{"id":77091,"date":"2024-04-19T16:41:06","date_gmt":"2024-04-19T16:41:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77091"},"modified":"2024-04-19T16:41:06","modified_gmt":"2024-04-19T16:41:06","slug":"noka-nga-belshi-pranvera-shqiptare-ka-nisur-spak-mban-peng-kryetarin-e-pd-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/19\/noka-nga-belshi-pranvera-shqiptare-ka-nisur-spak-mban-peng-kryetarin-e-pd-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Noka nga Belshi: Pranvera shqiptare ka nisur, SPAK mban peng kryetarin e PD, Sali Berisha"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM T\u00cb PD-s\u00eb, FLAMUR NOKA N\u00cb BELSH:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq<\/p>\n<p>Zonja e zot\u00ebrinj<\/p>\n<p>Belshi, e gjith\u00eb pllaja e Dumres\u00eb jan\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e bekuar nga per\u00ebndia, me kaq shum\u00eb bukuri e me mbi 80 liqene. A duhet t\u00eb ket\u00eb varf\u00ebri, munges\u00eb shprese, ikje masive nga ky vend kaq i begat\u00eb p\u00ebr nga natyra? Si rregull nuk duhet t\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e banor\u00ebve k\u00ebtu nuk jetojn\u00eb mir\u00eb, punojn\u00eb shum\u00eb dhe rezultati nuk mjafton.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e banor\u00ebve t\u00eb Dumres\u00eb, nuk jan\u00eb n\u00eb ato kartolinat q\u00eb nxjerr Edi Rama, apo ministrat e tij q\u00eb \u00e7do mrekulli q\u00eb Zoti i ka fal k\u00ebsaj pllaje apo Shqip\u00ebris\u00eb i mburret sikur t\u00eb ishte krijues ai. Kartolina t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me shum\u00eb kujdes q\u00eb duan t\u00eb krijojn\u00eb iluzionin se \u00e7do gj\u00eb shkon mir\u00eb, duan t\u00eb fshehin gjendjen reale.<\/p>\n<p>Sikur qeveria t\u00eb kishte vet\u00ebm pak v\u00ebmendje ndaj jush k\u00ebtu bujqve dhe blegtor\u00ebve, banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone duhet t\u00eb jetonin mir\u00eb, me kushtet q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p>Por askush s\u2019do t\u2019ia di. E kane mendjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb tuaja. Gjith\u00eb kjo pllaj\u00eb k\u00ebta banor\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me zero subvencionim.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka krijuar rrjetin e tij t\u00eb hajduteve n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb till\u00eb ka krijuar edhe n\u00eb bujq\u00ebsi. Parat\u00eb i marrin nj\u00eb grusht njer\u00ebzit, af\u00ebr qeveris\u00eb. T\u00eb gjitha parat\u00eb.<\/p>\n<p>Vjedhja n\u00eb bujq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e tmerrshmja, t\u00eb dashur miq. Sepse abuzohet jo vet\u00ebm taksat e shqiptar\u00ebve, por shp\u00ebrdorohen e ndahen mes pushtetar\u00ebve edhe taksat e qytetar\u00ebve gjerman\u00eb, francez\u00eb, me fondet q\u00eb BE ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar prodhimin shqiptar, fermerin shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrtohet resorti turistik \u2018Zoe Hora\u2019 n\u00eb Dh\u00ebrmi me fondet Gjermane.<\/p>\n<p>Ju e dini se ky fond \u00ebsht\u00eb ndaluar, sepse BE e kuptoi se k\u00ebta kishin dor\u00eb. Akademistja e Barinjve beri k\u00ebrdin\u00eb ..<\/p>\n<p>K\u00ebta kan\u00eb dor\u00eb kudo, te incenerator\u00ebt, tek Xibraka, tek 5D , tek \u00e7do fond publik.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend normal, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i ka n\u00eb burg t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, pik\u00ebrisht p\u00ebr abuzim me detyr\u00ebn, me qeverisjen ,,duhet t\u00eb ishte larguar.<\/p>\n<p>Edi Rama q\u00ebndron akoma sepse e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb SPAKU. A mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb urdh\u00ebruesi e p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr koncesionet, por p\u00ebr Skapin e Partis\u00eb jo.