{"id":75466,"date":"2024-04-03T11:16:01","date_gmt":"2024-04-03T11:16:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75466"},"modified":"2024-04-03T11:16:01","modified_gmt":"2024-04-03T11:16:01","slug":"degradimi-i-maxhorances-ne-nje-cete-bazhibozukesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/03\/degradimi-i-maxhorances-ne-nje-cete-bazhibozukesh\/","title":{"rendered":"Degradimi i maxhoranc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb \u00e7et\u00eb bazhibozuk\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Klodian TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>Kur shp\u00ebrtheu skandali i Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, Edi Rama ishte n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb. Pusi i Rilindjes nuk ishte qelbur ende i gjithi dhe t\u00eb pakt\u00ebn formalisht ekzistonte ende nj\u00eb fije e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pasi Ylli Rakipi publikoi dokumentat q\u00eb d\u00ebshmonin se DH Albania kishte falsifikuar firm\u00ebn e sekretarit t\u00eb shtetit n\u00eb Dela\u00ebare, Damian Gjinkuri u detyrua t\u00eb udh\u00ebronte anullimin e tenderit 18 milion\u00eb euro. Praktikisht shtetit nuk iu shkaktua asnj\u00eb d\u00ebm sepse tenderi nuk u zhvillua. Por kjo nuk e shp\u00ebtoi dot as Gjiknurin dhe as vart\u00ebsin e tij n\u00eb ARRSH.<\/p>\n<p>Edi Rama e largoi Damian Gjiknurin nga qeveria, nd\u00ebrsa Belinda Balluku e nxorri me shkelma Afrim Qendron nga zyra e drejtorit t\u00eb ARRSH. Dhe ky nuk ishte rasti i vet\u00ebm. N\u00eb vitin 2018, p\u00ebr shkak t\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve apo skandaleve t\u00eb tjera publike u largua nga detyra gati gjysma e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por tashm\u00eb pusi \u00ebsht\u00eb qelbur t\u00ebr\u00ebsisht dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike ka vdekur. Pasardh\u00ebses s\u00eb Damian Gjiknurit ja kap\u00ebn rob drejtorin e ARRSH-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb rrafshin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, skandali ishte edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se sa ai i Unaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahu i djatht\u00eb dhe njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Ballukut nuk u arrestua se nj\u00eb kompani i kishte falsifikuar letrat n\u00eb tender. Ai tenderat ja jepte vetes dhe parat\u00eb e qytetar\u00ebve i \u00e7onte n\u00eb kontot e tij private. Megjithat\u00eb politikisht nuk ndodhi asgj\u00eb. Evis Berberi u arrestua nga SPAK, nd\u00ebrsa Belinda Balluku vazhdon pun\u00ebn si ministrja m\u00eb e fuqishme e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Standardi ka vdekur dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb kallur me koh\u00eb. Por asgj\u00ebsimi i llogaridh\u00ebnies e shnd\u00ebrron t\u00eb gjith\u00eb shtetin n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb. Ashtu si\u00e7 po ndodh.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, nj\u00eb nga figurat ky\u00e7 t\u00eb maxhoranc\u00ebs socialiste tashm\u00eb ngjan me Gjeneralin e Ushtris\u00eb s\u00eb Vdekur t\u00eb Kadares\u00eb. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt dhe ish drejtor\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjenden n\u00eb burg ose kandidat\u00eb serioz p\u00ebr t\u00eb shkuar aty.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa SPAK ka dekapituar t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin komandues t\u00eb Bashkis\u00eb, gjenerali vazhdon n\u00eb detyr\u00eb, pa asnj\u00eb pasoj\u00eb politike. Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb m\u00eb direkte. I gjith\u00eb grupi i drejtor\u00ebve t\u00eb arrestuar jan\u00eb em\u00ebrime ekskluzive t\u00eb Veliajt dhe tenderat q\u00eb ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vetes jan\u00eb prokurime me autoritet kontraktor Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Degradimi i qeverisjes dhe vdekja e standardit t\u00eb llogaridh\u00ebnies politike \u00ebsht\u00eb ftes\u00eb e hapur p\u00ebr pla\u00e7kitje. Mesazhi q\u00eb vjen nga koka \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. K\u00ebtu vjedhin t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike e ka humbur kuptimin. Kush shp\u00ebton, mir\u00eb. Kush kapet e ka p\u00ebr qederin e vet.<\/p>\n<p>Ndaj sot Edi Rama ngjan shum\u00eb me Sulltan Fetihun. Kur iu v\u00ebrsul Konstandinopoj\u00ebs, Mehmeti ishte i qart\u00eb me jeni\u00e7er\u00ebt e tij. \u201cMerrni pla\u00e7k\u00eb sa t\u00eb doni, mua m\u00eb duhet vet\u00ebm Konstandinopoja.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb edhe filozofia e Rilindjes sot. Bazhibozuk\u00ebt mund t\u00eb pla\u00e7kisin gjith\u00eb shtetin. Sulltanit i duhet vet\u00ebm pushteti.\/kapitali.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian TOMORRI Kur shp\u00ebrtheu skandali i Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, Edi Rama ishte n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb. Pusi i Rilindjes nuk ishte qelbur ende i gjithi dhe t\u00eb pakt\u00ebn formalisht ekzistonte ende nj\u00eb fije e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike. Nj\u00eb jav\u00eb pasi Ylli Rakipi publikoi dokumentat q\u00eb d\u00ebshmonin se DH Albania kishte falsifikuar firm\u00ebn e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75467,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-75466","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75466\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}