{"id":75474,"date":"2024-04-03T11:47:37","date_gmt":"2024-04-03T11:47:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75474"},"modified":"2024-04-03T11:47:37","modified_gmt":"2024-04-03T11:47:37","slug":"kur-drejtesia-i-nenshtrohet-urdherave-te-edi-rames-dhe-taulant-balles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/03\/kur-drejtesia-i-nenshtrohet-urdherave-te-edi-rames-dhe-taulant-balles\/","title":{"rendered":"Kur drejt\u00ebsia i n\u00ebnshtrohet urdh\u00ebrave t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Taulant Ball\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jamarb\u00ebr M<\/strong><strong>ALLTEZI<\/strong><\/p>\n<p>Ka mbi 6 vjet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri askush nuk fiton asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse bie ndesh me d\u00ebshirat e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebnshtrimi i plot\u00eb dhe kthimi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve n\u00eb figurina butaforike shkoi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb mori vendim kund\u00ebr ligjit t\u00eb vet\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb injorimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb 1\/5 s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje GJK.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb shembull i thjesht\u00eb personal p\u00ebr t\u00eb treguar shum\u00eb mbi groteskun e degjenerimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2012 hodha n\u00eb gjyq civil Taulant Ball\u00ebn p\u00ebr shpifje, pasi g\u00ebnjeu publikisht duke pretenduar sikur Jamarb\u00ebr Malltezi kishte vjedhur tok\u00ebn ku ishte ish-Klubi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Partizani, apo sikur ajo tok\u00eb (q\u00eb hajdut\u00ebt komunist\u00eb ia grabiten familjeve t\u00eb nderuara themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs si Begeja, Llagami, Vaqaqi, Alimehmeti e Saliaga) t\u00eb ishte shpron\u00ebsuar nga Italia.<\/p>\n<p>Z.Balla si i paditur (ndon\u00ebse me doktoratur\u00eb me plagjiatur\u00eb-vjedhje) kishte shkruar se toka ishte shpron\u00ebsuar nga Shefqet V\u00ebrlaci dhe Jako Mane (mesa duket e kujton Mek\u00ebmb\u00ebsin e Italis\u00eb Jakomoni p\u00ebr ndonj\u00eb fshatar me emrin Jako Mane).<\/p>\n<p>Gjykata civile e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e ftoi t\u00eb paraqiste fakte apo prova, por ai nuk paraqiti dot gj\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb ai u gjet fajtor p\u00ebr shpifje e u d\u00ebnua me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2014, ndon\u00ebse Taulanti nuk paraqiti dot asnj\u00eb fakt, nj\u00eb gjyqtar \u201challexhi\u201d n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit e rrezon vendimin pasi deklaroi se Balla ka t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes s\u00eb lir\u00eb dhe se \u201cshpifja mund t\u00eb jete civile ose penale dhe meq\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, le t\u00eb vler\u00ebsohet si penale dhe barr\u00ebn e prov\u00ebs ta k\u00ebt\u00eb i d\u00ebmtuari e jo shpif\u00ebsi!\u201d<\/p>\n<p>Pra gjyqtari me mbi 35 vjet eksperienc\u00eb kinse nuk kuptonte dallimin mes nj\u00eb \u00e7eshtje civile dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. Gjyqtari iku me dor\u00ebheqje kur filloi vetting, se k\u00ebta i keqp\u00ebrdorin e pastaj i tallin.<\/p>\n<p>2014-2022 dosja mbeti n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe u k\u00ebrc\u00ebnuan gjyqtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos e trajtuar. P\u00ebr pasoj\u00eb mbeti 8 vjet pasi askush nuk guxoi kush t\u2019a prek\u00eb me dor\u00eb.<\/p>\n<p>2021-2022 Soros dhe Delina Fico (gruaja e ministrit \u00c7u\u00e7i dhe ish-gruaja e kryeministrit) marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shqyrtojn\u00eb dosjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb lehtesuar (!) pun\u00ebt.<\/p>\n<p>2022: Gjykata e Lart\u00eb njofton n\u00eb \u00ebebsite se m\u00eb 25 Maj 2022 do shqyrtoj\u00eb dosjen. