{"id":77147,"date":"2024-04-20T08:26:48","date_gmt":"2024-04-20T08:26:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77147"},"modified":"2024-04-20T08:27:07","modified_gmt":"2024-04-20T08:27:07","slug":"kur-qeveria-shkel-ligjet-eshte-e-drejte-legjitime-e-qytetareve-te-revoltohen-e-te-reagojne-me-cdo-mjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/20\/kur-qeveria-shkel-ligjet-eshte-e-drejte-legjitime-e-qytetareve-te-revoltohen-e-te-reagojne-me-cdo-mjet\/","title":{"rendered":"Kur qeveria shkel ligjet \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb legjitime e qytetar\u00ebve t\u00eb revoltohen dhe t\u00eb reagojn\u00eb me \u00e7do mjet"},"content":{"rendered":"<p>LET\u00cbR E HAPUR<\/p>\n<p>DREJTUAR:<\/p>\n<p>P\u00cbRFAQ\u00cbSIVE DIPLOMATIKE T\u00cb AKREDITUARA N\u00cb TIRAN\u00cb;<\/p>\n<p>PARLAMENTIT T\u00cb BE;<\/p>\n<p>K\u00cbSHILLIT T\u00cb EUROP\u00cbS;<\/p>\n<p>SENATIT T\u00cb SHBA<\/p>\n<p>Ne, nj\u00eb grupim qytetar, q\u00eb e gjejm\u00eb veten tek Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, si iniciator\u00eb t\u00eb protestave para Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb morale t\u2019u p\u00ebrgjigjemi shqet\u00ebsimeve tuaja p\u00ebr \u201cdhun\u00ebn\u201d e ushtruar n\u00eb dat\u00ebn 19 prill.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ajo q\u00eb ju etiketoni si dhun\u00eb, nuk ishte asgj\u00eb n\u00eb raport me ato \u00e7ka ndodhin n\u00eb vendet tuaja demokratike, prej t\u00eb cilave ne kemi gjithmon\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb dhe ku nj\u00eb pjes\u00eb prej nesh jemi edhe shtetas. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb revoltohen n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, kur shohin, se politikat dhe politikan\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, duam t\u00eb sjellim n\u00eb kujtes\u00ebn tuaj protest\u00ebn ton\u00eb qytetare n\u00eb mbrojtje t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar. Nj\u00eb protest\u00eb, ku qytetar\u00ebt u p\u00ebrfshin\u00eb pavar\u00ebsisht ngjyrimeve politike.<\/p>\n<p>Protestuam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebr dy vjet e gjysm\u00eb, gj\u00eb e rrall\u00eb edhe n\u00eb vendet tuaja me demokraci t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Protestuam me kultur\u00eb e shfaqje, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga qytetar\u00ebt tuaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga organizata e shoqata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat e shpall\u00ebn Teatrin Komb\u00ebtar pasuri t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore europiane.<\/p>\n<p>Cila ishte p\u00ebrgjigjja e pushtetit?<\/p>\n<p>Shkat\u00ebrrim e dhun\u00eb e papar\u00eb, duke shkelur t\u00eb gjitha ligjet komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shkat\u00ebrrim n\u00eb 4.30 t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb koh\u00eb pandemie dhe me njer\u00ebzit ende brenda. U varros\u00ebn n\u00ebn rr\u00ebnoja arkivat, kostumet, rekuizita, t\u00eb cilat ishin vlera t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nga ana juaj, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u reagua, por p\u00ebrkundrazi, me heshtjen tuaj dhe n\u00eb disa raste edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ju u dhat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhunuesve shtet\u00ebror\u00eb, legjitimuat dhun\u00ebn dhe ishit kund\u00ebr protestuesve paq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebzat\u00eb as kur reagoi Komisioneria e Komisionit Europian p\u00ebr Kultur\u00ebn Marija Gabriel e cila, bashk\u00eb me Europarlamentar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb apeluan p\u00ebr dialog mes pal\u00ebve deri b\u00eb ardhjen e nj\u00eb delegacioni t\u00eb PE, e as kur Europarlamentar\u00eb d\u00ebnuan ashp\u00ebr ngjarjen barbare t\u00eb dat\u00ebs 17 maj 2020.<\/p>\n<p>Dhe pavarsisht k\u00ebsaj, ju nuk reaguat as p\u00ebr aktin barbar t\u00eb shembjes, as p\u00ebr fillimin e shembjes nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb brenda tij kishte artist\u00eb e qytetar\u00eb e as p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebroi shembja e tij.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ju nuk reaguat as p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj Q\u00ebndrestar\u00ebve t\u00eb AMT-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 19.12.2020, \u00e7\u00ebshtje e cila \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb Organin e Akuz\u00ebs, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kemi asnj\u00eb informacion edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Si rezultat, sot Tirana \u00ebsht\u00eb i vetmi kryeqytet n\u00eb Europ\u00eb pa Teat\u00ebr Komb\u00ebtar, pa kinema, cirk, biblotek\u00eb, muze, teat\u00ebr kukullash, me mungesa shkollash, kopshtesh, \u00e7erdhesh, k\u00ebnde lojrash e sportive.