{"id":76732,"date":"2024-04-17T08:09:07","date_gmt":"2024-04-17T08:09:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76732"},"modified":"2024-04-17T08:09:07","modified_gmt":"2024-04-17T08:09:07","slug":"kosova-ne-keshillin-e-europes-ishte-nje-dite-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/17\/kosova-ne-keshillin-e-europes-ishte-nje-dite-historike\/","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs&#8230; ishte nj\u00eb dit\u00eb historike!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>\u201cTa pranojm\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb KiE, sot, tani, menj\u00ebher\u00eb\u201d! K\u00ebshtu u shpreh nj\u00eb deputet gjerman n\u00eb Asamblen\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr deputete tha se nuk e kuptonte pse Spanja nuk e njeh shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse Kosova \u00ebsht\u00eb produkt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vullnet i qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt e fraksioneve parlamentare t\u00eb Asambles\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb votohet raporti i Bakojanis dhe Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e KiE. Edhe kreu i fraksionit konservator parlamentar tha se grupi I tij parlamentar n\u00eb parim ishte dakord q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e k\u00ebtij K\u00ebshilli. Por m\u00eb tha se jan\u00eb tri kushte pa plot\u00ebsuar. Dhe si kusht kryesor num\u00ebroi konstatimin e tij se \u201cPranimi i Kosov\u00ebs nuk i sh\u00ebrben stabilitetit dhe paqes\u201d!<\/p>\n<p>Nejse! Ylli i k\u00ebsaj seance t\u00eb Adambles\u00eb Parlamentare ishte ish-ministrja e Jashtme e Greqis\u00eb, Bora Bakojanis, nj\u00ebher\u00ebsh dhe motra e kryeministrit aktual grek. Ajo mori komplimentet e merituara p\u00ebr raportin \u201ce ekuilibruar\u201d si\u00e7 e cil\u00ebsuan shumica e deputet\u00ebve q\u00eb diskutuan. Pro an\u00ebtar\u00ebsimit ishin dhe deputet\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, Spanj\u00ebs, Rumanis\u00eb, Ukrain\u00ebs etj. Madje deputeti ukrainas ishte m\u00eb aktiv dhe m\u00eb i vendosur se \u00e7dokush tjet\u00ebr. Dhe n\u00eb fund erdhi votimi p\u00ebr pranim. M\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm votuan pro, gjithsej 131. Nd\u00ebrsa vet\u00ebm 29 depuet\u00eb votuan kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Rezultatet e k\u00ebstij votimi jan\u00eb produkt dhe merit\u00eb e konsolidimit t\u00eb shtetit ligjor t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Jan\u00eb merit\u00eb e institucioneve t\u00eb k\u00ebtij vendi. Vendimi pozitiv \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb shtend\u00ebrtuese dhe sidomos e profesionalizmit n\u00eb sjelljen e policis\u00eb dhe Forcave t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me qytetar\u00ebt, ve\u00e7mas me minoritetin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Por nj\u00eb rol par\u00ebsor, historik p\u00ebr Kosov\u00ebn, luajti Bora Bakojanis. Asaj i shkojn\u00eb falenderimet dhe meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb momentit. N\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs vendimi i sot\u00ebm dhe raporti i Bakojanis do t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb merituar.<\/p>\n<p>Serbia k\u00ebrc\u00ebnon me daljen nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, n\u00ebse Kosova b\u00ebhet pjes\u00eb e tij. Ky k\u00ebrc\u00ebnim dhe fjalimi i p\u00ebrfaq\u00ebseses serbe n\u00eb Asamble e b\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb delen e zez\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb fakt duhet pranuar: &#8211; Rezultati spektakolar i votimit p\u00ebr pranim \u00ebsht\u00eb gjithashtu merit\u00eb e presidentit Vu\u00e7iq dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve serb\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs. Retorika e tyre nacionaliste, k\u00ebrc\u00ebnuese, madje ofenduese, i ve n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi edhe miqt\u00eb europian\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb Beogradi flet p\u00ebr \u201cKosovo dhe Metohi\u201d, sa m\u00eb shum\u00eb thot\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e saj, aq m\u00eb shume shanse fitohen p\u00ebr integrimin dhe pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb strukturat euro-atlantike dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb organizata m\u00eb e fuqishme e globit pas OKB-s\u00eb, K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit dhe Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, ka tag\u00ebr q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb 12 vendeve an\u00ebtare t\u00eb saj, t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur, ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe n\u00eb bindjen time, Greqia, Rumania dhe Spanja po shkojn\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pranimi n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs i jep kuptim juridik dhe politik jo vet\u00ebm shtet\u00ebsis\u00eb, por edhe integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vendimi i sot\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar. Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet nga mesi i muajit maj, \u00ebsht\u00eb autoriteti q\u00eb merr vendimin p\u00ebrfundimtar. Deri at\u00ebher\u00eb Kosova nuk do duhet t\u00eb ket\u00eb stacione pushimi. As nat\u00ebn dhe as dit\u00ebn. Do t\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb kujdes, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohe Serbia mund t\u00eb provokoj\u00eb, si\u00e7 di ajo t\u00eb provokoj\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim, monitorohet me kat\u00ebrqind pal\u00eb sy. Nj\u00eb gabim i vog\u00ebl mund t\u2019i kushtoj\u00eb vendimin negativ nga ana e Komietit t\u00eb Ministrave. N\u00eb k\u00ebte kuptim merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballohen me guxim e maturi t\u00eb gjitha sfidat q\u00eb mund t\u00eb dalin.<\/p>\n<p>Por Kosova dhe shqiptar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr obligim ta falenderojn\u00eb Greqin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb KiE-s\u00eb. Sepse raporti i Bakojanis dhe q\u00ebndrimi pozitiv i deputet\u00ebve t\u00eb saj dha mesazhin se votimi i sot\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtje e njohjes ose mos-njohjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Esht\u00eb \u00e7eshtje e dinjitetit t\u00eb secilit vend europian n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes, liris\u00eb, stabilitetit, siguris\u00eb, demokracis\u00eb dhe respektimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i \u201cTa pranojm\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb KiE, sot, tani, menj\u00ebher\u00eb\u201d! K\u00ebshtu u shpreh nj\u00eb deputet gjerman n\u00eb Asamblen\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr deputete tha se nuk e kuptonte pse Spanja nuk e njeh shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse Kosova \u00ebsht\u00eb produkt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vullnet i qytetar\u00ebve t\u00eb saj. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-76732","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}