{"id":75741,"date":"2024-04-05T21:28:10","date_gmt":"2024-04-05T21:28:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75741"},"modified":"2024-04-05T21:28:10","modified_gmt":"2024-04-05T21:28:10","slug":"protesta-deri-ne-largimin-e-kryehajdutit-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/05\/protesta-deri-ne-largimin-e-kryehajdutit-te-tiranes\/","title":{"rendered":"Protesta deri n\u00eb largimin e kryehajdutit t\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj t\u00eb jap\u00eb menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqje pas skandalit t\u00eb dosjes \u20185D\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Erion, jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb, mos prit protest\u00ebn tjet\u00ebr. E ke vendin n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit komb\u00ebtar\u2019, u shpreh Berisha n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs\u2019 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se zhduk\u00ebn 130 milion\u00eb euro me afer\u00ebn e djeg\u00ebsit. \u2018\u00c7far\u00eb do ti m\u00eb? Se t\u00eb mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forc\u00eb q\u00eb t\u00eb mbron nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Nuk ka Duman as Zaman q\u00eb t\u00eb mbron ty\u2019, u shpreh Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin qytetar, tha se Erion Veliaj vendosi skem\u00ebn e vjedhjes 100% t\u00eb parave t\u00eb prokurimeve publike.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha i b\u00ebri thirrje Erion Veliajt t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, sepse nuk ka ku t\u00eb futet, ku t\u00eb shkoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin qytetar, kryetari i PD-s\u00eb Sali Berisha tha se, Edi Rama p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Olsin, i ka vendosur detyr\u00eb Taulant Ball\u00ebs q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr babale.<\/em><\/p>\n<p><em>Por sipas kryedemokratit, asgj\u00eb nuk e shp\u00ebton Olsin dhe Edi Ram\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE: \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb zjarrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme, urimet m\u00eb t\u00eb mira k\u00ebt\u00eb nat\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, nat\u00eb p\u00ebrcaktimi, Nat\u00ebn e Kadrit, p\u00ebr ju t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb falenderojm\u00eb Zotin, i cili \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm dhe meriton t\u00eb gjith\u00eb adhurimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu dua t\u2019u falenderoj me mir\u00ebnjohje ju dhe ata qindra e qindra qytetar\u00eb q\u00eb sot lan\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr misionin e tyre, betej\u00ebn kund\u00ebr nj\u00ebrit prej figurave m\u00eb t\u00eb shpifura, m\u00eb t\u00eb neveritshme, m\u00eb pa moral njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Nj\u00ebrin prej t\u00eb hajdut\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj apo hajdutin m\u00eb t\u00eb madh pas Edi Ram\u00ebs, q\u00eb e ka emrin Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Protesta qytetare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Teatrin ishte nj\u00eb akt madhor p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb akt madhor qytetarie, me t\u00eb cilin d\u00ebshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe t\u00eb papara t\u00eb Erion Velis\u00eb dhe band\u00ebs s\u00eb tij nuk mund t\u00eb pranohen dhe nuk do pranohen kurr\u00eb nga ju.<\/p>\n<p>Erion Veliaj e ka vendin n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Jo n\u00eb zyr\u00ebn e qytetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb, mos prit protest\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mos e prit protest\u00ebn tjet\u00ebr sepse Erion, ti me q\u00ebndrimet e tua, ke vjedhur dhe posht\u00ebruar qytetar\u00ebt e kryeqytetit t\u00eb kombit sa asnj\u00eb pushtues, sa asnj\u00eb qeveritar n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedh\u00eb parat e Tiran\u00ebs p\u00ebr 1 milion pem\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb kund mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Erion, nuk e meriton t\u00eb quhesh Erion, por prap\u00eb nuk po e l\u00ebshoj goj\u00ebn.