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr incenerator\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e \u00e7do shqiptari por p\u00ebr SKap jo. Pra \u00e7do fush\u00eb q\u00eb ai mbulon e \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK, vet\u00ebm ai jo.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb me m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsin e tij n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Gjysma e drejtor\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb burg, vet\u00ebm ai jo.<\/p>\n<p>Po pse krijoi drejt\u00ebsia e re nj\u00eb monument kaq t\u00eb madh pand\u00ebshkueshm\u00ebria, pse u dha imunitet Ram\u00ebs dhe Veliajt. Mos \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar vall\u00eb SPAK p\u00ebr fatin q\u00eb do t\u00eb kishte Partia Socialiste. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb merakosur se \u00e7do t\u00eb ndodhte me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike, po ua them un\u00eb k\u00ebtu, se do t\u2019i b\u00ebnin nder. Pasi kjo kast\u00eb e korruptuar, kjo band\u00eb e g\u00ebrshetuar mes rilindjes dhe mjaftit, po e shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb parti, po u marrin frym\u00ebn socialist\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb i them Dumanit te SKAP t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin e t\u00eb mos ket\u00eb hallin se d\u00ebmton Partin\u00eb Socialiste Te i heq pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb dyshes Rama-Veliaj, Ligji I trajton ata si t\u00eb barabart\u00eb para tij si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozit\u00ebn e ka shpallur armike skapi dhe drejt\u00ebsia me regji..<\/p>\n<p>Sali Berisha i burgosur politik pse i nxjerr te palarat regjimit me kriminel\u00eb dhe korruptiv<\/p>\n<p>Sali Berisha. Simboli i anti korrupsionit ne Shqip\u00ebri. Simboli i antikrimit ne Shqip\u00ebri. Edhe aleatet tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Te dashur miq<\/p>\n<p>Ndaj themi se D\u00ebmin e v\u00ebrtet\u00eb drejt\u00ebsia e re po ja b\u00ebn vendit, pasi qytetar\u00ebve po u thuhet se Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vjedhin, t\u00eb pasurohen, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan ata me fondet, me taksat, me pasurit\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re, po u thot\u00eb qytetar\u00ebve se ka nj\u00eb ligj e nj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr ata, e nj\u00eb ligj e drejt\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr Ram\u00ebn e Veliajn. Po u thot\u00eb qytetar\u00ebve se kjo dyshe, paskan t\u00eb drejta m\u00eb shum\u00eb, se ata nuk i kap ligji. Kjo \u00ebsht\u00eb dramatike t\u00eb dashur miq. Kjo i b\u00ebn njer\u00ebzit t\u00eb humbin shpres\u00ebn e t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ikin, t\u00eb braktisin vendin.<\/p>\n<p>Dhe ket\u00eb gj\u00eb ju e identifikoni me mire se kushdo. Se k\u00ebtu keni Tafanin\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu n\u00eb Belsh ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb diferenc\u00ebn mes pun\u00ebve konkrete, akteve t\u00eb m\u00ebdha dhe propagand\u00ebs. Fotot q\u00eb nxjerr Rama nga Belshi vijn\u00eb pas shum\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb tjera, p\u00ebrpara se t\u00eb shkojm\u00eb tek ato shfaqje e fasada.<\/p>\n<p>Rruga q\u00eb nd\u00ebrtoi Partia Demokratike, tuneli i Elbasanit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb. Ju e dini se sa larg ishte Belshi me Tiran\u00ebn. Dhe duhej shum\u00eb mund, e shum\u00eb vet\u00eb e mendonin dy her\u00eb ardhjen k\u00ebtu. Ndaj para atyre fotove, ka nj\u00eb histori.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb b\u00ebn si krijues i kodrave t\u00eb buta e i 84 liqeneve, po t\u00eb donte ka edhe ai pun\u00eb, edhe ai mund t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka. Mund t\u00eb kishte rritur pagat, pensionet, mund t\u00eb kishte subvencionuar prodhimin, mund t\u00eb kishte rritur ndihm\u00ebn ekonomike, mund t\u00eb kishte shtuar list\u00ebn e ila\u00e7eve t\u00eb rimbursueshme. Asgj\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebr 11 vite.