{"id":75850,"date":"2024-04-08T08:23:56","date_gmt":"2024-04-08T08:23:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75850"},"modified":"2024-04-08T08:23:56","modified_gmt":"2024-04-08T08:23:56","slug":"parate-e-fituara-me-djerse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/08\/parate-e-fituara-me-djerse\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb e fituara me djers\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrktheu:<\/strong><br \/>\n<strong>Agim Xh. Deshnica<\/strong><\/p>\n<p>RR\u00cbFENJ\u00cb NGA KAZAKISTANI<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-75851\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/1-4-300x246.jpg\" alt=\"\" width=\"273\" height=\"224\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/1-4-300x246.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/1-4.jpg 601w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb baba na kishte nj\u00eb djal\u00eb. Djali, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ishte p\u00ebrtac. Edhe pse e shikonte t\u00eb atin q\u00eb rropatej n\u00eb pun\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje, vet\u00eb, qysh se dilte dielli e gjer sa per\u00ebndonte, bridhte posht\u00eb e lart kot m\u00eb kot. Nuk i shkonte nd\u00ebr mend kurr\u00eb t\u00eb punonte e t\u00eb fitonte ndonj\u00eb para. Vet\u00ebm t\u00eb hante, t\u00eb pinte e t\u00eb vishej mir\u00eb dinte. Dhe parat\u00eb e babait i shpenzonte, pa e vrar\u00eb mendjen. Por, erdhi nj\u00eb koh\u00eb dhe u m\u00ebrzit babai nga sjellja e t\u00eb birit, ndaj, q\u00eb ta m\u00ebsonte me pun\u00eb, e q\u00eb t\u2019ia dinte vler\u00ebn pun\u00ebs, e thirri\u00a0 dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebgjo, bir! Qysh nes\u00ebr do t\u00eb vesh t\u00eb punosh!<\/p>\n<p>Dhe e d\u00ebrgoi te nj\u00eb mik n\u00eb nj\u00eb fshat fqinj, q\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr nj\u00eb flori\u00a0 n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Djali p\u00ebrtac shkoi, po puna nuk i p\u00eblqeu dhe nuk zinte asgj\u00eb me dor\u00eb. Miku i babait mendoi se e kishin d\u00ebrguar tek ai sa p\u00ebr t\u2019u gjendur n\u00eb pun\u00eb dhe as q\u00eb i vinte vesh. Ve\u00e7 i jepte t\u00eb hante e t\u00eb pinte \u00e7\u2019donte dhe e vishte si jo m\u00eb mir\u00eb. Kur u mbush viti, i dha atij floririn dhe e p\u00ebrcolli.<\/p>\n<p>U kthye djali n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, or bir, mir\u00eb se erdhe! Thuam\u00eb si je dhe a punove dot?<\/p>\n<p>&#8211; Qysh jo, baba! Punova, sa&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Po rrog\u00ebn a e more?<\/p>\n<p>&#8211; E mora, posi!<\/p>\n<p>&#8211; Ma jep, ta shoh!<\/p>\n<p>Djali ia dor\u00ebzoi floririn babait. Ky, pa e par\u00eb fare, hapi dritaren dhe e flaku jasht\u00eb n\u00ebp\u00ebr barishte. Djalit as q\u00eb iu prish terezia. Ai i ktheu shpin\u00ebn t\u00eb atit dhe deshi t\u00eb shkonte t\u00eb piqej me shok\u00ebt. Ve\u00e7, i ati kuptoi n\u00eb \u00e7ast se ai s\u2019kishte punuar, ndaj e ndali dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb shkosh t\u00eb punosh edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr, or bir!<\/p>\n<p>Dhe e d\u00ebrgoi n\u00eb nj\u00eb fshat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, te nj\u00eb mik i vjet\u00ebr, pronar bag\u00ebtish.<\/p>\n<p>Dhe ky nuk e lodhi djalin me pun\u00ebra nd\u00ebr stalla a n\u00eb stane, se kujtoi q\u00eb miku ia kishte d\u00ebrguar jo p\u00ebr pun\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb provuar miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, kur mbaroi viti, i dha floririn dhe e p\u00ebrcolli.<\/p>\n<p>Erdhi djali n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>-H\u00eb, or bir, si kalove, a punove?<\/p>\n<p>&#8211; Punova, po qysh jo, baba!<\/p>\n<p>&#8211; Po a ta dhan\u00eb rrog\u00ebn?<\/p>\n<p>&#8211; Posi!<\/p>\n<p>&#8211; Nema, ta shoh!<\/p>\n<p>Babai e mori, hapi dritaren dhe e flaku floririn jasht\u00eb, n\u00ebp\u00ebr barishte. Djali as q\u00eb deshi t\u2019ia dinte.