{"id":75830,"date":"2024-04-07T19:00:44","date_gmt":"2024-04-07T19:00:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75830"},"modified":"2024-04-07T19:01:27","modified_gmt":"2024-04-07T19:01:27","slug":"leter-e-dyte-e-hapur-per-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/07\/leter-e-dyte-e-hapur-per-spak\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e dyt\u00eb e hapur p\u00ebr SPAK"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Jamarb\u00ebr MALLTEZI<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje Z. Dumani,<\/p>\n<p>U njoha me vendimin tuaj p\u00ebr zgjatjen e hetimeve pasi kinse 6 muaj ishte e pamjaftueshme ngaq\u00eb hetimet jan\u00eb komplekse.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ju po hetoni p\u00ebr (1) kthimin e pron\u00ebs tek pronari i ligjsh\u00ebm pas vjedhjes s\u00eb saj nga shteti hajdut komunist p\u00ebr 65 vjet, (2) privatizimin e detyruar t\u00eb objekteve t\u00eb rr\u00ebnuara dhe t\u00eb uzurpuara (n\u00eb bashk\u00ebpunim me ata zyrtar\u00eb q\u00eb paguheshin p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe administruar) dhe (3) zhvillimin nga pronar\u00ebt privat\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto procese q\u00eb kan\u00eb zgjatur mbi 25 vjet (qysh nga 1995) jan\u00eb n\u00eb pron\u00eb private p\u00ebr t\u00eb cilat ju nuk keni tag\u00ebr ligjor pavar\u00ebsisht keqperdorimit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur interesave apo urdhrave politike t\u00eb Taulant Ball\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa shkruani se kinse 6 muaj nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme, ju keni mbi 3 vjet q\u00eb po hetoni me em\u00ebr e mbiem\u00ebr mua dhe f\u00ebmijet e mi (psh. shih shkresa 10598 dt.24.12.2021). Pasi q\u00eb Edi Rama ju urdh\u00ebroi n\u00eb Kongresin e PS me 09 Prill 2022 dhe n\u00eb Asamblene e PS me 07 Maj 2022 t\u00eb procedonit Sali Berish\u00ebn pasi \u201cpo deligjitimohet SPAK-u dhe gjith\u00eb reforma n\u00eb drejtesi\u201d ju si prokuror\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar nis\u00ebt brenda pak dit\u00ebsh 6 k\u00ebrkesa hetimi p\u00ebr Jamarber Malltezin, gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij duke hetuar deri mbesat e Berish\u00ebs qysh nga koha kur nuk kishin lindur ende (shih shkresat me nr. Prot. 3607 deri 3612 t\u00eb dat\u00ebs 29.04.2022).<\/p>\n<p>Prandaj, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me zgjatje hetimesh p\u00ebrtej afatit 6 mujor, por p\u00ebrtej 3 vitesh gj\u00eb q\u00eb ju nxjerr si veg\u00ebl n\u00eb duart e Taulant Ball\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs p\u00ebr zvarritje t\u00eb q\u00ebllimshme politike.<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 15 viteve, qindra pronar\u00ebve \u2013 pinjoll\u00eb t\u00eb 5 familjeve pronare themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 ju kthye prona e tyre private pasi shteti jua vodhi p\u00ebr 65 vjet dhe n\u00eb fund i detyroi t\u00eb paguajn\u00eb 800,000 $ p\u00ebr disa objekte t\u00eb rr\u00ebnuara dhe t\u00eb uzurpuara dhe SPAK ka dyshime p\u00ebr korrupsion pse ju kthye k\u00ebtyre 100 familjeve toka e vet, pasi nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebta qindra ishte dh\u00ebndri i Berish\u00ebs!<\/p>\n<p>Berisha nuk ia dha dh\u00ebndrit me PPP apo VKM si\u00e7 e b\u00ebn Edi Rama p\u00ebr Olsin apo Bolinon por toka ju kthye n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm. Sikund\u00ebr ju kthyen n\u00eb vitet 2005-2012 rreth 1.577.400000 m2 tok\u00eb mbi 510 mij\u00eb pronar\u00ebve legjitime. Nd\u00ebrkaq, Edi Rama me firm\u00ebn e tij vendos t\u00eb b\u00ebj\u00eb milioner v\u00ebllain e tij duke i dhuruar repart ushtarak me 37,000 m2 tok\u00eb p\u00ebrfshi 5,160 m2 nd\u00ebrtesa p\u00ebr vet\u00ebm 1 euro! (shih VKM 183 date 9.3.2016).