u00e7at modern\u00eb p\u00ebr ndri\u00e7im apo televizor\u00ebt e kompjuterat jan\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb sasive shum\u00eb t\u00eb pakta t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja se pse vendet evropiane kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me gaz p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebto vende, gazi digjet n\u00eb termocentrale p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji elektrike, e cila nga ana e saj, mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ngrohje apo gatim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e arsyeshme q\u00eb gazi t\u00eb p\u00ebrdoret drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti p\u00ebr ngrohje a gatim pa u konvertuar fillimisht n\u00eb energji elektrike. Kursimet jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin q\u00eb gazi, duke u konvertuar n\u00eb energji elektrike, humbet 30-40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Por ka edhe vende t\u00eb cilave kjo logjik\u00eb nuk u funksionon. N\u00eb Norvegji, nj\u00eb vend prodhues madhor i gazit n\u00eb Evrop\u00eb, gatimi kryhet me elektricitet, i cili sigurohet nga hidrocentralet e panum\u00ebrt q\u00eb gjenden n\u00eb lumenjt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Me nj\u00eb fjal\u00eb, Norvegjis\u00eb i leverdis m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb energji elektrike nga burime hidro dhe t\u00eb eksportoj\u00eb gaz se sa anasjelltas. Norvegjia \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pasur n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve ujore dhe siguron 90% t\u00eb prodhimit elektrik me hidro. Norvegjia prodhon 136 TWh energji n\u00eb vit. Sa p\u00ebr krahasim, Shqip\u00ebria prodhoi vitin e kaluar 9 TWh, e gjitha nga hidrocentralet.<\/p>\n<p><strong>Llogarit\u00eb e thjeshta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><br \/>\nBota i kushtoi r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb eficenc\u00ebs energjetike q\u00eb nga kriza e naft\u00ebs e viteve 1980. Kriza filloi n\u00eb vitin 1973, kur nj\u00eb num\u00ebr vendesh eksportuese t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme vendos\u00ebn t\u00eb mos i shesin naft\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore, si sanksion ndaj mb\u00ebshtetjes q\u00eb Per\u00ebndimi i dha shtetit t\u00eb Izraelit. Pas k\u00ebsaj kohe, qeverit\u00eb filluan t\u2019i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje disa treguesve, t\u00eb tilla si eficenca energjetike (sa energji konsumohet nga nj\u00eb pajisje p\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb caktuar) dhe intensiteti energjetik (sa energji harxhohet p\u00ebr nj\u00eb dollar vler\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb ekonomi), e llogaritur kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pajisje apo p\u00ebr nj\u00eb ekonomi, por e ndar\u00eb n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb qeveria shqiptare nuk mban llogari t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues m\u00eb vete por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vlen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7astin q\u00eb eficenca energjetike mori r\u00ebnd\u00ebsi, vendet filluan t\u00eb llogarisin se kur \u00ebsht\u00eb e mundshme dhe e arsyeshme q\u00eb p\u00ebrdorimi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebr gatim t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me gaz apo lokomotivat me naft\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me lokomotiva me energji elektrike.<\/p>\n<p>Llogaria e vetme e k\u00ebsaj natyre n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb diku rreth vitit 2000, si pjes\u00eb e diskutimit t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimin e energjis\u00eb elekrike. Kjo ishte edhe koha kur n\u00eb Shqip\u00ebri filloi t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase gazi i l\u00ebngsh\u00ebm p\u00ebr ngrohje dhe p\u00ebr gatim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb tjerave, asnj\u00eb lloj disktimi nuk duket i nevojsh\u00ebm. Shqip\u00ebria nuk ka qymyr dhe rrjedhimisht as energji elektrike ndot\u00ebse. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend tejet i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb zhvilluar energji b\u00ebrthamore. I vetmi burim i energjis\u00eb elektrike q\u00eb p\u00ebrdor vendi jan\u00eb hidrocentralet. Sa i p\u00ebrket energjis\u00eb fosile, Shqip\u00ebria importon rreth 630 mij\u00eb ton\u00eb n\u00ebnprodukte nafte dhe eksporton rreth 400 mij\u00eb ton\u00eb naft\u00eb bruto.