{"id":76583,"date":"2024-04-15T12:17:31","date_gmt":"2024-04-15T12:17:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76583"},"modified":"2024-04-15T12:17:31","modified_gmt":"2024-04-15T12:17:31","slug":"zeri-i-amerikes114-mije-dosje-presin-te-gykohen-ne-gjykata-si-reforma-paralizoi-gjyqesorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/15\/zeri-i-amerikes114-mije-dosje-presin-te-gykohen-ne-gjykata-si-reforma-paralizoi-gjyqesorin\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:114 mij\u00eb dosje presin t\u00eb gykohen n\u00eb gjykata, si reforma paralizoi gjyq\u00ebsorin"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka hartuar s\u00eb fundi nj\u00eb projekt-strategji komb\u00ebtare 3 vje\u00e7are p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura n\u00eb Gjykata, t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze t\u00eb aksesit p\u00ebr drejt\u00ebsi. Rreth 114 mij\u00eb dosje jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u gjykuar sipas k\u00ebtij dokumenti, i cili sheh si zgjidhje kryesore rritjen e ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb gjykimeve p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar n\u00eb vit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb reduktuar p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Strategjia p\u00ebrfshin edhe disa masa n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb trupave gjyq\u00ebsore. Pedagog\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe gjyqtar\u00eb t\u00eb pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, shprehen skeptik\u00eb p\u00ebr zbatimin e saj.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb projekt strategjin\u00eb e KLGJ, e cila merr n\u00eb analiz\u00eb 4 nga 20 gjykata n\u00eb vend, t\u00eb cilat kan\u00eb volumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura, rreth 75%, konstatohet se stoku i dosjeve filloi t\u00eb krijohet pas vitit 2018, moment q\u00eb p\u00ebrkon me pak\u00ebsimin e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vettingut.<\/p>\n<p>Situata paraqitet m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, ku ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn 26 nga 78 gjyqtar\u00eb, ose 33% e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe n\u00eb at\u00eb administrative t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ka aktualisht 60% t\u00eb trup\u00ebs, ndjekur nga ajo e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm po n\u00eb Tiran\u00eb me 62% dhe ajo administrative e apelit me mbi 80 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb dhe numri i shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb k\u00ebto gjykata ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb raport me numrin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ardhura, duke sjell\u00eb dhe shtimin t\u00eb dosjeve t\u00eb prapambetura.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura me mbi 37 mij\u00eb, (52 mij\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar) ndjekur nga ajo administrative e apelit me afro 23 mij\u00eb t\u00eb tilla. Nd\u00ebrsa n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje 19<\/p>\n<p>mij\u00eb dosje dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb administrative po n\u00eb Tiran\u00eb rreth 7 mij\u00eb dosje n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej objektivave kryesor\u00eb p\u00ebr uljen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura lidhet me rritjen e numrin e dosjeve t\u00eb gjykuara nga nj\u00eb gjyqtar n\u00eb vit. KLGJ konstaton se n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm numri i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shqyrtuara mesatarisht nga nj\u00eb gjyqtar aktualisht \u00ebsht\u00eb 347 dosje n\u00eb vit. Skenari q\u00eb sheshon stokun e dosjeve t\u00eb prapambetura n\u00eb vitin 2029, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb parashikon nj\u00eb rritje me 50% t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb draft p\u00ebrmenden dhe skenar\u00eb me 10 apo 20% t\u00eb rritjes s\u00eb k\u00ebsaj norme.<\/p>\n<p>Norma e pun\u00ebs s\u00eb gjyqtari p\u00ebrcaktohet me nj\u00eb vendim t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (KLD-s\u00eb), t\u00eb vitit 2010, ku si kriter vler\u00ebsimi p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Apelit, p\u00ebrcaktohet nj\u00eb norm\u00eb prej jo m\u00eb pak se 150 \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb vit, apo 200 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rastet civile.