{"id":76858,"date":"2024-04-18T09:57:55","date_gmt":"2024-04-18T09:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76858"},"modified":"2024-04-18T10:00:18","modified_gmt":"2024-04-18T10:00:18","slug":"pd-kunder-projektligjit-per-krijimin-e-nje-dhome-ekonomike-kombetare-krijohet-nje-kafaz-per-propaganden-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/18\/pd-kunder-projektligjit-per-krijimin-e-nje-dhome-ekonomike-kombetare-krijohet-nje-kafaz-per-propaganden-e-qeverise\/","title":{"rendered":"PD kund\u00ebr projektligjit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Dhome Ekonomike Komb\u00ebtare: Krijohet nj\u00eb kafaz p\u00ebr propagand\u00ebn e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb E AN\u00cbTARIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD, AKIL KRAJA:<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb shpreh mb\u00ebshtetjen publike ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb 19 Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebrfshihet Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb (AMCHAM), Dhoma Gjermane e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA), Dhoma e Tregtis\u00eb Italiane n\u00eb Shqip\u00ebri (\u00c7IA), Dhoma Franceze e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Shoqata e Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj n\u00eb Shqip\u00ebri (FIAA) etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt ligj i radh\u00ebs, edhe ky i pakonsultuar me grupet e interesit, parashikon krijimin e nj\u00eb Dhome Ekonomike Komb\u00ebtare, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do biznes. E detyrueshme po k\u00ebshtu dhe kuota e an\u00ebtar\u00ebsimit, e cila parashikohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb xhiros vjetore dhe do t\u00eb vendoset nga Ministri i linj\u00ebs.<\/p>\n<p>Rikujtojm\u00eb q\u00eb Dhomat e tregtis\u00eb publike jan\u00eb t\u00eb organizuara me ligj i cili daton vitet 2006-2008, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vendi ishte n\u00ebn qeverisjen e Partis\u00eb Demokratike. Nxitur nga kriteret e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe indeksi i Doing Business, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebto dhoma u b\u00eb vullnetar p\u00ebr \u00e7do biznes. Banka Bot\u00ebrore dhe indeksi i Doing Business e konsideron si nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb fshehur dhe nj\u00eb pik\u00eb negative, an\u00ebtar\u00ebsimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb bizneseve n\u00eb nj\u00eb Dhom\u00eb tregtie publike. Nd\u00ebr shum\u00eb reforma t\u00eb tjera, edhe kjo nism\u00eb \u00e7liruese p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen i mund\u00ebsoi Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte disa dhjet\u00ebra pozicione atraktiviteti n\u00eb renditjen e Bank\u00ebs Bot\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Mjerisht, prej vitit 2013, situata \u00ebsht\u00eb n\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb. Shqip\u00ebria tanim\u00eb renditet nd\u00ebr vendet e fundit n\u00eb Ballkan. Biznesi shqiptar ka vuajtur jo vet\u00ebm dyfishimin e taksave nga braktisja e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb 10%, por dhe nga shtimi i tarifave dhe taksave t\u00eb fshehura, si kjo q\u00eb parashikohet t\u00eb futet n\u00eb projekt ligjin q\u00eb krijon Dhom\u00ebn Ekonomike Komb\u00ebtare. Le t\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu edhe se, me ndryshimet jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shpeshta t\u00eb normave dhe praktikave fiskale, sot nj\u00eb biznes i ri e ka t\u00eb pamundur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb parashikueshm\u00ebri se \u00e7far\u00eb do t\u2019i paguaj\u00eb shtetit jo pas 2-3 vitesh nga investimit fillestar, por as n\u00eb 6 muajt e par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej aspektit ekonomik, projektligji parashikon se do t\u00eb jet\u00eb Ministri i linj\u00ebs i cili do t\u00eb aprovoj\u00eb statutin e Dhom\u00ebs Ekonomike Komb\u00ebtare e cila do t\u00eb financohet nga shteti p\u00ebr s\u00eb paku dy vitet e para. Kjo do t\u00eb thot\u00eb qartazi nj\u00eb n\u00ebnshtrim politik t\u00eb Dhom\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb mjedis federues, mbrojt\u00ebs dhe promovues i interesave t\u00eb biznesit privat shqiptar, Dhoma n\u00eb modelin e paraqitur n\u00eb projekt ligj rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb kafaz t\u00eb mbyllur ku jehon\u00eb do ti beh\u00ebt propagand\u00ebs s\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, si kompania 5D, dhe jo nevojave reale t\u00eb bizneseve shqiptare.<\/p>\n<p>PD mb\u00ebshtet nevoj\u00ebn p\u00ebr rishikimin e funksionimit t\u00eb Dhomave t\u00eb tregtis\u00eb publike, por jo duke imponuar tarifa e an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb detyrueshme. P\u00ebrkundrazi, PD nxit delegimin e m\u00eb shum\u00eb kompentencave nga Shteti drejt Dhomave t\u00eb tregtis\u00eb publik\u00eb duke u siguruar m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime t\u00eb reja biznesit shqiptar, ashtu si\u00e7 kjo ndodh n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb qartazi armike e biznesit shqiptar dhe kjo duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmin biznes q\u00eb Rilindja mb\u00ebshtet jan\u00eb kompani t\u00eb tipit 5D t\u00eb cilat i japin fondet e shtetit vetes dhe me to kryejn\u00eb pun\u00eb private.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E AN\u00cbTARIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD, AKIL KRAJA: Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb shpreh mb\u00ebshtetjen publike ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb 19 Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebrfshihet Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb (AMCHAM), Dhoma Gjermane e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA), Dhoma e Tregtis\u00eb Italiane n\u00eb Shqip\u00ebri (\u00c7IA), Dhoma Franceze e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-76858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}