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin njoftim thuhet se seanca e dat\u00ebs 25 maj 2022 nuk do mbahej dhe do shtyhej p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb njoftim i m\u00ebtejsh\u00ebm nuk u b\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb Shtatorit 2022 avokati im shkon n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb interesohet se kur do mbahet seanca dhe i thon\u00eb se seanca u mbajt m\u00eb 09 qershor 2022, pa njoftuar fare as mbajtjen e seanc\u00ebs dhe as vendimin e marr\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatit ju tha se Gjykata vendosi rrezimin e rekursit pasi kan\u00eb hyr\u00eb dispozita t\u00eb reja t\u00eb kodit t\u00eb procedur\u00ebs civile, ndon\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje kishte 8 vjet pritje dhe vet\u00eb ligji e kishte p\u00ebrcaktuar se, p\u00ebr dosjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shqyrtim do vijohet t\u00eb gjykohen me procedur\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb fuqi kur kish nisur \u00e7\u00ebshtja!<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shpjegim se pse, as nuk u njoftua se kur do mbahej dhe as nuk u njoftua zyrtarisht pala p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur avokati k\u00ebrkon dosjen q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebr ankim n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, i thuhet se \u201cdosjen e \u00e7\u00ebshtjes civile e ka sekuestruar SPAK\u201c!<\/p>\n<p>Pse do duhej SPAK t\u00eb sekuestroj\u00eb dosje civile? Pse mos b\u00ebnte ndonj\u00eb fotokopje n\u00ebse kishte nevoj\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt prokurorja ishte pjes\u00eb e grupit t\u00eb prokuror\u00ebve nga Elbasani q\u00eb u katapultuan n\u00eb SPAK nga sponsorizimi i Taulant Ball\u00ebs dhe Qazim Sejdinit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk depoziton dosjen Gjykata Kushtetuese nuk t\u00eb shqyrton ankimin, ndaj avokati im priti 2-3 muaj q\u00eb t\u00eb merrte dosjen. N\u00eb Dhjetor 2022 avokati im \u00e7oi ankimin n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 Mars 2023 Gjykata Kushtetuese m\u00eb nisi nj\u00eb zarf me vendimin p\u00ebr mosshqyrtimin e dosjes pasi ka kaluar afati 4 mujor i ankimimit q\u00eb e nisnin nga data 9 qershor 2022 kur Gjykata e Lart\u00eb kishte marr\u00eb vendimin, e jo nga data (mesi shtatorit 2022) kur pala u njoftua p\u00ebr vendimin! Ka t\u00eb pakt\u00ebn 3 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut q\u00eb njofton Gjyqsorin Shqiptar se llogaritja e afatit fillon nga data e njoftimit t\u00eb pal\u00ebs e jo nga dalja e nxjerrjes s\u00eb vendimit. Vendimi i gjykat\u00ebs kushtetuese ishte firmosur nga skifter\u00ebt e Soros p\u00ebrfshir\u00eb kunatin e Mimi Kodhelit.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e depozitova pran\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Ka shum\u00eb shkelje, duke filluar qysh me proces t\u00eb padrejt\u00eb dhe shkeljet e procedurave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padenj\u00eb nga gjith\u00eb zinxhiri i gjyqsorit, vet\u00ebm q\u00eb mos i c\u00ebnohet nj\u00eb qime floku nga interesat Taulant Ball\u00ebs s\u00eb PS.<\/p>\n<p>Disa pyetje p\u00ebr drejtesin\u00eb me rregji t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Soros reform\u00ebs:<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb nuk e dinte dallimin mes \u00e7\u00ebshtjes civile dhe asaj penale ish-gjykat\u00ebsi i apelit me eksperienc\u00eb mbi 35 vje\u00e7are?<\/p>\n<p>Pse mbi 8 vjet Gjykata e Lart\u00eb nuk guxoi t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen?<\/p>\n<p>A ka ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb ku Soros reforma, ish-gruaja e kryeministrit dhe gruaja e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjyqsore?<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Lart\u00eb vendosi t\u2018a shqyrtoj\u00eb dosjen sipas Procedur\u00ebs Civile t\u00eb re, nd\u00ebrsa kjo \u00e7\u00ebshtje kishte 8 vite n\u00eb pritje dhe vet\u00eb ligji i ri p\u00ebr Proceduren Civile shprehet se \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb trajtim do vijojn\u00eb me procedur\u00ebn q\u00eb ka nisur?<\/p>\n<p>A mos vall\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb paaft\u00eb Gjykat\u00ebsit e GJL sa t\u00eb mos lexojn\u00eb nenin e ligjit apo u detyruan? Apo ju dha e gatshme nga Delina dhe Edi Rama?<\/p>\n<p>Pse Gjykata e Lart\u00eb nuk njoftoi pal\u00ebn me shkrim as p\u00ebr seanc\u00ebn, e as p\u00ebr vendimin?