{"id":76932,"date":"2024-04-18T19:45:33","date_gmt":"2024-04-18T19:45:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=76932"},"modified":"2024-04-18T19:45:33","modified_gmt":"2024-04-18T19:45:33","slug":"thirrja-e-drejtuesit-te-ambasades-se-shba-njerezit-duhet-te-ngrihen-kunder-keqqeverisjes-dhe-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/18\/thirrja-e-drejtuesit-te-ambasades-se-shba-njerezit-duhet-te-ngrihen-kunder-keqqeverisjes-dhe-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Thirrja e drejtuesit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA: Njer\u00ebzit duhet t\u00eb ngrihen kund\u00ebr keqqeverisjes dhe korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0 Zoti Wisner, drejt\u00ebsia duket se mbetet nj\u00eb prioritet p\u00ebr diplomacin\u00eb amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. 8 vjet pas nisjes s\u00eb reform\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij sistemi, vler\u00ebsimet jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet e ka mes tyre dhe ide se do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb nuk ka ecur si\u00e7 duhet. A do t\u00eb ishte gj\u00ebja e duhur?<\/p>\n<p><strong>Wisner:<\/strong> Gjithmon\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb pavarura n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nuk do t\u00eb ishte asnj\u00ebher\u00eb e shpejt\u00eb, e leht\u00eb, apo e p\u00ebrsosur. Dhe mendoj q\u00eb kjo vazhdon t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sot. Por mendoj edhe q\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ndihen me t\u00eb drejt\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb institucionet e pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sot kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime kund\u00ebr politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion, kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime kund\u00ebr figurave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Ky lloj p\u00ebrparimi nuk \u00ebsht\u00eb pak dhe \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb angazhimi i t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019i luftuar ato sepse k\u00ebt\u00eb duan v\u00ebrtet shqiptar\u00ebt. Dhe ne jemi shum\u00eb krenar\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb krah t\u00eb shqiptar\u00ebve teksa nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Raporti i fundit i Freedom House ngre shqet\u00ebsimin se \u201cp\u00ebrpjekjet e shtuara t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, kan\u00eb nxitur sulme ndaj gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb tij nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb mos distancohen nga zyrtar\u00ebt e akuzuar mes radh\u00ebve t\u00eb tyre\u201d. Si e vler\u00ebsoni nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb? K\u00ebto dit\u00eb kemi par\u00eb, p\u00ebr shembull, sulme t\u00eb ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.<\/p>\n<p><strong>Wisner:<\/strong> N\u00ebse kam par\u00eb nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb tet\u00eb muajt e kaluar, qoft\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, lindje, per\u00ebndim, ajo q\u00eb v\u00ebrtet i bashkon shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se duan t\u00eb shohin drejt\u00ebsi. Duan t\u00eb shohin n\u00ebpun\u00ebs publik\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj asaj q\u00eb duan shqiptar\u00ebt dhe jo ndaj interesave private t\u00eb veta. Kjo \u00ebsht\u00eb boll e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha krah\u00ebve, dhe mendoj se do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt publik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ta mbajn\u00eb mir\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb shoh\u00ebsh ato lloj sulmesh q\u00eb kemi par\u00eb. Nuk kan\u00eb vend k\u00ebtu dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, shqiptar\u00ebt nuk duan k\u00ebt\u00eb. Shqiptar\u00ebt duan q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre publik\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr interesat e tyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe mund t\u2019ju them q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA p\u00ebrkrah tyre.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0 Zoti Wisner, korrupsioni mbetet nj\u00eb problem madhor n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb deklarat\u00eb e kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Altin Dumani, nxori n\u00eb pah nj\u00eb fakt shqet\u00ebsues sipas tij, q\u00eb vitin e kaluar, institucionet publike kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm 12 referime p\u00ebr raste korrupsioni. Nj\u00eb problematik\u00eb t\u00eb till\u00eb e ngre dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. A nuk ngre kjo pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr angazhimin e institucioneve kund\u00ebr korrupsionit?<\/p>\n<p><strong>Wisner:<\/strong> Kam menduar shum\u00eb se pse Z. Dumani e tha k\u00ebt\u00eb, pse Prokurori i\u00a0 P\u00ebrgjithsh\u00ebm tha di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe mendoj se nj\u00eb shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk ndjejn\u00eb se mund t\u00eb ngrihen dhe t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duan kur shohin keqqeverisje apo korrupsion apo shkelje nga \u00e7do krah, por mendoj se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar k\u00ebto institucione, p\u00ebr t\u2019u afruar me aspiratat e popullit shqiptar. Dhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb emocionuar t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0 Zoti Wisner, si asnj\u00ebher\u00eb me par\u00eb, nj\u00eb forc\u00eb politik\u00eb drejton vendin prej tre mandatesh, ka kontrollin e pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb bashkive t\u00eb vendit. Nga ana tjet\u00ebr prej dy vitesh kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb cop\u00ebzuar. A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, e sh\u00ebndetshme p\u00ebr nj\u00eb vend demokratik?