<\/p>\n<p>Ti nuk mund t\u00eb jesh nj\u00eb minut\u00eb kryetar, qytetar i par\u00eb, se ti nuk je as qytetar, ti je nj\u00eb hajdut i shpifur q\u00eb nuk vet\u00ebm veten shok.<\/p>\n<p>A nuk je ti q\u00eb ke zhdukur me Edi Ram\u00ebn 130 milion\u00eb euro p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur djeg\u00ebsit nuk i dihen nam as nishan?<\/p>\n<p>Erion, meriton \u00e7do epitet, por un\u00eb nuk po e l\u00ebshoj goj\u00ebn time.<\/p>\n<p>Por u rikujtoj qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs se ti ke pasur zotim me shkrim se do t\u00eb raportosh \u00e7do muaj p\u00ebr punimet, situacionet, ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kurse ti me Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen jo vet\u00ebm q\u00eb nuk raportove, por vodhe dhe vet\u00ebm<\/p>\n<p>vodhe parat\u00eb e taksapaguesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 130 milion\u00eb gjer sot.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do ti m\u00eb? Se t\u00eb mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forc\u00eb q\u00eb t\u00eb mbron nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka Duman as Zaman q\u00eb t\u00eb mbron ty.<\/p>\n<p>Erion, ti meriton \u00e7do epitet, \u00e7do cil\u00ebsor, por un\u00eb po e ruaj goj\u00ebn time.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb mund t\u2019u thuash ti qytetar\u00ebve q\u00eb vendose skem\u00ebn e vjedhjes 100 p\u00ebrqind t\u00eb prokurimeve publike o faqezi?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kishin d\u00ebgjuar Edi Ram\u00ebn kryetar bashkie, mister 20 p\u00ebrqind\u00ebshi.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb tjer\u00eb, sot Edi Rama merr 30 p\u00ebrqind\u00ebshin, por nuk kishin d\u00ebgjuar kurr\u00eb q\u00eb prokurimet t\u2019i vjedh\u00ebsh ti me band\u00ebn e koleg\u00ebve tu. I quan edhe koleg\u00eb, po \u00e7\u2019koleg\u00eb jeni ju mo, ju jeni hajna t\u00eb p\u00ebshtirosur, turpi i njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Po ke fytyr\u00eb ti mo t\u00eb dal\u00ebsh nga sht\u00ebpia jote, kur vodhe parat\u00eb me Moll\u00ebn, me Tivarin, me djallin dhe t\u00eb birin dhe i shnd\u00ebrrove n\u00eb hotele me 5 yje?<\/p>\n<p>I shnd\u00ebrrove n\u00eb pallate me qindra e qindra apartamente p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb milioner dhe miliarder me band\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mos ngutemi se nuk kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. O faqezi, gjykat\u00ebs p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb populli i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa do t\u00eb vjedh\u00ebsh ti prap\u00eb, folu pak qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pallatet me qindra apartamente n\u00eb Kinostudio, sa i shit\u00ebt?<\/p>\n<p>Pallatet n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, sa i shit\u00ebt, sa fituat?<\/p>\n<p>Po thuaju pak edhe tjetr\u00ebn, sa shpenzuat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tyre?<\/p>\n<p>Apo ua nd\u00ebrtuan pallatet si pallatin e Linda Ram\u00ebs pa asnj\u00eb fatur\u00eb doganore, tatimore, nd\u00ebrtimore, bankare, etj.<\/p>\n<p>Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon!<\/p>\n<p>Jep dor\u00ebheqjen nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb, o turpi i Tiran\u00ebs, o turp i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron v\u00ebllain e tij, mbron vjedhjet e tij.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb fjala e nderit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb ndalur nuk ka.<\/p>\n<p>Se Edi Rama do ket\u00eb fatin t\u00ebnd. Dhe se t\u00eb dy do merrni at\u00eb q\u00eb meritoni.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ju e shihni pra, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 mosbindjes civile, p\u00ebrve\u00e7 guximit, rrug\u00eb tjet\u00ebr nuk ka.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nuk mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e enjte, n\u00eb ora 11:00, Tirana te bashkia.<\/p>\n<p>Erion Veliaj n\u00eb burg p\u00ebr zverku, p\u00ebr zverku!