{"id":78333,"date":"2024-05-02T16:37:53","date_gmt":"2024-05-02T16:37:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78333"},"modified":"2024-05-02T16:37:53","modified_gmt":"2024-05-02T16:37:53","slug":"bandat-e-elbasanit-kontrollojne-te-gjithe-tenderat-moren-dhe-kontraten-e-policise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/02\/bandat-e-elbasanit-kontrollojne-te-gjithe-tenderat-moren-dhe-kontraten-e-policise\/","title":{"rendered":"Bandat e Elbasanit kontrollojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tenderat, mor\u00ebn dhe kontrat\u00ebn e policis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Me informacione t\u00eb t\u00eb huajve, q\u00eb policia i dispononte, dhe me t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb, q\u00eb ngel\u00ebn rr\u00ebfime, Policia e Shtetit shpalli fitues t\u00eb nj\u00eb tenderi nj\u00eb biznesmen t\u00eb njohur n\u00eb Elbasan, q\u00eb dyshohet se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>INA Media<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, nj\u00eb shkres\u00eb e klasifikuar p\u00ebr 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamentin e Policis\u00eb Kriminale mbi t\u00eb dh\u00ebnat e Interpol Bern\u00ebs p\u00ebr aktivitetin e dyshimt\u00eb t\u00eb Nazif Bajramit, nj\u00eb biznesmen i njohur n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Informacioni i referohet vitit 2019 e n\u00eb vazhdim, ku zviceran\u00ebt e konsiderojn\u00eb biznesmenin 55-vje\u00e7ar si nj\u00eb person t\u00eb skeduar p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e firmosur nga shefi i Interpol Tirana, zviceran\u00ebt rendisin edhe emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb biznesmenit, numrat e telefonit t\u00eb secilit dhe vendet ku e zhvillojn\u00eb trafikun.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta shtetas ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga italian\u00eb dhe shqiptar\u00eb, q\u00eb trafikonte sasi t\u00eb m\u00ebdha droge nga Holanda, nga Gjermania, nga Spanja n\u00eb Zvic\u00ebr. Ky shtetas, nga viti 2018 deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019, ka udh\u00ebtuar me makin\u00ebn e tij,\u00a0<em>Land Rover<\/em>\u2026, n\u00eb Shtutgart\/Gjermani, n\u00eb Holand\u00eb dhe n\u00eb Spanj\u00eb\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb dokumentin sekret.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, dyshimet ndaj grupit prej 10 personash nga Elbasani dhe nga Peqini, ku p\u00ebrfshihet edhe Bajrami, ishin shk\u00ebmbyer midis policive, duke sjell\u00eb v\u00ebzhgime dhe ndjekje n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb huajt informojn\u00eb se grupi kryen trafik kokaine nga vendet e Amerik\u00ebs Latine p\u00ebrmes linj\u00ebs Shqip\u00ebri-Zvic\u00ebr dhe Itali-Gjermani-Holand\u00eb-Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb tre viteve, kur i delegohet Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit nga Policia e Shtetit, \u00e7\u00ebshtja arkivohet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kompanis\u00eb\u00a0<em>Bajrami N<\/em>., me ortak t\u00eb vet\u00ebm Nazif Bajramin, i jepen n\u00eb dor\u00eb \u00e7el\u00ebsat e Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit, pasi u shpall fituese e tenderit p\u00ebr rikonstruksionin e disa godinave.<\/p>\n<p>\u201cArkivim do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar procedurat ligjore, por \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb hapet n\u00eb \u00e7do moment, kur ka p\u00ebrs\u00ebri indicie. Pra, \u00e7do person i dyshuar, edhe kur nuk ka prova, mbetet n\u00eb arshiva, me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto arshiva t\u00eb rihapen\u201d, \u2013 shpjegon Fatjon Softa, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Autoriteti Kontraktor, q\u00eb i dor\u00ebzoi t\u00eb gjitha hartat dhe plan-vendosjet e strukturave, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb konfidenciale (p\u00ebrfshir\u00eb Zyra e Informacionit Kriminal, dhomat e njohjes apo zyrat e agjent\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar), ishte Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka ekzistuar problematika e tender\u00ebve publik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jo n\u00eb pak raste kan\u00eb shkuar te kompanit\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb jan\u00eb administruar nga persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar\u201d, \u2013 komenton Fatjona Mejdini, Drejtoresh\u00eb e Observatorit p\u00ebr Europ\u00ebn Juglindore n\u00eb Iniciativ\u00ebn Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar, Nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cKjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb lidhjeje, q\u00eb shpesh ekziston mes element\u00ebve kriminal\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive politike\u201d, \u2013 thot\u00eb m\u00eb tej Mejdini.