{"id":78854,"date":"2024-05-08T11:51:42","date_gmt":"2024-05-08T11:51:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78854"},"modified":"2024-05-08T11:51:42","modified_gmt":"2024-05-08T11:51:42","slug":"skandali-i-irena-gjokes-kaso-kerkojme-pezullimin-e-saj-dhe-rishikimin-e-vendimit-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/08\/skandali-i-irena-gjokes-kaso-kerkojme-pezullimin-e-saj-dhe-rishikimin-e-vendimit-te-vetingut\/","title":{"rendered":"Skandali i Irena Gjok\u00ebs\/ Kaso: K\u00ebrkojm\u00eb pezullimin e saj dhe rishikimin e vendimit t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKALRATA E SEKRETARIT T\u00cb \u00c7\u00cbSHTJEVE LIGJORE NE PD, IVI KASO<\/strong><\/p>\n<p>Media greke publikoi para pak dit\u00ebsh vendimin zyrtar t\u00eb gjykatave t\u00eb vendit fqinj, q\u00eb e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka \u2018persona non-grata\u2019 n\u00eb Greqi dhe zon\u00ebn Shengen p\u00ebr \u2018falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtare\u2019.<\/p>\n<p>Shtet\u00ebsja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb gjyqtarja e lart\u00eb, e posa\u00e7me, e vetuar dhe e qeverizuar, Irena Shpata-Gjoka-Maneku.<\/p>\n<p>Fakti se ajo e ka fshehur d\u00ebnimin e para shum\u00eb viteve, flet jo vet\u00ebm p\u00ebr integritetin moral e profesional, por fatkeq\u00ebsisht, shpalos edhe fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u2018drejt\u00ebsi e re\u2019.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, koleg\u00eb t\u00eb Gjok\u00ebs, jan\u00eb spastruar nga vetingu p\u00ebr 20 metra katror\u00eb sht\u00ebpi mbi mund\u00ebsit\u00eb e tyre. Irena Gjoka ka kaluar n\u00eb \u2018vrim\u00ebn e gjilp\u00ebr\u00ebs\u2019 s\u00eb reform\u00ebs, bashk\u00eb me deven\u00eb e ilegalitetit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike u k\u00ebrkon organeve t\u00eb vetingut rishikimin e vendimit p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn. KLGJ-s\u00eb i k\u00ebrkojm\u00eb pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm nga detyra t\u00eb zonj\u00ebs Gjoka, derisa asaj t\u2019i rib\u00ebhet procesi i vetingut, i plot\u00eb dhe nga fillimi.<\/p>\n<p>Ne e kemi denoncuar q\u00eb n\u00eb fillim si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr postin q\u00eb mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb shkarkuar nj\u00ebher\u00eb nga ish-presidenti Berisha n\u00eb vitet \u201990, koh\u00eb kur posti q\u00eb mbante dhe detyra e kryetarit t\u00eb KLD p\u00ebrkonin.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se, nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj Berish\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend porosin\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, ajo do t\u00eb shkarkohet edhe nj\u00ebher\u00eb duke u turp\u00ebruar publikisht dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike po p\u00ebrgatit nj\u00eb padi kund\u00ebr Irena Gjok\u00ebs dhe do ta paraqes\u00eb n\u00eb SPAK s\u00eb af\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje paraprakisht Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb hetimin dhe ta p\u00ebrdor\u00eb padin\u00eb ton\u00eb vet\u00ebm si material shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do hezitim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb pak se v\u00ebrtetim i asaj q\u00eb Altin Dumani deklaronte para gazetar\u00ebve: af\u00ebrmendsh q\u00eb gjykatat marrin vendimin q\u00eb duam ne!