{"id":76507,"date":"2024-04-15T07:59:51","date_gmt":"2024-04-15T07:59:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76507"},"modified":"2024-04-15T07:59:51","modified_gmt":"2024-04-15T07:59:51","slug":"noka-shpiragu-mashtrimi-radhes-i-rames-shell-e-ka-zhdukur-nga-faqja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/15\/noka-shpiragu-mashtrimi-radhes-i-rames-shell-e-ka-zhdukur-nga-faqja\/","title":{"rendered":"Noka: Shpiragu, mashtrimi radh\u00ebs i Ram\u00ebs! SHELL e ka zhdukur nga faqja"},"content":{"rendered":"<p>\u201cShpiragu nj\u00eb mashtrim fund e krye si\u00e7 e kan\u00eb zakon k\u00ebta t\u00eb mashtrojn\u00eb\u201d. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Flamur Noka gjat\u00eb nj\u00eb takimi me demokrat\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se, SHELL e ka zhdukur nga faqja e saj Shpiragun, ndryshe nga \u00e7far\u00eb deklaronte Edi Rama, se do t\u00eb vinin aq shum\u00eb t\u00eb ardhura sa nuk do t\u2019i p\u00ebrballonte dot buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Noka iu drejtua demokrat\u00ebve n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, se flamuri i NATO-s q\u00eb val\u00ebvitet aty tregon diferenc\u00ebn mes dy qeverive, ku sipas tij, kjo u realizua vet\u00ebm nga kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb vish n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur vjen k\u00ebtu dhe sheh pak m\u00eb tutje q\u00eb val\u00ebvitet flamuri i NATO-s. Nj\u00eb flamur t\u00eb cilin ne e kemi \u00ebnd\u00ebrruar prej koh\u00ebsh t\u00eb val\u00ebitej n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. Por teksa vjen n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe sheh at\u00eb flamur, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb \u00e7do nj\u00ebriu i shkon n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb krahasimin e dy qeverisjeve. Si erdhi, si u vendos ai flamur aty dhe kush e vendosi at\u00eb flamur? Kush e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aleance t\u00eb madhe t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb paqes bot\u00ebrore?<\/p>\n<p>Teksa shikon at\u00eb flamur t\u00eb val\u00ebvitet do t\u00eb thosha edhe nj\u00eb krahasim. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s dhe sot n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb val\u00ebvitet flamuri NATO-s, sepse Sali Berisha dhe qeveria e tij mund\u00ebsoi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb sigurta, jo t\u00eb rajonit, por t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Ai flamur n\u00eb aeroport \u00ebsht\u00eb tregues q\u00eb b\u00ebn diferenc\u00ebn mes dy qeverisjeve q\u00eb flet me akte, me vepra, q\u00eb flet me pun\u00eb, dhe nj\u00eb qeverisje q\u00eb flet me g\u00ebnjeshtra me mashtrime, me propagand\u00eb dhe me trillime. Nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb futej n\u00eb NATO. Kishte nj\u00eb qeveri q\u00eb kishte vullnet t\u00eb hekurt p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupsionin, dhe kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s t\u00eb besojn\u00eb se Shqip\u00ebria e meriton t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj aleance.<\/span><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb miq, kemi qeverin\u00eb e Rilindjes, qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, e kund\u00ebrta komplet. N\u00eb 11 vite \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nj\u00eb qytetar i Ku\u00e7ov\u00ebs, apo i Beratit, apo \u00e7do shqiptar t\u00eb identifikoj\u00eb nj\u00eb arritje madhore dhe t\u00eb thot\u00eb me k\u00ebt\u00eb lidhet qeveria e Edi Ram\u00ebs. Asgj\u00eb, perve\u00e7se mashtrim.<\/p>\n<p>A vuri Edi Rama n\u00eb 11 vite qoft\u00eb edhe nj\u00eb tull\u00eb n\u00eb themelet e shtetit shqiptar p\u00ebr ta forcuar at\u00eb? Ne sot nga Ku\u00e7ova themi jo, sepse p\u00ebr 11 vite Edi Rama p\u00ebr 11 vite b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u2019i heq\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb tullat e themelit t\u00eb shtetit dhe sot nga shtet shqiptar \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb band\u00eb hajdu\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb \u00e7et\u00eb ka\u00e7ak\u00ebsh q\u00eb nuk kan\u00eb mision qeverisjen, por mision t\u00eb vet\u00ebm kan\u00eb pla\u00e7kitjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca e koh\u00ebs kur qeveriste Sali Berisha dhe koh\u00ebs kur rri n\u00eb pushtet nj\u00eb band\u00eb me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ashtu si mashtrimi q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr 300 dit\u00eb q\u00eb tha policia do t\u2019i jap\u00eb rend dhe siguri Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb krim, batak, drog\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Si mashtrimi q\u00eb tha p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas dhe sot shndet\u00ebsia m\u00eb e rr\u00ebnuar, vjedhur dhe shkat\u00ebrruar n\u00eb Europ\u00eb, si mashtrimi p\u00ebr 300 mij\u00eb vendet e pun\u00ebs, ashtu ishte edhe mashtrimi i Shpiragut.<\/p>\n<p>Shpiragu, tha, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe komb\u00ebtare, madje do t\u00eb hapim nj\u00eb fond tjet\u00ebr q\u00eb menaxhoj\u00eb para t\u00eb ardhura, miliardat q\u00eb do vijn\u00eb nga Shpiragu. Sepse buxheti i shtetit, tha, nuk i p\u00ebrballon dot aq t\u00eb ardhura sa do bijn\u00eb nga Shpiragu. Sot po t\u00eb shihni faqen e Shell-it e ka zhdukur Shpiragun nga lista. Nuk ekziston m\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Nj\u00eb mashtrim fund e krye si\u00e7 e kan\u00eb zakon k\u00ebta t\u00eb mashtrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sot e sheh Ku\u00e7ov\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb braktisur. T\u00eb merr malli t\u00eb takosh n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen k\u00ebtu. A mos vall\u00eb i ka lodhur dhe m\u00ebrzitur t\u00eb rinjt\u00eb mrekullia e qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs? Mos vall\u00eb pun\u00ebt q\u00eb ofron qeveria e Edi Ram\u00ebs sot t\u00eb rinjve nuk iu p\u00eblqejn\u00eb? A mos vall\u00eb ka krijuar nj\u00eb realitet fantastik saq\u00eb luksi po i verbon t\u00eb rinjt\u00eb dhe duan t\u00eb ikin? Jo, dhe jo. Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb realitet t\u00eb zymt\u00eb, t\u00eb mjeruesh\u00ebm dhe t\u00eb trisht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq! N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb zymt\u00eb, PD \u00ebsht\u00eb e vetmja struktur\u00eb shoq\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb e vetmja instanc\u00eb ku me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e regjimit dhe Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe shkat\u00ebrruar, me gjith\u00eb luft\u00ebn q\u00eb iu b\u00eb \u00ebsht\u00eb sot e vetmja struktur\u00eb dhe forc\u00eb politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ngjall shpres\u00eb dhe u jep shpres\u00eb, motivim dhe besim shqiptar\u00ebve se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb nd\u00ebrtohet Shqip\u00ebria si\u00e7 e duam ne dhe si\u00e7 e duan barbar\u00ebt e pushtetit.<\/p>\n<p>Ndaj jemi sot k\u00ebtu t\u00eb bashkuar dhe m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar me k\u00ebt\u00eb regjim kriminal dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb ne q\u00eb lideri yn\u00eb, njeriu m\u00eb i pakorruptuar, simbol i i antikorrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jet\u00eb i burgosur se duan hajdut\u00ebt e pushtetit. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb ne q\u00eb njeriu, simbol i antikrimit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr 33 vite t\u00eb mbahet i burgosur atje se duan kriminel\u00ebt e pushtetit. Ne jemi t\u00eb vendosur sot t\u00eb luftojm\u00eb dhe t\u00eb qendrojm\u00eb q\u00eb t\u2019i japim Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb zgjidhje, dhe kjo zgjidhje do t\u00eb vij\u00eb me nj\u00eb qeveri teknike e cila do t\u00eb ket\u00eb si mision zgjedhje t\u00eb lira dhe vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d, u shpreh Noka.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShpiragu nj\u00eb mashtrim fund e krye si\u00e7 e kan\u00eb zakon k\u00ebta t\u00eb mashtrojn\u00eb\u201d. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Flamur Noka gjat\u00eb nj\u00eb takimi me demokrat\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs. Ai tha se, SHELL e ka zhdukur nga faqja e saj Shpiragun, ndryshe nga \u00e7far\u00eb deklaronte Edi Rama, se do t\u00eb vinin aq shum\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76508,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76507\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}