<\/p>\n<p>Arjan Dyrmishi i q\u00ebndron logjik\u00ebs s\u00eb parashikimit ligjor t\u00eb prokurimit publik, por sugjeron se ka nevoj\u00eb p\u00ebr rregullime m\u00eb t\u00eb qarta, administrative.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb balanc\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hetim kriminal, p\u00ebrpara se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb tender, por nga ana ligjore nuk e pengon dot, n\u00ebse nuk ka d\u00ebnim\u201d, \u2013 thot\u00eb Arjan Dyrmishi, ekspert i siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0I\u00a0gjurmuar nga policia, sot ka n\u00eb dor\u00eb \u00e7el\u00ebsat e saj<\/strong><\/p>\n<p>Pak p\u00ebrpara se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb drejtorin\u00eb e policis\u00eb vendore, t\u00eb kthyer prej 14 muajsh n\u00eb nj\u00eb kantier nd\u00ebrtimi, nj\u00eb oficer, q\u00eb merret me hetimin e krimeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Elbasan, e zbret kapel\u00ebn ngjitur me syt\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i oficerit lidhet me ekspozimin e identitetit t\u00eb tij dhe t\u00eb koleg\u00ebve, q\u00eb hetojn\u00eb krimin e organizuar n\u00eb qytet dhe trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi civil\u00eb dhe asnj\u00eb nuk duhet t\u00eb dij\u00eb se ku jemi t\u00eb angazhuar specifikisht, ku jan\u00eb zyrat tona, kush jemi ne. Por, ata din\u00eb \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpara se ne t\u00eb dalim nga porta e policis\u00eb\u201d, \u2013 shprehet oficeri, i cili me nj\u00eb reagim instinktiv p\u00ebrpiqet q\u00eb ta mbuloj\u00eb pjes\u00ebrisht fytyr\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur nga\u00a0<em>Investigative Network Albania<\/em>\u00a0se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton me \u201cata\u201d, efektivi sqaron: \u201cKa individ\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe q\u00eb prej muajsh kalojn\u00eb para nesh si rikonstruktuesit e Drejtoris\u00eb dhe t\u00eb Komisariatit t\u00eb Elbasanit\u201d.<\/p>\n<p>Shkresat e investiguara nga\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0tregojn\u00eb se procedura p\u00ebr rikonstruksionin e policis\u00eb lokale u publikua m\u00eb 24 prill 2022.<\/p>\n<p>Me autoritet kontraktor Policin\u00eb e Shtetit, q\u00eb ofroi nj\u00eb fond limit prej 340 milion\u00eb lek\u00ebsh, bashkimi i operator\u00ebve\u00a0<em>Bajrami N<\/em>., sh.p.k., &amp;\u00a0<em>Zdravo<\/em>\u00a0sh.p.k., u klasifikuan si oferta m\u00eb e favorshme, ekonomike.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja rezulton se u ankimua pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik nga nj\u00ebri prej operator\u00ebve t\u00eb shkualifikuar, q\u00eb k\u00ebrkoi shfuqizimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave. K\u00ebrkesa nuk u pranua, nd\u00ebrsa ngel\u00ebn t\u00eb pav\u00ebrtetuara informacionet operative se nj\u00ebri nga administrator\u00ebt e nj\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebrie konkurrente n\u00eb gar\u00eb ishte k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr t`u t\u00ebrhequr. Nj\u00ebri prej garuesve e pranoi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb kushte anonimiteti, por, n\u00eb momentin q\u00eb iu k\u00ebrkua t\u00eb prononcohej, refuzoi q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Me informacione t\u00eb t\u00eb huajve, q\u00eb policia i dispononte dhe me t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb, q\u00eb ngel\u00ebn rr\u00ebfime, u lidh kontrata m\u00eb 25 tetor 2022.<\/p>\n<p><em>INA Media<\/em>\u00a0e pyeti Policin\u00eb e Elbasanit p\u00ebr ndjekjen policore t\u00eb Nazif Bajramit dhe mori k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cP\u00ebr \u00e7do person, ndaj t\u00eb cilit ka informacione, t\u00eb cilat klasifikohen si \u201csekret\u201d, nuk mund t\u2019ju vihen n\u00eb dispozicion\u201d.<\/p>\n<p>Nazif Bajrami \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i Anduena Bajramit, e cila ka mbajtur postin e n\u00ebnkryetares s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Elbasanit, nga dhjetori 2013 deri n\u00eb mars 2016, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kryebashkiak ishte Qazim Sejdini, gjithashtu i lakuar p\u00ebr tender\u00ebt e dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p><em>Bajrami N<\/em>., sh.p.k. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani, q\u00eb ka fituar dhjet\u00ebra tender\u00eb publik\u00eb nga pushteti lokal dhe ai qendror. Vet\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Elbasanit \u00ebsht\u00eb klasifikuar fituese n\u00eb 35 tender\u00eb, nga 66 n\u00eb total, q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga pushteti vendor n\u00eb shkall\u00eb vendi. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb\u00a0<em>Open Data<\/em>, nga totali i tender\u00ebve t\u00eb fituar nga pushteti lokal, 30 prej tyre jan\u00eb klasifikuar me\u00a0<em>red flag<\/em>\u00a0p\u00ebr munges\u00eb konkurrence apo shkualifikim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve, pra duke mbetur i vet\u00ebm n\u00eb gar\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2019-2024, kjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar 24 milion\u00eb euro pagesa nga Thesari i Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Policia e Elbasanit, n\u00ebn nd\u00ebrtim dhe me operacione sekrete<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb policia lokale \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb kantier nd\u00ebrtimi, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb belge u shfaq\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb muajin dhjetor 2023, duke k\u00ebrkuar n\u00eb sekret t\u00eb plot\u00eb angazhimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe policis\u00eb vendore p\u00ebr t\u00eb goditur grupet kriminale, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Elbasan. Nj\u00eb sekret i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t`u mbajtur.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me kontrollet e ligjzbatuesve t\u00eb huaj, strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit ankohen p\u00ebr zvarritje punimesh. N\u00eb shkres\u00ebn e 6 marsit 2024, p\u00ebrcjell\u00eb policis\u00eb qendrore n\u00eb Tiran\u00eb, thuhet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 27 shkurt nj\u00eb mbledhje e ve\u00e7ant\u00eb. Mbik\u00ebqyr\u00ebsi i punimeve nga Instituti\u00a0<em>Deklaida-Alb<\/em>\u00a0citohet n\u00eb shkres\u00eb t\u00eb ket\u00eb diskutuar arsyet e mosrealizimit t\u00eb punimeve q\u00eb sipas tij \u201cjan\u00eb k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb zbatimit t\u00eb projektit p\u00ebr restaurimin e objekteve ekzistues dalin problematika t\u00eb paparashikuara, ka vonesa p\u00ebr vendosjen e pllak\u00ebs s\u00eb fasad\u00ebs dhe munges\u00eb t\u00eb dritareve t\u00eb armatimit\u201d, \u2013 ankohet drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit, Ilir Proda. Ky shqet\u00ebsim rezulton i p\u00ebrs\u00ebritur jo shum\u00eb larg nga nj\u00eb shkres\u00eb e 1 n\u00ebntorit 2023, ku k\u00ebrkohej rritja e elementeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb dhomat e ndalimit dhe instalimet elektrike shtes\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr hetimin dhe paraqitjen p\u00ebr njohje.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i, ekspert ekonomie, k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr\u00a0<em>INA Media<\/em>-n se, pavar\u00ebsisht parashikimeve ligjore, Policia e Shtetit duhet ta kishte shmangur klasifikimin e nj\u00eb operatori, q\u00eb ishte n\u00eb hetim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb njohura rastet, kur familjar\u00eb\/ortak\u00eb t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb hetuar e t\u00eb d\u00ebnuar nga gjykatat e vendit, kan\u00eb fituar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb tender\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr shembull p\u00ebr ruajtjen dhe sigurin\u00eb fizike t\u00eb gjykatave, prokuroris\u00eb\u201d, \u2013 argumenton eksperti.<\/p>\n<p>Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi tender i dyshimt\u00eb i kompanis\u00eb\u00a0<em>Bajrami N<\/em>., sh.p.k.<\/p>\n<p>Aktualisht, p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr tender me autoritet kontraktues universitetin \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d, i ankimuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, ka t\u00eb dh\u00ebna se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar administratori, E. H. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i Godin\u00ebs s\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Mjek\u00ebsore Teknike\u201d, me fond limit 738 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb zhvilluar m\u00eb 31 janar 2024.