{"id":77871,"date":"2024-04-27T17:41:57","date_gmt":"2024-04-27T17:41:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77871"},"modified":"2024-04-27T17:41:57","modified_gmt":"2024-04-27T17:41:57","slug":"u-pushua-nga-puna-pa-te-drejte-flet-policja-e-burgut-me-hodhen-si-plehre-me-tre-femije-jetime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/27\/u-pushua-nga-puna-pa-te-drejte-flet-policja-e-burgut-me-hodhen-si-plehre-me-tre-femije-jetime\/","title":{"rendered":"U pushua nga puna pa t\u00eb drejt\u00eb, flet policja e burgut: M\u00eb hodh\u00ebn si plehr\u00eb me tre f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar \u2019Komisioneri p\u00ebr mbrojtjen nga Diskriminimi \u2018 shpalli si diskriminim shkarkimin nga detyra t\u00eb nj\u00eb infermiereje e cila k\u00ebrkoi pran\u00eb tyre mbrojtje nga eprori.<\/p>\n<p>Largimi nga puna n\u00eb Spitalin Rajonal \u2018Memorial\u2019 Fier kishte ndodhur mbasi vendosi n\u00eb dijeni titullar\u00ebt p\u00ebr medikamente q\u00eb nuk plot\u00ebsonin specifikimet p\u00ebr dat\u00ebn e skadenc\u00ebs. \u2018M\u00eb diskriminuan sepse nd\u00ebrgjegjja nuk m\u00eb lejoi t\u00eb pranoja shkeljet t\u00eb po ndodhnin n\u00eb detyr\u00eb, tha infermierja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn komisioneri e gjeti t\u00eb bazuar pretendimin e diskriminimit. Sa respektohet Kodi i Pun\u00ebs dhe sa t\u00eb mbrojtur jemi? Ku mund t\u00eb drejtohemi tjet\u00ebr ve\u00e7 gjykat\u00ebs? K\u00ebtyre pyetjeve u dha p\u00ebrgjigjia sot n\u00eb podcastin \u2018Fol me Anila Hoxh\u00ebn\u2019. Nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb ftuarat ka qen\u00eb Albana Ru\u00e7i, nj\u00eb police burgjes e cila u shkarkua nga detyra dit\u00ebn q\u00eb shfaqi probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Albana, sa vite punove si efektive n\u00eb policin\u00eb e burgjeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>12 vjet.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Cfar\u00eb ndodhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Ka qen\u00eb nj\u00eb moment, ka qen\u00eb\u00a0 data 20 gusht 2020,\u00a0 para se t\u00eb merrja sh\u00ebrbimin, un\u00eb operoja\u00a0 n\u00eb sall\u00ebn operative. Ishim 5 efektiv\u00eb q\u00eb operonim atje. At\u00eb dit\u00eb nj\u00ebra nga koleget ka qen\u00eb me leje t\u00eb zakonshme dhe tjetra ishte me raport. I binte q\u00eb ne ishim tre dhe ne punonim me tre turne. I pari, i dyti, i tret\u00eb \u2026 Un\u00eb at\u00eb nat\u00eb merrja turnin e tret\u00eb. Nuk isha mir\u00eb nga gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore dhe para se t\u00eb\u00a0 marrim\u00a0 sh\u00ebrbimin, ne marrim nj\u00eb instrutazh nga oficerat e sh\u00ebrbimit.\u00a0 E sinjalizova, e njoftova\u00a0 q\u00eb un\u00eb nuk jam e aft\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim sot. Meq\u00eb ishte situata q\u00eb dy nga efektivat mungonin, m\u00eb tha q\u00eb \u2018turni i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb, nuk ka shum\u00eb dinamik\u00eb brenda n\u00eb paraburgim. Paraburgim \u00ebsht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb burg q\u00eb jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb arratisen\u2019. Ne monitorojm\u00eb , nqs. un\u00eb konstatoja ndonj\u00eb parregullsi, e njoftoja \u2018shihe tek ky num\u00ebr, psh. tek kjo kamer\u00eb\u2019.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Q\u00ebndrove, meq\u00ebn\u00ebse ishe n\u00eb pamund\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Po.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Megjith\u00ebse ishe n\u00eb pamund\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore, ishte e pamundur t\u00eb pushoje dhe e more sh\u00ebrbimin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>E mora sh\u00ebrbimin. Sh\u00ebrbimi filloi shum\u00eb mir\u00eb. Nuk e mbaj mend se cfar\u00eb or\u00eb ka qen\u00eb. I kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk po ndihem mir\u00eb, megjith\u00ebse ishte edhe gusht dhe mbaj mend q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb vap\u00eb . Jan\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb ndoshta edhe mosha. Edhe i them \u2018sinjalizoje oficerin, q\u00eb nuk po ndihem mir\u00eb. A mund t\u00eb zbres pak posht\u00eb\u2019? Se kishin kondicioner. Kurse ne, nuk kishim kushte lart, tek salla. \u2018Po patjet\u00ebr. Se monitoroj un\u00eb\u2019, tha . Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb sinjalizohej edhe infermieri q\u00eb operonte, q\u00eb kishte turnin brenda. Ka dal\u00eb jasht\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara me\u2026?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Jo vet\u00ebm ajo. Ata i kan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Vjen infermieri p\u00ebr t\u00eb t\u00eb asistuar\u2026?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i<\/strong>: Vjen infermieri m\u00eb b\u00ebn\u00a0 nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb. \u2018Qet\u00ebsohu m\u00eb\u2019,\u00a0 tha. Pas disa dit\u00ebsh, m\u00eb njoftojn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb lija pun\u00ebn sepse jam konstatuar me shkelje t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Cilat ishin k\u00ebto shkeljet sipas tyre? Kishe l\u00ebn\u00eb vendin e sh\u00ebrbimit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Po, kisha l\u00ebvizur nga vendi i sh\u00ebrbimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha l\u00ebvizur me leje dhe kjo \u00ebsht\u00eb brenda rregullores.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Dhe p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Mora ndihm\u00eb mjek\u00ebsore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb q\u00eb bie ndesh me rregulloren atje, nqs. operatori l\u00ebviz nga vendi i sh\u00ebrbimit duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga ndihm\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb klauzol\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb q\u00eb thot\u00eb \u2018asnj\u00eb njeri nuk lejohet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sall\u00eb pa u trajnuar n\u00eb sistemin e kamerave\u2019. K\u00ebshtu q\u00eb ndihm\u00ebsi ishte i patrajtuar me sistemin e kamerave. Gjithsesi, ne monitoronim tek kamerat q\u00eb ishin posht\u00eb tek zyra e informacionit sepse un\u00eb po merrja aj\u00ebr, nuk isha mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Nuk e mor\u00ebn fare parasysh? Pra, b\u00ebre nj\u00eb kund\u00ebrshtim? T\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb shkres\u00eb? Cfar\u00eb ndodhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Po, m\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb shkres\u00eb. M\u00eb informuan q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb shkelja q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. Mua m\u2019u duk qesharake p\u00ebr momentin. Inat \u00ebsht\u00eb. S\u00ebmur\u00eb kam qen\u00eb. Nuk i mor\u00ebn parasysh.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Kishe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroheshe aty? Kishte nj\u00eb komision tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Jo, sepse direkt shkonim n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve,\u00a0 si \u00e7\u00ebshtje. Kam dal\u00eb me mas\u00ebn disiplinore n\u00eb komision. Nuk e pranuan absolutisht as deklarat\u00ebn e oficerit, as t\u00eb ndihm\u00ebsit, as t\u00eb infermierit \u2018q\u00eb kjo zonja ka qen\u00eb e s\u00ebmur\u00eb\u2019. Jo vet\u00ebm ajo, ne i shkruajm\u00eb ligjet, ne i shkelim, ne b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrjashtime. Un\u00eb isha nga t\u00eb parat q\u00eb kam filluar atje, trajnuar, certifikuar, testuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve dhe nga Komiteti i Helsinkit.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Nuk u d\u00ebgjove s\u00ebrisht? Meq\u00ebn\u00ebse kishe k\u00ebt\u00eb karrier\u00ebn, k\u00ebt\u00eb formimin , p\u00ebrkushtimin. Meq\u00ebn\u00ebse ishe e s\u00ebmur\u00eb dhe ishe n\u00eb detyr\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:\u00a0<\/strong>Jo vet\u00ebm ajo, por edhe nj\u00eb kryefamiljare me tre jetim\u00eb, as k\u00ebt\u00eb nuk e mor\u00ebn parasysh. M\u00eb hodh\u00ebn, m\u2019u si plehr\u00eb m\u00eb kan\u00eb hedhur. Jam ndier shum\u00eb e posht\u00ebruar, shum\u00eb e fyer, Kisha nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse f\u00ebmij\u00ebt i kisha ende t\u00eb vegj\u00ebl. Me qira isha, thosha si do mbijetoj. Gjithsesi dola s\u00ebrisht n\u00eb komision sepse ia deleguan Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Aty pothuajse kam dal\u00eb gati 5 (pes\u00eb) her\u00eb kam shkuar n\u00eb Tiran\u00eb. Ata m\u00eb rikthenin n\u00eb pun\u00eb, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i burgjeve linte n\u00eb fuqi vendimin e vet. Dmth. kjo donte t\u00eb thoshte kishte di\u00e7ka n\u00eb mes.