<\/p>\n<p>Pse Gjykata Kushtetuese injoron 3 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut lidhur me afatet?<\/p>\n<p>Pse SPAK shkeli t\u00eb drejta Kushtetuese t\u00eb njeriut duke sekuestruar dosje civile dhe mbajtur p\u00ebr mbi 1 vit?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos prekur nj\u00eb qime floku nga interesat e mashtruesit bashk\u00ebpun\u00ebtor me trafikant\u00ebt Balla, gjyqtar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e gjyqsorit zgjodh\u00ebn t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb idiotin e dobish\u00ebm pavar\u00ebsisht se bien ndesh me ligjet e shkruara dhe me vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane.<\/p>\n<p>Grotesku vijon me Taulant Ball\u00ebn q\u00eb shpifjen q\u00eb kreu dhe q\u00eb nuk u d\u00ebnua n\u00eb proces civil e dergon tek prokurorja e promovuar prej vet\u00eb Ball\u00ebs n\u00eb SPAK n\u00eb 2020. Pra depozitoi Kallzim Penal t\u00eb rrem\u00eb me t\u00eb pakt\u00ebn 3 g\u00ebnjeshtra dhe vijonte t\u00eb deklaronte n\u00eb media se, \u201ckam sjelle dokumente se toka \u00ebsht\u00eb shpron\u00ebsuar nga Shefqet V\u00ebrlaci dhe Jako Mane\u201d.<\/p>\n<p>Taulanti kallzimin e kishte p\u00ebr gjith\u00eb qeverin\u00eb Berisha si edhe p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb fare subjekti i ligjit, por SPAK e rregjistroi kinse pa em\u00ebr n\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Edi Rama i urdh\u00ebroi prokuror\u00ebt n\u00eb Kongresin e PS m\u00eb 09 Prill 2022 dhe n\u00eb Asamblen\u00eb e PS m\u00eb 07 Maj 2022 t\u00eb procedonin Sali Berish\u00ebn pasi, \u201cpo deligjitimohet SPAK-u dhe gjith\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, dhe prokuror\u00ebt e n\u00ebnshtruar nis\u00ebn brenda pak dit\u00ebsh 6 k\u00ebrkesa hetimi pasuror p\u00ebr Jamarb\u00ebr Malltezin, gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt dhe tij, duke hetuar deri mbesat e Berish\u00ebs qysh kur nuk kishin lindur ende.<\/p>\n<p>Keqp\u00ebrdorimi politik i SPAK vijon edhe sot:<\/p>\n<p>Gjet\u00ebn q\u00eb Taulant Balla kish b\u00ebr\u00eb kallzim t\u00eb rrem\u00eb, por nuk guxojn\u00eb t\u00eb shprehen.<\/p>\n<p>Gjet\u00ebn q\u00eb Edi Rama kish shp\u00ebrdorurar detyr\u00ebn duke sjell\u00eb d\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetuar me vendim gjykate prej mbi 320.000 eurosh, por nuk guxojn\u00eb t\u00eb shprehen.<\/p>\n<p>Fsheh\u00ebn qindra dokumente q\u00eb nuk ju volisnin p\u00ebrfshi mbi 20 kontrata t\u00eb blerjeve t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebve nga Malltezi, si edhe mbi 350 kontrata t\u00eb shitjeve n\u00eb grop\u00eb q\u00eb siguruan investimin.<\/p>\n<p>G\u00ebnjyen duke paraqitur nd\u00ebrrimin e destinacionit t\u00eb zon\u00ebs, nga sportive n\u00eb banimi sikur e kish kryer Berisha, kur n\u00eb fakt ishte kryer nga 10 drejtor\u00ebt e Edi Ram\u00ebs (K\u00ebshilli Teknik i Bashkis\u00eb) n\u00eb 2006 pa pasur fare k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs. M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit Teknik, po Edi Rama e miratoi n\u00eb KRT-n e Tiran\u00ebs dhe e \u00e7oi n\u00eb KRRTRSH p\u00ebr miratim s\u00eb bashku me nj\u00eb dyzin\u00eb tjet\u00ebr vendimesh q\u00eb ju miratuan t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>G\u00ebnjejn\u00eb sikur ndryshimin e destinacionit e kreu Berisha kur ju del q\u00eb e ka kryer Edi Rama me Keshillin Teknik t\u00eb tij, qoft\u00eb n\u00eb 2006 dhe qoft\u00eb n\u00eb 2008 me kompanin\u00eb Urbaplan dhe vendimin 238 t\u00eb dat\u00ebs 27.12.2008 t\u00eb KKRT Tiran\u00eb. K\u00ebto vendime Edi Rama i ka marr\u00eb pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebs pronare t\u00eb tok\u00ebs dhe pa p\u00ebrfunduar procesin e privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb rr\u00ebnuara.<\/p>\n<p>Genjyen lidhur me q\u00ebnien apo jo n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes s\u00eb ushtris\u00eb, kur dokumenti zyrtar tregonte se nuk ishte, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr as nuk posedoheshin, pasi objektet e rr\u00ebnuara ishin t\u00eb uzurpuara nga 42 familje informale dhe dy biznese pa asnj\u00eb tag\u00ebr ligjor, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb paguheshin nga shteti e mbyllnin syt\u00eb ndaj zaptimit mesa duket p\u00ebrkundrejt rryshfetit.