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se lumenjt\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pafund\u00ebm. Shfryt\u00ebzimi i tyre p\u00ebr energji elektrike nuk siguron t\u00eb gjith\u00eb nevojat e vendit sot, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse ekonomia do t\u00eb rritet, si\u00e7 shpresohet, at\u00ebhere konsumi i energjis\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb rritet dhe shtesa do t\u00eb duhet t\u00eb mbulohet nga burime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Prodhimi i hidroenergjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ndahet n\u00eb dy kategori t\u00eb m\u00ebdha: nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb prodhimi shtet\u00ebror i realizuar n\u00eb Kaskad\u00ebn e Drinit dhe tjetra \u00ebsht\u00eb prodhimi privat i energjis\u00eb n\u00eb hidrocentrale me koncesion apo t\u00eb privatizuara. Kostoja e energjis\u00eb s\u00eb prodhuar n\u00eb hidrocentralet publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kostot e borxheve t\u00eb vjetra \u00ebsht\u00eb 2.3 lek\u00eb, por energjia e prodhuar nga sektori privat me kontrata koncesionare apo hidrocentrale t\u00eb privatizuara \u00ebsht\u00eb 8.6 lek\u00eb dhe ky \u00e7mim nuk varet nga kostot e prodhimit por nga kontratat e n\u00ebnshkruara dhe rregulloret e vendosura nga qeverit\u00eb e ndryshme p\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Mesatarisht gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria ka mbuluar 83% t\u00eb konsumit t\u00eb vet me prodhim t\u00eb vetin. Nga prodhimi i vet, afro 60% e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar nga Kaskada e Drinit, me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe 40% nga hidrocentralet private apo ato me koncesion, ku \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa e mbetur, rreth 17% mesatarisht p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, duhet t\u00eb mbulohet nga importi. \u00c7mimi aktual i importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KESH, \u00ebsht\u00eb 213 euro p\u00ebr MW\/h ose 21.3 cent t\u00eb euros p\u00ebr kW\/h.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, kostoja q\u00eb qytetar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja e ponderuar e k\u00ebtyre tre \u00e7mimeve, plus kostot e transmetimit dhe shp\u00ebrndarjes, si dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, kostot e humbjeve t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rrjet. Nd\u00ebrsa \u00e7mimi 213 euro p\u00ebr 17% t\u00eb energjis\u00eb elektrike mund t\u00eb mos duket si faktor ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00eb, duhet t\u00eb kemi parasysh se prodhimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i luhatsh\u00ebm. Deficiti mesatar shum\u00ebvje\u00e7ar \u00ebsht\u00eb 17% por n\u00eb nj\u00eb vit, prodhimi vend\u00ebs mbuloi 112% t\u00eb konsumit nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vit tjet\u00ebr, vet\u00ebm 61%. Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit i keq p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb, shqiptar\u00ebve do t\u2019u duhet t\u00eb paguajn\u00eb 30 apo 40% t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb konsumuar me \u00e7mimin mbi 200 euro p\u00ebr MW\/h. N\u00ebse ndodh k\u00ebshtu, Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb importoj\u00eb 2 apo 3 TW\/h energji me nj\u00eb kosto totale prej 400-600 milion\u00eb eurosh. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e barabart\u00eb me t\u00eb ardhurat totale t\u00eb OSHEE-s\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti. N\u00eb rast se deficiti do t\u00eb jet\u00eb jo 40, por 20%, s\u00ebrish kostoja shtes\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rendin e 200 apo 300 milion\u00eb eurove nd\u00ebrsa n\u00ebse shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb fat, at\u00ebhere mundet t\u00eb mos ken\u00eb kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Humbjet m\u00eb shum\u00eb se sa deficiti<\/strong><br \/>\nShqip\u00ebria ka pasur nj\u00eb deficit mesatar vjetor prej afro 1.2 TW\/h energji elektrike p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, me luhatje nga 2.9 TW\/h n\u00eb vitin 2017 n\u00eb plus 0.9 TW\/h n\u00eb vitin 2018. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, humbjet e energjis\u00eb elektrike jan\u00eb luhatur n\u00eb 1.6-1.9 TW\/h n\u00eb vit, pra af\u00ebrsisht 1.4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa deficiti. Shkaqet e humbjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb mas\u00ebn 20% e t\u00eb gjith\u00eb energjis\u00eb s\u00eb hedhur n\u00eb rrjet jan\u00eb nj\u00eb mister i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, norma e zakonshme e humbjeve \u00ebsht\u00eb 5% e energjis\u00eb s\u00eb hedhur n\u00eb rrjet. Zyrtarisht n\u00eb Shqip\u00ebri dy t\u00eb tretat e humbjeve\u00a0jan\u00eb teknike, pra p\u00ebr shkak t\u00eb pajisjeve t\u00eb rrjetit dhe jo vjedhje. Normalisht q\u00eb sipas axhend\u00ebs s\u00eb vet\u00eb qeveris\u00eb aktuale t\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb shkuara, investimet n\u00eb rrjetin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishin sjell\u00eb reduktimin e humbjeve n\u00eb 6% n\u00eb vitin 2020, pra dy vjet m\u00eb par\u00eb. Diferenca mes humbjeve n\u00eb kuota normale 6% dhe asaj aktuale (13%) \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me 0.6 TW\/h, p\u00ebr t\u00eb cilat, shqiptar\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb afro 126 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i importuar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb humbjet joteknike, pra vjedhjet, situata \u00ebsht\u00eb e ngjashme. Kuota e pranueshme \u00ebsht\u00eb 2%, shif\u00ebr kjo e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Planin e Rim\u00ebk\u00ebmbjes [link], nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 6.3%. Diferenca \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me 72 milion\u00eb euro me \u00e7mimet aktuale t\u00eb importit. Me pak fjal\u00eb, shqiptar\u00ebve do t\u2019u duhet t\u00eb paguajn\u00eb k\u00ebt\u00eb vit gati 200 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar humbjet dhe vjedhjet n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnim: Konsumi i energjis\u00eb eletrike matet me vat n\u00eb or\u00eb dhe me shum\u00ebfisha t\u00eb saj, kilovat, megavat, gigavat apo teravat. Nj\u00eb po\u00e7 eficient konsumon 6 vat n\u00eb or\u00eb, ose af\u00ebrsisht 0.07 lek\u00eb energji elektrike. Nj\u00eb kondicioner normal konsumon 1.5 kWh, me nj\u00eb kosto prej 16.6 lek\u00ebsh n\u00eb or\u00eb. Familjet shqiptare konsumuan s\u00ebbashku gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar 3.1 miliard\u00eb kWh. Pjesa tjet\u00ebr e ekonomis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb institucionet publike dhe kompanit\u00eb private, konsumuan 3.54 miliard\u00eb kWh. N\u00eb rrjet u hodh\u00ebn gjithsej 8.4 miliard\u00eb kWh, nga t\u00eb cilat, 6.6 miliard\u00eb u faturuan dhe af\u00ebrsisht 1.8 miliard\u00eb humb\u00ebn.<\/em> <em>\/Gjergj Erebara, BIRN<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-7548\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-21-300x235.jpg\" alt=\"\" width=\"346\" height=\"271\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-21-300x235.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-21-768x601.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-21.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 346px) 100vw, 346px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-7549\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-23-300x250.jpg\" alt=\"\" width=\"347\" height=\"289\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-23-300x250.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-23-768x640.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-23.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 347px) 100vw, 347px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-7550\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-16-300x253.jpg\" alt=\"\" width=\"346\" height=\"292\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-16-300x253.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-16-768x648.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-16.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 346px) 100vw, 346px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku duket se po p\u00ebrhap panik, jo shum\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb skenar apokaliptik, me \u00e7mime energjie prej 60 lek\u00ebsh p\u00ebr kWh apo nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i mungon furnizimi i rregullt me naft\u00eb. As Rama dhe as Balluku nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb burim informacioni se ku i mb\u00ebshtesin deklarata &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-7545","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7545"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7545\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}