<\/p>\n<p>Edi Rama, ke refuzuar interpelanc\u00ebn sepse dokumentet faktojn\u00eb se ti dhe v\u00ebllai yt, Olsi ishit padron\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb miellit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb Xibrak\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn e Olsit, ke zgjedhur d\u00ebshmitar Taulant Krimin, Taulant Ball\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb zotuar se do gjej\u00eb nj\u00eb Babale tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb po t\u00eb them k\u00ebtu para k\u00ebtyre q\u00ebndrestar\u00ebve, para k\u00ebtyre luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb: Mos luaj m\u00eb me opozit\u00ebn se je i pashpres\u00eb, se forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb ty dhe v\u00ebllan\u00eb t\u00ebnd nga krimet e sh\u00ebmtuara q\u00eb krye kryer, nuk ka.<\/p>\n<p>Gjer sot, ti ke gjetur, ke korruptuar Duman\u00eb dhe Zaman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb verb\u00ebri, t\u00eb inkriminuar nga k\u00ebmb\u00ebt te koka, b\u00ebhen parzmore e jotja, parzmore e Olsi Ram\u00ebs, parzmore e Erion Veliajt.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjuat ju dje si foli para qytetar\u00ebve Altin Rama apo t\u2019i themi ndryshe, Skrapi i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Skrapi, jo Skapi m\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe atij do ia them nja dy fjal\u00eb k\u00ebtu n\u00eb em\u00ebr tuaj.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb ke futur n\u00eb terrorin t\u00ebnd gjykat\u00ebn, ti je fytyra m\u00eb e sh\u00ebmtuar e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Je njeriu m\u00eb i inkriminuar i saj.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb ke shnd\u00ebrruar Skapin n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale je nj\u00eb kryekriminel aq sa \u00ebsht\u00eb Edi Rama, Erion Veliaj dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb flet para publikut se me policin\u00eb dekonspiron, se 80-90 hetues t\u00eb BKH jan\u00eb zero, ti tregon se nuk ka njeri q\u00eb t\u00eb beson m\u00eb, pasi e di q\u00eb je simbol i sh\u00ebmtuar i korrupsionit, i gjobave.<\/p>\n<p>Altin, k\u00ebrkove dje t\u00eb t\u00eb zgjatet afati.<\/p>\n<p>Harroje! Afati yt \u00e7do dit\u00eb q\u00eb q\u00ebndron aty n\u00eb pozicion antikushtetues, ta them k\u00ebtu, do t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p>Ti q\u00eb betohesh p\u00ebr integritet, por n\u00eb qoft\u00eb se ka njeri t\u00eb degraduar mbi tok\u00eb, je ti q\u00eb u thua shqiptar\u00ebve me rrog\u00eb normale se je b\u00ebr\u00eb me tre apartamente.<\/p>\n<p>Po cili shqiptar, un\u00eb si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeminist\u00ebr kam arritur t\u00eb blej 30 metra m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kisha.<\/p>\n<p>Po cili shqiptar mund t\u00eb blej\u00eb tre apartamente me rrog\u00eb p\u00ebrve\u00e7 teje?<\/p>\n<p>U the shqiptar\u00ebve nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe, se jeni institucioni m\u00eb i kontrolluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt je nj\u00eb skllav mjeran i Edi Ram\u00ebs dhe k\u00ebtu nuk g\u00ebnjeve.<\/p>\n<p>Ti ke r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontrollin e plot\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe shkon e flet aty si ekstremist i majt\u00eb i turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj dhe Skrapi i partis\u00eb, larot e tij, mercenar\u00ebt e tij, duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjen q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr betej\u00ebn e fuqishme q\u00eb zhvilluat sot.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj t\u00eb jap\u00eb menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqje pas skandalit t\u00eb dosjes \u20185D\u2019. \u2018Erion, jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb, mos prit protest\u00ebn tjet\u00ebr. E ke vendin n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit komb\u00ebtar\u2019, u shpreh Berisha n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs\u2019 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":65348,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-75741","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75741\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65348"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}