<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb t\u00eb dhuroj\u00eb v\u00ebllai 37,000 m2 tok\u00eb publike (toke private e familjeve Deliu dhe Lici por nuk ia kthyen pasi e quanin repart ushtarak n\u00eb planin e perhapjes!) dhe 5,160m2 nd\u00ebrtime mes Tiran\u00ebs ve\u00e7 me 1 firm\u00eb t\u00eb vet nj\u00eb dite t\u00eb bukur dhe ve\u00e7 p\u00ebr 1 euro qenka normale (nuk paska vep\u00ebr penale), nd\u00ebrsa t\u2019i kthehet prona n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet qindra familjeve trash\u00ebgimtare pas 15 viteve rropatje n\u00ebp\u00ebr dhjet\u00ebra institucione dhe t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb edhe 800,000 euro p\u00ebr ato rrangullina t\u00eb uzurpuara ka dyshime p\u00ebr korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozit\u00ebs! \u201cAf\u00ebrmendsh\u201d standard i bukur i SPAK.<\/p>\n<p>Edi Rama me nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb veten ka dhuruar 6 miljon m2 troje n\u00eb bregdet p\u00ebr miqt\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmit e vet dhe ju heq edhe taksat sipas qefit apo xhepit, nd\u00ebrsa SPAK mbyll syt\u00eb dhe kthehet n\u00eb veg\u00ebl politike t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vjedhje masive.<\/p>\n<p>Deri tani gjat\u00eb hetimeve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se:<\/p>\n<ol>\n<li>Taulant Balla ka depozituar kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb me shum\u00eb genjeshtra dhe vijonte t\u00eb deklaronte n\u00eb media se \u201ckam sjell\u00eb dokumente se toka \u00ebsht\u00eb shpron\u00ebsuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane\u201d (pasi si injorant e di Jakomonin p\u00ebr fshatar me emrin Jako Mane), por SPAK nuk guxon t\u2019ia p\u00ebrmend\u00eb emrin. Depozitova padi p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb ndaj Taulant Ball\u00ebs por SPAK \u201caf\u00ebrmendsh\u201d nuk guxoi t\u00eb niste procedim penal;<\/li>\n<li>Edi Rama ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn duke sjell\u00eb afro 320,000 euro d\u00ebm n\u00eb financat e bashkis\u00eb por mbrojt\u00ebsit e interesit publik nuk guxojn\u00eb t\u00eb shprehen ndon\u00ebse kan\u00eb administruar si prov\u00eb gjith\u00eb vendimet e gjykatave lidhur me shkeljet ligjore t\u00eb Edi Ram\u00ebs. \u201cAfermendsh\u201d nuk guxon SPAK t\u00eb shprehet p\u00ebr urdh\u00ebruesit e vet.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Prokuror\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb zgjatje hetimi p\u00ebrtej 3 vite e 6 muaj q\u00eb kan\u00eb deri tani, mbi dyshime p\u00ebr nj\u00eb nen i cili nuk m\u00eb p\u00ebrket pasi nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb as zyrtar i lart\u00eb e as i zgjedhur vendor. A ka r\u00ebnd\u00ebsi ligji apo \u00ebsht\u00eb teknikalitet i kot\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, a \u00ebsht\u00eb standardi i SPAK q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjatje hetimesh duke paraqitur g\u00ebnjeshtra me fakte t\u00eb njohura dhe t\u00eb administruara n\u00eb dosje? Po ju rendis disa:<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt g\u00ebnjejn\u00eb sikur pronar\u00ebt nuk e k\u00ebrkuan pron\u00ebn nga viti 1999 deri n\u00eb 2006 kur n\u00eb fakt jan\u00eb me dhjetra k\u00ebrkesa nga pronar\u00ebt edhe n\u00eb 2000, 2001, 2002, por ligji i koh\u00ebs lejonte kthim fizik fillimisht deri n\u00eb 5000 m2. Ligji i kthimit