{"id":78163,"date":"2024-04-30T20:14:37","date_gmt":"2024-04-30T20:14:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78163"},"modified":"2024-04-30T20:16:57","modified_gmt":"2024-04-30T20:16:57","slug":"keshilltari-i-rames-veliaj-mashtrues-dhe-hajdut-te-dorehiqet-menjehere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/04\/30\/keshilltari-i-rames-veliaj-mashtrues-dhe-hajdut-te-dorehiqet-menjehere\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilltari i Ram\u00ebs: Veliaj, mashtrues dhe hajdut, t\u00eb dor\u00ebhiqet menj\u00ebher\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Para pak or\u00ebsh Erion Veliaj b\u00ebri nj\u00eb paraqitje t\u00eb ethshme televizive duke i sulmuar eg\u00ebrsisht analist\u00ebt televiziv me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>I pushtuar nga frika e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor dhe ndenja e pak\u00ebndshme e nx\u00ebnies me presh n\u00eb dor\u00eb n\u00eb nj\u00eb mal aferash korrupsioni, Veliaj nuk hezitoj t\u00eb kursej cil\u00ebsime fyese si \u2018llum\u2019, \u2018maskarenj\u2019, \u2018interesaxhinj\u00eb\u2019 e \u2018njer\u00ebz t\u00eb posht\u00ebr\u2019 ndaj analist\u00ebve televiziv t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkuan llogaridh\u00ebnie politike p\u00ebr shp\u00ebrthimin e skandaleve t\u00eb korrupsionit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt mbajti fjalimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm mbi Kat\u00ebr Lirit\u00eb m\u00eb 6 janar 1941, ai vuri lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb pari.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs citon duksh\u00ebm presidentin amerikan pa e lexuar kurr\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi doli nga marrja n\u00eb pyetje prej prokuror\u00ebsh t\u00eb SPAK-ut, p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, kryebashkiaku i kryeqytetit ishte duksh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gjendje konfuzioni.<\/p>\n<p>Fillimisht i cil\u00ebsoi disa her\u00eb prokuror\u00ebt si \u201ckoleg\u00ebt e tij\u201d, m\u00eb pas shpjegoi se ka bashk\u00ebpunuar me hetimin e incenerator\u00ebve, duke iu referuar natyrsh\u00ebm vet\u00ebm dokumenteve t\u00eb qeveris\u00eb, sepse (deklaroi s\u00ebrish) p\u00ebr pun\u00ebn e bashkis\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb erdhi m\u00eb pas ishte e pabesueshme.<\/p>\n<p>Velijaj citoi Roosevelt duke th\u00ebn\u00eb \u201cDua t\u00eb gjykohem nga armiqt\u00eb e mi\u201d dhe m\u00eb pas sulmoi me dhun\u00eb t\u00eb papar\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gazetar\u00ebsh dhe pronar\u00ebsh mediash.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb i ka fyer n\u00eb grup, por i ka cituar nj\u00eb nga nj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se secili prej tyre ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa n\u00eb Bashki, duke paralajm\u00ebruar se t\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrkesa do t\u00eb refuzohen.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, vizita e tij n\u00eb SPAK dhe p\u00ebrfolja e shtuar publike e rasteve t\u00eb korrupsionit brenda bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e \u2018iceberg\u2019-ut e nj\u00eb sistemi t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb vjedhjes sistematike, shk\u00ebmbimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr interesave t\u00eb ngushta dhe dh\u00ebnies s\u00eb favoreve ekonomike n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes ekonomike t\u00eb udh\u00ebhequr nga Erioj Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u2018Lali\u2019 n\u00eb maj\u00eb t\u00eb skemave kriminale mendon se un\u00eb duhet ta kursej nga k\u00ebrkesa dor\u00ebheqje edhe n\u00eb kushte kur t\u00ebr\u00eb t\u00eb em\u00ebruarit e tij jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetim m\u00ebse t\u00eb merituar kriminal, at\u00ebher\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb gabim, sepse shembulli i pun\u00ebs sime p\u00ebr tridhjet\u00eb vite n\u00eb gazetari dhe angazhime publike tregon krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, g\u00ebnjeshtra e tij se un\u00eb i paskam k\u00ebrkuar \u2018sondazhe\u2019 me \u00e7mime t\u00eb \u2018panevojshme\u2019 nuk shp\u00ebrfaq thjesht\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.<\/p>\n<p>Fundja, un\u00eb me Erion Veliajn kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm biseda shum\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore n\u00eb gjithsej dy apo tre takime p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cekt\u00ebsia e tij politike kan\u00eb shkaktuar brenda meje vazhdimisht nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtshme p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar sa m\u00eb larg tij.