{"id":77924,"date":"2024-04-29T08:05:30","date_gmt":"2024-04-29T08:05:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=77924"},"modified":"2024-04-29T08:07:30","modified_gmt":"2024-04-29T08:07:30","slug":"berisha-qytetaret-e-tiranes-te-marten-ne-oren-1630-do-ti-presin-bileten-kryehajnit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/29\/berisha-qytetaret-e-tiranes-te-marten-ne-oren-1630-do-ti-presin-bileten-kryehajnit\/","title":{"rendered":"Berisha: Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 16:30 do t\u2019i presin bilet\u00ebn kryehajnit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb tubimin qytetar q\u00eb zhvillohet te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019 e ka quajtur kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nj\u00eb mafioz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb liderit opozitar tashm\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 118 t\u00eb saj, Berisha i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb or\u00ebn 16:30, t\u2019i presin bilet\u00ebn kryehajdutit Veliaj.<\/p>\n<p>Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ka komentuar deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj n\u00eb lidhje me komunikimet e tij me drejtuesin e SPAK, duke theksuar se me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb kryehajni i bashkis\u00eb u thot\u00eb shqiptar\u00ebve, se Dumanin e ka n\u00eb xhep.<\/p>\n<p>Berisha iu drejtua Veliajt se, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e presin nga Altin Dumani shp\u00ebtimin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha tha se, n\u00ebse Erion Veliaj nuk do t\u00eb gjykohet n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 313, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb varet n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb, atje ku e meriton.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr ju q\u00ebndrestare dhe q\u00ebndrestar\u00eb t\u00eb pamposhtur, misionar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes ju me p\u00ebrzem\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebrsh\u00ebndes orator\u00ebt tuaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb qytetaret dhe qytetar\u00ebt e vendosur dhe t\u00eb betuar q\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb or\u00ebn 16:30 ti presin p\u00ebrfundimisht bilet\u00ebn kryehajnit t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriut q\u00eb Tirana nuk ka patur kurr\u00eb n\u00eb 104 vite nj\u00eb hajdut si ai brenda mureve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb saj. Erion\u00a0 Veliaj \u00ebsht\u00eb turpi i njeriut. \u00cbsht\u00eb turpi i burrit q\u00eb martohet me para t\u00eb vjedhura. \u00cbsht\u00eb turpi i njeriut t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb zhduk 130 mln euro p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs dhe nuk ekziston asnj\u00eb gjurm\u00eb. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb turpi njer\u00ebzor, sepse ndofta si asnj\u00eb tjet\u00ebr qytetar vendor n\u00eb Europ\u00eb, Afrik\u00eb, Azi e n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ka p\u00ebrshtatur modelin e vjedhjes s\u00eb 100% t\u00eb parave t\u00eb taksapaguesve t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb qeveritari vendor m\u00eb i shpifur q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Tirana, i cili mendon se qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs jan\u00eb drunj, han\u00eb bar\u00eb dhe u servirte dy vite me radh\u00eb pyllin e 1 milion\u00eb fidan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjen e 1 milion\u00eb fidan\u00ebve me fatura false.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbuluar falsifikimin e blerjes s\u00eb 1 mln fidan\u00ebve q\u00eb nuk kishte ndodhur kurr\u00eb. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mafioz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien e tij.<\/p>\n<p>Sot ky kryehajn i bashkis\u00eb Tiran\u00eb me mburrje u thot\u00eb shqiptar\u00ebve se Dumanin e ka n\u00eb xhep dhe skapin e ka n\u00eb qese.<\/p>\n<p>Erion Veliaj guxoi t\u00eb fyej\u00eb protestuesit, ti quaj\u00eb lepuj. Tani i them atij, priti, rri n\u00eb zyr\u00eb, t\u00eb garantoj se do t\u00eb duken luan\u00eb dhe tmerr. Erion, m\u00eb mir\u00eb shko vet\u00eb dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata b\u00ebjn\u00eb burgun p\u00ebr shkakun t\u00ebnd. Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb mbron ty.<\/p>\n<p>Erion, zem\u00ebrimi dhe revolta e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb ti atyre.<\/p>\n<p>Sepse e pakufishme ishte posht\u00ebrimi q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb ti atyre. Sot ti u the tiran\u00ebsve se un\u00eb e kam bler\u00eb skapin, se un\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn.<\/p>\n<p>Po me se ishte nd\u00ebrtuar ajo nd\u00ebrtes\u00eb, q\u00eb u transferua tek skap? Me pensionin e mamas\u00eb? E kujt ishte, nga dol\u00ebn fondet q\u00eb u nd\u00ebrtua nd\u00ebrtesa?<\/p>\n<p>Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e f\u00eblliqura q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashk\u00eb me nd\u00ebrtes\u00ebn t\u00eb kam futur n\u00eb thes.<\/p>\n<p>Erion, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e presin nga Damani, shp\u00ebtimin e bashkis\u00eb, \u00e7lirimin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ata\u00a0 e presin nga zem\u00ebrimi, guximi i tyre. Ata e presin nga p\u00ebrmbushja e misionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por meqen\u00ebse para qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nxore pazaret q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb me Dumanin, m\u00eb lejoni t\u00eb njoftoj dhe nj\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebt se \u00e7far\u00eb\u00a0 ka b\u00ebr\u00eb Dumani p\u00ebr ty, p\u00ebr k\u00ebto pazare t\u00eb f\u00eblliqura me ty.<\/p>\n<p>Po miq!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Altin Velia t\u00eb ka hequr ty cil\u00ebsimin organizat\u00eb kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ti me drejtor\u00ebt e tu n\u00eb \u00e7do tender keni vepruar vet\u00ebm si grup i strukturuar kriminal, n\u00eb ligjin shqiptar, at\u00eb evropian dhe bot\u00ebror, por jo p\u00ebr Altin Velin\u00eb dhe Erion Dumanin.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Altin Velia ka injoruar 3 fishimin, 5 fishimin e \u00e7mimeve t\u00eb tenderave q\u00eb keni vjedhur, duke tejfryr\u00eb fondet limite. Erion do t\u00eb t\u00eb vij dita dhe t\u00eb dy do t\u00eb p\u00ebrfundoni atje ku e meritoni.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Altin Veliaj ka injoruar, t\u00eb ka falur fal\u00eb pazareve q\u00eb ke ti me t\u00eb, kriteret false n\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar, kriteret fals q\u00eb keni p\u00ebrdorur n\u00eb modelin tuaj t\u00eb vjedhjes 100%\u00a0 t\u00eb fondeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Altin Veliaj i yt, q\u00eb ti the se e ke bler\u00eb me nd\u00ebrtes\u00ebn e nd\u00ebrtuar qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb me parat\u00eb e taksa paguesve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb kan\u00eb paguar 3-fish taks\u00ebn e ujit dhe q\u00eb ka kushtuar duke vjedhur ju, 5 her\u00eb \u00e7mimin e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sepse ti Erion si kryetar i autoritetit kontraktues t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, si kryehajn i bashkis\u00eb Tiran\u00eb nuk ta p\u00ebrmend\u00a0 emrin asnj\u00ebher\u00eb, ta shp\u00ebrblen duke hequr emrin nga \u00e7do dosje.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb standard nuk ka p\u00ebrdorur Altin Veliaj sepse n\u00eb \u00e7do standard, Erion Dumani do t\u00eb shkonte tek Tusha-Simirxhiu.<\/p>\n<p>Erion, Altin Veliaj t\u00eb ka shp\u00ebrblyer ty dhjet\u00eb her\u00eb shp\u00ebrblimet q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb ti atij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb drejtor n\u00eb burg sot, me mbiem\u00ebr Simirxhiu. \u00cbsht\u00eb kush\u00ebriri i Velic\u00ebs, si\u00e7 e din ti. Por a e di ti apo jo, q\u00eb ishte Velica ajo q\u00eb i imponoi t\u00eb firmos\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale, dokumente q\u00eb nuk duhej ti firmoste kurr\u00eb. Dhe Altin Veliaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs at\u00eb q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb presion, firmos p\u00ebr kush\u00ebrir\u00ebn, burgos viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>Erion t\u00eb ka ardhur fundi, gjyqin nga\u00a0 populli do ta kesh n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbe. Erion, Altin Veliaj ta ka shp\u00ebrblye 10 her\u00eb pazarin e f\u00eblliqur q\u00eb ke b\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Asnj\u00eb kontrat\u00eb, nga dhjet\u00ebra kontrata t\u00eb vjedhjeve 100% nuk \u00ebsht\u00eb shpallur e pavlefshme nga Altin Veliaj vet\u00ebm e vet\u00ebm se jeni t\u00eb lidhur n\u00eb krim, n\u00eb pazare t\u00eb f\u00eblliqura.