<\/p>\n<p>Qindra pronar\u00ebve \u2013 pinjoll\u00eb t\u00eb 5 familjeve pronare themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 ju kthye prona e tyre private pasi shteti jua vodhi p\u00ebr 65 vjet dhe n\u00eb fund i detyroi t\u00eb paguajn\u00eb 800,000 $ p\u00ebr disa objekte t\u00eb rr\u00ebnuara dhe t\u00eb uzurpuara dhe SPAK ka dyshime p\u00ebr korrupsion pse ju kthye k\u00ebtyre 100 familjeve toka e vet! Por po k\u00ebta prokuror\u00eb nuk b\u00ebzajn\u00eb kur Edi Rama me firm\u00ebn e tij vendos t\u00eb b\u00ebj\u00eb milioner v\u00ebllain e tij duke i dhuruar 37,000 m2 tok\u00eb, p\u00ebrfshi 5,160 m2 nd\u00ebrtesa p\u00ebr vet\u00ebm 1 euro! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr repart ushtarak n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e korrupsionit t\u00eb pretenduar, pse qindra familjeve ju kthye prona dhe e zhvilluan si\u00e7 desh\u00ebn vet\u00eb, prokuror\u00ebt politik\u00eb urdh\u00ebruan menj\u00ebher\u00eb sekuestrimin e pasurive t\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezit pa treguar se si dhe pse k\u00ebto prona dyshon se lidhen, pasi p\u00ebrfshin deri tok\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Prisk\u00eb n\u00eb vitin 2003 me \u00e7mim 8-9 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa deklarimi i Edi Ram\u00ebs q\u00eb kinse e bleu tok\u00ebn n\u00eb Surrel me 2 usd\/m2, ose apartament t\u00eb bler\u00eb me kontrate porosie qysh n\u00eb 2005. Ligji detyron t\u00eb tregohet si lidhet secila pron\u00eb me veprat e dyshuara, por ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknikalitet i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb qeverisjen e PS dhe reform\u00ebn e Soros. Ndaj edhe gjyqtar\u00ebt e GJL kthehen n\u00eb lolo e vendosin n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet e nj\u00ebhsuara q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb po vet\u00eb.<\/p>\n<p>Kapja e drejt\u00ebsis\u00eb dhe keqperdorimi politik nga Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto 6 vitet e fundit t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb vendim q\u00eb bie ndesh me d\u00ebshirat e Edi Ram\u00ebs. N\u00eb fillimet e qeverisjes, Edi Rama telefononte personalisht gjyqtar\u00ebt dhe i k\u00ebrc\u00ebnonte \u201cdo t\u00eb k\u00ebpus k\u00ebmb\u00ebt\u201d n\u00ebse nuk burgos X p\u00ebr mos pages\u00ebn e dritave. Sot i ka t\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00ebr\u00ebsisht prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt dhe i ka kthyer n\u00eb lolo q\u00eb presin mesazhin nga Aga\u00e7i q\u00eb t\u00eb marrin urdhrin p\u00ebr t\u00eb vepruar. Pik\u00ebrisht nga Aga\u00e7i q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr rolin e tij n\u00eb bat\u00ebrdin\u00eb me incenerator\u00ebt inekzistent\u00eb, e q\u00eb SPAK nuk guxon as t\u2019i permend\u00eb emrin n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe q\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb Shqiptare nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim kund\u00ebr qeveris\u00eb k\u00ebto 6 vitet e fundit fal\u00eb mender Soros-reform\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe gjobitur m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb histori n\u00eb arbitrazhet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, d\u00ebmime q\u00eb i paguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jamarb\u00ebr MALLTEZI Ka mbi 6 vjet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri askush nuk fiton asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse bie ndesh me d\u00ebshirat e Edi Ram\u00ebs. N\u00ebnshtrimi i plot\u00eb dhe kthimi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve n\u00eb figurina butaforike shkoi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb mori vendim kund\u00ebr ligjit t\u00eb vet\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb injorimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-75474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75474"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75474\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}