<\/p>\n<p>SPAK i duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, qoft\u00eb edhe formalisht, se nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, se vihet n\u00eb l\u00ebvizje sapo nj\u00eb gjyqtar q\u00eb cenon integritetin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aneks i Ram\u00ebs, Veliajt dhe mash\u00eb e tyre n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet Irena Gjoka e turp\u00ebron drejt\u00ebsin\u00eb e re dhe \u00e7do dit\u00eb e saj n\u00eb detyr\u00eb i thot\u00eb publikut se k\u00ebta njer\u00ebz e han\u00eb turpin me buk\u00eb dhe jan\u00eb krenar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>VENDIMI I GJYKATES GREKE NE GJUHEN SHQIPE:<\/strong><\/p>\n<p><em>Nr Vendimi 15314\/2004<\/em><\/p>\n<p><em>GAK 1836\/2004<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata administrative e shkalles se pare te Athines,<\/em>\u00a0<em>seksioni i 23te<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Procedure anulimi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>U mblodh publikisht ne seancen e saj me 27 tetor 2004 me gjyqtaret e saj Eftihia Kurla, Kryetare e Gjykates se Shkalles se pare DD, Filipo Armanaidhi, Parasko Valdhirka, dhe sekretaria e saj Salmatana Papangjelopoulou, n\u00ebpun\u00ebs gjyq\u00ebsor,<\/em><\/p>\n<p><em>Per te gjykuar kerkesen per anullim, nga 13 Tetor 2003, nga Manekou Irena, me kombesi Shqiptare me banim ne Athine, e cila nuk u paraqit, kund\u00ebr shtetit grek, i cili perfaqesohet nga P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Gjyq\u00ebsor i k\u00ebshillit ligjor t\u00eb shtetit, Angjeliki Anastopoulou.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjate debatit publik qe pasoi, Gjykata degjoi:<\/em><\/p>\n<p><em>Relatori i ceshtjes se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Filipo Armanaidhi, i cili lexoi raportin perkates.<\/em><\/p>\n<p><em>Perfaqesuesi i Ministrise i cili kerkoi refuzimin e kerkeses.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas seances publike Gjykata u mblodh ne konference dhe pasi studioi dokumentet e ceshtjes<\/em><\/p>\n<p><em>GJYKOI SI NE VIJIM:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>Me paraqitjen e kerkeses per te cilen eshte paguar tarifa ligjore (sipas nr. 1172424 \/ 16.1.2004 dhe 1505414\/16.01.2004 seria A, forme e vecante te fatures per tarifen), kerkohet anulimi i deshmise se njoftimit te ndalimit te hyrjes nr. 7\/13.02.2003, te deges se Policise Kakavije \u2013 Janine, me te cilen u tregohet refuzimi i administrates per hyrjen ne Greqi te kerkueses, shtetase shqiptare.<\/em><\/li>\n<li><em>Ne nr. 15 te ligjit 3068\/2002 \u201cPajtueshmeria e administrates me vendimet e gjykates, promovimi i gjyqtareve te zakonshem te gjykatave administrative ne graden e keshilltareve te Shtetit dhe dispozita te tjera\u201d (F.E.K. 274 t.A.), parashikohet se: \u201c1. Ne kompetencen e Gjykates administrative te shkalles se pare me tre anetare perfshihen ceshtjet per anulimin e akteve per shkeljet administrative personale te leshuara ne zbatim te ligjit per te huajt dhe qe I perkasin atij: a. Refuzimi per ti dhene nje te huaji vize per te hyre ne territorin e Greqise ose refuzimi per te zgjatur vlefshmerine e saj. b) Ndalimi i hyrjes se te huajve ne Greqi. c) \u201crefuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se qendrimit ten je te huaji ne Greqi. d) Refuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se punes se nje te huaj. e) \u2026. st) \u2026. z) \u2026. i) \u2026 th) \u2026 . 2. Per gjykimin e mosmarreveshjeve te paleve te treat zbatohen dispozitat e neneve 2 deri ne 4 te Ligjit 702\/1977 (Fletore Zyrtare 112 A). Vendimet e gjykatave administrative te shkalles se pare ne lidhje me ceshtjet ne fjale jane subjekt i apelimit para Keshillit te Qarkut, i cili aplikon pjesen tjeter te dispozitave te nenit 5 te Ligjit 702\/1977. 3. \u2026 4. \u2026 5. \u2026 6. \u2026.