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, shpikja e tij se kritika e ime buron nga mosp\u00ebrmbushja e disa k\u00ebrkesave p\u00ebr \u2018sondazhe\u2019 me \u2018\u00e7mime t\u00eb panevojshme\u2019 shp\u00ebrfaq n\u00ebnvet\u00ebdijen e korruptuar t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fabul\u00eb e till\u00eb buron nga nj\u00eb mendje, e cila edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb skajme t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyroj se k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqje vjen nga motivi i thjesht\u00eb p\u00ebr llogaridh\u00ebnie demokratike, mund\u00ebsim t\u00eb nj\u00eb hetimi pa presione institucionale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike n\u00ebn kushte t\u00eb nj\u00eb skandali t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm publik.<\/p>\n<p>K\u00ebto nocione jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb huaja p\u00ebr nj\u00eb padinjitet si Veliaj sepse i t\u00ebr\u00eb bot\u00ebkuptimi i tij politik \u00ebsht\u00eb transaksional: blerje dhe shitje e mb\u00ebshtetjes politike me sh\u00ebrbime e favore t\u00eb ndryshme nga bashkia e interesave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrfundimi i tij se un\u00eb jam nj\u00eb njeri i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Kosova tregon m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb pasakt\u00ebsi faktike.<\/p>\n<p>Un\u00eb vijoj t\u00eb punoj pa reshtur n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb s\u00eb m\u00ebtejme zhvillimit t\u00eb gazetaris\u00eb mes dy vendeve por edhe duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb qytetar i angazhuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb jam sulmuar p\u00ebr motive politike nga nj\u00eb parti n\u00eb diskreditim e sip\u00ebr si VV-ja e Albin Kurtit, gjuha helmuese e s\u00eb cil\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb rezultatin e dhimbsh\u00ebm p\u00ebr st\u00ebrkeqjes mes marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebr-shtet\u00ebrore mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Preshev\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe zvog\u00eblimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr k\u00ebrkesash komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, sot duket krejt\u00ebsisht e qart\u00eb se sulmet e tyre t\u00eb vrazhda n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb motivuara p\u00ebr fshehje t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb vet\u00eb atyre n\u00eb skema mafioze.<\/p>\n<p>Derisa dikur ata drejtonin gishtin kah un\u00eb si nj\u00eb prej udh\u00ebheq\u00ebseve t\u00eb mafis\u00eb energjetike t\u00eb GEN-it, sot jan\u00eb pik\u00ebrisht eksponent\u00ebt e VV-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt hetohen p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb milionave me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, Veliaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Kosova jo vet\u00ebm n\u00eb dhjet\u00ebra flet\u00ebrrufe politike q\u00eb ka shkruar dora e shthurur e propagandist\u00ebve t\u00eb partis\u00eb, por edhe n\u00eb rastin kur Kryeministri i Kosov\u00ebs i mbylli der\u00ebn e zyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Veliaj d\u00ebnonte gjuh\u00ebn e p\u00ebrbaltjes t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit subjekt duke vepruar sipas praktik\u00ebs politike t\u00eb \u2018djalit t\u00eb Fahriut\u2019 apo \u2018suflerit t\u00eb Orjol\u00ebs\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pse Veliaj p\u00ebrdor\u00eb sakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb ndaj meje?<\/p>\n<p>M\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb se Veliaj \u00ebsht\u00eb politikisht i zbraz\u00ebt, njeri pa mendim personal dhe identitet politik.<\/p>\n<p>Sjellja e tij nuk ndikohet prej asnj\u00eb pik\u00ebpamje ideologjike por krejt\u00ebsisht prej nevojave p\u00ebr mbijetes\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme politike.<\/p>\n<p>Ai mund ta d\u00ebnoj sot gjuh\u00ebn e p\u00ebrbaltjes dhe nes\u00ebr ta kultivoj\u00eb at\u00eb, ai sot mund ta mb\u00ebshtet politik\u00ebn e p\u00ebrafrimit Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri dhe t\u2019i fryej er\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes mes dy vendeve, ai mund t\u00eb jet\u00eb sot n\u00eb favor t\u00eb politikave rajonale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nes\u00ebr kund\u00ebr tyre, var\u00ebsisht nga efekti i mundsh\u00ebm elektoral dhe interesi i tij financiar.