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt do t\u00eb tregojn\u00eb ti vendin, gjyqi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbe.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha, qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Altin Veliaj i ka falur kryehajdutit t\u00eb Tiran\u00ebs, njeriut t\u00eb vjedhjeve 100%, jo dhjet\u00ebra, por qindra milion\u00eb euro t\u00eb vjedhura me djeg\u00ebsin q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, me kopshtet q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, me rrug\u00ebt e nd\u00ebrtuara me fondet e bashkis\u00eb dhe t\u00eb tenderuara si tek privati.<\/p>\n<p>Me tenderat e vjedhura nga drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb me n\u00eb krye Erion Velin\u00eb me \u00e7mime t\u00eb dhjet\u00ebfishta dhe nuk t\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb qindark\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Keni par\u00eb apo jo qytetar\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konfiskuar asnj\u00eb pasuri, asnj\u00eb kontrat\u00eb. Kriminale, antiligjore, d\u00ebshmi flagrante e nj\u00eb vjedhje monstruoze.<\/p>\n<p>Prandaj ke t\u00eb drejt\u00eb kur ju thua qytetar\u00ebve se je pothuajse kryetar i Skapit. Do t\u00eb tregojm\u00eb mir\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb se kush je ti dhe \u00e7far\u00eb je ti.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm na prit aty. Na prit aty se shpres\u00eb nuk ke.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, pasi vodhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpifur, m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyruar qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, largohu nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb nga detyra, sepse pasoja do t\u00eb jet\u00eb katastrofale p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Nuk ka gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mposht\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb. Betimi i tyre me \u00e7do kusht, me \u00e7do \u00e7mim \u00e7lirimi i bashkis\u00eb nga ti.<\/p>\n<p>Prandaj meq\u00eb u zotove se do t\u00eb mbledh\u00ebsh Skapin dhe do t\u00eb ju jap\u00ebsh dosje, shko m\u00eb mir\u00eb tek 313 n\u00eb rast se nuk do t\u00eb gjykohesh n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, t\u00eb varesh n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb, atje ku e meriton, atje ku e ke vendin.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb shkat\u00ebrroi p\u00ebr klane droge dhe interesa ekonomike nj\u00eb nga simbolet m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb qytetit dhe kombit, Teatrin Komb\u00ebtar. Njeriu q\u00eb mbyti Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare. Njeriu q\u00eb po mbush Tiran\u00ebn me monumente t\u00eb korrupsionit dhe drog\u00ebs. Njeriu q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb mandatit tij 10 milion\u00eb met\u00ebr katror beton. Njeriu q\u00eb ka shnd\u00ebrruar Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb moll\u00eb t\u00eb ndaluar p\u00ebr folet\u00eb e shpres\u00ebs, sht\u00ebpizat e t\u00eb ardhmes t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ik, se as n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bot\u00ebrore nj\u00eb personazh t\u00eb shpifur si ti nuk e gjen.<\/p>\n<p>Largohu, largohu, largohu.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb or\u00ebn 16:30 flamuri i fitores, flamuri i liris\u00eb, flamuri ngadh\u00ebnjimit val\u00ebvitet mbi bashkin\u00eb e kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria. Posht\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb tubimin qytetar q\u00eb zhvillohet te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019 e ka quajtur kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nj\u00eb mafioz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien e tij. N\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb liderit opozitar tashm\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 118 t\u00eb saj, Berisha i b\u00ebri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77040,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-77924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}