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb besueshme t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror referojn\u00eb se E. H., \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga Bujar Shega, q\u00eb t\u00eb ndikonte p\u00ebr ta klasifikuar fituese kompanin\u00eb\u00a0<em>Bajrami N<\/em>., sh.p.k.<\/p>\n<p>Shega, q\u00eb njihet ndryshe edhe si Marsel Shega, \u00ebsht\u00eb i skeduar p\u00ebr lidhje me trafikun e drog\u00ebs me Suel \u00c7el\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhja e Bujar Sheg\u00ebs me biznesmenin Bajrami provohet edhe nga udh\u00ebtimet e tyre s\u00eb bashku. Rasti m\u00eb i fundit, i investiguar nga\u00a0<em>INA Media<\/em>, tregohet n\u00eb sistemin TIMS, ku Bujar Shega ka udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me Nazif Bajramin n\u00eb dat\u00ebn 19 shkurt 2024, ora 12:04, me nj\u00eb makin\u00eb\u00a0<em>Benz<\/em>\u00a0(Ac 1\u2026 VG), duke dal\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebrmes Qaf\u00eb-Than\u00ebs dhe duke u kthyer s\u00eb bashku brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga\u00a0<em>INA Media<\/em>, E. H. nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb redaksis\u00eb nga kush \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Edhe biznesmeni Bajrami nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve, n\u00ebse kishte probleme me drejt\u00ebsin\u00eb dhe \u00e7far\u00eb lidhjesh kishte me Bujar Sheg\u00ebn.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb skema klasike se si grupet kriminale influencojn\u00eb dhe p\u00ebrdorin biznese t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar tender\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shum\u00eb raste p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e grupeve kriminale p\u00ebrdorin persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb paimplikuar duksh\u00ebm n\u00eb krim, n\u00eb drejtimin e kompanive, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb gjurm\u00ebt e tyre\u201d, \u2013 shpjegon Fajtona Mejdini.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mejdinin fitimi i tender\u00ebve nga grupet kriminale \u00ebsht\u00eb oportunitet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>\u201cE para, sepse k\u00ebto grupe p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebrmes tender\u00ebve dhe e dyta, sepse k\u00ebto kontrata t\u00eb fituara p\u00ebrdoren si imazh i mir\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb e tyre dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si rezultat p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb nga aktivitetet kriminale\u201d, \u2013 shpjegon Mejdini.<\/p>\n<p>\u201cFenomeni \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i rreziksh\u00ebm dhe cenon, jo vet\u00ebm financat e shtetit, por \u00e7on dhe n\u00eb kontroll t\u00eb zonave t\u00eb caktuara nga grupe kriminale\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, q\u00eb\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0disponon, Shega dyshohet se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi t\u00eb hapur p\u00ebr pastrim parash n\u00eb vitin 2018. P\u00ebrve\u00e7 tij konsiderohet si pjes\u00ebtar i organizat\u00ebs kriminale edhe ish-deputeti socialist, Aqif Rakipi, q\u00eb ka humbur mandatin n\u00eb vitin 2018 dhe \u00ebsht\u00eb shpallur\u00a0<em>non grata<\/em>\u00a0nga SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Personi, q\u00eb b\u00ebhet shkaktar p\u00ebr nisjen e k\u00ebtij procedimi, \u00ebsht\u00eb Emiliano Shega, kush\u00ebri i Bujar Sheg\u00ebs, si person i bashk\u00eblidhur me t\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe i v\u00ebllai, Gentian Hoxha (Shega), dh\u00ebnd\u00ebr i ish deputetit Rakipi.<\/p>\n<p>Policia Gjyq\u00ebsore thot\u00eb: \u201cParat\u00eb (e Emiliano Sheg\u00ebs) me origjin\u00eb kriminale po pastrohen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, ku p\u00ebrfshihet edhe ish-deputeti dhe e bija, bashk\u00ebshorte e Gentian Hoxh\u00ebs, si dhe 14 shtetas t\u00eb tjer\u00eb, shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 7 me aktivitet n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe\u201d.<\/p>\n<p>Ky hetim dyshon p\u00ebr nj\u00eb rrjet trafikimi t\u00eb kokain\u00ebs nga\u00a0<em>Guayaquil<\/em>, Ekuador, drejt Europ\u00ebs, i cili dyshohet se drejtohet nga Gentian Hoxha, dh\u00ebndri i ish-deputetit. Dy vjet nga nisja e hetimeve, dosja \u00ebsht\u00eb pezulluar, me argumentin se jan\u00eb d\u00ebrguar let\u00ebrporosi drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendeve t\u00eb Ul\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb ky procedim (nr. 1440) \u00ebsht\u00eb pezulluar nga Prokuroria e Elbasanit, OFL referoi n\u00eb SPAK sekuestrim t\u00eb 14 pasurive t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Shega, Emiliano dhe Gentian, si dhe personave t\u00eb bashk\u00eblidhur. Megjithat\u00eb, SPAK pranon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb ka nj\u00eb hetim pastrimi parash nga Elbasani p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat e lartp\u00ebrmendur, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb dijeni p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje nga Prokuroria e Elbasanit.