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ishte kjo? Kishin pun\u00ebsuar dik\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Jo, jo. Mendoj q\u00eb drejtori i at\u00ebhersh\u00ebm i paraburgimit n\u00eb Vlor\u00eb duhet t\u00eb kishte di\u00e7ka personale me oficerin sepse ai i kishte dy v\u00ebrejtje. Un\u00eb nuk kisha marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb v\u00ebrejtje n\u00eb kaq vite. Dhe nuk u mor as kjo parasysh, mendoj un\u00eb kjo do jet\u00eb shkaku.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Nuk u ktheve? Sa koh\u00eb prite?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Gati dy vjet po. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha hapur nj\u00eb gjyq.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: K\u00ebrkove kthimin n\u00eb pun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0K\u00ebrkova rikthimin n\u00eb pun\u00eb. K\u00ebrkova mbi t\u00eb gjitha d\u00ebmshp\u00ebrblimin moral sepse po ndihesha m\u00eb shum\u00eb keq edhe para njer\u00ebzve. Pse t\u00eb larguan t\u00eb gjith\u00eb? Kush ishte motivi? Duke u nisur edhe nga statusi im civil edhe mund t\u00eb m\u00eb gjykonin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne monitorohemi nga kamerat. Vet\u00ebm salla kishte 6 kamera.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb proces, n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Fitova gjyqin, u riktheva n\u00eb pun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha filluar n\u00eb nj\u00eb institucion tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Zgjati procesi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Zgjati goxha. Un\u00eb ndihem ende e fyer. Sepse un\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt i lija vet\u00ebm, punoja me t\u00eb tre turnet. Nuk e meritoja un\u00eb k\u00ebt\u00eb (qan). Nuk e meritoja.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Fillove detyr\u00ebn tjet\u00ebr dhe nd\u00ebrkoh\u00eb je e bindur q\u00eb do shkosh deri n\u00eb fund ta marr\u00ebsh gjith\u00eb at\u00eb\u2026? E kund\u00ebrshtoi institucioni q\u00eb humbi shkall\u00ebn e par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr. Un\u00eb ia kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb avokatit tim dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij informohem. Vazhdon apeli.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Ku e gjen gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje? Edhe megjith\u00ebse ke fituar? Ke filluar nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr? Do t\u2019i shkosh deri n\u00eb fund, me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb, me\u00a0 k\u00ebt\u00eb kurajo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:\u00a0<\/strong>Karakteri im. Ndoshta m\u00ebm\u00ebsia e g\u00ebrshetuar edhe me at\u00ebsin\u00eb. Se t\u00eb b\u00ebsh rolin e n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb bab\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb (qan).<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Sa koh\u00eb q\u00ebndrove pa pun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Pothuajse 2 (dy) vjet e gjys\u00ebm, po.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Pse ndihesh e fyer?