{"id":76574,"date":"2024-04-15T11:58:27","date_gmt":"2024-04-15T11:58:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76574"},"modified":"2024-04-15T12:01:05","modified_gmt":"2024-04-15T12:01:05","slug":"filmi-me-skenar-ogurzi-per-shba-the-economist-paralajmeron-lufte-civile-pas-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/15\/filmi-me-skenar-ogurzi-per-shba-the-economist-paralajmeron-lufte-civile-pas-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Filmi me skenar ogurzi p\u00ebr SHBA, &#8220;The Economist&#8221;: Paralajm\u00ebron luft\u00eb civile pas zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Kalifornia dhe Teksasi, q\u00eb e quajn\u00eb veten Forcat Per\u00ebndimore, shk\u00ebputen t\u00eb parat nga Unioni. Shtetet e tjera ndjekin shembullin e tyre. Presidenti i em\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb kushtetut\u00ebs, zotohet t\u00eb shtyp\u00eb shum\u00eb shpejt rebelimin.<\/p>\n<p>Ai shfryt\u00ebzon fuqin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb amerikane, dhe autorizon p\u00ebrdorimin e sulmeve me dron ndaj civil\u00ebve. Forcat Per\u00ebndimore marshojn\u00eb drejt Uashingtonit t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. \u201cLufta Civile\u201d ka mb\u00ebrritur n\u00eb kinemat\u00eb e gjith\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb premten e kaluar.<\/p>\n<p>Filmi nuk ofron nj\u00eb shpjegim se si ky u zhyt n\u00eb kaos ky version imagjinar i Amerik\u00ebs. Ai p\u00ebrshkruan veprimet e nj\u00eb grupi gazetar\u00ebsh dhe e nd\u00ebrkall shikuesin n\u00eb mjegullnaj\u00ebn e luft\u00ebs. Alex Garland, skenaristi dhe regjisor i filmit, thot\u00eb se cilido q\u00eb e ka ndjekur politik\u00ebn amerikane vitet e fundit e \u201c<em>di sakt\u00ebsisht se cilat jan\u00eb vijat ndar\u00ebse dhe presionet\u201d.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"Civil War | Official Final Trailer HD | A24\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/c2G18nIVpNE?feature=oembed\" width=\"500\" height=\"281\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/div>\n<p>Ndoshta ai nuk e ka par\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje polarizimin e fort\u00eb q\u00eb ekziston brenda vendit, humbjen e besimit tek organet e qeverisjes apo k\u00ebrc\u00ebnimin e paraqitur nga nj\u00eb ish-president q\u00eb mendon se normat demokratike vlejn\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe jo p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e sulmeve t\u00eb 6 janarit 2021, kur nj\u00eb turm\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsish t\u00eb Donald Trump sulmuan Capitol Hill, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bllokuar transferimin e pushtetit, k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb kryengritjeje \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb si shum\u00eb realist. N\u00eb parim, nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb vler\u00ebsohet se nuk ka shum\u00eb gjasa t\u00eb ndodh\u00eb, duke pasur parasysh fuqin\u00eb e institucioneve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe profesionalizmin e forcave t\u00eb saj t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>Gjithsesi, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb kryer nga YouGov n\u00eb vitin 2022, 43 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve mendojn\u00eb se nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn disi e mundshme\u201d t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e ardhshme. Dhe gati 25 p\u00ebr qind, duan q\u00eb shteti i tyre t\u00eb shk\u00ebputet nga Unioni.<\/p>\n<p>Marjorie Taylor Greene, nj\u00eb kongresmene nga Georgia, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fort\u00eb e Trump, ka th\u00ebn\u00eb: \u201c<em>Ne duhet t\u00eb ndajm\u00eb shtetet e kuqe dhe ato blu\u201d<\/em>. N\u00eb vitin 2021, Nation, nj\u00eb revist\u00eb e krahut t\u00eb majt\u00eb, botoi nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb me titull\u00a0<em>\u201cPse duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga shtetet e djathta\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr disa amerikan\u00eb, filmi \u201cLufta Civile\u201d ofron nj\u00eb vizion t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb ardhmes.