<\/p>\n<p>Pse, sepse parat\u00eb vidhen e ndahen mes tyre.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb ka nj\u00eb abuzim me fondet, sa her\u00eb \u00e7ohen miliona euro n\u00eb pak duar, duhet ta dini t\u00eb dashur miq, se ju k\u00ebtu n\u00eb Belsh e kudo n\u00eb Shqip\u00ebri po u mohohet nj\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ju e keni. Po u mohohet cil\u00ebsia e jet\u00ebs. Po u mohohet dalja nga varf\u00ebria. Po u mohohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rritur mir\u00ebqenien tuaj, p\u00ebr t\u00eb shkolluar e p\u00ebr t\u2019u garantuar nj\u00eb t\u00eb ardhme f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Rilindja ka vet\u00ebm nj\u00eb synim. Mbajtjen me \u00e7do kusht t\u00eb pushtetit, Shihni \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Belsh. E grabit\u00ebn mandatin e Bashkis\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet e m\u00ebnyrat. Populli nuk ua dha besimin. Po ata e mor\u00ebn me dhun\u00eb, me shkelje t\u00eb ligjit e \u00e7do norme t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. E prap\u00eb me nj\u00eb grusht votash diferenc\u00eb. Pse?<\/p>\n<p>Sepse Bashkia k\u00ebtu i duhet Ram\u00ebs p\u00ebr synimet e veta, p\u00ebr t\u00eb prodhuar vota p\u00ebr pushtetin e tij.<\/p>\n<p>Nuk i duhet sepse ka nj\u00eb projekt p\u00ebr ju, ose sepse k\u00ebrkon t\u2019iu sh\u00ebrbej\u00eb. As nuk ekzistojn\u00eb njer\u00ebzit, qytetar\u00ebt, hallexhinjt\u00eb.<\/p>\n<p>5D e Erjon Veliajt e kemi edhe ne Belsh. Miku i kryetarit. E nj\u00ebjta skeme kudo<\/p>\n<p>Miq t\u00eb nderuar!<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb bashkuar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb aksioni t\u00eb pashembullt n\u00eb p\u00ebrballje dhemb p\u00ebr dhemb me k\u00ebt\u00eb regjim. Ne i kemi kapur ata n\u00eb \u00e7do afer\u00eb dhe i kemi nxjerr\u00eb lakuriq me gjith\u00eb veset e hajdut\u00ebrin\u00eb e tyre, para syve t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e fituar nga Opozita e Bashkuar, edhe pse ata kan\u00eb \u00e7do pushtet n\u00eb kontroll e shumic\u00ebn e mediave.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb angazhuar \u00e7do dit\u00eb n\u00eb pasurimin e fuqis\u00eb opozitare me potenciale, me t\u00eb rinj e t\u00eb reja, me vlera e me ide. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e leht\u00eb. K\u00ebrkon pun\u00eb, vrull \u00e7do dit\u00eb. Dhe secili nga ju, ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb, t\u00eb shtoj\u00eb nj\u00eb tull\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin, n\u00eb fuqizimin, n\u00eb konsolidimin ton\u00eb, e t\u00eb alternativ\u00ebs q\u00eb do t\u00eb paraqesim para qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb sjellim ndryshimin q\u00eb vendi e k\u00ebrkon, q\u00eb Belshi e shqiptar\u00ebt kudo duan. K\u00ebt\u00eb mund dhe duhet ta b\u00ebjm\u00eb me njer\u00ebzit, duke punuar ngusht\u00eb me ta, duke q\u00ebndruar me ta.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i bindur se do t\u2019ia dalim. Pranvera shqiptare ka nisur, ka \u00e7elur sythet e saj kudo. Ne duhet t\u00eb kujdesemi, t\u2019i prijm\u00eb asaj, drejt dit\u00ebs s\u00eb madhe. Q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb larg.<\/p>\n<p>Faleminderit, fitore, fitore<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM T\u00cb PD-s\u00eb, FLAMUR NOKA N\u00cb BELSH: T\u00eb dashur miq Zonja e zot\u00ebrinj Belshi, e gjith\u00eb pllaja e Dumres\u00eb jan\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e bekuar nga per\u00ebndia, me kaq shum\u00eb bukuri e me mbi 80 liqene. A duhet t\u00eb ket\u00eb varf\u00ebri, munges\u00eb shprese, ikje masive nga ky vend kaq i begat\u00eb p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77091\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}