{"id":76160,"date":"2024-04-11T08:30:31","date_gmt":"2024-04-11T08:30:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76160"},"modified":"2024-04-11T08:30:31","modified_gmt":"2024-04-11T08:30:31","slug":"nga-korrupsioni-te-perkeqesimi-i-mediave-raporti-i-freedom-house-nxin-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/11\/nga-korrupsioni-te-perkeqesimi-i-mediave-raporti-i-freedom-house-nxin-ramen\/","title":{"rendered":"Nga korrupsioni te p\u00ebrkeq\u00ebsimi i mediave\/ Raporti i \u201cFreedom House\u201d \u201cnxin\u201d Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Organizata Freedom House, me seli n\u00eb Uashington, n\u00eb raportin e fundit \u201cVendet n\u00eb Tranzicion 2024: Nj\u00eb rajon p\u00ebrball\u00eb forcave t\u00eb autokracis\u00eb dhe demokracis\u00eb\u201d t\u00eb publikuar t\u00eb enjten, thekson se demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri u ndesh me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb muajit maj, t\u00eb cilat konsoliduan m\u00eb tej pozit\u00ebn dominuese t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Freedom House po ashtu v\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb mediave dhe zvog\u00eblimin e hap\u00ebsir\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Sipas organizat\u00ebs, korrupsioni vazhdon t\u00eb mbetet dukuri shqet\u00ebsuese n\u00eb Shqip\u00ebri. Vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i organizat\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb vend me sistem hibrid t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cFreedom House\u201d vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ve\u00e7on rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.<\/p>\n<p><em>\u201cSPAK-u gradualisht p\u00ebrmir\u00ebsoi rezultatet e hetimeve t\u00eb rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe ngriti akuza kund\u00ebr nj\u00eb numri politikan\u00ebsh kryesor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2023, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri nga institucionet e pakta funksionale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe prokuroris\u00eb n\u00eb vend, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdoi edhe gjat\u00eb vitit 2023\u2033,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti i referohet hetimeve t\u00eb SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik \u201c<em>\u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb dhunsh\u00ebm, q\u00eb duket se d\u00ebshiron t\u00eb destabilizoj\u00eb vendin, duke e b\u00ebr\u00eb arrestimin e tij lajm t\u00eb mir\u00ebpritur p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Raporti po ashtu citon edhe aktpadin\u00eb e SPAK-ut ndaj ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj p\u00ebr korrupsion dhe l\u00ebshimin e flet\u00eb-arrestit nd\u00ebrkomb\u00ebtar pasi ai u largua nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas raportit,<em>\u00a0\u201cpas hetimeve dhe akuzave t\u00eb SPAK-ut ndaj Berish\u00ebs dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit t\u00eb lidhjeve nd\u00ebrmjet disa grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar me biznese, politikan\u00eb dhe agjenci t\u00eb rendit\u201d \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re \u201cnj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura t\u00eb larta politike n\u00eb qeveri dhe opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskredituar pun\u00ebn e SPAK-ut.\u201d<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb shtuara t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, sipas \u201cFreedom House\u201d, kan\u00eb nxitur sulme ndaj gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb tij nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb mos distancohen nga zyrtar\u00ebt e akuzuar mes radh\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cReagimi negativ n\u00ebnvizon realitetin se SPAK-u nuk mundet t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta i vet\u00ebm dhe se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb partit\u00eb politike t\u2019i largojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar q\u00eb minon sundimin e ligjit dhe demokracin\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas \u201cFreedom House\u201d<em>, \u201cpartit\u00eb politike shqiptare vazhdojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballen me korrupsionin n\u00eb radh\u00ebt e tyre dhe duken t\u00eb pavullnetshme p\u00ebr t\u2019u distancuar nga udh\u00ebheq\u00ebsit problematik\u00eb partiak\u00eb q\u00eb jan\u00eb sanksionuar jasht\u00eb vendit ose q\u00eb ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKjo dukuri pjes\u00ebrisht ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partive politike dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre\u201d<\/em>\u00a0p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj dukurie negative n\u00eb radh\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebshtimet e brendshme partiake jan\u00eb bartur n\u00eb strukturat qeveritare \u2013 duke ngjallur armiq\u00ebsi t\u00eb shtuar ndaj kritik\u00ebve n\u00eb sektor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mediave \u2013 dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb pafavorsh\u00ebm n\u00eb gjendjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, organizata \u2018Freedom House\u2019 sjell nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb zymt\u00eb edhe p\u00ebr sken\u00ebn mediatike. Sipas raportit, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e mediave u jan\u00eb n\u00ebnshtruar interesave t\u00eb biznesit dhe atyre politike t\u00eb pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmen\u00eb q\u00eb blejn\u00eb aksione n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kontrata publike n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb raportimit t\u00eb favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti identifikon grupin Top Media, pron\u00eb e familjes Hoxha, grupin Klan, pron\u00eb e familjes Frangaj, Media Vizion, pron\u00eb e familjes Dulaku, G2 Media, pron\u00eb t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Ulaj, familja Hysenbelliu dhe gazetari italian Carlo Bollino.