\u00a0<em>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb film. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parandjenj\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0shkroi nj\u00eb qytetar n\u00ebn trajlerin e filmit publikuar n\u00eb YouTube. Fansat e Trump kan\u00eb deklaruar se filmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cprogramim parashikues\u201d, pasi sipas tyre do t\u00eb ket\u00eb me siguri \u201c<em>nj\u00eb luft\u00eb civile, sepse demokrat\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrdorin s\u00ebrish emigrant\u00ebt e paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet e 2024-\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Filmi i bashkohet nj\u00eb zhanri q\u00eb ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb zhvillim t\u00eb madh koh\u00ebt e fundit. Shkrimtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fiksuar pas ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb dyt\u00eb civile n\u00eb SHBA. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb roman t\u00eb vitit 2017 t\u00eb Omar El Akkad, disa shtete jugore shk\u00ebputen pasi qeveria federale ndalon p\u00ebrdorimin e karburanteve fosile.<\/p>\n<p>N\u00eb mini-serialin \u201cDMZ\u201d t\u00eb vitit 2022, Amerika paraqitet e ndar\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shteteve t\u00eb Lira Separatiste. Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm shkrimtar\u00ebt. Edhe studiuesit i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb k\u00ebmbanave t\u00eb alarmit n\u00eb libra t\u00eb till\u00eb si \u201cSi nisin luft\u00ebrat civile\u201d (2022) nga politologia Barbara Walter, dhe \u201cLufta tjet\u00ebr Civile\u201d (2022) nga filozofi Stephen Marche.<\/p>\n<p>T\u00eb dy pohojn\u00eb se SHBA-ja ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb brisht\u00eb dhe kaotike. \u201c<em>Shtetet e Bashkuara, jan\u00eb shembulli klasik i nj\u00eb vendi q\u00eb po shkon drejt luft\u00ebs civile\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb Marche, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera, munges\u00ebn e besimit t\u00eb amerikan\u00ebve tek meritat e demokracis\u00eb. (Sipas Qendr\u00ebs K\u00ebrkimore Pew, vitin e kaluar besimi i publikut tek qeveria federale arriti nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik).<\/p>\n<p>Shum\u00eb amerikan\u00eb preferojn\u00eb rr\u00ebfimet mbi luft\u00ebn civile q\u00eb ka ndodhur n\u00eb realitet, sesa spekulimet p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen. Deri m\u00eb sot, mbi at\u00eb luft\u00eb jan\u00eb botuar rreth 60.000 libra, m\u00eb shum\u00eb se numri i ushtar\u00ebve q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb Gettysburg, beteja m\u00eb e p\u00ebrgjakshme e atij konflikti.<\/p>\n<p>Luftimet e viteve 1861-1865 \u201c<em>z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend qendror n\u00eb imagjinat\u00ebn e amerikan\u00ebve\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Fredrik Logevall, profesor i historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Harvardit. \u201c<em>\u00c7do brez q\u00eb nga viti 1865, e ka vler\u00ebsuar dhe m\u00eb pas rivler\u00ebsuar kuptimin e luft\u00ebs civile\u201d<\/em>, n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p>Andrew Preston, historian n\u00eb Universitetin e Kembrixhit, thot\u00eb se lufta \u201c<em>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur prove sa her\u00eb q\u00eb amerikan\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb\u201d.<\/em>\u00a0N\u00eb vitet 1930, n\u00eb mesin e Depresionit t\u00eb Madh, Franklin Roosevelt evokoi konfliktin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar seriozitetin e situat\u00ebs ekonomike. Po ashtu, ai synonte t\u2019i ofronte popullit amerikan nj\u00ebfar\u00eb ngush\u00ebllimi, sepse n\u00ebse paraardh\u00ebsit e tyre mund\u00ebn t\u00eb p\u00ebrjetonin Ferrin dhe t\u00eb mbijetonin, edhe ata do t\u00eb mund t\u2019ia dilnin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb drejtat civile t\u00eb viteve 1960, politikan\u00ebt amerikan\u00eb e vler\u00ebsuan Abraham Lincoln-in si presidenti q\u00eb hoqi skllav\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb nuk veproi \u201c<em>me keqdashje ndaj askujt; me bamir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; dhe me vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1963, Martin Luther King zgjodhi t\u00eb mbaj\u00eb fjalimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm \u201cUn\u00eb kam nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u201d n\u00eb shkall\u00ebt e Memorialit t\u00eb Lincoln n\u00eb Uashington, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb presidentit, por edhe p\u00ebr t\u00eb treguar se lufta p\u00ebr barazi racore q\u00eb kishte mbrojtur Lincoln, nuk kishte p\u00ebrfunduar edhe.