t\u00eb pronave i vitit 2004 mund\u00ebsoi (1) kthimin pa kufizim t\u00eb pronave tek pronari i ligjsh\u00ebm dhe (2) kthimin e tok\u00ebs tek pala pronare pa pritur privatizimin, gj\u00eb q\u00eb i mund\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00eb familjeve pronare t\u00eb k\u00ebrkonin tok\u00ebn e vet legjitime. Pronar\u00ebt fisnik\u00eb prit\u00ebn ligjin por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk donin tok\u00ebn q\u00eb t\u00eb par\u00ebt e tyre e pat\u00ebn bler\u00eb me florinj si\u00e7 i keni v\u00ebrtetuar n\u00eb dosje pasi po hetoni qysh ne 1935.<\/p>\n<p>Se n\u00eb cilin lokal jan\u00eb takuar trash\u00ebgimtar\u00ebt e 5 familjeve pronare \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tyre. Edhe q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbrapsht pron\u00ebn e vjedhur nga hajdut\u00ebt komuniste ve\u00e7 i nderon familjet pronare. Edhe fakti q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort t\u00eb mos nxjerrin n\u00eb rrug\u00eb asnj\u00eb familje informale i nderon. Edhe q\u00eb nd\u00ebrtuam kopshtin dhe \u00e7erdhen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Tirane falas p\u00ebr komunitetin prap\u00eb na nderon.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt g\u00ebnjejn\u00eb duke paraqitur nd\u00ebrrimin e destinacionit t\u00eb zon\u00ebs nga sportive n\u00eb banim sikur e kreu Berisha kur n\u00eb fakt u krye nga 10 drejtor\u00ebt e Edi Ram\u00ebs (K\u00ebshilli Teknik i Bashkis\u00eb) me 12.05.2006 pa pasur fare k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs dhe pa firmosur ende pronar\u00ebt e tok\u00ebs kontrat\u00eb me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese. Kjo \u00ebsht\u00eb administruar n\u00eb dosje dhe fshehja e k\u00ebtij fakti tregon q\u00eb po ju drejton urdh\u00ebri politik dhe urrejtja ndaj pronar\u00ebve e jo faktet apo ligji. Vendimin e K\u00ebshillit Teknik t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 10 drejtor\u00eb t\u00eb tij, po Edi Rama e miratoi n\u00eb KRT t\u00eb Tiran\u00ebs me 09.06.2006 dhe e \u00e7oi n\u00eb KRRTRSH p\u00ebr miratim s\u00eb bashku me nj\u00eb dyzin\u00eb tjet\u00ebr vendimesh q\u00eb ju miratuan t\u00eb gjitha n\u00eb fund t\u00eb N\u00ebntorit 2006. A e keni arrestuar Edi Ram\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Apo ai \u00ebsht\u00eb mbi ligjin?<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt vijojn\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn sikur ndryshimin e destinacionit t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr e kreu Berisha me Planin Rregullues s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb 2013 kur n\u00eb fakt e ka kryer Edi Rama me drejtor\u00ebt e tij dhe K\u00ebshillin Teknik t\u00eb tij n\u00eb 2008 me kompanine Urbaplan dhe vendimin 238 t\u00eb dates 27.12.2008 t\u00eb KKRT Tiran\u00eb. K\u00ebto vendime Edi Rama i ka marr\u00eb pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebs pronare t\u00eb tok\u00ebs dhe pa p\u00ebrfunduar procesin e privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb rr\u00ebnuara.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt g\u00ebnjejn\u00eb lidhur me qenien apo jo t\u00eb ish Klubit n\u00eb Planin e P\u00ebrhapjes t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura kur dokumenti zyrtar tregonte se nuk ishte dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr as nuk posedoheshin pasi objektet e rr\u00ebnuara ishin t\u00eb uzurpuara nga 42 familje informale dhe dy biznese pa asnj\u00eb tag\u00ebr ligjor, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt shtet\u00ebrore paguheshin nga shteti e mbyllnin syt\u00eb ndaj zaptimit mesa duket p\u00ebrkundrejt rryshfetit.