<\/p>\n<p><strong>Wisner<\/strong>: Si parim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, debati i hapur, i gjall\u00eb, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do demokraci. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb fantastike t\u00eb shohim q\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Parlament dhe ka rimarr\u00eb funksionet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb presin qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Do t\u00eb thoja q\u00eb mendoj se t\u00eb gjith\u00eb presim me k\u00ebnaq\u00ebsi zgjedhjet vitin e ardhsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb paraqesin idet\u00eb e tyre p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb debat t\u00eb gjall\u00eb, dhe mendoj se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7ast i shk\u00eblqyer p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0 Ju e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebt dakort\u00ebsin\u00eb mes shumic\u00ebs dhe opozit\u00ebs q\u00eb riktheu normalitetin n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. Megjithat\u00eb, n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit kemi nj\u00eb rikonfigurim n\u00eb krahun e opozit\u00ebs, ku shumica d\u00ebrrmuese e deputet\u00ebve demokrat\u00eb, njohin si kryetar t\u00eb tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Para disa muajsh n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb saj ambasada amerikane p\u00ebrs\u00ebrti q\u00ebndrimin e saj lidhur me persona t\u00eb shpallur non grata duke nxitur t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb t\u00eb shqyrtojn\u00eb me kujdes angazhimet e tyre me figura t\u00eb tilla. Cili do t\u00eb jet\u00eb raporti juaj me k\u00ebta aktor\u00eb, ose m\u00eb sakt\u00eb me grupin parlamentar demokrat t\u00eb rikompozuar?<\/p>\n<p><strong>Wisner:<\/strong> Armand, q\u00ebndrimi yn\u00eb nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojm\u00eb t\u00eb mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona p\u00ebr korrupsionin. Dhe do t\u00eb v\u00ebreja se ato sanksione kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin politik, pavar\u00ebsisht asaj \u00e7ka u p\u00eblqen disa njer\u00ebzve t\u00eb thon\u00eb k\u00ebtu. Pra, ajo \u00e7ka ne po b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po punojm\u00eb me parti politike, me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin p\u00ebr t\u2019u munduar ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, natyrisht. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aspekt, si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt duan v\u00ebrtet jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr interesat e popullit shqiptar dhe jo p\u00ebr interesat e tyre personale. Dhe mendoj se e ardhmja e k\u00ebtij vendi nuk q\u00ebndron tek njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion. Dhe partit\u00eb politike duhet t\u00eb prezantojn\u00eb ide t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet t\u00eb paraqesin alternativa reale qeveris\u00ebse. Dhe, natyrisht, duhet t\u00eb prezantojn\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt njer\u00ebzit duan t\u2019i votojn\u00eb. Kam shum\u00eb besim kur d\u00ebgjoj shqiptar\u00ebt t\u00eb m\u00eb thon\u00eb se duan t\u00eb kthejn\u00eb faqe, dhe duan t\u00eb ken\u00eb opsione reale q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0 Shumica socialiste miratoi komisionin p\u00ebr disinformimin p\u00ebr t\u00eb luftuar ndikimin dashakeq\u00ebs n\u00eb proceset demokratike. Shumica tha se komisioni \u00ebsht\u00eb rezultat edhe i memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit q\u00eb Sekretari Blinken n\u00ebnshkroi gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb muajin shkurt. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo dhe \u00e7far\u00eb iu thoni atyre q\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb mundshme ndaj liris\u00eb s\u00eb medias?<\/p>\n<p><strong>Wisner<\/strong>: Ju p\u00ebrmend\u00ebt udh\u00ebtimin e Sekretarit, i cili ishte nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambasad\u00eb, por p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-SHBA. Dhe gjat\u00eb atij udh\u00ebtimi, Sekretari dhe Ministri i Jasht\u00ebm Hasani n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum, t\u00eb cilin nxis ndjek\u00ebsit tuaj, n\u00ebse do t\u00eb donit, mund t\u00eb shkoni online dhe mund t\u00eb gjeni detaje mbi marr\u00ebveshjen. N\u00ebse vizitoni faqen e Qendr\u00ebs p\u00ebr Angazhimin Global n\u00eb Departamentin e Shtetit, mund t\u00eb lexoni gjith\u00e7ka rreth saj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojn\u00eb sfid\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb NATO, dhe \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mbi t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku. Mendoj se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim, duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh dhe t\u00eb respektoj\u00eb normat e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, liris\u00eb s\u00eb medias, t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr ata \u00e7ka jemi si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s, si partner\u00eb n\u00eb dy an\u00ebt e Atlantikut, dhe kam shum\u00eb besim se kjo do t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra se si ne do t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0 Zoti Wisner, drejt\u00ebsia duket se mbetet nj\u00eb prioritet p\u00ebr diplomacin\u00eb amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. 8 vjet pas nisjes s\u00eb reform\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij sistemi, vler\u00ebsimet jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet e ka mes tyre dhe ide se do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":76933,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-76932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}