{"id":76591,"date":"2024-04-15T15:39:25","date_gmt":"2024-04-15T15:39:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76591"},"modified":"2024-04-15T15:39:25","modified_gmt":"2024-04-15T15:39:25","slug":"drejtesia-e-re-prindi-1-dhe-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/15\/drejtesia-e-re-prindi-1-dhe-2\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia e Re, Prindi 1 dhe 2"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan HOXHA<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb enjten e kaluar, Kuvendi Rilind\u00ebs, pas nj\u00eb zvarritjeje m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebvje\u00e7are, e hodhi posht\u00eb, me votim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm mazhoritar, vendimin Nr. 1 t\u00eb 23 janarit 2023 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb mandatit t\u00eb deputetes Olta Xha\u00e7ka nga Kuvendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Mandati i deputetes ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim fillimisht q\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2022 nga nj\u00eb grup prej 14 deputet\u00ebsh demokrate e, m\u00eb pas, nga nj\u00eb tjet\u00ebr grup prej 15 demokrat\u00ebsh, duke pretenduar se biznesi turistik n\u00eb Dh\u00ebrmi i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, q\u00eb p\u00ebrfshinte statusin e investitorit strategjik, blerjen e tokave dhe p\u00ebrftimin me vendim qeverie t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje brezi r\u00ebre buz\u00eb detit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb hotelit t\u00eb ardhsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7se parregullsive e abuzimeve, n\u00eb vetvete shkaktonte edhe humbjen e vet\u00eb mandatit t\u00eb deputetes, pasi situata p\u00ebrkonte me ndalimin kushtetues t\u00eb nenit 70, pika 3. Nd\u00ebrkoh\u00eb, SPAK filloi e vijon nj\u00eb hetim mbi k\u00ebto problematika.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2022, mazhoranca rilind\u00ebse e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e bashkuar t\u00eb t\u00eb dy grupeve demokrate p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese sipas nenit 70 pika 4 e Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, grupi prej 14 deputet\u00ebsh b\u00ebri ankim m\u00eb vete sipas k\u00ebtij neni, nd\u00ebrsa n\u00eb bashkim me grupin tjet\u00ebr, 28 deputet\u00eb b\u00ebn\u00eb ankim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin thelb, por sipas nj\u00eb procedure tjet\u00ebr. Dy rrug\u00eb e dy procese p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, me vendim e saj Nr. 1 i dha t\u00eb drejt\u00eb grupit prej 14 deputet\u00ebsh dhe fare qartazi i k\u00ebrkoi Kuvendit q\u00eb ky, pa hyr\u00eb n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, mjaftueshmerisht duke konstatuar plot\u00ebsimin formal t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb 14 deputet\u00ebve me vendim formal t\u00eb tij, ta p\u00ebrcillte \u00e7c\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, si e vetmja instanc\u00eb kompetente p\u00ebr ta trajtuar n\u00eb themel (pa)pajtueshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb deputetes Xha\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendimin e saj Nr. 2 t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb 28 deputet\u00ebve, qoft\u00eb se \u00e7\u00ebshtja ishte zgjidhur tashme me vendimin Nr. 1 (q\u00eb rrezonte vendimin mospranues t\u00eb Kuvendit p\u00ebr 14 deputet\u00ebt) qoft\u00eb se, sipas saj, p\u00ebr papajtueshm\u00ebri lidhur me nenin 70 pika 3 veprohet vet\u00ebm sipas nenit 70 pika 4 e jo sipas procedurave te tjera.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse urdh\u00ebrimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishte fare, fare i qart\u00eb \u2013 pra Kuvendi, pa diskutime themeli, duhet ta p\u00ebrcillte n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e 14 deputet\u00ebve lidhur me mandatin e Olta Xha\u00e7k\u00ebs, kuvendar\u00ebt rilind\u00ebs, pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti zvarritjeje, jo vet\u00ebm vendos\u00ebn mosd\u00ebrgimin por, n\u00eb diskutimet e tyre n\u00eb Komisionin e Mandateve, e akuzuan Gjykat\u00ebn Kushtetuese se kishte krijuar edhe vakum ligjor, edhe kund\u00ebrth\u00ebnie ligjore.