{"id":78254,"date":"2024-05-02T08:01:33","date_gmt":"2024-05-02T08:01:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78254"},"modified":"2024-05-02T08:01:33","modified_gmt":"2024-05-02T08:01:33","slug":"melodrama-ne-spak-cpo-servir-regjisori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/02\/melodrama-ne-spak-cpo-servir-regjisori\/","title":{"rendered":"Melodrama n\u00eb SPAK: \u00c7\u2019po servir regjisori?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb dirigjon dhe kanalizon psikologjin\u00eb, mendimin, emocionin, p\u00ebrqendrimin dhe reagimin e turm\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb politika. Politika n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vullnetit t\u00eb pushtuar nga ambicia p\u00ebr ta marr\u00eb, mbajtur dhe zgjeruar pushtetin, e drejton turm\u00ebn, i jep form\u00eb asaj si t\u00eb ishte plastel i qindra-her\u00eb p\u00ebrpunuar, e formon, shformon, e shtyp, i jep kuptim, dhe n\u00eb fund e shformon s\u00ebrish. Ka nj\u00eb tipar t\u00eb turmave, pa t\u00eb cilin mjesht\u00ebria politike, makiaveliane ose jo qoft\u00eb ajo, nuk ia del ta shoh\u00eb drit\u00ebn e suksesit. Ky tipar \u00ebsht\u00eb Vulnerabiliteti i turmave. Vulnerabiliteti, si debules\u00eb emocionale e psikologjike e qenies njer\u00ebzore, amplifikohet kur vjen fjala p\u00ebr turmat, t\u00eb cilat jan\u00eb vulnerab\u00ebl n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb tre drejtime: i.) P\u00ebrqendrimi; ii.) Kujtesa; iii.) P\u00ebrdorimi. i.) P\u00ebrqendrimi. Kushdo q\u00eb e do, e sheh dhe e projekton pushtetin e di (duhet ta dij\u00eb) se kolektiviteti nuk ia mund\u00ebson turmave p\u00ebrqendrimin n\u00eb nj\u00eb objektiv final. Ato jan\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht t\u00eb prirura t\u00eb shp\u00ebrqendrohen, t\u00eb ndryshojn\u00eb \u00e7far\u00eb i t\u00ebrheq e \u00e7far\u00eb duan realisht sipas psikologjis\u00eb s\u00eb turm\u00ebs. P\u00ebrsa koh\u00eb psikologjia e turm\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete subjekt i manipulimit dhe drejtimit nga lart-posht\u00eb, turmat e kan\u00eb t\u00eb pamundur kthjellt\u00ebsin\u00eb n\u00eb objektivin final. Mjesht\u00ebria politike e zot\u00ebron orientimin e p\u00ebrqendrimit t\u00eb turm\u00ebs dhe ky s\u2018\u00ebsht\u00eb m\u00ebkat. ii.) Kujtesa. Turmat kan\u00eb qark t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb kujtes\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb se me naivitetin e nj\u00eb f\u00ebmije, ato harrojn\u00eb emocionet si pozitive ashtu edhe negative. Turmat e harrojn\u00eb dhimbjen po aq shpejt sa degdisin n\u00eb akullsin\u00eb e kujtimeve t\u00eb humbura g\u00ebzimin. Ky dimension i vulnerabilitetit t\u00eb turmave\u00a0 b\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e rrall\u00eb dhe thuajse e pamundur hakmarrja e turmave, aq m\u00eb tep\u00ebr hakmarrja e ftoht\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb dhimbje nuk provokon revolt\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe shp\u00ebrthyese t\u00eb turm\u00ebs n\u00eb \u00e7astin kur ndodh, kurr\u00eb m\u00eb pas nuk do t\u00eb provokoj\u00eb revolt\u00eb ajo. Harresa ose kujtesa me qark t\u00eb shkurt\u00ebr i kthen turmat n\u00eb negociuese kur p\u00ebrmes aprovimit t\u00eb heshtur, ato k\u00ebnaqen shpesh me shp\u00ebrblime shproporcionale t\u00eb dhimbjes s\u00eb tyre, q\u00eb e shqip\u00ebruar do t\u00eb ishte: turmat p\u00ebrmbushen me pak. iii.) P\u00ebrdorimi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme dhe t\u00eb marra peng nga nevoja p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrfillur, turmat vet\u00ebofrohen p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrdorur. N\u00ebse i referohem atyre rasteve 1 n\u00eb 100 vite kur turma ndodh t\u00eb jet\u00eb zgjuar, ajo ofrohet t\u00eb p\u00ebrdoret me qart\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb objektivit t\u00eb saj. N\u00ebse i referohemi \u00e7do kohe tjet\u00ebr, turma p\u00ebrdoret si e mpir\u00eb kur konsumon pa filtruar \u00e7do kock\u00eb t\u00eb hedhur nga regjia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e aktualitetit \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e kristalt\u00eb q\u00eb reflekton ngjyrimet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe vulnerabiliteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb frikshm\u00ebrisht i ekspozuar ndaj loj\u00ebs s\u00eb pushtetit. SPAK, me gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shpagimit t\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb mjesht\u00ebrve