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt vijojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat sikur p\u00ebrdorimi i letrave me vler\u00eb n\u00eb privatizim u krye p\u00ebr favorizimin e dh\u00ebndrit t\u00eb Berish\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo ka qen\u00eb qysh prej 1995 dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe para pak jav\u00ebsh u fut p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb kjo nism\u00eb n\u00eb 2024! P\u00ebr me tep\u00ebr Klubi Shumesport\u00ebsh q\u00eb kushtoi rreth 700,000 USD u pagua i gjithi me para ve\u00e7 1 muaj p\u00ebrpara se t\u00eb dilte vendimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e letrave me vler\u00eb, nd\u00ebrsa i Futbollit (q\u00eb kish vec 1 nd\u00ebrtes\u00eb) p\u00ebr t\u00eb cilin u pagua me lek\u00eb dhe letra me vler\u00eb ishte vet\u00ebm 100,000 USD!<\/p>\n<p>Nese do kishte komunikim apo vullnet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb pronar t\u00eb ve\u00e7ante do prisnim nj\u00eb muaj m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer pages\u00ebn e 700,000 USD, pasi n\u00eb total u pagua 720,000 USD me para n\u00eb bank\u00eb dhe vec 80,000 me letra me vler\u00eb nga t\u00eb cilat personalisht kam p\u00ebrfituar gjithsejt 64 euro.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt politik\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat e Taulant Ball\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb interesin publik shkojn\u00eb deri n\u00eb mbrojtje t\u00eb vjedhjes s\u00eb pron\u00ebs p\u00ebrmes uzurpimit ose rryshfeteve ndaj zyrtar\u00ebve duke injoruar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Ndofta prokuror\u00ebt tuaj kan\u00eb shpikur m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr fitimin e pasuris\u00eb p\u00ebrtej atyre q\u00eb parashikohen n\u00eb Kodin Civil.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt politik\u00eb konsiderojn\u00eb presion inspektimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb keqp\u00ebrdorimin e pozit\u00ebs zyrtare pasi kish p\u00ebrfunduar \u00e7do procedur\u00eb dhe pronar\u00ebt e tok\u00ebs kishin paguar edhe parat\u00eb por p\u00ebrs\u00ebri vijonte grabitja e pron\u00ebs gj\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte d\u00ebm financiar pasi e ngarkonte shtetin p\u00ebr t\u00eb paguar qira ndaj pronar\u00ebve private. A mbrojn\u00eb interesin publik dhe financat e shtetit apo urrejtja i ka z\u00ebn\u00eb syt\u00eb? Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb q\u00eb kane kryer shkelje ligjore dhe kushtetuese qoft\u00eb me sekuestrimin e dosjes civile p\u00ebr shpifje ndaj Taulant Ball\u00ebs q\u00eb penguan t\u00eb drejta kushtetuese p\u00ebr proces t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor t\u00eb Prof. Malltezit, dhe qoft\u00eb me sekuestrimin e gjith\u00eb dosjeve t\u00eb pronave t\u00eb gjithe fisit Begeja n\u00eb Kadast\u00ebr! D\u00ebnime kolektive kishim par\u00eb ve\u00e7 n\u00eb diktatura, por mesa duket \u201caf\u00ebrmendsh\u201d ligji dhe shteti ligjor nuk p\u00ebrfillen kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, krejt jasht\u00eb tagrit ligjor, p\u00ebr nj\u00eb investim krejt privat, ndon\u00ebse nuk tregojn\u00eb dot asnj\u00eb shkelje ligjore shprehin preferenc\u00eb t\u00eb tyre n\u00ebse duhet pun\u00ebsuar dikush si auditore apo kontabiliste. A kan\u00eb turp e cip\u00eb k\u00ebta prokuror\u00eb politike, apo edhe turpin edhe cip\u00ebn e kan\u00eb me karar, aq sa ua lejon Taulant Balla dhe Edi Rama?