<\/p>\n<p>Kartela e Emiliano Sheg\u00ebs evidenton se ai ishte arrestuar n\u00eb vitin 2009 n\u00eb Lond\u00ebr dhe ishte d\u00ebnuar me dhjet\u00eb vjet burg p\u00ebr trafikim narkotik\u00ebsh. N\u00eb krye t\u00eb kat\u00ebr viteve e kat\u00ebr muajve d\u00ebnim, Shega u deportua nga Mbret\u00ebria e Bashkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin nr. 9, dat\u00eb 18 shkurt 2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, v\u00ebllai i tij, Gentian Hoxha (Shega) 45 vje\u00e7, identifikohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat shkresa me rekorde kriminale jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. \u201cShtetasi Gentian Hoxha, i cili p\u00ebrdor edhe emrin Martin Lila, lindur m\u00eb 18 shtator 1981, \u00ebsht\u00eb drejtues i nj\u00eb grupi t\u00eb organizuar, kriminal, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb importimin dhe n\u00eb shp\u00ebrndarjen e drogave t\u00eb kontrolluara, shoq\u00ebruar me pastrim parash, me lidhje direkte me Amerik\u00ebn e Jugut, me baz\u00eb n\u00eb\u00a0<em>Guayaquil<\/em>, Ekuador\u201d, \u2013 informon gjykat\u00ebn i nj\u00ebjti oficer nd\u00ebrlidh\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, Tiran\u00eb, p\u00ebrmendet se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Gentian Hoxh\u00ebs dor\u00ebzuan nj\u00eb shkres\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb policis\u00eb shqiptare, sipas s\u00eb cil\u00ebs rezulton se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb i sinjalizuar n\u00eb sistemin e informacionit\u00a0<em>Schengen SIS<\/em>\u00a0apo n\u00eb regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb personave n\u00eb k\u00ebrkim, OPS\u201d.<\/p>\n<p>Mes pasurive t\u00eb gjurmuara nga OFL dhe t\u00eb hetuara nga SPAK bien n\u00eb sy shitblerjet e automjeteve luksoze, tokat kullot\u00eb n\u00eb Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, por edhe dhurimi i nj\u00eb apartamenti prej 130 metrash katror\u00eb Emiliano Sheg\u00ebs nga Luan Rama, i v\u00ebllai i Fatmir Ram\u00ebs (Miri i Xhikes, i vrar\u00eb 20 vjet m\u00eb par\u00eb). Prokuroria deklaroi se nuk kishte asnj\u00eb lidhje familjare midis dhuruesve dhe p\u00ebrfituesve, duke \u201cpatur parasysh rekordet kriminale t\u00eb Emiliano Sheg\u00ebs dhe Gentian Hoxh\u00ebs, lind dyshimi i arsyesh\u00ebm se kjo pasuri n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga t\u00eb dyshuarit, por, me q\u00ebllim shmangien nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e ndryshme, e kan\u00eb veshur fiktivisht n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kontrate dhurimi\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale e djalit t\u00eb \u00e7iftit k\u00ebmb\u00ebngulte se \u201cnuk ka asnj\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb akt juridik dhe e miraton plot\u00ebsisht, duke qen\u00eb se Emiliano Shega ka qen\u00eb shok i ngusht\u00eb me v\u00ebllain e tij t\u00eb ndjer\u00eb, Enea Rama\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr korrupsionin dhe krimin e organizuar me nr. 140, nga 14 pasuri, p\u00ebr t\u00eb cilat u k\u00ebrkua konfiskimi, mes tyre rreth 40 mij\u00eb metra katror\u00eb kullota n\u00eb Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, u kaluan n\u00eb favor t\u00eb shtetit vet\u00ebm 6 pasuri. T\u00eb tjerat rezultuan t\u00eb falura dhe t\u00eb justifikuara. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb rekursuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me informacione t\u00eb t\u00eb huajve, q\u00eb policia i dispononte, dhe me t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb, q\u00eb ngel\u00ebn rr\u00ebfime, Policia e Shtetit shpalli fitues t\u00eb nj\u00eb tenderi nj\u00eb biznesmen t\u00eb njohur n\u00eb Elbasan, q\u00eb dyshohet se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotik\u00ebve. INA Media N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, nj\u00eb shkres\u00eb e klasifikuar p\u00ebr 10 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78334,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-78333","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}