politik\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, po i jep form\u00eb t\u00eb tashmes, dhe \u00ebsht\u00eb frikshm\u00ebrisht i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb. Tymnajat e flet\u00ebthirrjeve, t\u00eb shtr\u00ebngimit t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe shashkave p\u00ebr arrestime kinse n\u00eb nivele t\u00eb larta, kan\u00eb nj\u00eb koordinim intrigues q\u00eb dalldis deri n\u00eb dehje turm\u00ebn, duke nxitur kuriozitetin p\u00ebr serin\u00eb e ardhshme. Prokuror\u00ebt e Republik\u00ebs de jure, n\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb vigjilenc\u00ebs politike me drejtuesit e saj, e din\u00eb se p\u00ebr turm\u00ebn e konsumit, aksioni q\u00eb po zhvillohet nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se serial. Trinomi Rama &#8211; Veliaj &#8211; SPAK, \u00ebsht\u00eb kronik\u00eb e nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb paralajm\u00ebruar me vite ku delegimi i pushtetit brenda t\u00eb majt\u00ebs ishte fund i projektuar sa n\u00eb thashetheme aq edhe n\u00eb drit\u00ebhijet e veprimtaris\u00eb s\u00eb dyshes dashuri-urrejtje. Pas m\u00eb shum\u00eb se 5 viteve demaskim i skandaleve korruptive, SPAK th\u00ebrret kryebashkiakun, i cili pask\u00ebsh vet\u00ebvendosir t\u00eb ofrohej p\u00ebr marrje n\u00eb pyetje. Pas 5 muajsh arrest politik t\u00eb liderit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb vetmes rivale reale t\u00eb ngjyr\u00ebs mavi, SPAK vendos t\u00eb dalldis\u00eb s\u00ebrish turm\u00ebn. Ka disa skenar\u00eb q\u00eb p\u00ebrhumbin v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe sinqeritetin n\u00eb q\u00ebllimet e prokuror\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, aq sa n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin shpres\u00ebn dhe urin\u00eb e nj\u00eb pjese masive t\u00eb turm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pas hekurave klas\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse, sepse t\u00eb disajt\u00eb, \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb tek i nj\u00ebjti burim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00ebse pranojm\u00eb se zhurma p\u00ebr nj\u00eb arrestim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb kryebashkiakut \u00ebsht\u00eb faktike dhe i paraprin nj\u00eb arrestimi t\u00eb ardhsh\u00ebm, ajo do t\u00eb shpjegohej me leximin e saj si pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb brendshme brenda Rilindjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar fare t\u00eb tejduksh\u00ebm dhe tep\u00ebr t\u00eb thjesht\u00ebzuar p\u00ebr t\u2018u servirur nga mjeshtrit e manipulimit t\u00eb turm\u00ebs, kryebashkiaku del nga skena politike dhe braktis premtimin e mir\u00ebqen\u00eb se do t\u00eb trash\u00ebgonte kampin roz\u00eb. Kryeministri zbon nga skena pretendentin p\u00ebr fron, nd\u00ebrsa vet\u00eb pretendenti, pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ket\u00eb at\u00eb t\u00eb njollosjes nga drejt\u00ebsia e re, njollosje, e cila referuar precedent\u00ebve t\u00eb ish-ministrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb autokratit, do t\u00eb jet\u00eb patjet\u00ebr shproporcionale krahasuar me m\u00ebkatet e pretenduara. Shpesh pretendent\u00ebt zhduken nga skena politike me 6 muaj deri 1 vit burgosje, nd\u00ebrsa autokratin e gjejn\u00eb pas burgut aty ku e lan\u00eb para tij. Nj\u00eb detaj nuk e lejon krahasimin e kryebashkiakut me ish-ministra. Ai \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb prejardhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike, i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs me autokratin. Shpatuallat ua rreh e nj\u00ebjta dor\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kur marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb dashuri-urrejtje, vazhdim\u00ebsin\u00eb e garanton interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt, bashk\u00ebfaj\u00ebsia ose bashk\u00ebq\u00ebllimi edhe pse \u00ebsht\u00eb pashmangshm\u00ebrisht e pritshme q\u00eb rrug\u00ebt diku do t\u00eb ndahen. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ndahen kaq dhunsh\u00ebm. N\u00eb interesin tim si pjes\u00eb e turm\u00ebs, por imune nga kllapia e dalldisjes s\u00eb konsumit pa teklif, nuk e p\u00ebrjashtoj vet\u00ebofrimin e kryebashkiakut p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrdorur me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb tymnaje barazpeshe nj\u00eb muaj e pak p\u00ebrpara p\u00ebrmbushjes s\u00eb gjasht\u00eb muajve prej kur lideri historik i s\u00eb djatht\u00ebs Berisha mbahet n\u00ebn arrest politik e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka shkelur n\u00eb parlament, \u00e7\u2018ka do t\u00eb implikoj\u00eb pasoja lidhur me mandatin e tij si deputet e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb fatin e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet n\u00eb prag. SPAK dirigjon tymnaj\u00ebn, duke patur pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb e till\u00eb fllusk\u00eb politike do t\u00eb amortizoj\u00eb efektin e p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb persekutimit politik t\u00eb liderit historik t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Si \u00e7do tymnaj\u00eb, edhe kjo ia del t\u2019ua veshi shikimin turmave, duke shfryt\u00ebzuar vulnerabilitetin e tyre, shp\u00ebrqendrimin. Edhe n\u00ebn k\u00ebt\u00eb skenar, paprekshm\u00ebria i mbetet autokratit, p\u00ebrdorimi provizor me q\u00ebllim vet\u00ebpastrim p\u00ebr rrug\u00ebn e m\u00ebtejshme i mbetet kryebashkiakut .<\/p>\n<p>S\u00eb treti, edhe n\u00eb rast t\u00eb zhvillimit t\u00eb skenarit t\u00eb par\u00eb, i cili p\u00ebrmbyllet me arrestimin e kryebashkiakut, uji shkon tek i nj\u00ebjti burim. SPAK, i vet\u00ebofruar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebr\u00e7k\u00ebnditur n\u00eb detyr\u00ebn dhe profesionalizmin e tij si pasoj\u00eb e vet\u00ebp\u00ebrdorimit p\u00ebrmes shkeljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke arrestuar kryebashkiakun, legjitimon veten. Referuar djall\u00ebzis\u00eb ekstreme t\u00eb Rilindjes p\u00ebr ta shformuar psikologjin\u00eb e turm\u00ebs me mjesht\u00ebri, socialist\u00ebt do t\u2019ia dilnin ta ngrinin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e d\u00eblir\u00ebsis\u00eb SPAK-un duke e proklamuar arrestin e kryebashkiakut si d\u00ebshmi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. P\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb, edhe n\u00eb t\u00eb tretin skenar, paprekshm\u00ebria i p\u00ebrket autokratit, i cili forcohet deri n\u00eb pathyeshm\u00ebri, SPAK legjitimon veten dhe \u00e7do akt politik t\u00eb prerjes s\u00eb krah\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, lideri historik i opozit\u00ebs mbetet n\u00ebn arrest.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb nj\u00eb rast hipotetik, arrestimi i kryebashkiakut, n\u00ebn perceptimin e braktisjes nga autokrati, \u00ebsht\u00eb kock\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merret dhe duhet t\u00eb merret turma. Edhe pse n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb vulnerab\u00ebl p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kujtese afatshkurt\u00ebr, dirigjent\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re e din\u00eb mir\u00eb se arrestimi i mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb thik\u00eb me dy tehe: ose nxit revolta masive p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb duke cenuar paprekshm\u00ebrin\u00eb e autokratit; ose p\u00ebrmbush, kanalizon dhe k\u00ebnaq mllefin opozitar duke i zbehur nevoj\u00ebn, sado qoft\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun q\u00eb u takon p\u00ebr arrestimin e padrejt\u00eb t\u00eb liderit t\u00eb tyre. Rasti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb teorikisht i mundur por n\u00eb real-politik\u00ebn shqiptare mbetet fare pesimist. Aktualisht, n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit para zgjedhjeve, nj\u00eb vend i braktisur deri n\u00eb skajet e tij, e ka t\u00eb fort\u00eb narkoz\u00ebn q\u00eb i pengon reagimin, e v\u00ebshtir\u00eb se i stimulohet oreksi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb prej SPAK. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, kanalizimi i mllefit opozitar n\u00eb arrestimin e kryebashkiakut e largon t\u00eb djatht\u00ebn nga dhimbja e padrejt\u00ebsis\u00eb me arrestimin e liderit t\u00eb saj, duke mos i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb favor faktik p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. D\u00e9j\u00e0 vu! S\u00ebrish, asnj\u00eb thik\u00eb nuk i afrohet sado pak autokratit.