{"id":77351,"date":"2024-04-22T22:23:29","date_gmt":"2024-04-22T22:23:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77351"},"modified":"2024-04-22T22:23:29","modified_gmt":"2024-04-22T22:23:29","slug":"shbakorrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise-votat-u-blene-gjyqesori-jo-i-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/22\/shbakorrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise-votat-u-blene-gjyqesori-jo-i-pavarur\/","title":{"rendered":"SHBA:Korrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb, votat u blen\u00eb, gjyq\u00ebsori jo i pavarur"},"content":{"rendered":"<div class=\"hdr-container\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-md-2 pull-left article-share pos-rel\">\n<div class=\"share--box\">\n<aside class=\"share flex-column js-share--apply-sticky js-share--expandable js-share--horizontal\" data-extended=\"true\">Mang\u00ebsit\u00eb me pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e gjyq\u00ebsorit; mungesa e mediave t\u00eb pavarura; dhe korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes, n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit dhe n\u00eb institucionet lokale, vazhduan t\u00eb ishin problemet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sipas raportit t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb botuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<\/aside>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"body-container\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-sm-12 col-md-10 col-lg-10 pull-right\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-sm-12 col-md-8 col-lg-8 pull-left bottom-offset content-offset\">\n<div id=\"article-content\" class=\"content-floated-wrap fb-quotable\">\n<div class=\"wsw\">\n<blockquote><p>\nDASH n\u00ebnvizon se nuk ka pasur ndryshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb situat\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2023. N\u00eb raport thuhet se qeveria nd\u00ebrmori hapa t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kryer shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb e zbatoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive legjislacionin q\u00eb parashikon d\u00ebnime penale p\u00ebr korrupsion nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe q\u00eb ndalon individ\u00ebt me d\u00ebnime penale t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si kryetar\u00eb bashkie, deputet\u00eb ose n\u00eb poste t\u00eb tjera qeveritare ose shtet\u00ebrore, megjithat\u00eb thot\u00eb se pati raportime t\u00eb shumta p\u00ebr korrupsion n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni ishte i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt dhe nivelet e qeverisjes, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjith\u00ebse autoritetet b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim gjat\u00eb vitit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe drejt dh\u00ebnies fund t\u00eb mosnd\u00ebshkimit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>DASH- p\u00ebrmend arrestimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb nga SPAK-u dhe d\u00ebnimet p\u00ebr raste korrupsioni, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebnimet p\u00ebr korrupsion dhe shp\u00ebrdorim detyre t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit t\u00eb tij t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Alqi Bllako.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb korrik SPAK-u l\u00ebshoi nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partis\u00eb Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ahmetajt q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb arrestohej me akuzat p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha p\u00ebr korrupsion pasiv lidhur me nj\u00eb marr\u00ebveshje toke nga e cila dh\u00ebndri i tij p\u00ebrfitoi rreth 5 milion\u00eb dollar\u00eb. SPAK arrestoi dh\u00ebndrin e Berish\u00ebs, urdh\u00ebroi Berish\u00ebn t\u00eb paraqitej rregullisht n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore dhe i ndaloi daljen nga vendi\u201d, thot\u00eb DASH-i.<\/p>\n<p>Po ashtu Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit njoftoi se deri n\u00eb muajin gusht kishte referuar gjasht\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja p\u00ebr ndjekje penale, ku p\u00ebrfshihej nj\u00eb deputet, nj\u00eb prokuror, tre drejtor\u00eb n\u00eb agjencit\u00eb qeveritare dhe nj\u00eb administrator n\u00eb nj\u00eb kompani qeveritare. Akuzat p\u00ebrfshinin refuzimin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, fshehjen e pasuris\u00eb ose falsifikimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb; Pastrim parash; dhe evazion fiskal.