<\/p>\n<p>Sipas gjetjeve t\u00eb raportit, kanalet televizive \u201cn\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjeve Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe Bollino pat\u00ebn 86.94 p\u00ebr qind t\u00eb audienc\u00ebs televizive n\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2023.\u201d<\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebto kompani mediatike, sipas raportit q\u00eb u referohet organizatave q\u00eb identifikojn\u00eb pronar\u00ebt e mediave, marrin subvencione nga qeveria qendrore dhe lokale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb mbulimi t\u00eb favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se<em>\u00a0\u201ckur mediat b\u00ebhen kritike ndaj qeveris\u00eb, si n\u00eb rastin e News 24 t\u00eb familjes Hysenbelliu, ato p\u00ebrballen me masa nd\u00ebshkuese, k\u00ebrc\u00ebnime dhe n\u00eb disa raste gjoba t\u00eb larta.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Raporti dokumenton disa raste t\u00eb sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr raportimet e tyre rreth politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb dyja partive politike.<\/p>\n<p>Raporti n\u00eb ve\u00e7anti v\u00eb n\u00eb pah sulmet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares s\u00eb \u2018Balkan Insight\u2019 Ola Xama nga kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, i cili iu referua asaj si \u201cvras\u00ebse me pages\u00eb\u201d pas publikimit t\u00eb nj\u00eb shkrimi p\u00ebr hetimin e korrupsionit p\u00ebr tenderin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas organizat\u00ebs biznesmen\u00eb\u00a0<em>\u201cpaguajn\u00eb opinionist\u00eb dhe gazetar\u00eb dhe sponsorizojn\u00eb emisione kryesore televizive t\u00eb debatit politik, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb opinionin publik\u201d.\u00a0<\/em>Kjo sipas raportit b\u00ebhet\u00a0<em>\u201cp\u00ebr t\u00eb promovuar agjendat e partive politike n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kontratave p\u00ebr tendera publik\u00eb apo favoreve tjera.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, sipas raportit, k\u00ebto media shp\u00ebrfillin \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria. Raporti vjetor i \u2018Freedom House\u2019 q\u00eb trajton parametrat kryesor\u00eb demokratik t\u00eb shteteve n\u00eb tranzicion, b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb dy an\u00ebt e spektrit politik n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb dob\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb parlamentit p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur pun\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr\u00e7arja e Partis\u00eb Demokratike pati efekt zinxhir tek roli q\u00eb opozita luan p\u00ebr ta mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb funksionimin baz\u00eb t\u00eb parlamentit, duke \u00e7uar drejt p\u00ebrplasjeve t\u00eb dhunshme n\u00eb parlament n\u00eb dy muajt e fundit t\u00eb vitit 2023 q\u00eb minuan rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb legjislatura luan n\u00eb demokracin\u00eb parlamentare,\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Qeveria, sipas raportit, i shfryt\u00ebzoi\u00a0<em>\u201cp\u00ebrplasjet e dhunshme p\u00ebr t\u00eb penguar edhe m\u00eb tej autoritetin e parlamentit q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogaridh\u00ebnie nga qeveria, duke miratuar nj\u00eb num\u00ebr ligjesh t\u00eb reja n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb ashpra ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb parlamentit q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat, duke ia v\u00ebshtir\u00ebsuar opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hetime parlamentare p\u00ebr vendimet e qeveris\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Raporti gjithashtu thot\u00eb se \u201ckryeministri Rama dhe Partia Socialiste shfryt\u00ebzuan p\u00ebr\u00e7arjet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dhunshme t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin dhe dominuar zgjedhjet e mbajtura m\u00eb 23 maj\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cV\u00ebzhguesit e zgjedhjeve dokumentuan shp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore nga Partia Socialiste p\u00ebr t\u00eb rritur avantazhin politik n\u00eb nj\u00eb mori komunash para zgjedhjeve, nj\u00eb strategji ve\u00e7an\u00ebrisht e dobishme n\u00eb nivelin komunal ku shum\u00eb prej qeverive lokale nuk kan\u00eb financim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe varen nga qeveria qendrore,\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raport.Kapitulli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb po ashtu v\u00eb n\u00eb dukje se shoq\u00ebris\u00eb civile i \u00ebsht\u00eb ngushtuar hap\u00ebsira e veprimit, duke theksuar se gjat\u00eb vitin 2023 qeveria ka propozuar dhe parlamenti ka miratuar ligje \u201cpa angazhimin e duhur t\u00eb organizatave joqeveritare dhe grupeve t\u00eb interesit\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><em>\u201cQeveria dhe parlamenti kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb dialog konstruktiv me sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile, duke d\u00ebshmuar q\u00eb kushtet p\u00ebr angazhimin e OJQ-ve dhe fuqizimi i tyre p\u00ebrmes konsultimit p\u00ebr hartimin e politikave mbetet nj\u00eb premtim bosh\u201d,<\/em>\u00a0thekson organizata\u00a0<a href=\"https:\/\/freedomhouse.org\/country\/albania\/nations-transit\/2024\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\u2018Freedom House\u201d.<\/strong><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata Freedom House, me seli n\u00eb Uashington, n\u00eb raportin e fundit \u201cVendet n\u00eb Tranzicion 2024: Nj\u00eb rajon p\u00ebrball\u00eb forcave t\u00eb autokracis\u00eb dhe demokracis\u00eb\u201d t\u00eb publikuar t\u00eb enjten, thekson se demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri u ndesh me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb muajit maj, t\u00eb cilat konsoliduan m\u00eb tej pozit\u00ebn dominuese t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76160\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}