{"id":77311,"date":"2024-04-22T17:07:39","date_gmt":"2024-04-22T17:07:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77311"},"modified":"2024-04-22T17:07:39","modified_gmt":"2024-04-22T17:07:39","slug":"neper-ambasada-mund-te-kete-edhe-mcgonigale-megjithate-problemi-jane-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/22\/neper-ambasada-mund-te-kete-edhe-mcgonigale-megjithate-problemi-jane-veliajt\/","title":{"rendered":"N\u00ebp\u00ebr ambasada mund t\u00eb ket\u00eb edhe McGonigal\u00eb, megjithat\u00eb problemi jan\u00eb Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>Problemi jan\u00eb Veliajt e jo ambasador\u00ebt<\/p>\n<p>\u201cGenc POLLO<\/p>\n<p>Nj\u00eb mobilizim i madh n\u00eb Tiran\u00eb e p\u00ebrtej do t\u00eb duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal t\u00eb madh (5D i Veliajt). Pa persona t\u00eb dhunsh\u00ebm (si n\u00eb 21 janarin e Ram\u00ebs) por me vullnet e vendosm\u00ebri!\u201d Me k\u00ebto fjali e mbyllja sh\u00ebnimin im para nj\u00eb jave. Dje isha isha n\u00eb mitingun e protest\u00ebs para bashkis\u00eb, d\u00ebgjova nga distanca plasjet e shashkave e molotov\u00ebve e mbas pak tubimi p\u00ebrfundoi e turma u shp\u00ebrnda. Sot po shoh se mediat e reagimet po fokusohen tek deklaratat e disa ambasadave t\u00eb cilat apeluan kund\u00ebr dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Protesta para bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb jo thjesht e drejt\u00eb por edhe moralisht e pashmangshme. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb antikorrupsion si t\u00eb tjerat n\u00eb kontekstin e banalizimit t\u00eb megakorrupsionit n\u00ebn pushtetin rilindist. Jo vet\u00ebm q\u00eb kemi kryebashkiakun Veliaj n\u00ebn hetim me urdh\u00ebr gjykate p\u00ebr vepra penale t\u00eb cilat jan\u00eb direkt n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij; jo vet\u00ebm kemi t\u00eb provuar gjyq\u00ebsisht nj\u00eb shkall\u00ebzim fundor t\u00eb korrupsionit ku ofiqari nuk k\u00ebnaqet me rryshfet por merr 100% t\u00eb fondit p\u00ebr vete duke kontraktuar kompanin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Por 1: Kompanit\u00eb private t\u00eb bashkis\u00eb kan\u00eb treguar nj\u00eb \u00e7njer\u00ebzi ngjeth\u00ebse: kan\u00eb zbuar dhjet\u00ebra familje nga banesat me sebepin se jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti e duhet t\u00eb shemben edhe kur teknikisht nuk ishte rasti. Kur familjar\u00ebt kund\u00ebrshtonin bashkia u priste ujin e dritat dhe i m\u00ebsynte n\u00eb banes\u00eb n\u00eb or\u00ebn tre t\u00eb m\u00ebngjesit e i nxirrte p\u00ebrdhunsh\u00ebm jasht\u00eb; madje edhe kur ishin me foshnje n\u00eb krah. Shkaku ishte se tenderin e rind\u00ebrtimit e kishte marr\u00eb kompania 5D. Policia bashkiake ka ushtruar rregullisht dhun\u00eb t\u00eb tepruar fizike kund\u00ebr fshatar\u00ebve q\u00eb shesin fruta-perime. Motivi nuk qenka trotuar\u00ebt e past\u00ebr por \u201celiminimi i konkurrenc\u00ebs\u201d mbasi shefat e policis\u00eb bashkiake kan\u00eb regjistruar nj\u00eb kompani fruta-perimesh dhe duan monopolin e tregut.<\/p>\n<p>Por 2: Kryebashkiaku Veliaj nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr k\u00ebto por ka mbajtur monologje boshe para dy-tre \u201cgazetar\u00ebve\u201d q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb duke tundur kok\u00ebn me aprovim. Veliaj bllokon n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nj\u00eb mbledhje urgjente t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb k\u00ebrkuar zyrtarisht nga k\u00ebshilltar\u00ebt e opozit\u00ebs. Kur rilindist\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs i mohuan opozit\u00ebs t\u00eb drejtat ligjore kjo e fundit protestoi duke ndezur flakadan\u00eb e duke p\u00ebrmbysur karriget. Nuk ishte pamje estetike po kauza ishte e