<\/p>\n<p>Per t\u2019i hedhur pak yndyr\u00eb logjike k\u00ebtij arbitrariteti acid, mazhoranca rilind\u00ebse pretendoi se, ndon\u00ebse vendimi Nr. 1 ishte i qart\u00eb, gjithsesi, nisur nga precedent\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, kur kjo gjykat\u00eb kishte konstatuar se n\u00eb rast se shkeljet e pretenduara nuk p\u00ebrkonin me pik\u00ebn 3 te nenit 70, por me pik\u00ebn 2, at\u00ebher\u00eb nuk ishte m\u00eb kjo gjykat\u00eb kompetente p\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi mandatin, por vet\u00eb Kuvendi. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, rilind\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se nuk ka fare \u00e7\u00ebshtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast a maksimumi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja mund t\u2019i takoj\u00eb pik\u00ebs 2 e aspak pik\u00ebs 3 te nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, mendojn\u00eb gjithashtu se nuk ka kuptim q\u00eb ta \u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo gjykat\u00eb do t\u00eb shpall\u00eb gjithsesi moskompetenc\u00ebn e pra, rilind\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb se nuk po respektojn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs, por ata po konsiderojn\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e saj e, meq\u00eb duhet q\u00eb t\u2019i respektojn\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebherazi, e ato kan\u00eb kund\u00ebrshti me tyre, vendos\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb mos e d\u00ebrgojn\u00eb fare \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Shkurt, n\u00eb 11 prill 2024 kuvendar\u00ebt rilind\u00ebs miratuan n\u00eb thelb nj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb 17 n\u00ebntorit 2022 e q\u00eb ua rr\u00ebzoi Gjykata Kushtetuese me 23 janar 2023. Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje flak\u00eb-p\u00ebr-flak\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb Kuvendi Rilind\u00ebs rr\u00ebzoi me arroganc\u00eb, haptazi e qartazi Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Rilindur, k\u00ebt\u00eb e kupton edhe bufi. N\u00eb fakt edhe un\u00eb, me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kam, mendoj se rasti Xha\u00e7ka, nj\u00ebsoj si rasti Leskaj, nuk lidhet me nenin 70 pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk vihet n\u00eb diskutim vet\u00eb mandati i deputetes, nd\u00ebrsa mund t\u00eb vihet ne diskutim vlefshm\u00ebria e privilegjeve t\u00eb p\u00ebrfituara nga biznesi i t\u00eb shoqit p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb p\u00ebrfitimin e tyre, sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesit apo qoft\u00eb q\u00eb rasti mund t\u00eb ket\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje penale. Por, sa \u00e7\u2019kam un\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb gjykoj r\u00ebnien apo ruajtjen e mandatit t\u00eb deputetes Xha\u00e7ka, aq ka edhe vet\u00eb Kuvendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrsa ky ka nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb \u2013 ta p\u00ebrcjell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen te Gjykata Kushtetuese, sipas vendim t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, i drejt\u00eb a i gabuar qoft\u00eb. Pik\u00eb.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb gjasa kjo gjykat\u00eb do kishte arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim si n\u00eb precedentin e m\u00ebparsh\u00ebm, pra q\u00eb nuk b\u00ebhet mandati i pavlefsh\u00ebm e megjithat\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, rilind\u00ebsit e p\u00ebrjashtuan p\u00ebr fare k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb nga gjykimi n\u00eb themel i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ky vendim kaq ekstrem m\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr vet\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u2013 Rilindja k\u00ebrkon sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb e bindje t\u00eb verb\u00ebr \u2013 jo m\u00eb kot n\u00eb diskutimet e tyre rilind\u00ebsit cituan mendimet kund\u00ebr t\u00eb dy gjykat\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb argumentonin se as 14 deputet\u00ebt (nj\u00eb e dhjeta) nuk legjitimoheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankim sipas nenit 70 pika 3 \u2013 n\u00eb fakt k\u00ebshtu do e donin vendimin rilind\u00ebsit.