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, edhe n\u00ebse p\u00ebr SPAK \u00e7\u00ebshtja Berisha dhe revolta q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb provokonte ajo \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e kaluar tashm\u00eb, e radha i ka ardhur tjet\u00ebr pretendenti socialist t\u00eb nj\u00eb partie dikur king maker p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e vendit, tymnaja p\u00ebr nj\u00eb arrestim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb kryebashkiakut, s\u00ebrish sh\u00ebrben si amortizator i impaktit n\u00eb mas\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ky tjet\u00ebr arrestim i p\u00ebrfolur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb groteske se si shtrirja n\u00eb koh\u00eb e zhurm\u00ebs s\u00eb arrestimeve \u00ebsht\u00eb her\u00eb akute, her\u00eb merr shekuj, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb rival\u00ebve real\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb autokratit apo dalldisjes s\u00eb turm\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pest\u00ebn her\u00eb, kryebashkiaku thjesht p\u00ebrdoret pa d\u00ebme kolaterale me pesh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr gur n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb t\u00eb autokratit zbohet, lideri i opozit\u00ebs vazhdon n\u00ebn arrest, autokrati s\u00ebrish syrgjynoset n\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb dhe rehatin\u00eb q\u00eb buron kur koha dhe miqt\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb shpresojn\u00eb n\u00eb skenarin e nj\u00eb t\u00eb penduari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ndjes\u00eb u k\u00ebrkoj t\u2018ua pres shpresat duke i kujtuar se s\u2019ka pak muaj kur nj\u00eb ish-minist\u00ebr nuk kurseu asgj\u00eb n\u00eb pendimin e tij publik, edhe pse ai, ne dhe autokrati, e dinim se p\u00ebrball\u00eb nuk kishte nj\u00eb Falcone, por drejt\u00ebsin\u00eb e re t\u00eb babait t\u00eb trinomit, si dhe nj\u00eb turm\u00eb q\u00eb konsumon n\u00eb pritje. Mjesht\u00ebria e manipulimit t\u00eb turm\u00ebs nga ana e kryebashkiakut u certifikua me sukses edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb turm\u00ebs mediatike ose jo, i vrau d\u00ebgjimin termi \u201ckoleg\u00eb\u201d, p\u00ebr mua m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs mbetet termi \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u201d. Por prap\u00eb, nisur nga fakti q\u00eb rilindasit i kan\u00eb t\u00eb paskrupullta format e komunikimit mes vetes, v\u00ebshtir\u00eb e kam ta besoj se druhen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen ballazi e u duhen gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u2018i p\u00ebr\u00e7uar kodet nj\u00ebri-tjetrit, \u00e7\u2018ka b\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorimi i t\u00eb dy termave, t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e kock\u00ebs p\u00ebr t\u2018u marr\u00eb.<\/p>\n<p>Tymnaja e dirigjimit t\u00eb turm\u00ebs, kjo mjesht\u00ebri e pamohueshme e Rilindjes, nj\u00eb, por jo e vetmja shtyll\u00eb e komprometimit t\u00eb rrug\u00ebs drejt pushtetit, nj\u00eb nga t\u00eb pistat fytyra t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre qeveris\u00ebse druaj se ia del t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb maksimalisht vulnerabilitetin e turm\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre dimensionet e saj: i.) ajo shp\u00ebrqendron q\u00ebllimin final t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb autokratit dhe kanalizon energjin\u00eb n\u00eb kockat e hedhura rrug\u00ebs; ii.) ajo amortizon deri edhe fshin nga kujtesa q\u00ebndrime, bindje dhe fakte p\u00ebrkundrejt SPAK dhe delegjitimitetit t\u00eb tij n\u00eb arrestimin e liderit historik Berisha; iii.) ajo p\u00ebrdor turm\u00ebn e p\u00ebrgjumur dhe jo-koshiente duke e detyruar t\u00eb p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb konsum. Tymnaj\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebshtjellon ndjesit\u00eb e t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh sa fuqi ka n\u00eb vetvete aft\u00ebsia e dirigjimit t\u00eb turm\u00ebs n\u00eb kllapi.<\/p>\n<p><strong>Pranvera Shehaj, Politologe, Ekonomiste<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Pranvera SHEHAJ N\u00ebse ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb dirigjon dhe kanalizon psikologjin\u00eb, mendimin, emocionin, p\u00ebrqendrimin dhe reagimin e turm\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb politika. Politika n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vullnetit t\u00eb pushtuar nga ambicia p\u00ebr ta marr\u00eb, mbajtur dhe zgjeruar pushtetin, e drejton turm\u00ebn, i jep form\u00eb asaj si t\u00eb ishte plastel i qindra-her\u00eb p\u00ebrpunuar, e formon, shformon, e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71131,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-78254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78254"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78254\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}