\u201d. Me tej ne numrin 3 te ligjit 702\/1977 ne lidhje me paraqitjen e ceshtjeve ne gjykatat administrative,<br \/>\nzevendeson, amendon dhe abrogon dispozitat e Ligjit 170\/1973 \u201cPer Keshillin e Qarkut\u201d (F.E.K.: 268 seksioni A), vendoset se: \u201c1. Kompetenca per gjykimin e kerkesave te siperpermendura per anullim i perket Gjykates se apelit te qarkut ku eshte leshuar akti administrative qe kundershtohet \u2026. 2. P\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb nxjerr\u00eb pas nj\u00eb ankimi t\u00eb thjesht\u00eb, hierarkik ose gjyq\u00ebsor, juridiksioni i gjykat\u00ebs s\u00eb apelit t\u00eb arbitrazhit p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb subjektit te ankimit t\u00eb k\u00ebtij akti. 3\u2026 4. \u2026 5. Ne rast se Gjykata e Apelit vlereson se nuk eshte ne kompetencen e saj, percakton gjykaten kompetente te ciles do ti referohet ceshtja. Vendimi mbi referimin ne gjykate nuk eshte i apelueshem dhe eshte detyrues per gjykaten ku referohet ceshtja.\u201d Ne fund, ne nenet 3, 4 dhe 7 te ligjit 29\/2001 \u201cHyrja dhe qendrimi i te huajve ne shtetit e Greqise. Vleresimi i fitimit te shtetsise greke me natyralizim dhe dispozita te tjera.\u201d (F.E.K.: 91 seksioni A), percaktohet se: \u201c1. \u00c7do person lejohet t\u00eb hyj\u00eb dhe t\u00eb dal\u00eb nga territori grek vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet pikave kufitare t\u00eb kontrolluara. 2. Me vendim t\u00eb Ministrave t\u00eb Rendit Publik, t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb Administrat\u00ebs Publike dhe Decentralizimit, t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare, t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, t\u00eb Financave dhe t\u00eb Transportit Tregtar, percaktohet aeroportet, portet dhe pikat kufitare te vendit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave personat lejohen hyrja dhe dalja e personave ne territorin e Greqise. 3. \u2026\u201d (neni 3), \u201c1. Cdo person qe hyn ose del ne territorin e Greqise i nenshtrohet kontrollit policer gjate hyrjes dhe gjate daljes. 2. Kontrolli policor i personave qe hyjne ose dalin ne territorin Grek eshte competence e Ministrise se Rendit Publik dhe kryhet nga organet vendore te policies. 3. \u2026 4. \u2026\u201d. (neni\u00a0 4) \u201c1. \u2026 2. Autoritetet greke t\u00eb kontrollit mund t\u00eb ndalojn\u00eb hyrjen n\u00eb Greqi t\u00eb nj\u00eb t\u00eb huaji q\u00eb ka viz\u00eb hyrjeje, n\u00ebse konstatojn\u00eb se personi ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga rastet e m\u00ebposhtme: a. p\u00ebrfshihet n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb huajve, t\u00eb cil\u00ebve u ndalohet hyrja n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 49 t\u00eb k\u00ebtij ligji. b. hyrja e tij mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb publike ose sh\u00ebndetin publik, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe P.O.Y. c. pasaporta ose dokumenti tjet\u00ebr i udh\u00ebtimit q\u00eb ai zot\u00ebron nuk siguron kthimin e tij n\u00eb vendin e origjin\u00ebs ose t\u00eb lindjes ose n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. d. Personi vjen ne Greqi me qellim qe te qendroje ne Greqi per arsye per te cilat kerkohet leshimi i lejes se qendrimit dhe nuk ka ndjekur procedure ligjore. e. \u2026 . 3. \u2026 4. \u2026\u201d (neni 7).