{"id":76069,"date":"2024-04-09T19:22:13","date_gmt":"2024-04-09T19:22:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76069"},"modified":"2024-04-09T19:22:13","modified_gmt":"2024-04-09T19:22:13","slug":"arrestime-ne-ministrine-e-brendshme-a-do-ti-shpetoje-balla-burgut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/09\/arrestime-ne-ministrine-e-brendshme-a-do-ti-shpetoje-balla-burgut\/","title":{"rendered":"Arrestime n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme, a do t&#8217;i shp\u00ebtoj\u00eb Balla burgut?"},"content":{"rendered":"<p>Taulant Balla mohoi n\u00eb muajin gusht q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistemin TIMS dhe e mbrojti k\u00ebt\u00eb p\u00eb muaj me rradh\u00eb, por sot q\u00eb Prokuroria ka arrestuar njeriun e em\u00ebruar prej tij p\u00ebr grabitjen e sistemit TIMS, at\u00ebhere \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se pas nd\u00ebrhyrjes n\u00eb TIMS nuk q\u00ebndron nj\u00eb vart\u00ebs i Ball\u00ebs, por vet\u00eb kupola e regjimit.<\/p>\n<p><strong>Si ndodhi vjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS<\/strong><\/p>\n<p>Pas ngjarjes s\u00eb dat\u00ebs 2 gusht 2023, kur nj\u00eb grup i mir\u00eborganizuar, i kryesuar nga nj\u00eb Drejtues i Lart\u00eb i Policis\u00eb, tentoi apo realizoi nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb paautorizuar n\u00eb sistemin TIMS, shqet\u00ebsimi i Ambasad\u00ebs Amerikane ka ardhur n\u00eb rritje.<\/p>\n<h4>I pari, q\u00eb e p\u00ebrcolli publikisht do t\u00eb ishte i Ngarkuari me Pun\u00eb i Ambasad\u00ebs USA n\u00eb Tiran\u00eb, Martin McDowell. M\u00eb pas t\u00eb nj\u00ebjtin alarm do t\u00eb ngrinin, n\u00eb nj\u00eb takim mes tyre, edhe David Wisner, i Ngarkuari me Pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn e SHBA dhe Christiane Hohmann, Ambasadorja e delegacionit t\u00eb BE n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/h4>\n<p>Por teksa shqet\u00ebsimi i amerikan\u00ebve shfaqet i shtuar, pra me kurbatur\u00eb rrit\u00ebse, shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngjarjen, n\u00eb sinkron, po shp\u00ebrfaqin ca strategji q\u00eb tentojn\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb emetojn\u00eb injoranc\u00ebn si mjet p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin, por edhe t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb skandalin.<br \/>\nDy dit\u00eb pas takimeve t\u00eb shtuara t\u00eb amerikan\u00ebve, m\u00eb 25 gusht, fillimisht i akuzuari kryesor p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen, publikoi nj\u00eb shkrim ku, mes t\u00eb tjerave, tentonte t\u00eb justifikonte dhe minimizonte ngjarjen. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb, sikur t\u00eb ishin sikronizuar me kast, t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim mbajti edhe KM. T\u00eb dy synonin t\u00eb bindnin opinionin se, me sistemin TIMS, nuk ka ndodhur asgj\u00eb p\u00ebr tu shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<h4>M\u00eb 30 gusht, i fundmi n\u00eb radh\u00eb, i cili do t\u00eb tentonte ta ulte, edhe m\u00eb, p\u00ebrtok\u00eb zallamahin\u00eb e krijuar, por duke g\u00ebnjyer nga \u201ca\u201d n\u00eb \u201czh\u201d, do t\u00eb ishte Ministri i Brendsh\u00ebm, T. Balla.<\/h4>\n<p>Ai deklaroi se ajo q\u00eb kishte ndodhur ishte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave q\u00eb institucionet po marrin ndaj sulmit kibernetik t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Pra ministri flet p\u00ebr masa t\u00eb marra pas nj\u00eb viti nga sulmi, dhe vet\u00ebm te Policia, nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebr mbylljen e vrimave t\u00eb rrjedhjes s\u00eb informacionit nga buxheti i shtetit jan\u00eb shpenzuar miliona e miliona euro (sipas nj\u00eb denoncimi publik t\u00eb deputetit Agron Shehaj, AKSHI \u2013 Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit \u2013 ka b\u00ebr\u00eb 30 milion euro tendera sekret\u00eb p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave).<br \/>\nPor kjo kujtes\u00eb pas nj\u00eb viti, bie ndesh edhe me steriotipin ton\u00eb, pasi dekadat e fundit, ne shqiptar\u00ebt kujtohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb riparime apo arnime menj\u00ebher\u00eb pasi na plas bomba n\u00eb duar, pasi na p\u00ebrzhitin zjarret p\u00ebrc\u00eblluese n\u00eb ver\u00eb, pasi na rrafshojn\u00eb p\u00ebrmbytjet e bora n\u00eb dim\u00ebr, pasi na mbillen t\u00eb gjith\u00eb fushat e kodrat me kanabis, pasi na vjedhin t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe shtet\u00ebrore, pasi n\u00eb plazhe na vriten njer\u00ebz nga skafet etj., etj.<br \/>\nM\u00eb tej Ministri deklaroi se \u201cnuk ekziston asnj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb ka pasur rrjedhje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS.\u201d Po. Edhe mundet q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mundet q\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb mos ja ken\u00eb dal\u00eb mban\u00eb t\u00eb kopjojn\u00eb sistemin TIMS, sepse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pazot\u00eb, ose sepse vet\u00eb sistemi mund ti ket\u00eb lodhur ose vonuar. Por meq\u00eb koha e sulmit ka qen\u00eb m\u00eb tepric\u00eb dhe kur alarmi nd\u00ebrkoh\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb, p\u00ebrse t\u00eb mos mendojm\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb kopjuar dhe jan\u00eb larguar n\u00eb destinacion? Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb mendje djall\u00ebzore mund t\u00eb jet\u00eb kujdesur t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb hard-drive, ndoshta bosh, pran\u00eb kompjuterit t\u00eb vet\u00ebm me password-e t\u00eb njohura. K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim kan\u00eb ngritur edhe punonj\u00ebsit e policis\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb databaz\u00ebs dhe serverave, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebrguan e mail-in anonim t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb siguris\u00eb, duke shkruar: \u201cShkoni dhe ndaloni personat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb xhep diskun m\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat delikate policore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm q\u00eb duhet t\u00eb ngrej\u00eb gjith\u00eb shtetin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ministri duhet ta dij\u00eb se, n\u00eb Kodin Penal, edhe \u201ctentativa\u201d \u00ebsht\u00eb pothuaj e barasvlefshme me \u201cvjedhjen\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si raporti \u201cvrasje n\u00eb tentativ\u00eb\u201d dhe \u201cvrasje\u201d.<br \/>\nM\u00eb tej, n\u00eb deklarat\u00eb, Ministri foli se veprimet jan\u00eb kryer nga \u201cnj\u00eb ekip i ri i brenda Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb, (i cili) nga qershori, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb administrimit teknik dhe siguris\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu pik\u00ebpyetjet jan\u00eb edhe t\u00eb shumta edhe t\u00eb hidhura. Kush fshihet pas personazheve q\u00eb Ministri i quan \u201cekip i ri\u201d dhe brenda \u201cDrejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb\u201d ? Kush b\u00ebn pjes\u00eb tek ky \u201cekip i ri\u201d i cili nuk qenka vet\u00ebm brenda Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit ? \u00c7far\u00eb i lidh k\u00ebta persona me nj\u00ebri tjetrin q\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb \u201cekip t\u00eb ri\u201d ? A jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr rrjedhje t\u00eb dh\u00ebnash n\u00eb vende pune parakaluese n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si Drejtuesi i Lart\u00eb? P\u00ebrse autori kryesor n\u00eb e mail-in e koleg\u00ebve akuzohet p\u00ebr skandalin e shitjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga databaza e tatimeve dhe, para nj\u00eb muaji, edhe p\u00ebr vjedhjen n\u00eb Kadast\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb databaz\u00ebs s\u00eb pasurive hipotekore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn pretekstin e kadastr\u00ebs digjitale?