{"id":78532,"date":"2024-05-05T21:15:52","date_gmt":"2024-05-05T21:15:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78532"},"modified":"2024-05-05T21:16:12","modified_gmt":"2024-05-05T21:16:12","slug":"provat-e-ahmetajt-qe-conin-ne-qeli-veliajn-dhe-u-hoqen-nga-dosja-prej-dumanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/05\/provat-e-ahmetajt-qe-conin-ne-qeli-veliajn-dhe-u-hoqen-nga-dosja-prej-dumanit\/","title":{"rendered":"Provat e Ahmetajt q\u00eb \u00e7onin n\u00eb qeli Veliajn dhe u hoq\u00ebn nga dosja prej Dumanit"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb TUBIMIN QYTETAR<\/strong><\/p>\n<p><strong>EKSTRAKT<\/strong><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs\u2019, ku ka theksuar se tirania m\u00eb e pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb tirania e varf\u00ebris\u00eb nga pla\u00e7kitja e qeveritar\u00ebve\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Teksa \u00ebsht\u00eb ndalur gjer\u00eb e gjat\u00eb te afera e shekullit me inceneratorin e Tiran\u00ebs, Kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha ka ngritur dyshime t\u00eb arsyeshme n\u00eb lidhje me fshehjen e provave dhe fakteve nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha ka publikuar t\u00eb tjera skandale nga dosja e SPAK p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, duke akuzuar Altin Dumanin se ka kufizuar hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj deri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021. \u2018Se \u00e7far\u00eb ndodh nga shkurti 2021 n\u00eb shkurtin e 2024, p\u00ebr k\u00ebto Skapi \u00ebsht\u00eb zero\u2019, theksoi Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryedemokrati Sali Berisha, duke vijuar me afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se vjedh bashk\u00eb me Erion Veliajn dhe zbaton urdhrat e Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha ka vijuar me akuzat ndaj drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumanim n\u00eb lidhje me afer\u00ebn e shekullit t\u00eb incenerator\u00ebve, duke u ndalur te dh\u00ebnia e bonusit 8% p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb nuk ekzistonte. \u2018Dumani nuk guxon t\u00eb pyes\u00eb Aga\u00e7in dhe Metanin q\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebn dokumentet p\u00ebr bonuesin 8% ndaj kompanis\u00eb q\u00eb nuk ekzistonte\u2019, u shpreh kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se gjat\u00eb viteve 2020-2023 nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hetim p\u00ebr incenerator\u00ebt edhe pse kishte qindra denoncime. Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, se bashk\u00eb me drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb vodh\u00ebn taks\u00ebn e shkoll\u00ebsh dhe nd\u00ebrtuar hotele me 5 yje n\u00eb Durr\u00ebs, Dh\u00ebrmi dhe Potam. Duke u ndalur te protesta e radh\u00ebs para bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Berisha i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb zem\u00ebrimin e tyre deri n\u00eb qiell.<\/em><\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen n\u00eb t\u00eb pakufishme.<\/p>\n<p>P\u00ebrulem para jush me nderimin m\u00eb t\u00eb madh, q\u00ebndrestare dhe q\u00ebndrestar\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb guximit, mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave dhe kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb pamposhtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb madh p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, p\u00ebr kombin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar dhe shqiptare duhet ta dij\u00eb se aktualisht tirania m\u00eb e sh\u00ebmtuar, m\u00eb e pam\u00ebshir\u00eb, m\u00eb e keqe q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb tirania e varf\u00ebris\u00eb nga vjedhjet dhe pla\u00e7kitjet e qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Diktatura staliniste m\u00eb e egra q\u00eb Europa njohur pas asaj t\u00eb Hitlerit, diktatura e Enver Hoxh\u00ebs, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7000 qytetare dhe qytetar\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Dergji dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit.<\/p>\n<p>Por tirania e vjedhjes, tirania e varf\u00ebrimit nga vjedhja. Vet\u00ebm me Covidin, mori m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vendet e tjera, 10 mij\u00eb jet\u00eb. N\u00eb total 20 mij\u00eb, por 10 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb proporcion se n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal i Zi, e \u00e7do vend n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Tirania e vjedhjes s\u00eb taksave, pasurive publike merr jet\u00eb njer\u00ebzish \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr munges\u00eb ila\u00e7esh, pamund\u00ebsi operacioni. Mbasi sot p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjeve, \u00e7do qytetar shqiptar p\u00ebr t\u00eb patur sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, duhet t\u00eb paguaj\u00eb sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, 60 p\u00ebr qind nga xhepi i tij.