<\/p>\n<p>KLGJ deri tani nuk ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrsa sugjeron t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb mesataren aktuale, e cila n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb gati dyfish i norm\u00ebs n\u00eb fuqi. Propozimi p\u00ebr ta rritur m\u00eb tej, deri me 50 p\u00ebrqind, shihet me shqet\u00ebsim nga gjyqtar\u00ebt e Apelit, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize, kur numri i tyre ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm prej 6 vitesh<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00ebt jan\u00eb sforcuar p\u00ebr t\u00eb balancuar munges\u00ebn e koleg\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, pavar\u00ebsisht se ne nuk ia kemi dal\u00eb, sepse ne e dim\u00eb q\u00eb numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb pritet t\u00eb gjykohen \u00ebsht\u00eb relativisht shum\u00eb i lart\u00eb. T\u00eb synosh rritjen e numrit t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve trefish nga norma aktuale n\u00eb fuqi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb motivuese p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, por nga ata perceptohet si mjet presioni. Shoq\u00ebria nuk ka dobi nga gjyqtar\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb presion\u201d shprehet p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjyqtarja p\u00ebr median n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Edlira Petri.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb produktivitetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve parashikohet edhe n\u00eb Ajykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Sipas strategjis\u00eb nj\u00eb gjyqtar aktualisht shqyrton mesatarisht 225 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vit. Sipas skenarit m\u00eb optimist \u00e7\u00ebshtjet e<\/p>\n<p>prapambetura zerohen n\u00eb vitin 2030 n\u00ebse numri i gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb vit p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar rritet me 80%. Edhe n\u00eb dy gjykatat e tjera, at\u00eb t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb dhe at\u00eb Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, po n\u00eb Tiran\u00eb parashikohet rritje e produktivitetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, por pa specifikuar n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrmase.<\/p>\n<p>KLGJ i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se rritja e norm\u00ebs sasiore p\u00ebr gjyqtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb hartuar duke patur parasysh situat\u00ebn problematike n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Ky institucion nuk duket t\u00eb shoh\u00eb ndonj\u00eb problem me p\u00ebrballimin e ngarkes\u00ebs n\u00eb rritje, madje \u201cn\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit etik dhe profesional mund t\u00eb konsiderohet mekaniz\u00ebm motivimi p\u00ebr ta\u201d- thot\u00eb KLGJ.<\/p>\n<p>Projekti parashikon q\u00eb, rritja e produktivitetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebrohet me masa t\u00eb tjera q\u00eb i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore, duke nisur nga plot\u00ebsimi n\u00eb vijim\u00ebsi i vendeve vakante n\u00eb gjykata, shtimi i stafit jo gjyq\u00ebsor, trajnimi i tij, inventarizimi dhe kategorizimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura, p\u00ebrdorimi i modeleve standarde p\u00ebr vendimet gjyq\u00ebsore, ndryshime ligjore p\u00ebr uljen dhe parandalimin e \u00e7eshtjeve t\u00eb prapambetura, dhe n\u00eb sistemin p\u00ebr l\u00ebshimin e urdh\u00ebrave t\u00eb ekzekutimit apo zhvillim t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Pedagogu i administrimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, Vangjel Kosta i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se mekanizmat ndihm\u00ebs p\u00ebr gjyqtar\u00ebt t\u00eb parashikuar n\u00eb strategjin\u00eb e KLGJ nuk jan\u00eb bind\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse gjyqtar\u00ebt ndihmohen m\u00eb shum\u00eb me staf ndihm\u00ebs dhe me teknologji, natyrisht numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb do gjykoj\u00eb nj\u00eb gjyqtar do jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb. Por duhet par\u00eb se kur vijn\u00eb k\u00ebto ndihma. Sepse duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr ndihm\u00ebsa t\u00eb parashikuar n\u00eb ligj por nuk kemi ndihm\u00ebsa n\u00eb gjykata. Nga kjo pikpamje n\u00eb strategji un\u00eb shoh vet\u00ebm shifra mekanike dhe nuk shoh nj\u00eb lidhje logjike p\u00ebrse gjyqtari duhet t\u00eb gjykoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Njoh shum\u00eb gjyqtar\u00eb, i kam par\u00eb t\u00eb lodhur dhe t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, sepse p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve kan\u00eb ngarkuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet veten\u201d- argumenton Zoti Vangjel Kosta.<\/p>\n<p>Migena Laska, gjyqtare e medias n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Dhoma Penale, n\u00eb Tiran\u00eb, shprehet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb seksion nuk ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb prapambetura, p\u00ebr shkak t\u00eb afateve pro\u00e7eduriale, nd\u00ebrsa pranon se ngarkesa e viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb. Zonja Laska thot\u00eb se n\u00eb vitin 2023 nj\u00eb gjyqtar gjykoi mesatarisht 800-1000 dosje nga 500, 6 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Produktiviteti i gjyqtar\u00ebve patjet\u00ebr mund t\u00eb rritet, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb shtohet numri i gjyqtar\u00ebve. Patjet\u00ebr duhet t\u00eb shtohet numri i administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe kualifikimi profesional i k\u00ebsaj administrate. Jan\u00eb disa hallka q\u00eb