<br \/>\nKush e zgjodhi dhe katapultoi n\u00eb postin delikat t\u00eb Drejtorit t\u00eb Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb? P\u00ebrse ai, dhe t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb em\u00ebruar s\u00eb fundmi, nuk jan\u00eb pajisur me certifikata sigurie specifike p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs q\u00eb do ndiqnin ? Pse askush nuk mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjie t\u00eb sakt\u00eb se si jan\u00eb em\u00ebruar? Dhe n\u00eb fund, pse jan\u00eb em\u00ebruar me fsheht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ?<\/p>\n<h4>N\u00eb mbyllje t\u00eb deklarimit publik Ministri tha se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb kall\u00ebzim, por un\u00eb kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka disponuar agjencia e mbik\u00ebqyrjes policore t\u00eb vler\u00ebsohen edhe nga ana e prokuroris\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb element, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i ri q\u00eb do t\u00eb vendoset\u2026\u201d<\/h4>\n<p>K\u00ebtu s\u00ebrish duket se shp\u00ebrfaqet strategjia e zvog\u00eblimit. Sepse d\u00ebrgimi i \u00e7\u00ebshtjes, nga AMP n\u00eb Prokurori, ka absolutisht vler\u00ebn e nj\u00eb kall\u00ebzimi penal, nd\u00ebrsa pjesa ku Ministri flet p\u00ebr \u201cstandarde t\u00eb reja\u201d, q\u00eb ai po vendos n\u00eb Polici, p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb e njeh mir\u00eb, ting\u00ebllon qesharake.<br \/>\nPo p\u00ebrse, duke nisur nga i akuzuari kryesor p\u00ebr ngjarjen, shkuar te Ministri dhe KM, t\u00eb gjith\u00eb duken t\u00eb interesuar ta zvog\u00eblojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje? P\u00ebrse ajo shfaqet me pasojat e nj\u00eb patateje t\u00eb nxeht\u00eb, p\u00ebrse amerikan\u00ebt lexohen thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe p\u00ebrse ajo ka element\u00eb q\u00eb duhet ta klasifikojn\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet nga SPAK?<br \/>\nSepse, s\u00eb pari, ngjarja ka pamjen dhe p\u00ebrmbajtjen e nj\u00eb aksioni\/sulmi t\u00eb mir\u00ebmenduar dhe mir\u00eborganizuar ndaj nj\u00eb prej sektor\u00ebve m\u00eb delikat\u00eb t\u00eb Policis\u00eb.<br \/>\nSulmi apo aksioni \u00ebsht\u00eb llogaritur t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrfundimit t\u00eb orarit zyrtar dhe po t\u00eb lexosh e mail-in q\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb i d\u00ebrguan disa mediave kryesore apo kritike ndaj Qeveris\u00eb, SPAK, Altin Dumanit, Taulant Ball\u00ebs, Muhamet Rrumbullakut, Neritan Nallbatit, Ardi Veliut, Kryeministris\u00eb, SHISH dhe Transparenc\u00ebs s\u00eb SHISH, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se ata, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij sulmi, jan\u00eb ndier\u00eb t\u00eb terrorizuar.<br \/>\nDy situata ve\u00e7an\u00ebrisht kan\u00eb qen\u00eb ekstreme. E para kur autori kryesor i sulmit ka urdh\u00ebruar punonj\u00ebsit q\u00eb Ardit Mu\u00e7\u00ebs, denoncuesit t\u00eb ngjarjes te epror\u00ebt, ti mbyllen t\u00eb gjitha akseset n\u00eb e mail apo \u00e7do kompjuter q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos komunikonte apo shkruante e mail-e epror\u00ebve. Dhe e dyta, kur i akuzuari kryesor p\u00ebr sulmin, sipas e mail-it, \u201cka k\u00ebrkuar t\u00eb kontaktoj\u00eb me nxitim personin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kamerat e ambienteve, ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por p\u00ebr momentin p\u00ebrgjegj\u00ebsi i kamerave nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.\u201d Pra, n\u00ebnkuptuar, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tentativ\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtim provash.<\/p>\n<p>Dosja me provat dhe d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, fatmir\u00ebsisht edhe me hard drive-n e kapur, si dhe filmimet n\u00eb ambientet ku ndodhi sulmi, tashm\u00eb i jan\u00eb d\u00ebrguar Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs edhe pse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj ngjarja ka element\u00eb q\u00eb mund ta klasifikojn\u00eb si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb hetohet nga SPAK. Ja p\u00ebrse.