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr korrupsionin n\u00eb policor, raporti thot\u00eb se vazhdoi t\u00eb ishte problem, sidomos mes oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse kushtetuta parashikon nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, presioni politik, frik\u00ebsimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyq\u00ebsorin t\u00eb funksiononte plot\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe efikase\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>DASH shton m\u00eb tej se vazhdoi zbatimi i procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuroror\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin nga sistemi ata q\u00eb kishin pasuri t\u00eb pashpjegueshme, ose lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cAvokati i Popullit vler\u00ebsoi se gjyq\u00ebsori kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi m\u00eb t\u00eb pavarur, por shtoi se nevojiteshin m\u00eb shum\u00eb burime\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Sipas raportit sistemi gjyq\u00ebsor po b\u00ebhet m\u00eb i pavarur fal\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe veprimeve t\u00eb SPAK-ut, megjithat\u00eb vihet n\u00eb dukje se qytetar\u00ebt jan\u00eb ankuar p\u00ebr munges\u00eb transparence n\u00eb hetime, zvarritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb proceseve dhe vendime t\u00eb padrejta gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se megjith\u00ebse kushtetuta dhe ligji parashikojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe publik, dhe se gjyq\u00ebsori n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e zbatoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\u201cKomiteti Shqiptar i Helsinkit vuri n\u00eb dukje se \u00e7\u00ebshtjet e prapambetura t\u00eb grumbulluara, vendet vakante n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe mungesa sistematike e efikasitetit, minuan besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Shumica e ankesave nga qytetar\u00ebt kishte t\u00eb b\u00ebnte me munges\u00ebn e p\u00ebrgjigjes nga organet qeveritare ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre, shkeljet e procesit t\u00eb rregullt ligjor, gjykimet dhe d\u00ebnimet e padrejta.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmenden shqet\u00ebsimet p\u00ebr proceset gjyq\u00ebsore administrative lidhur me padin\u00eb e ngritur nga Fondacioni Gulistan p\u00ebr mbylljen e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb vajzave \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d dhe kopshtit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u201cZubeyde Hanim\u201d n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>DASH thot\u00eb se Komiteti Shqiptar i Helsinkit v\u00ebrejti se \u201cpal\u00ebt nuk u trajtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb gjat\u00eb gjykimit\u201d dhe se kishte pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me paanshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit<\/strong><\/p>\n<p>DASH i referohet raportit t\u00eb ODIHR-it, sipas s\u00eb cilit zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit, \u201cn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishin t\u00eb administruara mir\u00eb, konkurruese dhe paq\u00ebsore\u201d, por se ato u shoq\u00ebruan edhe me probleme, p\u00ebrfshir\u00eb<\/p>\n<p>\u201cRaporti gjithashtu vuri n\u00eb dukje keqp\u00ebrdorimin e burimeve administrative n\u00eb nivel qendror dhe lokal, ankesat p\u00ebr presion ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime p\u00ebr blerje votash\u201d, thot\u00eb Departamenti i Shtetit.<\/p>\n<p>DASH vazhdon m\u00eb tej se \u201crregullat p\u00ebr mbulimin mediatik t\u00eb fushat\u00ebs favorizuan fuqish\u00ebm partit\u00eb kryesore\u201d dhe se p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm nga media i materialeve t\u00eb fushat\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatitura nga partit\u00eb n\u00eb emisionet e lajmeve \u201cminoi nj\u00eb pasqyrim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe objektiv t\u00eb fushat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRaporti p\u00ebrfundimtar i Misionit t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet e majit identifikoi raste t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb nivel qendror dhe vendor, pretendime p\u00ebr presion ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik dhe votuesve, si dhe akuza p\u00ebr blerje votash\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po ashtu DASH i referohet gjetjeve t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, si sipas s\u00eb cilave ky Komitet kishte v\u00ebrejtur \u201cfrik\u00ebsim t\u00eb votuesve, parti politike q\u00eb v\u00ebzhgonin aktivitetet e votuesve\u201d dhe munges\u00ebn e pasqyrimit nga media t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb partive t\u00eb vogla.