<\/p>\n<p>Kapja e drejtesis\u00eb dhe keqp\u00ebrdorimi politik nga Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb keto 7 vitet e fundit t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb vendim q\u00eb bie ndesh me d\u00ebshirat e Edi Ram\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb Shqiptare nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim kund\u00ebr qeveris\u00eb k\u00ebto 7 vitet e fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe gjobitur m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb histori n\u00eb arbitrazhet nd\u00ebrkombetare q\u00eb i paguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAfermendsh\u201d q\u00eb SPAK nuk ka pse heton p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale se pse po paguajn\u00eb shqiptaret qindra milion\u00eb euro p\u00ebr arbitrazhet e humbura nga presioni politik si th\u00ebniet \u201cnuk \u00ebsht\u00eb ide e mir\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr qeveris\u00eb\u201d (Agaci) apo \u201cpo m\u00eb detyroni t\u00eb b\u00ebhem armiku juaj. Do keni gjith\u00eb qeverin\u00eb kundra\u201d (Veliaj).<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen p\u00ebr shkeljen Kushtetuese q\u00eb u krye ndaj t\u00eb nderuarit deputet dhe kryetarit t\u00eb PD Prof. Sali Berisha, juve u p\u00ebrgjigj\u00ebt q\u00eb e vler\u00ebsuam q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr leje nga Kuvendi dhe fakti q\u00eb dy gjyqtar\u00eb e mbajt\u00ebn n\u00eb fuqi na jep t\u00eb drejt\u00eb. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e arsyetimit edhe Enver Hoxha kishte 2000 prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb q\u00eb i \u00e7ertifikonin vendimet q\u00eb caktonte Enveri n\u00eb parti, por sa prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb i n\u00ebnshtrohen vullnetit politik nuk ka lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mendje e qet\u00eb e kupton menj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb motivi shtyn prokuror\u00ebt e SPAK q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb n\u00eb dokument zyrtar. Avokatet e mi do e kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin p\u00ebr zgjatjen e hetimeve p\u00ebrtej 3 vite e 6 muaj pasi kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm antiligjore, por ndofta rekord bot\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku shteti nuk ka humbur asnj\u00eb cent, p\u00ebrkundrazi ka fituar 800,000 $ nga ndalimi i paligjshm\u00ebris\u00eb q\u00eb kryhej nga rryshfetcinj.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebrmendsh, gjykata vendosin gjithmone \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne (SPAK)\u201d \u2013 kam pasur rastin t\u2019a p\u00ebrjetoj vet\u00eb personalisht por nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ju nderon.<\/p>\n<p>Ju uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb!<\/p>\n<p>Prof. Dr. Jamarb\u00ebr Malltezi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Jamarb\u00ebr MALLTEZI P\u00ebrsh\u00ebndetje Z. Dumani, U njoha me vendimin tuaj p\u00ebr zgjatjen e hetimeve pasi kinse 6 muaj ishte e pamjaftueshme ngaq\u00eb hetimet jan\u00eb komplekse. N\u00eb fakt ju po hetoni p\u00ebr (1) kthimin e pron\u00ebs tek pronari i ligjsh\u00ebm pas vjedhjes s\u00eb saj nga shteti hajdut komunist p\u00ebr 65 vjet, (2) privatizimin e detyruar t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-75830","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75830","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75830"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75830\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}