<\/p>\n<p>U ngrys i gjori baba dhe nisi t\u00eb mendohej se si t\u2019ia b\u00ebnte me at\u00eb t\u00eb uruar djal\u00eb. Si kaloi pak koh\u00eb, e d\u00ebrgoi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb larg\u00ebt fare, te nj\u00eb pronar i panjohur. Por, m\u00eb par\u00eb e gjeti, e takoi dhe i tha atij pronarit:<\/p>\n<p>&#8211; Dua vet\u00ebm q\u00eb djalin t\u00eb ma shtiesh n\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u2019i jap\u00ebsh rrog\u00eb!<\/p>\n<p>Ia kuptoi q\u00ebllimin pronari i zgjuar.<\/p>\n<p>Qysh dit\u00ebn e par\u00eb e vuri djalin t\u00eb priste ferra me kos\u00eb. Dhe e ftoi t\u00eb \u00e7lodhej e t\u00eb hante, ve\u00e7 kur dielli per\u00ebndoi. T\u00eb nes\u00ebrmen e ngriti nga gjumi, sapo zbardhi dita, dhe iu p\u00ebrvesh pun\u00ebve tok me t\u00eb, pa e l\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb ulej. K\u00ebshtu \u00e7do dit\u00eb. E zgjonte argatin her\u00ebt. Punonte pa u lodhur vet\u00eb, e shtynte n\u00eb pun\u00eb edhe at\u00eb. E r\u00ebnd\u00eb i dukej puna p\u00ebrtacit, por s\u2019kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte! Ofshante e r\u00ebnkonte dhe syt\u00eb i mbusheshin me lot. Kurse pronari shtirej sikur nuk e vinte re. Vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste ai:<\/p>\n<p>&#8211; Puno si punoj un\u00eb! S\u2019ka k\u00ebtu ta hash buk\u00ebn pa djersitur!<\/p>\n<p>Dhe djali p\u00ebrtac s\u2019u b\u00ebnte dot bisht pun\u00ebve. I dhimbte mesi, i dhimbnin gjunj\u00ebt. Por, me kalimin e koh\u00ebs, aq shum\u00eb u m\u00ebsua, saq\u00eb pronari kuptoi se nuk qe e nevojshme ta nxiste m\u00eb djalin. Ai ishte gjall\u00ebruar. Ndaj as e shtynte e as e qortonte, madje hera &#8211; her\u00ebs i jepte zem\u00ebr me ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u mbush viti, duart e djalit ishin mbushur me kallo, kurse rrobet i qen\u00eb njollosur e grisur.<\/p>\n<p>Pronari i shtroi nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb mir\u00eb, i dhuroi nj\u00eb pal\u00eb rrobe t\u00eb reja dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Yt at\u00eb nuk k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb t\u00eb paguaj p\u00ebr pun\u00ebn tek un\u00eb, por ti e ke me hak\u00eb t\u00eb mos kthehesh duarbosh. Na, merri! I ke hallall k\u00ebta florinj! Dhe tashti shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe b\u00ebj edhe atje pun\u00eb t\u00eb mira si k\u00ebtu!<\/p>\n<p>U kthye djali tek i ati. Ky e priti i qeshur.<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, o biri im i dashur! Erdhe? A punove?<\/p>\n<p>&#8211; Punova, baba!<\/p>\n<p>&#8211; Punove mir\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, baba.<\/p>\n<p>&#8211; A t\u00eb pagoi pronari?<\/p>\n<p>&#8211; Po! M\u00eb dha ca florinj! &#8211; iu p\u00ebrgjigj ai dhe ia la n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>I ati i num\u00ebroi, u \u00e7el n\u00eb fytyr\u00eb dhe, kur b\u00ebri t\u00eb hapte dritaren q\u00eb t\u2019i flakte jasht\u00eb, djali k\u00ebrceu dhe i mbajti dor\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Mos, baba, &#8211; i tha, &#8211; mos i flak jasht\u00eb ato par\u00e0, se vet\u00eb e di si i kam fituar!<\/p>\n<p>U lumturua i ati dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Tani po, je v\u00ebrtet im bir! Ke kuptuar se asgj\u00eb e arritur me djers\u00ebn e ballit nuk mund t\u00eb flaket e t\u00eb shp\u00ebrdorohet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrktheu: Agim Xh. Deshnica RR\u00cbFENJ\u00cb NGA KAZAKISTANI Nj\u00eb baba na kishte nj\u00eb djal\u00eb. Djali, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ishte p\u00ebrtac. Edhe pse e shikonte t\u00eb atin q\u00eb rropatej n\u00eb pun\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje, vet\u00eb, qysh se dilte dielli e gjer sa per\u00ebndonte, bridhte posht\u00eb e lart kot m\u00eb kot. Nuk i shkonte nd\u00ebr mend &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72688,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-75850","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}