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsime p\u00ebr gjendjen e medias<\/strong><\/p>\n<p>Raporti shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e medias duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se \u201corganizatat e pavarura t\u00eb medias dhe gazetar\u00ebt profesionist\u00eb pohuan se qeveria, partit\u00eb politike, bizneset dhe grupet kriminale u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndikonin n\u00eb media n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe jotransparente\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPati njoftime t\u00eb besueshme se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mediave p\u00ebrdor\u00ebn mediat e tyre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shantazh ndaj bizneseve duke i k\u00ebrc\u00ebnuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavar\u00ebsin\u00eb e medias s\u00eb shkruar dhe gazetar\u00ebt njoftohet se praktikuan autocensur\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se mungesa e kontratave t\u00eb rregullta t\u00eb pun\u00ebs, reduktoi pavar\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe kontribuoi tek nj\u00ebanshm\u00ebria e raportimit.<\/p>\n<p>DASH p\u00ebrmend vonesat n\u00eb pagesat p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb shum\u00eb media, \u201cp\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb stacione televizive, n\u00eb disa raste deri n\u00eb pes\u00eb muaj\u201d, duke iu referuan Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, problemet financiare detyruan disa gazetar\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteteshin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb burimet e jashtme t\u00eb t\u00eb ardhurave, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e raportimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse qytetar\u00ebt ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb kritikonin qeverin\u00eb hapur, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mediat tradicionale dhe ato sociale, DASH v\u00eb n\u00eb dukje shqet\u00ebsimet se \u201ckritika e hapur ndaj qeveris\u00eb mund t\u00eb kishte pasoja negative\u201d.<\/p>\n<p>\u201cInstituti Shqiptar i Studimeve Politike raportoi se individ\u00ebt q\u00eb kritikuan publikisht qeverin\u00eb dhe politikan\u00ebt kryesor\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me fushata shpif\u00ebse nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e qeveris\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Po sipas raportit, politikan\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn mediat e njohura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur lajme t\u00eb rreme n\u00eb lidhje me rival\u00ebt dhe kritik\u00ebt e tyre dhe se interesa politike dhe t\u00eb biznesit, u b\u00ebn\u00eb presion gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmenden disa raste t\u00eb dhun\u00ebs dhe frik\u00ebsimit kund\u00ebr gazetar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb rastin e Elvis Hil\u00ebs i televizionit Report TV dhe gruaja s\u00eb tij q\u00eb u sulmuan n\u00eb Lezh\u00eb, pasi Hila publikoi nj\u00eb raport, sipas s\u00eb cilit nj\u00ebri prej autor\u00ebve t\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>Raporti gjithashtu radhit sulmin me arn\u00eb zjarri ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jet\u00ebn nj\u00eb roje sigurie.<\/p>\n<p>Organizata t\u00eb ndryshme sipas raportit, kan\u00eb pohuar se n\u00eb dy vitet e fundit n\u201ddryshimet e pron\u00ebsis\u00eb tek televizionet rezultuan n\u00eb mbulim m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu DASH thot\u00eb se pasi televizioni ABC News ndryshoi pron\u00ebsin\u00eb, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetar\u00eb kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb u mbyll\u00ebn dhe ata gazetar\u00eb u larguan nga stacioni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku n\u00eb raport thuhet se pas ndryshimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb lart\u00eb, disa njoftime mediash than\u00eb se u b\u00ebn\u00eb shkarkime t\u00eb pajustifikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet gjithashtu se sipas njoftimeve, menaxher\u00ebt e lart\u00eb i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetar\u00ebve dhe redaktor\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ata respektpnin prirjet politike t\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Unioni i Gaztar\u00ebve shprehu gjithashtu shqet\u00ebsimin p\u00ebr shtimin e padive ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb tetor kishte patur 12 raste p\u00ebr shpifje kund\u00ebr gazetar\u00ebve.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mang\u00ebsit\u00eb me pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e gjyq\u00ebsorit; mungesa e mediave t\u00eb pavarura; dhe korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes, n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit dhe n\u00eb institucionet lokale, vazhduan t\u00eb ishin problemet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sipas raportit t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb botuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":77342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}