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, kemi mbi shtat\u00eb vjet, q\u00eb protestojm\u00eb duke zhvilluar edhe nj\u00eb betej\u00eb ligjore n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb, \u201ce reformuar\u201d prej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb dukshme shkeljet e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga ana e k\u00ebsaj qeverie t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Ne nuk protestojm\u00eb p\u00ebr interesat tona vetijake, por p\u00ebr interesin publik, truallin publik, i cili, sikund\u00ebr po del edhe tani s\u00eb fundi, vidhet p\u00ebr t\u2019ua falur t\u00eb korruptuarve e mafioz\u00ebve. Korrupsioni dhe vjedhja n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs jan\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse dhe padyshim p\u00ebrgjegj\u00ebsi ka kryetari Erion Veliaj (jo m\u00eb pak edhe shefi i tij Edi Rama), por ju me sa duket shihni vet\u00ebm \u201cdhun\u00ebn\u201d e protestuesve dhe aspak dhun\u00ebn dhe arroganc\u00ebn e vjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Kur ju \u00ebsht\u00eb dashur, ju keni shkelur edhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit shqiptar, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e vjedhjeve skandaloze n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, u dilni n\u00eb mbrojtje vjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, besojm\u00eb se ju e dini, q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vend, ku parat\u00eb pastrohen sheshit, para syve tuaj, ku korrupsioni i pushtetar\u00ebve n\u00eb bashk\u00ebpunim me mafien po e g\u00ebrryen k\u00ebt\u00eb vend. Ku ligjet shkelen haptazi, ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e drejtuar politikisht, ku lufta politike \u00ebsht\u00eb e pandershme, ku vidhen zgjedhjet dit\u00ebn p\u00ebr diell, ku krimi e droga b\u00ebjn\u00eb ligjin, ku f\u00ebmij\u00ebt e pleqt\u00eb nxirren nga banesat e tyre me gaz n\u00eb 5 t\u00eb m\u00ebngjesit tek Astiri, 5 Maji, Bregu i Lumit, Shkoz\u00eb dhe \u00e7udit\u00ebrisht e gjith\u00eb kjo dhun\u00eb nuk ju b\u00ebn p\u00ebrshtypje, por shqet\u00ebsoheni p\u00ebr disa flakadan\u00eb (shumica p\u00ebrdoren \u00e7do nat\u00eb n\u00eb festat e dit\u00eblindjeve).<\/p>\n<p>Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb legjitime e qytetar\u00ebve t\u00eb revoltohen e t\u00eb reagojn\u00eb me \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre.<\/p>\n<p>Reagimin tuaj e gjejm\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pavend, por edhe t\u00eb nxituar nga ana diplomatike dhe dy jan\u00eb konkluzionet: o jeni hipokrit\u00eb, o jeni dakord\u00ebsuar me pushtetar\u00ebt mafioz\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb skrupuj t\u00eb korruptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb i pengojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tyre t\u00eb pasurimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb mosrespektimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, ju garantojm\u00eb, se protestat do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ashpra, po qe nevoja, n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb reflektim nga ana e politik\u00ebs dhe organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb vjedh\u00ebsit e paskrupullt t\u00eb pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ju ftojm\u00eb edhe ju t\u00eb b\u00ebni presion mbi pushtetar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb, p\u00ebrpara se gj\u00ebrat t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohen m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Ne jemi m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar Kauz\u00ebn ton\u00eb deri n\u00eb fund, si nj\u00eb Kauz\u00eb n\u00eb favor t\u00eb interesit publik dhe n\u00eb respektim t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb,<\/p>\n<p>Teatri Aty Dhe Ashtu Si\u00e7 Ishte.<\/p>\n<p>ALEANCA P\u00cbR MBROJTJEN E TEATRIT<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LET\u00cbR E HAPUR DREJTUAR: P\u00cbRFAQ\u00cbSIVE DIPLOMATIKE T\u00cb AKREDITUARA N\u00cb TIRAN\u00cb; PARLAMENTIT T\u00cb BE; K\u00cbSHILLIT T\u00cb EUROP\u00cbS; SENATIT T\u00cb SHBA Ne, nj\u00eb grupim qytetar, q\u00eb e gjejm\u00eb veten tek Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, si iniciator\u00eb t\u00eb protestave para Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb morale t\u2019u p\u00ebrgjigjemi shqet\u00ebsimeve tuaja p\u00ebr \u201cdhun\u00ebn\u201d e ushtruar n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77039,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77147","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}