<br \/>\nE para sulmi ka zgjatur rreth 12 or\u00eb. Ka nisur n\u00eb mesdit\u00eb dhe p\u00ebrfunduar t\u00eb nes\u00ebrmen rreth or\u00ebs 9-10 paradite, kur AMP, Antikrimi Kibernetik dhe Drejtoria e Standarteve kan\u00eb bllokuar vendngjarjen.<br \/>\nSipas e mail-it anonim t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb ata nuk kan\u00eb vonuar asnj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmin: \u201cArdit Mu\u00e7o\u2026 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme\u2026 vuri n\u00eb dijeni Drejtorin e P\u00ebrgjithshem t\u00eb Policis\u00eb Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati.\u201d<\/p>\n<h4>Komunikimi i Ardit Mu\u00e7os me epror\u00ebt \u00ebsht\u00eb realizuar rreth or\u00ebs 15 t\u00eb pasdites. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb pyetjet jan\u00eb: pse nuk kan\u00eb reaguar dy drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb? A kan\u00eb ndar\u00eb ata shqet\u00ebsimin me Ministrin T. Balla? \u00c7far\u00eb u tha Ministri? U k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos reagonin, apo t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn? A mund t\u00eb provohet se me k\u00eb kan\u00eb komunikuar gjith\u00eb dit\u00ebn Drejtor\u00ebt Rrumbullaku dhe Nallbati? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb sulmuesve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb pafund p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb tyre? Cil\u00ebt ishin njer\u00ebzit e interesuar q\u00eb aksionist\u00ebt t\u00eb arrinin q\u00ebllimin? Kush i garantonte, kush ishte figura kryesore n\u00eb prapasken\u00eb, kush u jepte \u201cpower\u201d, imunitet, garanci, t\u00eb vijonin t\u00eb kryenin misionin n\u00eb pafund\u00ebsin\u00eb kohore t\u00eb 12 or\u00ebve? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mosreagimin p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrkohe? P\u00ebrse punonj\u00ebsit e databaz\u00ebs dhe serverave jan\u00eb ndier t\u00eb terrorizuar nga sa po ndodhte dhe t\u00eb braktisur nga epror\u00ebt? P\u00ebrse askush nuk guxoi t\u2019u shkonte n\u00eb ndihm\u00eb?P\u00ebrse u braktis\u00ebn nga t\u00eb gjith\u00eb?<br \/>\nPse duhej q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebve u dhimbsej shteti e policia, t\u00eb d\u00ebrgonin n\u00eb mesnat\u00eb nj\u00eb e mail anonim si tentativ\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb zgjuar shtetin dhe ndalur ca njer\u00ebz tep\u00ebr t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebllqet e tyre? Pse situata ndryshoi dhe Ministri Balla \u2013 po t\u00eb besojm\u00eb fjal\u00ebt e tij \u2013 apo krer\u00ebt e Policis\u00eb, urdh\u00ebruan hetim vet\u00ebm kur ngjarjen e m\u00ebsuan SPAK dhe t\u00eb tjerr\u00ebt? Dhe n\u00eb fund, kush ishte njeriu q\u00eb negocioi me mediat dhe i bllokoi ato q\u00eb t\u00eb gjitha me sukses, q\u00eb t\u00eb mos publikonim e mail-in alarmues t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit t\u00eb databaz\u00ebs dhe serverave?<\/h4>\n<p>E pra, pik\u00ebrisht k\u00ebtu, kur n\u00eb loj\u00eb shfaqen ministra e drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebrball\u00eb, n\u00eb logun e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk ka vend p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por p\u00ebr SPAK!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Taulant Balla mohoi n\u00eb muajin gusht q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistemin TIMS dhe e mbrojti k\u00ebt\u00eb p\u00eb muaj me rradh\u00eb, por sot q\u00eb Prokuroria ka arrestuar njeriun e em\u00ebruar prej tij p\u00ebr grabitjen e sistemit TIMS, at\u00ebhere \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se pas nd\u00ebrhyrjes n\u00eb TIMS nuk q\u00ebndron nj\u00eb vart\u00ebs i Ball\u00ebs, por vet\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":76070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-76069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76069"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76069\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}