{"id":75939,"date":"2024-04-08T18:23:24","date_gmt":"2024-04-08T18:23:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=75939"},"modified":"2024-04-08T18:23:24","modified_gmt":"2024-04-08T18:23:24","slug":"poshte-ata-qe-ju-vjedhin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/08\/poshte-ata-qe-ju-vjedhin\/","title":{"rendered":"Posht\u00eb ata q\u00eb ju vjedhin!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ilir LEVONJA<\/strong><\/p>\n<p>Sot fermer\u00ebt e Lushnjes mbush\u00ebn rrug\u00ebt me qum\u00ebsht safi. Esht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb fisnike, p\u00ebr shkak se ka koh\u00eb q\u00eb n\u00ebn at\u00eb t\u00eb ashtuqujturin Ballkan i Hapur, qum\u00ebshti pluhur dhe hirra vijn\u00eb nga Serbia, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shum\u00eb nga ata shit\u00ebn lop\u00ebt dhe bag\u00ebtit\u00eb e imta. Arsyeja, tregu i afrohet m\u00eb shum\u00eb leverdis\u00eb se sa prodhimit vendas, edhe pse n\u00eb studio televizive t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr tradit\u00ebn, prodhimin vendas dhe bio etj. Nga ana tjet\u00ebr programet p\u00ebr mb\u00ebshtetje nga qeveria jan\u00eb t\u00eb vak\u00ebta, p\u00ebr m\u00eb keq akoma, i p\u00ebrfiton vet\u00ebm n\u00ebse voton Edi Ram\u00ebn dhe patronazhist\u00ebt e tij t\u00eb pashkoll\u00eb ose me diploma falco. Megjithat\u00eb k\u00ebto jan\u00eb drama komb\u00ebtare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb soldiratet social i cili theksh\u00ebm ka munguar vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E kam cekur edhe m\u00eb par\u00eb, tek tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vend nj\u00eb shthurje sociale p\u00ebr sa i p\u00ebrket nervit komb\u00ebtar, q\u00eb dmth, protestojn\u00eb arsimtar\u00ebt, askush nuk i bashkohet. Protestojn\u00eb student\u00ebt, askush nuk i bashkohet. Ndodhin skandale me vlera miliardash t\u00eb vjedhur, askush nuk indinjohet, revoltohet apo t\u00eb protestoj p\u00ebr shkak se asnj\u00eb nga qeveritar\u00ebt nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Arrestohet nj\u00eb kryetar Bashkie, madje edhe gjysma e administrat\u00ebs, prap\u00eb fitojn\u00eb hajdut\u00ebt. Qytetar\u00ebt pajtohen kollajllisht dhe sikur e presin me magji nj\u00eb dor\u00eb qiellore q\u00eb t\u00eb vendosi drejt\u00ebsi. Por le t\u00eb shkojm\u00eb edhe pak m\u00eb tej, protestojn\u00eb fermer\u00ebt e Europ\u00ebs, fermer\u00ebt tan\u00eb nuk ndihen. Nuk kan\u00eb as minimumin e favoreve t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs apo edhe rajonit, prap\u00eb nuk ngrihen. Vet\u00ebm ta dini ama, se, nj\u00eb nga arsyet q\u00eb nuk futemi edhe n\u00eb Europ\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe koherenca, qoft\u00eb kjo ekonomike n\u00eb raport me fermerin europian, por edhe indinjata kolektive p\u00ebr padrejt\u00ebsi. T\u00eb shkojm\u00eb edhe m\u00eb akoma&#8230;<\/p>\n<p>Lushnja sot \u00ebsht\u00eb totalisht e shkat\u00ebrruar administratisht, pa Gjykat\u00eb, pa Prokurori pa Drejtori Arsimore, biles m\u00eb than\u00eb se edhe spitalet e ambulancat varen t\u00eb gjitha nga Fieri. Megjithat\u00eb askush nuk u ngrit kur institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, arsimit, sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor shkriheshin. Dhe ta mendosh q\u00eb nj\u00eb vend i cili prodhon p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rajonin, trajtohet jo sikur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb miner\u00eb ari, por nj\u00eb mo\u00e7al internimesh. Sot qeveria shqiptare paguan milion euro p\u00ebr rrjetet e fuqishme bot\u00ebrore p\u00ebr gjoja turizmin. Esht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e t\u00ebra propagand\u00eb p\u00ebr shkak se nuk ka efekt par\u00ebsor tek xhepat tuaj, edhe ato pak pun\u00ebsime sezonale q\u00eb krijohen, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ekonomie formale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, bregdeti i jugut tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moll\u00eb e ndalur p\u00ebr qytetarin shqiptar. N\u00ebse 10% e k\u00ebtyre pagesave plus politikave favorizuese p\u00ebr fermerin do vinin tek ju, sot rrug\u00ebt e Lushnjes nuk do laheshin nga qum\u00ebshti, por do mbushte makinerit\u00eb e p\u00ebrpunimit dhe frigorifer\u00ebt e tregut. Megjithat\u00eb edhe kjo protest\u00eb le t\u00eb shpresojm\u00eb se nuk do jet\u00eb me kaq. Jo vet\u00ebm Lushnja por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb drejt nj\u00eb anarshie sociale p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb ka d\u00ebshtuar. Ndaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, q\u00eb, fermer\u00eb, intelektual\u00eb, arsimtar\u00eb, popull etj., vet\u00ebm me Edi Ram\u00ebn mos m\u00eb asnj\u00eb pakt, paktin b\u00ebjeni mes vedi. Posht\u00eb ata q\u00eb ju vjedhin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir LEVONJA Sot fermer\u00ebt e Lushnjes mbush\u00ebn rrug\u00ebt me qum\u00ebsht safi. Esht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb fisnike, p\u00ebr shkak se ka koh\u00eb q\u00eb n\u00ebn at\u00eb t\u00eb ashtuqujturin Ballkan i Hapur, qum\u00ebshti pluhur dhe hirra vijn\u00eb nga Serbia, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shum\u00eb nga ata shit\u00ebn lop\u00ebt dhe bag\u00ebtit\u00eb e imta. Arsyeja, tregu i afrohet m\u00eb shum\u00eb leverdis\u00eb se sa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-75939","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75939\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}