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb identiteti vetanak politik, Veliaj v\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb krejt\u00ebsisht jokoherente politike t\u00eb mbushur me plot kund\u00ebrth\u00ebnie dhe standarde t\u00eb dyfishta. E r\u00ebnd\u00ebsishme mbetet gjithsesi se kjo val\u00eb akuzash e ofendimesh t\u00eb shfrenuara \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb instrument politik n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu n\u00eb situat\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrpiqet q\u00eb ta pak\u00ebsoj vler\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje duke zvog\u00ebluar besueshm\u00ebrin\u00eb personale t\u00eb personave prapa k\u00ebsaj dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Kjo megjithat\u00eb mbetet asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb teknik\u00eb e dob\u00ebt propagandimi e nj\u00eb njeriu t\u00eb dyzuar mes show-it t\u00eb shndritsh\u00ebm t\u00eb Instagramit dhe bot\u00ebs s\u00eb err\u00ebt t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, Erion, e z\u00ebm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi edhe t\u00eb posht\u00ebr, edhe maskarenj dhe asgj\u00eb hi\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb llum.<\/p>\n<p>A e ndryshon kjo faktin se nj\u00eb kryetari t\u00eb cilit i bien t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr skema kriminale, nj\u00eb figure politike e cili po ashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK dhe njeriu kryesor n\u00eb krye t\u00eb afer\u00ebs s\u00eb djeg\u00ebs\u00ebve duhet dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb demokratike? Aspak.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta sepse n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb normale do ishe prej koh\u00ebsh i mbyllur n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb pas grilash.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb vend t\u00eb luft\u00ebrave shterpe p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb v\u00ebmendjeve t\u00eb audiencave t\u00eb militant\u00ebve patronazhist\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndodh\u00eb brenda nj\u00eb kornize demokratike, sado e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e till\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>E v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb, natyrisht, edhe t\u00eb p\u00ebrplasjes pas shembullit t\u00eb Saimir Tahirit, nga nj\u00eb artist i politik\u00ebs s\u00eb rrjeteve sociale me \u00ebndrra t\u00eb pamb\u00ebshtetura p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb yll i politik\u00ebs komb\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb emblem\u00eb t\u00eb st\u00ebrkeqjes morale me shume pak kontribute p\u00ebrmbajtjesore n\u00eb sfer\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb se ke fituar asnj\u00eb gar\u00eb politike.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka p\u00ebr fund.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua q\u00eb shkruaj nd\u00ebr t\u00eb tjera u qortova se kisha ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse isha d\u00ebbuar nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, stafi i tij nga Bashkia ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb postim me fytyrat e gazetar\u00ebve t\u00eb cituar: nj\u00eb list\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb eliminimi.<\/p>\n<p>Mua q\u00eb shkruaj nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr veten time, por kryetari duhet ta dij\u00eb se ne shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs i kemi rezistuar shum\u00eb persekutimeve dhe diskriminimeve t\u00eb tjera, kemi jetuar nj\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ju gjithashtu mbani mend q\u00eb ne e fituam at\u00eb.<\/p>\n<p>Tani pyesim veten n\u00ebse nj\u00eb njeri q\u00eb tregon nj\u00eb respekt kaq t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr mediat e vendit t\u00eb tij dhe q\u00eb shkon aq larg sa i k\u00ebrc\u00ebnon publikisht ato, duhet t\u00eb lejohet t\u00eb qeveris\u00eb kryeqytetin e nj\u00eb vendi q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t\u2019i tregonte gjykat\u00ebsit Falcone p\u00ebr organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi s\u00eb qeni mafioz<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Baton Haxhiu Para pak or\u00ebsh Erion Veliaj b\u00ebri nj\u00eb paraqitje t\u00eb ethshme televizive duke i sulmuar eg\u00ebrsisht analist\u00ebt televiziv me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. I pushtuar nga frika e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor dhe ndenja e pak\u00ebndshme e nx\u00ebnies me presh n\u00eb dor\u00eb n\u00eb nj\u00eb mal aferash korrupsioni, Veliaj nuk hezitoj t\u00eb kursej cil\u00ebsime fyese si \u2018llum\u2019, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":78166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-78163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}