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare, ju jeni njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkuar sot p\u00ebr sot n\u00eb kontinent dhe m\u00eb gjer\u00eb, sepse si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zbuluar qart\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri si n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, fondet vidhen 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Modele t\u00eb tilla pangop\u00ebsie, pam\u00ebshir\u00ebsie, shpirtkamz\u00ebrie i kan\u00eb vendosur Erion Veliaj, Edi Rama, ministrat e tij, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare n\u00eb men\u00e7urin\u00eb tuaj, n\u00eb interesin tuaj, n\u00eb dinjitetin tuaj, \u00ebsht\u00eb t\u00eb shtroni \u00e7do dit\u00eb pyetjen ku shkuan 130 milion\u00eb euro t\u00eb cilat u paguan nga parat\u00eb tuaja p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs dhe ai nuk ka asnj\u00eb nam as nishan gj\u00ebkundi.<\/p>\n<p>Kush i mori? Kush i vodhi?<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoni me veten tuaj, nd\u00ebrgjegjen tuaj dhe publikisht ku shkuan parat\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse ju prisni p\u00ebrgjigje nga drejt\u00ebsia, ajo sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju drejt\u00ebsia e mohuar.<\/p>\n<p>Ajo sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju mburoj\u00eb e krimit, vjedhjes tuaj nga qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb mburoje kriminale, se \u00e7far\u00eb organizate t\u00eb strukturuar kriminale p\u00ebrfaq\u00ebson Skapi i partis\u00eb me Altin Dumanin, shtroni pak pyetjen pse nga viti 2020 gjer n\u00eb vitin 2023 me gjith\u00ebse ishin b\u00ebr\u00eb qindra e qindra denoncime p\u00ebr djeg\u00ebsin Tiran\u00ebs, Elbasanit dhe Fierit.<\/p>\n<p>Ishin publikuar qindra e qindra dokumente ju o mbrojt\u00ebs t\u00eb krimit, avoket\u00ebr t\u00eb krimeve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb qeveris\u00eb dhe qeveris\u00eb nuk b\u00ebt\u00eb asnj\u00eb veprim, asnj\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Sa para mor\u00ebt ju Duman\u00eb dhe Zaman\u00eb nga kjo vjedhje e shekullit e shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Shtroni pyetjen, pse fshehu ish-sigurimisi i shp\u00ebrfytyruar i shtetit, xhelati i sigurimit t\u00eb shtetit Arben Kraja, p\u00ebr dy vite me radh\u00eb konfliktin e interesit mbasi kishte tek Erion Veliaj, nipin dhe mbes\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi u denoncua tre jav\u00eb para se t\u00eb d\u00ebrgohej dosja, lau duart si pilati, dha dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>S\u00eb treti.<\/p>\n<p>Pyeteni Altin Dumanin sa para more q\u00eb fshehe me dhjet\u00ebra q\u00eb ndodhen n\u00eb relacionin e k\u00ebrkes\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr arrestimin e Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>Pse k\u00ebto prova, fakte n\u00eb dosjen e Arben Ahmetaj nuk u vendos\u00ebn n\u00eb dosjen e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm se Erion Veliaj meritonte hekurat n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetare dhe qytetar\u00eb, mos u lodhni kurr\u00eb pa trajtuar vjedhjen e shekullit, se vet\u00ebm ju jeni drejt\u00ebsia, shpresa, vet\u00ebm ju do t\u00eb zgjidhni problemin.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj ju sonte se e marta po afron t\u00eb shtroni pyetjen pse dhe kush injoroi 3 mendimet kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb bonusit 8 p\u00ebr qind kompanis\u00eb Rama-Veliaj e cila nuk ekzistonte kund mbi tok\u00eb. Pron\u00eb familjare apo personale e keni ju o t\u00eb pafytyr\u00eb hetimin, akuz\u00ebn e shtetit q\u00eb nuk guxoni t\u00eb pyesni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00a0\u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in, Artur Metanin, Ermonela Felaj.<\/p>\n<p>Mendoni ju veten Zot\u00ebr t\u00eb pasurive t\u00eb k\u00ebtij populli dhe k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>Do t\u00eb merrni at\u00eb\u00a0 q\u00eb meritoni.<\/p>\n<p>Thuaju pak Duman, thuaju pak o kriminel shqiptar\u00ebve p\u00ebr bonuesin 8 p\u00ebr qindsh q\u00eb ju dha Integrated Energy BV me garantin e Aga\u00e7it dhe Metanit. Pse i mbron ti ata?<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj e akuzove se kishte porositur p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e vet q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr bonusin. Nd\u00ebrsa k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebn shkresa dhe dokumente, ti nuk guxon ti th\u00ebrras\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ti je defakto aq sa Erion Veliaj, krimineli i vjedhjes s\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Qytetare dhe qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb betohemi me vete se vjedhjes s\u00eb shekullit kurr\u00eb nuk do ndahemi.<\/p>\n<p>T\u00eb pyesim pak Duman\u00eb dhe Zaman, se n\u00eb cil\u00ebn kontrat\u00eb mbi tok\u00eb ekziston neni 3 i kontrat\u00ebs s\u00eb djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs i cili n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk lejon zgjidhjen e kontrat\u00ebs edhe kur zhduken 1130 mln euro.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare.<\/p>\n<p>Ju ftoj sonte t\u00eb shtroni pyetjen me veten tuaj kur Komisioni i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, gjeti se tarifa 29 euro ishte nj\u00eb vjedhje e tmerrshme e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs sepse asnj\u00eb kilogram\u00eb mbetje nuk digjej, por depozitohej dhe duhej t\u00eb ishte tarifa 11 euro.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb na thot\u00eb Duman\u00eb dhe Zaman\u00eb, jan\u00eb parat\u00eb e tyre apo t\u00eb shqiptar\u00ebve ato q\u00eb vidhen, apo vjedhin dhe ata me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Hajdut\u00eb q\u00eb vjedhin t\u00eb varfrit e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Ju keni d\u00ebgjuar q\u00eb parat\u00eb p\u00ebr djeg\u00ebsin i paguani qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, por p\u00ebrve\u00e7 tyre kompania e Erion Veliajt merrte para p\u00ebr \u00e7do ton dhe, inerte, q\u00eb krijohej n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs dhe q\u00eb me detyrimin e 4 policive nuk mund t\u00eb shkonin kund tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb minier\u00ebn e tij n\u00eb Sharr\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do ton dhe paguhej 9 euro, p\u00ebr \u00e7do ton zhavorr paguhej 11 euro.<\/p>\n<p>Por a e dini ju se ato nuk ekzistojn\u00eb asgj\u00ebkundi n\u00eb kontrat\u00ebn me nd\u00ebrmarrjen e djeg\u00ebsve.<\/p>\n<p>Por sa jan\u00eb ato thoni ju?<\/p>\n<p>Gjer tani jan\u00eb 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Dumanin dhe Zamanin kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sepse ky kriminel e quan hetimin dhe akuz\u00ebn si pron\u00eb t\u00eb tij, pron\u00eb si skllav t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe jo sh\u00ebrb\u00ebtor i shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Duman, ti mendon o i mjer\u00eb se ke mburoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ti mendon se do t\u00eb mbrohesh ndaj k\u00ebtyre krimeve t\u00eb sh\u00ebmtuar nga k\u00ebto apo ato deklarata.<\/p>\n<p>T\u00eb garantoj se vrim\u00eb miu nuk do t\u00eb gjesh p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb u ke grabit\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ftoj dumanist\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij tu japin p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre pyetjeve dhe un\u00eb k\u00ebrkoj publikisht nj\u00ebher\u00eb dhe nj\u00ebqind her\u00eb ndjes\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrgjigja e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb; Dumani vjedh, Dumani vjedh me Erion Veliajn dhe z zbaton urdhrat e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare.<\/p>\n<p>\u00c7do ton dhe, ton zhavorr q\u00eb krijohej nga pun\u00ebt publike t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, depozitohej n\u00eb vjedhjen e shekullit tek privati me parat\u00eb e taksapaguesve.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb akuz\u00eb nuk ka Veliaj ndon\u00ebse me dokumente \u00ebsht\u00eb gjetur se thot\u00eb, k\u00ebtij merrja parat\u00eb, k\u00ebtij tjetrit mos ja merr parat\u00eb.<\/p>\n<p>Pra tregon se ishte pronari i Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha ka ardhur populli t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb marr\u00eb fatin e tij n\u00eb duart e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh drejt\u00ebsin\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh fatin n\u00eb duart e tua.<\/p>\n<p>T\u00eb vazhdojm\u00eb miqt\u00eb e mi se ka r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb forca jon\u00eb, e v\u00ebrteta na b\u00ebn ne t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Veliaj t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb akt akuza e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ty, por edhe p\u00ebr Dumanin, Kraj\u00ebn e kompani.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>A e din\u00eb shqiptar\u00ebt se p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar vjedhjen e Erion Veliajt dhe vjedhjet e Dumanit e Kraj\u00ebs me Erion Veliaj, k\u00ebta kan\u00eb kufizuar analiz\u00ebn gjer n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebto vite, nga shkurti vitit 2021 n\u00eb shkurtin e vitit 2024, dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, p\u00ebr k\u00ebto Skapi \u00ebsht\u00eb zero, \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb, mbron vjedhjet.<\/p>\n<p>A mund ti thoni ju shqiptar\u00ebve o t\u00eb pafytyr\u00eb dhe amoral\u00eb, q\u00eb ndryni n\u00eb \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019 njeriun q\u00eb ka marr\u00eb 400 metra t\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pse fshiheni, pse zbrisni ju nga vjedhja e tmerrshme e qytetar\u00ebve, vjedhjen e tre viteve q\u00eb shkon s\u00eb paku 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019moral keni ju more, keni moralin e hajdutit t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare merrni fatin n\u00eb duart tuaja, fati n\u00eb duart tuaja do t\u00eb sjell\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb ftoj\u00eb s\u00eb bashku \u00e7do qytetar t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen se si ka mund\u00ebsi q\u00eb Damani i partis\u00eb dhe Kraja i sigurimit nuk jan\u00eb shprehur nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme se Erion Veliaj ka firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak dhe atij t\u00eb qarkut, pa u mbledhur asnj\u00ebri n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, n\u00eb mashtrim t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb falsifikim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Dumani q\u00eb shkon si hien\u00eb n\u00eb gjah politik, si terrorist p\u00ebrpiqet t\u00eb rekrutoj\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e sigurimit t\u00eb shtetit njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, gazetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr llogari t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, nuk pyet nj\u00eb fjal\u00eb Simirxhiun drejtorin q\u00eb firmosi me urdhrin e Velic\u00ebs, kush\u00ebrir\u00ebs q\u00eb \u00e7oi n\u00eb burg kush\u00ebririn.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Dumani dhe Zamani nuk thon\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb \u2018Harabel\u2019 t\u00eb Velic\u00ebs q\u00eb financohej me parat\u00eb e djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Dumani fsheh emailet q\u00eb Taulant Tusha d\u00ebrgonte tek Klodian Zoto me 21 maj 2018, ku \u00ebsht\u00eb dhe tabela e em\u00ebrtuar plani financiar i landfillit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Dumani i partis\u00eb nuk ka konfiskuar asnj\u00eb qindark\u00eb nga 135 mln t\u00eb vjedhura pa\u00e7ka se sot jan\u00eb me dhjet\u00ebra dokumente q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se si u shp\u00ebrndan\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mediat, se si u shp\u00ebrndan\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb influencat, gjer dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb opozit\u00ebn, p\u00ebr ta heshtur opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Po, po.<\/p>\n<p>Vjedhja e shekullit \u00ebsht\u00eb kalb\u00ebsira e shekullit o miq, por ne jemi betuar ti shkojm\u00eb gjer n\u00eb fund, t\u00eb nxjerrim t\u00eb gjith\u00eb llumin e saj t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja e t\u00eb mart\u00ebs \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>E marta po vjen.<\/p>\n<p>Shtroni edhe nj\u00ebher\u00eb pyetjen, si ka mund\u00ebsi q\u00eb Arben Ahmetaj ndiqet penalisht dhe shpallet i arrestuar n\u00eb k\u00ebrkim i cili ktheu mbrapsh 5 her\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Erion Veliajt, garancin\u00eb e tij p\u00ebr financimin e vjedhjes s\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Kurse Erion Veliajt nuk thirret, Erion Veliajt nuk akuzohet nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr 5 k\u00ebrkesat q\u00eb i b\u00ebri Arben Ahmetajt, Shk\u00eblqim Canit dhe qeveritar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr mashtrimet q\u00eb b\u00ebri, p\u00ebr detyrimet q\u00eb kishte.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto ishin disa nga \u00e7\u00ebshtjet e vjedhjes s\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Por t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb vjedhja 100 p\u00ebr qind t\u00eb Erion Veliajt dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vjedhjet e parave t\u00eb taksapaguesve, vjedhjes e taksave tuaja, e taks\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs me t\u00eb cilat u nd\u00ebrtuan hotelet me 5 yje n\u00eb Durr\u00ebs, Dh\u00ebrmi, Potom dhe t\u00eb tjera do t\u00eb zbulohen p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Trondit\u00ebse, \u00e7\u2019njer\u00ebzore ndofta vet\u00ebm klanet m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb mafias mbi tok\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00ebrmetin, k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb tmerrshme natyrore, p\u00ebr t\u00eb prishur dhjet\u00ebra pallate dhe sht\u00ebpi t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr tu paguar p\u00ebr heqjen e dherave dhe nd\u00ebrtimin aty t\u00eb pallateve t\u00eb krimit, investimin aty t\u00eb parave t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>Mafia shpirt nuk ka, mafia moral nuk ka, por t\u00eb tejkaloj\u00eb dhe t\u00ebrmetin kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, vet\u00ebm me Erion Veliajn, vet\u00ebm me drejtorat e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, Zoti ju bekoft\u00eb.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi juaj n\u00eb kufi gjer n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>Revolta juaj, fitorja e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Fitore, fitore, fitore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb TUBIMIN QYTETAR EKSTRAKT Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs\u2019, ku ka theksuar se tirania m\u00eb e pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb tirania e varf\u00ebris\u00eb nga pla\u00e7kitja e qeveritar\u00ebve\u2019. Teksa \u00ebsht\u00eb ndalur gjer\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,1],"tags":[],"class_list":["post-78532","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike","category-shendeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78532\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}