{"id":78421,"date":"2024-05-03T12:11:24","date_gmt":"2024-05-03T12:11:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78421"},"modified":"2024-05-03T12:11:24","modified_gmt":"2024-05-03T12:11:24","slug":"ne-beograd-rikthehen-zyrtarisht-sllobodan-miloshevic-dhe-vojisllav-shejshel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/03\/ne-beograd-rikthehen-zyrtarisht-sllobodan-miloshevic-dhe-vojisllav-shejshel\/","title":{"rendered":"N\u00eb Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Miloshevi\u00e7 dhe Vojisllav Shejshel!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Beograd u shpall krijimi i qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb kontestuara t\u00eb fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Madje t\u00eb m\u00ebrkkur\u00ebn q\u00eb shkoi kjo qeveri u miratua n\u00eb parlamentin e Serbis\u00eb. Presidenti Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb kumbara i k\u00ebsaj qeverie. De facto, ai \u00ebsht\u00eb edhe president edhe kryeminist\u00ebr I vendit t\u00eb tij. I \u00e7do autocrat n\u00eb bot\u00eb. Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb (1998-1999) njer\u00ebzit e Sllobodan Miloshevi\u00e7it dhe ata t\u00eb Vojisllav Shejshelit. Esht\u00eb caktuar si zv. Kryeminist\u00ebr ekstremisti dhe terroristi, Aleksand\u00ebr Vulin, i njohur p\u00ebr trafik arm\u00ebsh nga bota e Perendimit dhe si aleati m\u00eb i ngusht\u00eb i Kremlinit. M\u00eb pas ministrin\u00eb e brendshme e mori s\u00ebrishmi n\u00eb dor\u00eb Ivica Da\u00e7iq, i spikatur jo vet\u00ebm p\u00ebr lidhjet e tij me politikat raciste e genocidiste t\u00eb Miloshevi\u00e7it, por edhe si aleati politik m\u00eb i ngusht\u00eb i Mosk\u00ebs. Vulin, de facto do t\u00eb jet\u00eb edhe shef i sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Serbis\u00eb. Da\u00e7iq do mbaj\u00eb lidhjet e Vu\u00e7iq me bandat kriminale dhe mafien rajonale.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb shtetit vazhdon t\u00eb jet\u00eb krahu u djatht\u00eb i Shejshelit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht frym\u00ebzuesi i masakr\u00ebs s\u00eb Srebrenic\u00ebs, pra Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Dhe pas tij \u00ebsht\u00eb kreu i partis\u00eb q\u00eb themeloi presidenti i sot\u00ebm, radikali i llojit t\u00eb Shejshelit, Millosh Vu\u00e7eviq. Ky Vu\u00e7eviq derdhi sot lot krokodili p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, kur tha se pavar\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi na e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar luft\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn. Vulin ishte m\u00eb par\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtes, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe shef i sh\u00ebrbimit sekret serb, i lidhur ngusht\u00eb me sh\u00ebrbimin sekret rus, deri te shk\u00ebmbimi i informacioneve p\u00ebr disident\u00ebt rus\u00eb q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Serbi pas agresionit t\u00eb Mosk\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Da\u00e7i\u00e7 ishte gjithashtu kryeminist\u00ebr, minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, minist\u00ebr i jasht\u00ebm dhe kryetar i parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb. Nd\u00ebrsa Vu\u00e7eviq ishte minist\u00ebr i mbrojtjes, I njohur p\u00ebr provokimet kund\u00ebr Kosov\u00ebs. T\u00eb tre k\u00ebta, s\u00eb bashku me ministrin e jasht\u00ebm, Gjuriq, jan\u00eb autor\u00ebt e dhun\u00ebs dhe terrorit n\u00eb Kosov\u00ebn e para 25 viteve si dhe n\u00eb Kosov\u00ebn e pas luft\u00ebs, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<br \/>\nAleksand\u00ebr Vulin \u00ebsht\u00eb i shpallur nga amerikan\u00ebt non-grata. Megjithat\u00eb presidenti Vu\u00e7iq e sfidoi k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit n\u00eb SHBA. Megjithat\u00eb shum\u00eb diplomat\u00eb amerikan\u00eb e pranojn\u00eb kreun e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb si partner, madje t\u00eb besuesh\u00ebm. Ajo q\u00eb m\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se ndon\u00ebse Vu\u00e7iq nuk i p\u00ebrfill amerikan\u00ebt, k\u00ebta e duan edhe m\u00eb shum\u00eb at\u00eb.\u00a0Kurse n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh e kund\u00ebrta: &#8211; Politikan\u00ebt tan\u00eb st\u00ebrbetohen p\u00ebr Amerik\u00ebn e jan\u00eb gati t\u00eb therin nj\u00ebri-tjetrin n\u00ebse k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb disa amerikan\u00eb. Por p\u00ebrfitimet i merr gjithmon\u00eb Beogradi, sepse me mb\u00ebshtetje nga Uashingtoni lufta b\u00ebhet kund\u00ebr politikan\u00ebve shqiptar\u00eb anti-serb\u00eb! Paradoks i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky!<\/p>\n<p>Po le t\u00eb kthehemi te \u00e7eshtja e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Serbis\u00eb. P\u00ebrb\u00ebrja e saj na le t\u00eb kuptojm\u00eb qartazi se qeveria e re me ministra nga \u201cmesjeta e politik\u00ebs serbe\u201d nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb asgj\u00eb nga projektet e saj t\u00eb luft\u00ebs, konfliktit, destabilitetit dhe aleancave me armiqt\u00eb e Europ\u00ebs dhe SHBA-ve, pra edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Beogradi b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb ruan lidhjet me armiqt\u00eb e Perendimit. Ndoshta me k\u00ebto q\u00ebndrime I b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm ata se Serbia nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e aleanc\u00ebs euro-atlantike. Por kjo rrezikon fatin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e gjer\u00ebsisht n\u00eb Ballkan. Perendimit, pra Europ\u00ebs dhe SHBA-ve, mir\u00eb t\u2019u b\u00ebhet, q\u00eb i besuari i tyre, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq ua tregon kufijt\u00eb. Por kjo i d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve. Europian\u00ebt e meritojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ruse n\u00eb Adriatikun malazez t\u00eb serbizuar, sepse n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrkonin denazifikimin e Serbis\u00eb, e p\u00ebrk\u00ebdhelin at\u00eb si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb llastuar. Po \u00e7far\u00eb taksirati kemi ne t\u00eb d\u00ebmtohemi nga k\u00ebto politika?!<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, Aleksand\u00ebr Vulin, Ivica Da\u00e7iq, Millosh Vu\u00e7eviq, apo edhe Popoviq e shum\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb dhe institucionet e reja t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb \u201camerikanin\u201d e Grennell, Marko Gjuriq, tashm\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i padiskutuesh\u00ebm p\u00ebr rajonin e Ballkanit Perendimor. Ata jan\u00eb dhe mbeten aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb zgjodh\u00ebn p\u00ebrfundimisht q\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e re t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb me armikun e paqes n\u00eb bot\u00eb, Vladimir Putin. N\u00eb k\u00ebto kushte loja anti-perendimore serbe nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhojn\u00eb me dat\u00ebn 6-8 maj. Do t\u00eb ket\u00eb apo jo nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb krijimit dhe mbrojtjes s\u00eb \u201cbot\u00ebs serbe\u201d?! Do t\u00eb shpallet apo jo shk\u00ebputja e Republik\u00ebs Srpska nga shteti i Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs?! Do t\u00eb ket\u00eb ose jo provokime terroriste n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb Kosov\u00eb?! Pra, do t\u00eb duhet q\u00eb n\u00eb pak dit\u00eb t\u00eb shohim sprov\u00ebn e par\u00eb serioze t\u00eb raportit t\u00eb Serbis\u00eb me Perendimin.<\/p>\n<p>Gjithashtu ne do t\u00eb shohim n\u00ebse do ket\u00eb ose jo efekt ky agresion anti-perendimor n\u00eb pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs apo jo?! Do t\u00eb ndikoj\u00eb politika e diversionit dhe agresionit serb kund\u00ebr paqes e siguris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr ta ndaluar miratimin e rezolut\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb q\u00eb shpall Srebrenic\u00ebn akt genocidi, apo jo?! T\u00eb gjitha k\u00ebto dilema dhe sfida do t\u00eb shihen se si p\u00ebrfundojn\u00eb brenda dy jav\u00ebsh. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: &#8211; Serbia ndjek t\u00eb nj\u00ebjtat strategji e politika si edhe Miloshevi\u00e7i dhe Shejsheli n\u00eb raport me paqen n\u00eb rajon dhe me marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Perendimin. Agresiviteti i saj \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e sprov\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe p\u00ebr popujt e kombet e Ballkanit. Para s\u00eb gjithash p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kush nuk i merr seriozisht k\u00ebto zhvillime, ai ose \u00ebsht\u00eb i shitur n\u00eb Beograd, ose \u00ebsht\u00eb naiv. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje p\u00ebr sfida t\u00eb reja. N\u00ebse qahemi dhe themi \u201cbobo \u00e7far\u00eb na gjeti\u201d, at\u00ebher\u00eb Vu\u00e7iq do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb na \u201cpushtoj\u00eb me shoqat\u00ebn e gjuetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb\u201d! N\u00ebse p\u00ebrgatitemi dhe ne shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jemi n\u00eb Ballkan a t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ia tregojm\u00eb potencialet tona mbrojt\u00ebse, at\u00ebher\u00eb Serbia do t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb aventurat e veta anti-shqiptare. Zgjedhja \u00ebsht\u00eb e jona, nuk \u00ebsht\u00eb e Beogradit! At\u00eb q\u00eb ne vet\u00eb do t\u00eb zgjedhim, at\u00eb edhe do t\u00eb marrim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i N\u00eb Beograd u shpall krijimi i qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb kontestuara t\u00eb fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Madje t\u00eb m\u00ebrkkur\u00ebn q\u00eb shkoi kjo qeveri u miratua n\u00eb parlamentin e Serbis\u00eb. Presidenti Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb kumbara i k\u00ebsaj qeverie. De facto, ai \u00ebsht\u00eb edhe president edhe kryeminist\u00ebr I vendit t\u00eb tij. I \u00e7do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-78421","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78421\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}