<\/em><\/li>\n<li><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nga provat e dosjes rezulton: K\u00ebrkuesja, e huaj, me kombesi shqiptare, mbajt\u00ebse e pasaport\u00ebs shqiptare nr. Z0355612\/2003, e cila mban vizen e hyrjes me nr. GR4075118 \/ 03.02.2003 te ambasades Greke ne Tirane, Shqiperi, \u00ebsht\u00eb paraqitur m\u00eb dat\u00eb 13.02.2003 n\u00eb piken nen pergjegjesine e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Kakavije, Janin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Greqi. M\u00eb tej, megjithat\u00eb, me njoftimin e kontestuar t\u00eb prov\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb hyrjes nr. 7\/13.02.2003 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb se Kakavijes, Janin\u00eb, u deklarua refuzimi i administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lejuar hyrjen e k\u00ebrkueses n\u00eb Greqi, p\u00ebr arsye t\u00eb rendit publik.<\/em><\/li>\n<li><em>Ne k\u00ebto kushte, akti administrativ ndaj t\u00eb cilit eshte bere k\u00ebrkesa p\u00ebr anulim n\u00eb fjal\u00eb, si dhe t\u00eb gjitha arsyet e anulimit t\u00eb referuara n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht njoftimi p\u00ebr ndalimin e hyrjes me num\u00ebr 7\/13.02.2003, jane l\u00ebshuar nga Drejtoria e Policis\u00eb Kakavije, Janin\u00eb, pra nga nj\u00eb autoritet administrativ me qend\u00ebr n\u00eb Prefektur\u00ebn e Janin\u00ebs. Prandaj, Gjykata kompetente p\u00ebr gjykimin e anulimit n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kjo gjykat\u00eb, por Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Janin\u00ebs, ku ka qendren Drejtoria e Policis\u00eb Kakavije, e cila ka leshuar aktin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, i cili \u00ebsht\u00eb kontestuar me k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr anulim, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e nenit 3 t\u00eb ligjit 702\/1977 (F.E.K. 268 seksioni A\u2019), i cili zbatohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dispozitave t\u00eb nenit 15 t\u00eb ligjit 3068\/2002 (F.E.K. 274 seksioni A\u2019), si dhe t\u00eb vet\u00eb nenit t\u00eb aktit neligjir 404\/1978 (F.E.K. 83 seksioni A). Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkesa aktuale p\u00ebr anulim duhet t\u2019i referohet per gjykim, sipas sa m\u00eb sip\u00ebr, Gjykat\u00ebs Administrative kompetente t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Janin\u00ebs, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 3, paragrafi 5, t\u00eb ligjit 702\/1977, q\u00eb zbatohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dispozitave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb nenit 15 t\u00eb Ligjit 3068\/2002.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>PER KETO ARSYE<\/strong><\/p>\n<p><em>E deklaron veten jo kompetente per gjykimin e kerkeses per anulim ne shqyrtim.<\/em><\/p>\n<p><em>I referon per gjykim ceshtjen gjykates kompetente administrative te Janines.<\/em><\/p>\n<p><em>Seanca gjyqesore eshte mbajtur ne Athine me date 08.12.2004 dhe vendimi eshte publikuar ne mbledhjen publike te jashtezakonshme te Gjykates, me date 24.12.2004.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryetari \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sekretarja<\/strong><\/p>\n<p><strong>Relatori<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKALRATA E SEKRETARIT T\u00cb \u00c7\u00cbSHTJEVE LIGJORE NE PD, IVI KASO Media greke publikoi para pak dit\u00ebsh vendimin zyrtar t\u00eb gjykatave t\u00eb vendit fqinj, q\u00eb e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka \u2018persona non-grata\u2019 n\u00eb Greqi dhe zon\u00ebn Shengen p\u00ebr \u2018falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtare\u2019. Shtet\u00ebsja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb gjyqtarja e lart\u00eb, e posa\u00e7me, e vetuar dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":61715,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-78854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78854\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}