mb\u00ebshtesin dhe ndihmojn\u00eb pun\u00ebn e gjyqtarit. Ne duam zgjidhje, n\u00ebse m\u00eb gjen zgjidhje se si do gjykojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dakort do b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb vet\u00eb kam b\u00ebr\u00eb 1 mij\u00eb dosje n\u00eb vit\u201d- shprehet Migena Laska, gjyqtare e medias n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr mekanizmat ndihm\u00ebs p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, t\u00eb parashikuar n\u00eb strategjin\u00eb e KLGj gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Znj. Petri, thekson se produktiviteti i gjyqtar\u00ebve parashikohet t\u00eb rritet n\u00eb muajin prill, nd\u00ebrsa ngre dyshime n\u00ebse k\u00ebto mekanizma do mund t\u00eb jen\u00eb gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNumri i \u00e7\u00ebshtjeve mund t\u00eb arrihet por jo n\u00eb situat\u00ebn ku jemi tani, mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebse masat e tjera fillojn\u00eb zbatohen njokoh\u00ebsisht. Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qarta se kur do t\u00eb realizohen mekanizmat nd\u00ebrveprues. N\u00eb strategji \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb ngrihen grupe t\u00eb caktuara me administrat\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat do t\u00eb trajnohen p\u00ebr inventarizimin e \u00e7\u00ebshtjeve. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb afat q\u00eb \u00ebsht\u00eb qershori i k\u00ebtij viti. Duket praktikisht e pamundur, sepse \u00ebsht\u00eb procesi i rekrutimit dhe trajnimit t\u00eb tyre dhe m\u00eb pas invetarizimi i nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dosjesh. Nuk duket realiste. Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb parashikuar ndryshime n\u00eb ligj, n\u00eb kodet e pro\u00e7edurave. Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, q\u00eb pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb KLGJ, kjo varet nga kuvendi\u201d- argumeton gjyqtarja Edlira Petri.<\/p>\n<p>KLGJ i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, se rritja e norm\u00ebs sasiore p\u00ebr gjyqtar\u00ebt n\u00eb faz\u00ebn fillestare shihet si objektiv ambicioz duke shtuar se asnj\u00eb proces nuk mund t\u00eb mbetet peng i nj\u00eb procesi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por n\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb propozuara \u00ebsht\u00eb dhe leht\u00ebsimi i procedurave t\u00eb rekrutimit t\u00eb ndihm\u00ebsave ligjor\u00eb duke parashikuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb sikurse edhe rekrutimi i n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb civil\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykata. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb shmang disa element\u00eb t\u00eb fort\u00eb garancie t\u00eb parashikuara aktualisht si rekrutimi p\u00ebrmes Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, testimin e tyre profesional, ashtu edhe kontrollin e pasuris\u00eb q\u00eb kryhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb mund t\u00eb ting\u00ebllonte si nj\u00eb hap pas ndaj kritereve rigoroze q\u00eb parashikon reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pedagogu Kosta n\u00eb shkoll\u00ebn e magjistratur\u00ebs vler\u00ebson se nisma e KLGJ-s\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur por ai mendon se:<\/p>\n<p>\u201c Nj\u00eb gjyqtar i lodhur, nj\u00eb gjyqtar i raskapitur nuk besoj se do jap\u00eb vendime q\u00eb krijojn\u00eb besueshm\u00ebri si vendime t\u00eb drejta. Dhe produkti i tyre mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sjellje e nxituar dhe e paduruar n\u00eb raport me pal\u00ebt n\u00eb gjyq. Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb d\u00ebme te besueshm\u00ebria n\u00eb publik pasi gjyqatr\u00ebt po kalojn\u00eb nga nj\u00eb gjykim normal n\u00eb gjykim t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur stokun. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ulet numri i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura n\u00eb gjykata\u201d- shprehet zoti Vangjel Kosta.<\/p>\n<p>Projekt Strategjia e KLGJ p\u00ebr uljen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura parashikon se mund t\u00eb arrihet nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb uljen e stokut rreth vitit 2028 n\u00ebse plot\u00ebsohen disa objektiva. Pas konsultimit n\u00eb 4 gjykatat me problematikat m\u00eb t\u00eb thella, pritet q\u00eb ky dokument t\u00eb shoq\u00ebrohet me sugjerime apo v\u00ebrejtje edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trupave gjyq\u00ebsore para miratimit t\u00eb tij n\u00eb KLGJ.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka hartuar s\u00eb fundi nj\u00eb projekt-strategji komb\u00ebtare 3 vje\u00e7are p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura n\u00eb Gjykata, t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze t\u00eb aksesit p\u00ebr drejt\u00ebsi. Rreth 114 mij\u00eb dosje jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u gjykuar sipas k\u00ebtij dokumenti, i cili sheh si zgjidhje kryesore rritjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":76584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}