{"id":78724,"date":"2024-05-07T17:11:23","date_gmt":"2024-05-07T17:11:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78724"},"modified":"2024-05-07T17:11:23","modified_gmt":"2024-05-07T17:11:23","slug":"noka-nga-bulqiza-rama-sot-e-shpalli-veten-te-pafajshem-tha-se-te-gjithe-jane-te-krimbur-vec-meje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/07\/noka-nga-bulqiza-rama-sot-e-shpalli-veten-te-pafajshem-tha-se-te-gjithe-jane-te-krimbur-vec-meje\/","title":{"rendered":"Noka nga Bulqiza: Rama sot e shpalli veten t\u00eb pafajsh\u00ebm, tha se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb krimbur, ve\u00e7 meje"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht deputeti Flamur Noka gjat\u00eb takimit me demokrat\u00ebt e Bulqiz\u00ebs, ka akuzuar Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn se kan\u00eb vjedhur qindra milion\u00eb euro t\u00eb taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2018Edhe sot e shpalli veten t\u00eb pafajsh\u00ebm, dhe se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb krimbur e t\u00eb infektuar. Pallavra. Or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, fjalim si i paraardh\u00ebsve n\u00eb plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqt\u00eb e rinj\u2019, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera, Flamur Noka.<\/p>\n<p><strong>Fjala e mbajtur e sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Flamur Noka:<\/strong><\/p>\n<p>Te dashur miq!<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb me pare nuk ka ndodhur q\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb jet\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion dhe afera si rilindja sot, deri ne palc\u00eb, n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb saj\u00ebn.<\/p>\n<p>Ka patur gjithnj\u00eb probleme me korrupsionin vendi. Ky fenomen, asnj\u00ebher\u00eb nuk zhduket plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por ama, t\u00eb kthehet n\u00eb norme, n\u00eb stil, n\u00eb mburrje, ne p\u00ebrmbajtje, abuzimi, vjedhja<\/p>\n<p>T\u00eb kalohet nga nj\u00eb hajdut\u00ebri n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb merren nga xhepat e shqiptareve miliona euro pa teklif, dit\u00ebn p\u00ebr diell, t\u00eb merren prona e pasuri, tokat ne bregdet dhe tanim\u00eb zonat e mbrojtura e t\u00eb ndahen me miq, me ministrat e tij, kjo po ndodh vet\u00ebm sot me rilindjen, me Edi Ram\u00ebn e Erion Veliajn.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjuat \u00e7far\u00eb tha sot ky q\u00eb ka kaluar 17 vendime qeveria p\u00ebr 1 or\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt, ky q\u00eb shpalli ministren e tij investitor strategjik n\u00eb Himar\u00eb, me tok\u00eb me dokumente t\u00eb falsifikuara, ky q\u00eb e ka future Shqip\u00ebrin\u00eb borxh 120 milion\u00eb euro vet\u00ebm sepse nuk i p\u00eblqente nj\u00eb televizion dhe urdh\u00ebroi mbylljen e tij, ky q\u00eb ka dor\u00ebn e tij, urdh\u00ebrin e tij, bekimin e tij n\u00eb \u00e7do transaksion q\u00eb b\u00ebn qeveria, del se ky do luftoka korrupsionin.<\/p>\n<p>Po a ka tallje m\u00eb t\u00eb madhe se kjo.<\/p>\n<p>S\u00ebrish edhe sot e shpalli veten t\u00eb pafajsh\u00ebm, dhe se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb krimbur e t\u00eb infektuar. Po pse si qenka qeverisja. Q\u00eb ti drejton, po t\u00eb tjer\u00ebt mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Po si qenka qeverisja, q\u00eb s\u2019paske p\u00ebrgjegj\u00ebsi ti p\u00ebr hajdut\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr vart\u00ebsit, p\u00ebr ata q\u00eb ti ke zgjedhur t\u00eb ndash pushtet me ta. Dhe kjo pun\u00eb qenka vet\u00ebm e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pallavra. Or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, fjalim si i paraardh\u00ebsve n\u00eb plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqt\u00eb e rinj.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb media u zbulua nj\u00eb skandal. Burri i Ministres s\u00eb Financave kishte plagosur nj\u00eb vart\u00ebs t\u00eb gruas se tij, pasi nuk po i l\u00ebshonte drejtorin\u00eb, nj\u00eb post qe ky kishte planifikuar ta merrte p\u00ebr vete, p\u00ebrmes nj\u00eb t\u00eb besuari. Ngjarja u mbajt e fshehte nga policia e prokuroria p\u00ebr 5 muaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim mjaft i rende ky. Po vini re. Nuk beri shume p\u00ebrshtypje, nuk mori shume jehone. Po pse?<\/p>\n<p>Sepse ne krahasim me inkriminimin e Aga\u00e7it, ne krahasim me kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb krahasim me afer\u00ebn 400 mln euro te inceneratoreve, ne krahasim me implikimin e v\u00ebllait te kryeministrit me trafikantet e Xibrakes, ne krahasim me lidhjet me krimin ne \u00e7do nivel qeverisje, ne krahasim me vjedhjen brutale te drejtoreve te Veliajt me at\u00eb ne krye, ky skandal duket si nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb po tenton rilindja dhe Edi Rama. Qe ti beje vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin, te duken edhe si normalitete.