<\/p>\n<p>Por sado e ndar\u00eb q\u00eb dukej Amerika n\u00eb vitet 1930 dhe 1960, profesor\u00ebt Logevall dhe Preston k\u00ebmb\u00ebngulin se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ka pasur kurr\u00eb ndonj\u00eb diskutim serioz se nj\u00eb luft\u00eb e dyt\u00eb civile do t\u00eb shp\u00ebrthente s\u00eb shpejti. Sot, historit\u00eb e luft\u00ebs civile reklamojn\u00eb m\u00ebsimet e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201cDemoni i trazirave\u201d, botuar n\u00eb fund t\u00eb muaji mars, Erik Larson b\u00ebn nj\u00eb kronologji mjesht\u00ebrore t\u00eb ngjarjeve n\u00eb fillim t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb Jugut n\u00eb vitin 1861. Ai p\u00ebrshkruan nj\u00eb<\/p>\n<p>mori personazhesh dhe p\u00ebrdor ditar\u00ebt dhe letrat p\u00ebr t\u00eb shpjeguar mendimin e tyre.<\/p>\n<p>Larson thot\u00eb se gjat\u00eb hulumtimit, u mahnit nga ngjashm\u00ebrit\u00eb n\u00eb diskursin politik midis mesit t\u00eb shekullit XIX-t\u00eb dhe sot. Disa novelist\u00eb parashikuan se nj\u00eb luft\u00eb civile do t\u00eb shp\u00ebrthente midis shteteve veriore dhe jugore. Ashtu si mb\u00ebshtet\u00ebsit e Trump q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodh\u00ebn, edhe shtetet jugore nuk e njoh\u00ebn dikur Lincoln-in si president legjitim, edhe pse ai ishte zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo epok\u00eb e historis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e vjet\u00ebr e mbuluar nga pluhuri i s\u00eb shkuar\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e sotme\u201d,<\/em>\u00a0thekson Larson. Duke e analizuar me kujdes at\u00eb t\u00eb kaluar, shum\u00eb njer\u00ebz sot d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb s\u00ebrish n\u00eb krye nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik si Lincoln.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 dhe vitin e kaluar u botuan dy biografi t\u00eb reja mbi Lincoln nga Jon Meacham dhe Steve Inskeep, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb bestseller. K\u00ebto libra theksojn\u00eb se ligjv\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga aft\u00ebsia e Lincoln-it p\u00ebr t\u00eb qeverisur p\u00ebrtej ndarjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim i kujdessh\u00ebm i rreziqeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Amerika moderne, do t\u00eb fokusohej tek aspektet m\u00eb pak dramatike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sabotimi i mundsh\u00ebm i institucioneve demokratike nga Trump gjat\u00eb nj\u00eb mandati t\u00eb dyt\u00eb, apo p\u00ebrhapja e g\u00ebnjeshtrave q\u00eb nxitin urrejtjen.<\/p>\n<p>Por Lufta Civile krijon filma m\u00eb emocionues. N\u00eb filmin e Alex Garland, Forcat Per\u00ebndimore arrijn\u00eb n\u00eb Uashington, dhe nj\u00eb bomb\u00eb shp\u00ebrthen n\u00eb Memorialin e Lincoln, duke shk\u00ebrmoqur kolonat e tij neoklasike.\u00a0<strong>\/The Economist\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kalifornia dhe Teksasi, q\u00eb e quajn\u00eb veten Forcat Per\u00ebndimore, shk\u00ebputen t\u00eb parat nga Unioni. Shtetet e tjera ndjekin shembullin e tyre. Presidenti i em\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb kushtetut\u00ebs, zotohet t\u00eb shtyp\u00eb shum\u00eb shpejt rebelimin. Ai shfryt\u00ebzon fuqin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb amerikane, dhe autorizon p\u00ebrdorimin e sulmeve me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":76579,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,42],"tags":[],"class_list":["post-76574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}