{"id":76121,"date":"2024-04-10T18:25:08","date_gmt":"2024-04-10T18:25:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76121"},"modified":"2024-04-10T18:26:00","modified_gmt":"2024-04-10T18:26:00","slug":"olsi-rama-ne-laboratorin-e-droges-bardhi-kerkese-per-mocion-me-debat-parlamentar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/10\/olsi-rama-ne-laboratorin-e-droges-bardhi-kerkese-per-mocion-me-debat-parlamentar\/","title":{"rendered":"Olsi Rama n\u00eb Laboratorin e drog\u00ebs, Bardhi k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat n\u00eb Parlament"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, pas refuzimit t\u00eb interpelanc\u00ebs nga Kryeministri Edi Rama p\u00ebr denoncimin mbi p\u00ebrfshirje e v\u00ebllait t\u00eb tij Olsi Rama n\u00eb Laboratorin e drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, nuk heq dor\u00eb nga llogaridh\u00ebnia mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion p\u00ebr zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematik\u00ebn e prodhimit, shitjes dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e n\u00eb vijim, Shqip\u00ebria u b\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb sa i p\u00ebrket kultivimit dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Agjencit\u00eb ligjzbatuese evropiane dhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare evidentuan faktin se grupet kriminale t\u00eb angazhuar n\u00eb prodhimin dhe shitjen e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Qeveris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin garancin\u00eb e tyre p\u00ebr vijimin normalisht t\u00eb aktivitetit kriminal.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin e hetimeve p\u00ebr kanabisin, agjencive ligjzbatuese shqiptare do t\u2019u vinin n\u00eb ndihm\u00eb autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb evropiane. Konkretisht, n\u00eb Dhjetor 2014, Prokuroria e Hanoverit do t\u00eb informonte Prokurorin\u00eb shqiptare s\u00eb nj\u00eb grup kriminal kishte filluar prodhimin e kokain\u00ebs, me q\u00ebllim trafikimin e saj n\u00eb territorin gjerman.<\/p>\n<p>Hetimet e m\u00ebtejshme do t\u00eb zbulonin nj\u00eb fabrik\u00eb prodhimi dhe p\u00ebrpunimi t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb fshatin Xibrak\u00eb t\u00eb Elbasanit, si dhe do t\u00eb zbardhte identitetin e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb drejtohej nga Genci Xhixha, Ilir Hyseni dhe Gentian Gjonaj, dhe kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje gjasht\u00eb shtetas t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb role t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb dy shtetas kolumbian\u00eb q\u00eb merreshin me prodhimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb shtetasit e identifikuar u d\u00ebnuan p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, por si\u00e7 del nga vendimet gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb hetimeve nga Policia e Shtetit, si dhe dekonspirimit t\u00eb operacionit, nuk u arrit t\u00eb provohej trafikimi i kokain\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte nisur hetimi fillimisht.<\/p>\n<p>\u201cPolicia dhe Prokuroria nuk arrit\u00ebn gjithashtu t\u00eb zbardhnin t\u00eb plot\u00eb identitetin e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, t\u00eb lidhur me grupin kriminal, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Prokuroria do t\u00eb regjistronte procedimin penal nr. 335\/1 i vitit 2016. Por, dy vite m\u00eb pas ky procedim penal do t\u00eb pezullohej pasi Prokuroria do t\u00eb shpallte pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr identifikimin e k\u00ebtyre individ\u00ebve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyq\u00ebsore dhe sistemi TIMS ngren\u00eb dyshime serioze se nj\u00eb prej k\u00ebtyre bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb paidentifikuar mund t\u00eb jet\u00eb Olsi Rama, v\u00ebllai i kryeministrit Edi Rama. K\u00ebto dyshime bazohen n\u00eb faktin se nj\u00eb prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb paidentifikuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtetas 45 vjec, me flok\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, p\u00ebrdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flok\u00eb t\u00eb shkurtra dhe p\u00ebrdorues i automjetit AA 653 DM, i p\u00ebrdorur edhe nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje t\u00eb makin\u00ebs, 7 prej tyre i p\u00ebrkasin Olsi Ram\u00ebs. Sipas gjykat\u00ebs, policia dhe prokuroria kan\u00eb kryer hetime t\u00eb mang\u00ebta dhe nuk kan\u00eb identifikuar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e grupit. P\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti dhe njohjen me eksponent\u00ebt e grupit kriminal do ta pohonte edhe vet\u00eb Olsi Rama dit\u00ebn e publikimit t\u00eb denoncimit, 28 Mars 2024\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e grupit parlamentar t\u00eb PD.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Gazment Bardhi shprehet se \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb si deputet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb shqyrtojm\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga qeveria marrjen e masave t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, duke pasur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 98, pika 1, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, k\u00ebrkojm\u00eb mocion p\u00ebr zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematik\u00ebn e prodhimit, shitjes dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb shkres\u00ebn e Bardhit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, pas refuzimit t\u00eb interpelanc\u00ebs nga Kryeministri Edi Rama p\u00ebr denoncimin mbi p\u00ebrfshirje e v\u00ebllait t\u00eb tij Olsi Rama n\u00eb Laboratorin e drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, nuk heq dor\u00eb nga llogaridh\u00ebnia mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion p\u00ebr zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematik\u00ebn e prodhimit, shitjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76121\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}