{"id":76634,"date":"2024-04-16T08:00:48","date_gmt":"2024-04-16T08:00:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76634"},"modified":"2024-04-16T08:02:49","modified_gmt":"2024-04-16T08:02:49","slug":"birn-qeveria-pranon-deshtimin-e-kerkimeve-per-nafte-ne-shpirag","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/16\/birn-qeveria-pranon-deshtimin-e-kerkimeve-per-nafte-ne-shpirag\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria pranon d\u00ebshtimin e k\u00ebrkimeve p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb Shpirag"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb reagim ndaj kritikave t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me zbulimin e naft\u00ebs n\u00eb Shpirag, Ministria e Energjetik\u00ebs thot\u00eb se nafta \u00ebsht\u00eb gjetur jo vet\u00ebm n\u00eb Shpirag por edhe n\u00eb burime t\u00eb tjera. Mes rreshtave, ajo pranoi se n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb partner\u00ebve\u201d p\u00ebr ta nxjerr\u00eb naft\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se Shell me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb partner. Vet\u00eb Shell nuk ka komente mbi debatin.<\/strong><\/p>\n<h1>Qeveria pranon mes rreshtave d\u00ebshtimin e k\u00ebrkimeve p\u00ebr naft\u00eb<\/h1>\n<p><strong>Nga Gjergj Erebara, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare\u00a0duket se pranoi mes rreshtave t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb publikuar n\u00eb mediat proqeveritare se k\u00ebrkimi p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb Shpirag ka d\u00ebshtuar dhe se ajo \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb partner\u00ebve, supozohet, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga\u00a0Shell, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nxjerrin nga n\u00ebntoka naft\u00ebn q\u00eb Shell nuk po e nxjerr.<\/p>\n<p>Tymnaja mbi fatin e vendburimit t\u00eb Shpiragut k\u00ebsaj here u rishfaq pasi deklarata e Shell p\u00ebr investitor\u00ebt e vet mbi ecurin\u00eb e biznesit p\u00ebrgjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, paralajm\u00ebroi p\u00ebr humbje potenciale n\u00eb mas\u00ebn 0.6 miliard\u00eb dollar\u00eb \u2013 si pasoj\u00eb e fshirjeve t\u00eb humbjeve nga fusha e eksplorimit, dhe b\u00ebri t\u00eb ditur gjithashtu q\u00eb k\u00ebto fshirje i p\u00ebrkasin kryesisht aktivitetit n\u00eb\u00a0Shqip\u00ebri. [link] Fshirja e humbjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb kryhet pasi nj\u00eb kompani nafte ka vendosur se investimet e saj p\u00ebr k\u00ebrkim kan\u00eb d\u00ebshtuar dhe se k\u00ebto humbje nuk mund t\u00eb rekuperohen nga nxjerrja e naft\u00ebs. Lajmi i publikuar fillimisht nga Kapitali.al u shoq\u00ebrua me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Enno Bozdos nga opozita, i cili akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr deklarata t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrgjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit mbi zbulimin e pritsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb ndryshonte ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania Shell Albania b\u00ebri t\u00eb ditur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se nuk ka komente n\u00eb lidhje me debatin e zhvilluar gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn e Shpiragut n\u00eb Berat, ku kjo kompani ka investuar mbi 500 milion\u00eb euro n\u00eb puse k\u00ebrkimore p\u00ebr naft\u00eb, ka apo jo naft\u00eb. Pyetur nga\u00a0BIRN, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse tha: \u201cP\u00ebr momentin ne nuk kemi deklarate ose p\u00ebrgjigje\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Energjetik\u00ebs iu p\u00ebrgjigj kritikave t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, mes rreshtave duket se pranon se n\u00eb fakt k\u00ebrkimet kan\u00eb d\u00ebshtuar. Sipas deklarat\u00ebs, qeveria po punon aktualisht \u201cp\u00ebr k\u00ebrkimin e partner\u00ebve t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb finalizuar procesin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb zbuluar q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb\u00a0teknologji\u00a0t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d. K\u00ebrkimi p\u00ebr \u201cpartner\u00eb t\u00eb duhur\u201d duket se pranon edhe aludimin se Shell nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr t\u00eb komercializuar zbulimin.<\/p>\n<p>\u201cKoha e finalizimi i procesit t\u00eb nxjerrjes s\u00eb k\u00ebsaj sasie nafte p\u00ebr treg, kusht\u00ebzohet nga gjeologjia shum\u00eb specifike e n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb Shpiragut dhe adoptimi i nj\u00eb teknologjie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e rezerv\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0dhe ministrja e infrastruktur\u00ebs\u00a0Belinda Balluku\u00a0krijuan nj\u00eb eufori t\u00eb madhe n\u00eb publikun e gjer\u00eb fillimisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2022 dhe m\u00eb pas, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023. Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs,\u00a0zbulimi do t\u00eb kishte ndikim jo\u00a0vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Deklarata e tij erdhi disa muaj pas nisjes s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn sh\u00ebnonte kulmin dhe pasiguria energjetike ishte e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave gjeopolitike. Nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb pas, Balluku shkoi m\u00eb tutje duke deklaruar se vendi i kishte planet gati q\u00eb me t\u00eb ardhurat e pritshme nga nafta,\u00a0t\u00eb rriste pensionet si dhe t\u00eb krijonte nj\u00eb fond\u00a0sovran p\u00ebr t\u00eb investuar tepricat. Balluku foli jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb shuma shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa 500 milion\u00eb euro n\u00eb vit q\u00eb, sipas saj, do t\u00eb duhej t\u00eb shkonin nga Shpiragu drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026nga momenti q\u00eb kemi nisur pun\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb fondi sovran do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ardhura 500 mln euro n\u00eb vit t\u00eb cilat shkojn\u00eb direkt n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbuluar nevojat por flitet p\u00ebr t\u00eb ardhurat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb nuk mund t\u00eb menaxhohen nga\u00a0buxheti i shtetit\u00a0por nga fondi sovran si\u00e7 ka ndodhur me naft\u00ebn n\u00eb\u00a0Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan,\u201d deklaroi Balluku n\u00eb at\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, gjithsesi Balluku nuk flet m\u00eb p\u00ebr miliarda por p\u00ebr faktin q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb \u201cshkenc\u00ebrisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i nj\u00eb depozite t\u00eb konsiderueshme prej 225 milion\u00eb barrelash rezerv\u00eb nafte, si edhe nj\u00eb rezerv\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse gazi n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn e Shpiragut.\u201d<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria zbuloi naft\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitet 1920 nd\u00ebrsa burimi i fundit i shfryt\u00ebzuesh\u00ebm, ai i Visok\u00ebs, u zbulua n\u00eb vitin 1963. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, burimet e gjetura jan\u00eb shfryt\u00ebzuar deri pran\u00eb shterimit nd\u00ebrsa aktualisht prodhohet naft\u00eb kryesisht n\u00eb vendburimin e Patos-Marinz\u00ebs si dhe n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb vendburimet pothuajse t\u00eb thara n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb e gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ka nj\u00eb dallim thelb\u00ebsor mes naft\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsuar se me gjasa gjendet n\u00ebn tok\u00eb dhe naft\u00ebs q\u00eb ekspert\u00ebt e industris\u00eb e konsiderojn\u00eb si \u201ct\u00eb nxjerrshme\u201d. K\u00ebshtu, nafta q\u00eb vler\u00ebsohet se mund t\u00eb gjendet n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn shqiptare aktualisht vler\u00ebsohet n\u00eb mbi 2 miliard\u00eb fu\u00e7i. Nga k\u00ebto, as 10 p\u00ebr qind nuk vler\u00ebsohen si t\u00eb nxjerrshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, kompani t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb investuar qindramilion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vendburimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb naft\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb n\u00ebntok\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur naft\u00eb. Problemi n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur \u00ebsht\u00eb gjetur \u00ebsht\u00eb se ajo nuk mund t\u00eb nxirret me teknologjin\u00eb e njohur sot p\u00ebr sot n\u00eb nxjerrjen e naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Vendburimi mes malit t\u00eb Shpiragut n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore jugore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fushat ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar naft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb intensive. Fillimisht ishte kompania O\u00e7idental Petroleum e cila shpoi pusin e par\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe pasi gjeti naft\u00eb, hoqi dor\u00eb si pa leverdi. Pastaj, duke filluar nga viti 2009, disa puse t\u00eb tjera u shpuan me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen e rezervuarit.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Shell vendosi t\u00eb fshij\u00eb nga bilanci si humbje t\u00eb parekuperueshme investimin n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb sugjeron se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nafta nuk doli. N\u00ebse Shell do t\u00eb kishte vendosur fillimin e faz\u00ebs s\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb vendburimit, at\u00ebhere investimi i kryer do t\u00eb konsiderohej i rekuperuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cQeveria Shqiptare dhe\u00a0Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb\u00a0vijojn\u00eb pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje pun\u00ebn, n\u00eb nd\u00ebrveprim me kompanit\u00eb partnere p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb finalizuar procesin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb zbuluar n\u00eb zon\u00ebn e Shpiragut, n\u00eb pritje t\u00eb lajmeve t\u00eb tjera t\u00eb mira n\u00eb zona t\u00eb tjera naft\u00ebmbajt\u00ebse n\u00eb vend, ku ka t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb inkurajuese\u201d, thot\u00eb qeveria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb reagim ndaj kritikave t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me zbulimin e naft\u00ebs n\u00eb Shpirag, Ministria e Energjetik\u00ebs thot\u00eb se nafta \u00ebsht\u00eb gjetur jo vet\u00ebm n\u00eb Shpirag por edhe n\u00eb burime t\u00eb tjera. Mes rreshtave, ajo pranoi se n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb partner\u00ebve\u201d p\u00ebr ta nxjerr\u00eb naft\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se Shell me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76634","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76634\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}