<\/p>\n<p>Dhe u k\u00ebrkon njer\u00ebzve ta pranojn\u00eb ashtu pra si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai dhe qeveria e tij, ta pranojn\u00eb t\u00eb korruptuar dhe te inkriminuar.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur. Ai mendon k\u00ebshtu se shqiptaret jan\u00eb si ai, mendon se shqiptaret nuk e duan ndershm\u00ebrin\u00eb. Ai i fyen njer\u00ebzit, duke sjelle si vlere, inkriminimin dhe abuzimin me buxhetin.<\/p>\n<p>Buqizaket dhe shqiptaret, nuk jan\u00eb si ai. Jan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, dhe duan e meritojn\u00eb te qeverisen ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shumica absolute e buqlizakeve dhe e shqiptareve nuk kane lidhje me krimin. Dhe meritojn\u00eb te qeverisen nga njer\u00ebz qe s\u2019kan\u00eb lidhje me krimin.<\/p>\n<p>Blloku politik i Edi Ram\u00ebs jan\u00eb korrupsioni dhe krimi, nuk ka me asnj\u00eb ide, asnj\u00eb fabul te re. Nuk ka asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Ai mendon dhe synon qe te q\u00ebndroje ne pushtet, kur p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pakice, nj\u00eb grusht njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Sepse shumica absolute e qytetareve te k\u00ebtij vendi edhe e socialisteve nuk kane lidhje me vjedhjen dhe krimin.<\/p>\n<p>Beteja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00eb ideologji. \u00cbsht\u00eb thjesht e keqja e kapur fort p\u00ebrmes instrumenteve te regjimit, p\u00ebrballe shqiptareve.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje e lehte, ky nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i arte, historik bashkimi.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit duhet te b\u00ebhen bashke p\u00ebrballe k\u00ebsaj te keqeje, pavar\u00ebsisht ideve apo simpative. Si\u00e7 e ka pasur zakon e tradite kjo treve, e krejt vendi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emergjence komb\u00ebtare. Si\u00e7 bien dallimet ne nj\u00eb lufte. Ashtu, duhet te bien dallimet mes nesh edhe ne k\u00ebt\u00eb rast. Sepse kjo lufte \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka si te jete ndryshe, nuk ka si te ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie a raport tjetre me nje qeveri qe \u00ebsht\u00eb kthyer ne klike shtyp\u00ebse qe vjedh kudo, ne \u00e7do sektor, ne \u00e7do zyre, ne \u00e7do bashki, ne \u00e7do ministri, ne \u00e7do fushe.<\/p>\n<p>Ju e pate \u00e7far\u00eb tregoi Rai-3. Te v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb njihet, por mbahet e fshehur nga propaganda, nga kontrolli i mediave, nga censura. Mjaftoi shfaqja e asaj te v\u00ebrtete q\u00eb Edi Rama te kalojte nj\u00eb krize t\u00eb fort\u00eb nervash. Dhe doli me portretin e tij t\u00eb v\u00ebrtete, kur mori n\u00eb telefon drejtorin e Rait. Ngaq\u00eb e ka zakon me disa pronare mediash k\u00ebtu. Dhe habiti Italin\u00eb e u ngrit alarmi atje dhe ne Parlament. Sepse ata jane vend demokratik te dashur miq. S\u2019mund te pranojn\u00eb nj\u00eb autokrat tu shfaqet ne hap\u00ebsirat e tyre te liris\u00eb, te shkele vlerat e tyre europiane.<\/p>\n<p><strong>Te dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shnd\u00ebrrimi, organizimi, energjizimi e vitalizimi. Ne kemi detyr\u00ebn historike ta shp\u00ebtojm\u00eb vendin. Po k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm duke merituar besimin e njer\u00ebzve, duke u hapur ndaj shoq\u00ebris\u00eb, e duke u shnd\u00ebrruar ne alternativen qe sjelli ndryshimin per te cilin ka nevoje Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kjo nis me secilin nga ne, ne kete salle, e kudo, ne \u00e7do fshat, lagje e qytet.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kane nevoje p\u00ebr shprese, e ne duhet t\u2019u japim shprese<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kane nevoje p\u00ebr besim, e ne duhet t\u2019u japim besim<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kane nevoje p\u00ebr kurajo, e ne duhet t\u2019u japim kurajo<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kan\u00eb nevoje p\u00ebr nj\u00eb qeverisje qe mendon p\u00ebr ta, q\u00eb u sh\u00ebrben atyre, e ne do t\u2019ua japim at\u00eb qeverisje<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kan\u00eb nevoje p\u00ebr ndershm\u00ebri, e ne do t\u2019u japim ndershmeri<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb fitojm\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht deputeti Flamur Noka gjat\u00eb takimit me demokrat\u00ebt e Bulqiz\u00ebs, ka akuzuar Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn se kan\u00eb vjedhur qindra milion\u00eb euro t\u00eb taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u2018Edhe sot e shpalli veten t\u00eb pafajsh\u00ebm, dhe se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb krimbur e t\u00eb infektuar. Pallavra. Or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78725,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-78724","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78724","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78724"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78724\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}