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:\u00a0<\/strong>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kam sakrifikuar shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Edhe n\u00eb testimet, edhe n\u00eb trajnimet. Jam trajnuar gati mbi 6 muaj dhe trajnoheshim cdo 3 muaj, cdo 6 muaj. Kur kam aplikuar atje kam aplikuar si psikologe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs q\u00eb kisha mbaruar. Ishin t\u00eb z\u00ebna vendet. Ok efektive, i thash\u00eb. M\u00eb pan\u00eb nj\u00eb \u00e7ik skeptike, se ndoshta dukesha e re. Kam qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb seksionin e minoren\u00ebve edhe v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb t\u00eb shikoja f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vegj\u00ebl mbyllur n\u00eb dhoma se termi \u2018qeli\u2019 ne nuk e p\u00ebrdornim m\u00eb . N\u00eb fillim edhe qaja, \u2018obobo thoja ku punoj\u2019 edhe m\u00eb vinte keq. Gjithsesi ,edhe kam\u00a0 ngr\u00ebn\u00eb edhe grushte. Sepse ne i mbronim me jet\u00eb. Ka ndodhur nj\u00eb konflikt me t\u00eb rriturit, shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Kemi shoq\u00ebruar kriminel\u00eb n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore, kemi rrezikuar jet\u00ebn. Thjesht fakti q\u00eb un\u00eb lija 3 f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb sht\u00ebpi dhe vrapoja n\u00eb sht\u00ebpi sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb th\u00ebrrisnim. Mungonte efektivi kam b\u00ebr\u00eb edhe 16 or\u00eb. Kush tha bravo?! Askush.\u00a0 P\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, mua nuk m\u00eb dha askush gishtin, t\u00eb m\u00eb thoshin ok, tjet\u00ebr her\u00eb nuk do p\u00ebrs\u00ebritet. Sepse ka edhe shkall\u00eb atje.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Cfar\u00eb i dha kaq shum\u00eb fuqi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb rastin tuaj ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0N\u00eb rastin tim un\u00eb e quaj nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Si veprove mbasi t\u00eb hoq\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:\u00a0<\/strong>Po ta them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative. Bota rr\u00ebshkiti n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mia. Un\u00eb dilja nga sht\u00ebpia dhe ndihesha shum\u00eb e fyer. Sepse njer\u00ebzit m\u00eb thoshin \u2018p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb hoq\u00ebn nga puna , kush ishte motivi q\u00eb t\u00eb hoq\u00ebn nga puna?\u2019. Qoft\u00eb edhe me ironi. Un\u00eb doja t\u00eb vija t\u00eb drejt\u00ebn time morale n\u00eb vend. Pastaj materiale.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: U k\u00ebshillove me dik\u00eb apo teksa po p\u00ebrpiqeshe t\u00eb bisedoje me familjen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Un\u00eb thjesht\u2026 Jo, un\u00eb n\u00eb vendimmarrjet n\u00eb jet\u00ebn time i kam marr\u00eb vet\u00eb gjithmon\u00eb. Dhe mir\u00eb m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb. Kontaktova nipin tim q\u00eb \u00ebsht\u00eb avokat, Thoma Dhimolea. U konsultova me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: E pate t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i mblidhje provat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0N\u00eb momentin q\u00eb i ke t\u00eb parashtruara qoft\u00eb edhe t\u00eb memorizuara n\u00eb trurin t\u00ebnd nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Se besoj.<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Si t\u2019u duk at\u00eb dit\u00eb kur tha gjykata t\u00eb jap t\u00eb drejt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Faktikisht, u \u00e7lirova shum\u00eb dhe desha ta fal\u00ebnderoja me zem\u00ebr at\u00eb gjyqtarin (qan).<\/p>\n<p><strong>Anila Hoxha: Nj\u00eb mesazh p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb largohet nga puna?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Ru\u00e7i:<\/strong>\u00a0Forc\u00eb. Luftoni me forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat tuaja. \/TCH<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar \u2019Komisioneri p\u00ebr mbrojtjen nga Diskriminimi \u2018 shpalli si diskriminim shkarkimin nga detyra t\u00eb nj\u00eb infermiereje e cila k\u00ebrkoi pran\u00eb tyre mbrojtje nga eprori. Largimi nga puna n\u00eb Spitalin Rajonal \u2018Memorial\u2019 Fier kishte ndodhur mbasi vendosi n\u00eb dijeni titullar\u00ebt p\u00ebr medikamente q\u00eb nuk plot\u00ebsonin specifikimet p\u00ebr dat\u00ebn e skadenc\u00ebs. \u2018M\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}