{"id":77278,"date":"2024-04-22T10:54:56","date_gmt":"2024-04-22T10:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77278"},"modified":"2024-04-22T10:54:56","modified_gmt":"2024-04-22T10:54:56","slug":"o-pen-data-albania-instituti-ne-dobi-te-transparences-dhe-llogaridhenies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/22\/o-pen-data-albania-instituti-ne-dobi-te-transparences-dhe-llogaridhenies\/","title":{"rendered":"O pen Data Albania-Instituti n\u00eb dobi t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Prej muajit shkurt 2024, organizata e mir\u00ebnjohur me integritet dhe kurajoze e shoq\u00ebris\u00eb civile, Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs (AIS), e cila menaxhon portalin e mir\u00ebnjohur Open Data Albania dhe \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruese dhe zhvilluese e projektit Open Spending Albania, ku denoncohen praktikat abuzive dhe korruptive t\u00eb qeverisjes, ndodhet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr fonde p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen, p\u00ebrdit\u00ebsimin, zhvillimin dhe pages\u00ebn p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn server.<\/p>\n<p>Open Spending Data \u00ebsht\u00eb instrument i krijuar nga ekipi programues, ekonomist\u00eb dhe aktiviste antikorruspion pran\u00eb AIS\/Open Data Albania. Nj\u00eblloj si Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs dhe Open Data Albania, ai drejtohet nga Aranita Brahja, themeluesja e AIS dhe profesionistja, q\u00eb me dijet dhe karakterin e saj, do t\u00eb ishte dinjitoze n\u00eb \u00e7do pozicion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve qeveritare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Projekti rrezikon mbylljen e baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, Database t\u00eb Open Spending Albania, \u00e7ka do t\u00eb sillte pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies, aktivizmit dhe veprimtarive antikorruspion.<\/p>\n<p>Open Spending Albania-shpres\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb me parat\u00eb e Shtetit<\/p>\n<p>Portali i AIS(m\u00eb par\u00eb me emrin Open Data Albania) ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebta 12 vjet nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem dhe efektiv\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, mir\u00ebqeverisje dhe antikorruspion.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Open Spending Albania, qytetar\u00ebt kuptojn\u00eb se si shpenzohen parat\u00eb e taksapaguesve. Open Spending zbardh dhe e b\u00ebn t\u00eb aksesueshme \u00e7do pages\u00eb nga institucionet buxhetore te Shtetit, drejt kontraktor\u00ebve privat\u00eb, q\u00eb nga viti 2012 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kryq\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, analizave dhe krahasimeve q\u00eb ofron Open Spending Albania, jo vet\u00ebm ekonomist\u00ebt dhe gazetar\u00ebt, por edhe qytetar\u00ebt mund t\u00eb kuptojn\u00eb abuzimet dhe aktet korruptive t\u00eb qeverisjes s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt investigative dhe aktivist\u00ebt m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm n\u00eb vend i p\u00ebrdorin t\u00eb dh\u00ebnat e Thesarit t\u00eb Shtetit, t\u00eb ofruara me qart\u00ebsi, profesionaliz\u00ebm dhe transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga Open Spending Albania, p\u00ebr t\u00eb denoncuar raste keqp\u00ebrdorimi, korrupsioni, klientelizmi dhe konflikti interesi nga institucionet publike qendrore dhe vendore.<\/p>\n<p>Shum\u00eb raste t\u00eb abuzimeve publike, edhe ato n\u00eb periudha zgjedhore, jan\u00eb zbardhur p\u00ebrmes shifrave dhe transparenc\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsuar nga kjo baz\u00eb e mir\u00eb-strukturuar t\u00eb dh\u00ebnash. N\u00eb nj\u00eb rast, transparenca n\u00eb pagesat e Thesarit t\u00eb Shtetit \u00e7oi n\u00eb inicimin e nj\u00eb procesi p\u00ebr heqje t\u00eb Mandatit t\u00eb Deputetit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb hapur t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sekti Rama: bllokim absolut fondesh shtet\u00ebrore dhe presion okult mbi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt<\/p>\n<p>Duke fuqizuar publikun, aktivist\u00ebt dhe luft\u00ebn antikorrupsion, me t\u00eb dh\u00ebna transparente p\u00ebr raste flagrante abuzive, AIS\/Open Data Albania deri tani, ka marr\u00eb shpesh pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb theksuara nga njer\u00ebz n\u00eb pushtet dhe biznese pran\u00eb tyre. Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs ka p\u00ebsuar edhe tentativa p\u00ebr sulme kibernetike, p\u00ebr fat, t\u00eb d\u00ebshtuara.