drejt\u00eb. Dhe vendosm\u00ebria e vullneti i opozit\u00ebs parlamentare fituan dhe korrigjuan n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi padrejt\u00ebsin\u00eb. Ky vullnet e kjo vendosm\u00ebri duhen edhe sot e n\u00eb vijim derisa t\u00eb korrigjohen padrejt\u00ebsit\u00eb e Veliajt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se n\u00eb Kuvend nuk u rrezikua jeta e sh\u00ebndeti i askujt; po k\u00ebshtu duhet t\u00eb veprohet edhe n\u00eb sheshin para Bashkis\u00eb. N\u00eb video duken se dje molotov\u00ebt shp\u00ebrthyen n\u00eb flak\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb kishin djegur polic\u00ebt e rreshtuar. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim e papranueshme. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur orator\u00ebt theksojn\u00eb se \u201cpolicia \u00ebsht\u00eb me ne\u201d dhe se e \u201cvuan p\u00ebrbrenda hajdut\u00ebrin\u00eb e band\u00ebs Veliaj\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadat reaguan se duan stabilitetin e jo dhun\u00ebn q\u00eb sipas tyre mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb destabilizim. Mbase duan edhe demokracin\u00eb e shtetin ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb investuar qindra milion\u00eb euro e dollar\u00eb me rezultat t\u00eb diskutuesh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb zbulimi i korrupsionit t\u00eb band\u00ebs 5D nuk do t\u00eb ishte i leht\u00eb pa kapacitetet e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. Por ambasadat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb edhe interesa q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb e plot\u00ebsisht interesat e Shqip\u00ebris\u00eb. Mes tyre mund t\u00eb ket\u00eb edhe McGonigal\u00eb ose cinik\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebr deklaratat e djeshme spikaste nj\u00ebra q\u00eb i quante \u201cvitale p\u00ebr demokracin\u00eb tubimet e protestat paq\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb veprim kund\u00ebr korrupsionit\u201d (ishte e ambasad\u00ebs nga ku nuk priteshin k\u00ebto fjal\u00eb).<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi reagimi ndaj ambasadave ishte me tepri. Uroj t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb kur t\u00eb kuptojm\u00eb e pranojm\u00eb se t\u00eb huajt mund t\u00eb jen\u00eb dashamir\u00ebs por nuk mund t\u2019a duan Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt.Dhe t\u00eb shohim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona pa u marr\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Euforia ksenofile e vitit 90 q\u00eb vazhdon ende n\u00eb fakt ka prodhuar nj\u00eb infantilizim psikologjik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe ka zbehur sensin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vendimmarrjet e v\u00ebshtira por pozitive.<br \/>\nPrandaj n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs e veprimit politik lipset t\u00eb jen\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs si Veliaj and co dhe m\u00eb pak ose aspak burokrat\u00ebt vizitor\u00eb.<\/p>\n<p>Ish minist\u00ebr e deputet<br \/>\n20 prill 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemi jan\u00eb Veliajt e jo ambasador\u00ebt \u201cGenc POLLO Nj\u00eb mobilizim i madh n\u00eb Tiran\u00eb e p\u00ebrtej do t\u00eb duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal t\u00eb madh (5D i Veliajt). Pa persona t\u00eb dhunsh\u00ebm (si n\u00eb 21 janarin e Ram\u00ebs) por me vullnet e vendosm\u00ebri!\u201d Me k\u00ebto fjali e mbyllja sh\u00ebnimin im para nj\u00eb jave. Dje isha isha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4359,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77311","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77311\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}