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb rilind\u00ebsit u acaruan edhe nga kujtesa publike q\u00eb kryetarja e k\u00ebsaj gjykate, Holta Za\u00e7aj, b\u00ebri tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs m\u00eb 29 mars 2024 p\u00ebr moszbatimin prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti t\u00eb vendimit t\u00eb asaj gjykate nga Kuvendi. Ndaj, m\u00eb shum\u00eb se mesazh, vendimi i Kuvendit ishte nd\u00ebshkim paralajm\u00ebrues e parandalues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykate. Ky nd\u00ebshkim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi mesazh me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje paralajm\u00ebruese e parandaluese p\u00ebr t\u00eb gjitha gjykatat e prokurorit\u00eb e k\u00ebtij sistemi t\u00eb rilindur drejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga mburrjet sistematike t\u00eb Rilindjes dhe vet\u00ebdiferencimi i saj nga qeverisja demokrate \u00ebsht\u00eb pretendimi se rilind\u00ebsit zbatojn\u00eb pa diskutim, ju p\u00eblqen a jo, vendimet e gjykatave t\u00eb rilindura. K\u00ebshtu u shpreh\u00ebn edhe kur diskutuan imunitetin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb dhjetorin e kaluar, duke evituar diskutimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me ne shkelje e rr\u00ebmbim t\u00eb kompetenc\u00ebs paraprake t\u00eb Kuvendit mbi imunitetin e deputetit. Tre her\u00eb me radh\u00eb u vet\u00ebturp\u00ebrua Kuvendi rilind\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Berisha.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk ishte i tyre, ishte e mbetet armiku. Olta Xha\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e tyrja, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb tek \u00e7\u00ebshtja Xhacka rrezikon t\u00eb implikohet kryerilind\u00ebsi, Edi Rama. E ky ka ca koh\u00eb q\u00eb pretendon e propagandon se Rilindja \u00ebsht\u00eb faktori par\u00ebsor i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, reform\u00eb q\u00eb ka rrezuar pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 110 vite shtet shqiptar, me pas vijn\u00eb nd\u00ebrkombetar\u00ebt si faktor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb pra prindi Nr. 1, nd\u00ebrkomb\u00ebtaret prindi Nr 2.<\/p>\n<p>E si prind i mir\u00eb, i dha nj\u00eb dajak f\u00ebmij\u00ebs Drejt\u00ebsi t\u00eb enjten e kaluar. Drejt\u00ebsia, q\u00eb nga Gjykata Kushtetuese e \u00e7do instanc\u00eb a organ tjet\u00ebr, pati gjith\u00eb t\u00eb premten e t\u00eb shtun\u00ebn t\u00eb reagonte, por as q\u00eb u ndje. E kaloi dhimbjen n\u00eb heshtje. Nuk u ndje as Prindi Nr. 2, ky pra q\u00eb, kur thot\u00eb ndonj\u00eb fjale a sharje opozita p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fare drejt\u00ebsie, me statuse t\u00eb dedikuara ka rikujtuar kurdoher\u00eb se kur flet drejt\u00ebsia e re, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb heshtin. Nuk u ndjen\u00eb as gjiton\u00ebt, shum\u00eb OJF a NGO, shum\u00eb studio TV, gazetar\u00eb e analist\u00eb, k\u00ebta kujdestar\u00eb pasionant\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj f\u00ebmije t\u00eb rilindur e q\u00eb po e rrisin me pekule.<\/p>\n<p>Raportet e Rilindjes me Drejt\u00ebsin\u00eb e rilindur po marrin form\u00eb e po qart\u00ebsohen. E mburrin at\u00eb e mburren me te kur ajo godet kund\u00ebrshtaret opozitare apo tradhtaret mazhoritar\u00eb, e qortojn\u00eb, e paralajmerojn\u00eb (deri edhe ia injorojn\u00eb vendimet si ky i Gjykat\u00ebs Kushtetuese) kur kalon kufirin e gardhit rilind\u00ebs, caktuar rast p\u00ebr rast nga Kryerilind\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan HOXHA T\u00eb enjten e kaluar, Kuvendi Rilind\u00ebs, pas nj\u00eb zvarritjeje m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebvje\u00e7are, e hodhi posht\u00eb, me votim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm mazhoritar, vendimin Nr. 1 t\u00eb 23 janarit 2023 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb mandatit t\u00eb deputetes Olta Xha\u00e7ka nga Kuvendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb. Mandati i deputetes ishte v\u00ebn\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76592,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-76591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76591\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}