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet q\u00eb gjeneron or\u00eb e \u00e7ast llogaridh\u00ebnie dhe investigime p\u00ebr t\u00eb zbuluar korrupsionin, sekti Rama n\u00eb pushtet ka provuar me t\u00eb gjitha mjetet e hapura dhe okulte t\u00eb pengoj\u00eb aktivitetin e Institutit Shqiptar t\u00eb Shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sekti n\u00eb qeverisje AIS dhe projektit Open Spending Albania ia ka bllokuar t\u00ebr\u00ebsisht aksesin n\u00eb fonde dhe programe shtet\u00ebrore, pavar\u00ebsisht se Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs ka aplikuar gjithmon\u00eb me profesionaliz\u00ebm dhe korrekt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ndalur me kaq. Sekti Rama ka arritur t\u00eb kompleksoj\u00eb edhe donator\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb kan\u00eb kuptuar ose u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet, diku hapur e diku pak fshehur, se mb\u00ebshtetja e tyre ndaj projekteve dhe aktiviteteve t\u00eb reja t\u00eb Open Spending Albania nuk \u201cshihet me sy t\u00eb mir\u00eb\u201d nga Rama dhe t\u00eb tijt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i presionit okult t\u00eb Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb se sot, edhe pse nevojiten m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakta ose mungojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht projektet me para t\u00eb taksapaguesve t\u00eb vendeve Per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u00eb forcuar transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe kultur\u00ebn watchdog n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs k\u00ebrkon ndihm\u00ebn e opinionit publik shqiptar, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar mbylljen e Open Spending Albania, nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb forcimin e kultur\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies dhe n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit dhe antikultur\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lufta antikorupsion, aktivizmi dhe fuqizimi i veprimtar\u00ebve watchdog tek ne mbeten detyra thelb\u00ebsore t\u00eb opozit\u00ebs dhe mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb sot. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe institucionet e reja t\u00eb saj kan\u00eb ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar rezultatet kund\u00ebr keqqeverisjes dhe pand\u00ebrshkushm\u00ebris\u00eb s\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision dhe sfid\u00eb, qeveria, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb fondet e saj p\u00ebr patronazhist\u00ebt me kollare, duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb Institutin Shqiptar t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe projektin e tij themeltar Open Spending Albania, nga fondet q\u00eb mb\u00ebshtet shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Institucioni Suprem i Auditit, i cili iu \u00ebsht\u00eb referuar dhe i ka p\u00ebrdorur shpesh gjetjet e Open Spending Albania n\u00eb auditimet e tij, duhet t\u2019i trajtoj\u00eb financiarisht si ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm me pages\u00eb, konform kornizave ligjore dhe standarteve t\u00eb INTOSAI-t, ekspert\u00ebt e AIS dhe Open Data.<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha forcat tona, ne duhet t\u00eb denoncojm\u00eb dhe t\u00eb ushtrojm\u00eb ndikim dhe pran\u00eb ambasadave perendimore n\u00eb Tiran\u00eb dhe institucioneve donatore n\u00eb Shqip\u00ebri, si opozit\u00eb, media dhe aktivist\u00eb t\u00eb luft\u00ebs antikorrupsion, q\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vyer t\u00eb Institutit Shqiptar t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe projektit Open Spending Albania t\u00eb mos i mbyllen dyert p\u00ebrgjithmon\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Prej muajit shkurt 2024, organizata e mir\u00ebnjohur me integritet dhe kurajoze e shoq\u00ebris\u00eb civile, Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs (AIS), e cila menaxhon portalin e mir\u00ebnjohur Open Data Albania dhe \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruese dhe zhvilluese e projektit Open Spending Albania, ku denoncohen praktikat abuzive dhe korruptive t\u00eb qeverisjes, ndodhet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr fonde p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-77278","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77278\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}